Ishte vetëm 24 vjeç kur u emërua drejtor Artistik i Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë, në vitet 1970, detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 1973 kur iu ndalua dalja në skenë nga regjimi diktatorial i kohës dhe u dërgua për të punuar si mësues i thjeshtë muzike në Patos.
Zhani Ciko, i ftuar në “Quo Vadis” me moderatoren Pranvera Borakaj, tregon se si e kanë xhelozuar profesorët e mëdhenj të muzikës. Xhelozia arriti deri në atë pikë sa i prenë edhe rrogën.
Zhani Ciko: Profesorë të mëdhenj të muzikës, që ishin më të mëdhenj se unë dhe që u xhelozuan shumë, se si ky djalë i ri po merr frenat e muzikës, këta nuk thanë asnjë fjalë kur u hoqën veprat e huaja. Thanë “ne e kemi bërë karrierën tonë”. Kurse ne që kishim energji të reja, që nuk më hynte në sy karriera përpara asaj që doja të mbërrinte në Shqipëri. Këtu ka qenë dhe ndikimi i familjes time patjetër.
Jam habitur dhe më pas kur u kthyem në Liceun Artistik, ku ne bëmë një Ansambël që ishte orkestra më e mirë e Evropës e të rinjve…e gjitha kjo ishte një ambicie e madhe që nuk e di nga na erdhi. Mbase për të realizuar atë që ne në një moment nuk e realizum. Kjo ka qenë po ashtu me orkestrën e radios. Ndërkohë që unë isha me orkestrën e radios, orkestra arriti të ftohet në Itali, në sallën kryesore koncertore të Romës dhe aty koncerti të prezantohej nga Bruno Vespa nën patronazhin e Nënë Terezës.
Pranvera Borakaj: Po kur ktheheshit në Shqipëri pastaj?
Zhani Ciko: Shtoheshin xhelozitë. Kaq e madhe ishte xhelozia sa më prenë dhe rrogën. Xhelozia e njerëzve është…por njeriu duhet të jetë i fortë. Nuk është se e mira nuk triumfon.
Ai rrëfen se si është thirrur nga organet kompetente të regjimit, në një kohë kur veprat e huaja ishin të ndaluara në Shqipëri, dhe dikush, emrin e të cilit nuk preferoi ta bënte publik, kishte shpifur për të në një plenium, ku i pranishëm ishte edhe Mehmet Shehu.
Zhani Ciko: Shpifja…një nga shpifjet më të mëdha në atë kohë ishte që …në një plenium të madh, pasi kisha ikur në Patos, se kjo ishte e keqja, një muzikant i madh me emër, por që nuk u pajtua kurrë me idenë që ka edhe njerëz të tjerë me mendime, pavarësisht se nuk kanë studiuar në Moskë, por kanë studiuar në Shqipëri. Shkolla i kishim serioze dhe pastaj personi që donte punonte, pavarësisht nga gjërat që ishin pak a shumë të kufizuara.
Të gjitha këto njeriu mund t’i plotësonte. Ky deklaroi atje, në një plenium, ku ishte Mehmet Shehu i deleguar, që “Zhani Ciko ka dashur të vërë një opera amerikane në skenë.” Mendo në ato kushte kur ndaloheshin këngët, një deklaratë e tillë. Për këtë u thirra nga organet kompetente dhe unë e pranova, është e vërtetë. Por çfarë opera? Jo një opera amerikane që lavdëron imperializmin amerikan, siç quhej atëherë, por një opera që tregon të kundërtën, se si zezakët dhe një vazjë zezake e pashme, që i bie në sy disa policëve rrugaçë që e sulmojnë për ta dhunuar, merret në mbrojtje nga një zezak tjetër nga këto me krahët e prera që e fsheh në kasollen e tij. E strehon derisa ata u larguan.
Pranvera Borakaj: Cili ishte reagimi që morët?
Zhani Ciko: Ata e kuptuan që shpifja i ka këmbët e shkurtra.
Pranvera Borakaj: Po ju u ballafaquat me personin?
Zhani Ciko: Unë më vonë e mora vesh, se nuk më thonin se kush, si qysh, tek. Unë diçka dija, më kishte thënë një koleg i imi. Më tha një ditë “çpati filani që lëshoi një gjë shumë të shëmtuar atje në plenium”.
Muzikant i mire, por njeri i keq...
Nuk e di se cte ka bere, apo ku e ke degjuar kete. Normalisht ti ben komente te balancuara, keshtu qe eshte interesante te degjojme ate per te cilen shprehesh. Une nuk e njoh, por e di qe ka qene vullnetar ne nje projekt bashke me te shoqen por edhe shume emra te nderuar per te bere te njohur vepren e Lola Gjokes, dhane edhe 2 koncerte dinjitoze ne Danimarke. E permenda faktin e punes vullnetare sepse sot jane kohe te veshtira, njerezit (perfshire edhe artistet), jane shume te lidhur pas parase, dhe nuk para gjen njerez qe bejne pa pagese.
hahaha po qe Zhaneta simboli i vullnetarizmit... S'la projekt pa vjedh kur qe drejtor per se dyti ne kohe te Sales II
I shkreti ti paske vuajtur shume nga xhelozija .Tralala e trylyly se c'na bere ne pleqeri .
Families me tradita te hershme ne fushen e muzikes. Baba I Zhanit Mihal Ciko themelusi I hershem I radio Tiranes mesa di mbaruar ne Rumani. E Ema nga familie me traditional Tiranase me mbiemer Zoraqi. Tradita te kultures se larte si ne muzike farmaceutike etjetj.
bere karriere si nipi i Nikolla Zoraqqit, por ihe shume delenxhi e mashtrues ( e vesset shtoihen me mosehn0 a na e thua pak si queht kjo opera amerikane qe paskerke dashur te vesh ne skene zotrote, se te TOB ne vitet -70 kur te bene drejtor buzequmesht (si i "persekutuar" qe ishe) mbahesh mend per idiotesine me te madhe te deklamuar ne 45 vjet kultuyre bolshevike ne Shqiperi: "T'a veme Traviaten e Verdit ne skene ne frymen e realizmit socialist"!!! ZH.Ciko (d.v.)
Vetem sigurimi i shtetit ne moshen 24 vjec te bente drejtor dhe nje nga keta ka qene plehra Zhani.
Fatkeqësia më e madhe e diktaturës ishte fakti, që nuk mund të kontrollnte spacialistët e të gjitha fushave, që shpifnin për njeri tjetrin ,që të ngriheshin vetë. Një sulm të tillë e ka patur Ismail Kadareja dhe të gjithë shkrimtarët dhe artistët: Shkrimtartë dhe artistët sulmonin njeri tjetrin për të dalë në krye. Këtë e kanë bërë njerëzit e paaftë profesionalisht. Duke qenë gjithmonë në pozicione për të dhënë mendime për të tjerët më është kërkuar mendim dhe kam mbrojtur njerëzit për të cilët më është kërkuar mendim. Në vitin 1973 isha sekretar Rinie i i vitit të tretë Dramatik. Kishim marrë një inisiativë për flokët e gjata. Një student, z/sekretar i Rinisë së Institutit të lartë të Arteve kur e pa inisiativën tonë u kujtua të kurdisi një intrigë për vete. Ai kallxoi në rajonin Nr. të Tiranës Sekretarin e Rinisë së Institutit të Lartë të arteve , që ishte student në klasën time se luante bixhos. Këtë kallzim ai e bëri, që të shkarkohej nga detyra sekretari i Rinis së Institutit të Arteve dhe , të bëhej ai e të mbeste në Tiranë pas mbarimit të shkollës, siç ishte një ligj. Që të bëhej i besushëm ai shtoi dhe dy studentë të tjerë. Menjëherë kundërshtova, duke u nisuar nga dëshura epër t'i mbrojtjur shokët. Në Institutin e Arteve erdhi 4 herë një instruktore e Rinisë së rajonit Nr. 2 dhe, herën e tretë më tha:. E kuptoj se do t'i nihmosh, por kjo punë ka marrë fund, se për përjashtimin e tyre ka dhënë urdhër Manmush Myftiu, në atë kohë Anëtar i Byrosë Politike dhe sekretar i Parë i Tiranës. E ftova t'i shihte dhe, kur i pa tëqethur i dërguan informacion Manush Myftiut - ai u tërhoq dhe, në herën e katërt Instruktorja erdhi e më tha , se Manush Myftiu kishte thënë se duhesha të bëhesha shembull pozitiv për të gjithë Tiranën dhe të dërgohesha të bëja një bisedë me fëmijët e tyre tek Petronini Luarasi. Ai, që ka bindur artistët do të bindi edhe fëmijët tan të ndërrojnë rrugë, ishte shprehuar ai. E njoh Zhani Cikon , por kam njohur Gjithashtu edhe babain e tij, profesorin e madh Mihal Ciko dhe nënën, në mos gaboj Evanthi Cikon, drejtoreshë e shtëpisë së fëmijës me të cilën kisha bashkëpunim kur shkrova dhe vura në skenë dramën "Bija e të gjithëve" të dranmatizar sipas motiveve të Romanit "Rusha " të Gjergj Zheit. E shkrova këtë rast për të dëshuar, se të keqen më të madhe shkrimtarët dhe artistët e kanë pasur nga shokët e tyre. Kami 30 vjet, që flasim vetëm për sistemin, por pak kanë thënë, se janë dënuar nga kolegët e tyre.
Perfekt shume i sakte Reshit!
Aman si I pangjitur me eshte dukur,tere kohes ,sikur mezi nxirte dy fjale,pale kur komentonte ate koncertin e Vjenes,me hiqte gjithe pasionin qe mezi e prisja... nejse pleqeri te mbare!
Zhani akoma je nje karrierist dhe pordhac i madh. Ke ditur ta dredhesh qe ke jetuar si zoteri. Fale biografise qe ke bere perpara sepse shokewt e tu akoma jane maleve... Te qahet edhe ky ......
Mu krijua pershtypja se Zhani dhe intelektualet Komentues ishin mbledhur tok ne nje mejhane diku ne periferi te Tiranes dhe... E mjera Shqiperi, atdheu ku nuk behet dot njeriu - njeri i vertete.
Zhani Ciko nuk eshte konsideruar asnjehere si artist i madh e me talent! Mund te kete qene dredhs dhe pak spiun qe ka bere kariere se kariera ne ate kohe nuk behej nga te talentuarit por ashtu si edhe sot, nga ata qe lepiheshin