Rrëfimi i Pëllumb Xhufit: Historia e 14 infermiereve amerikane, që u shpëtuan në Shqipëri!

6 Gusht 2023, 17:51Dossier TEMA
Rrëfimi i Pëllumb Xhufit: Historia e 14 infermiereve amerikane,

Partizanët gjatë periudhës në fillim të Luftës së Dytë Botërore pak kohë pasi gjermanët kishin hyrë në territorin e Shqipërisë arritën që t’i shpëtonin jetën një ekuipazhi amerikan dhe t’i mbronin nga nazistët.

Historiani Pëllumb Xhufi, nga Karaburuni tregoi për gazetarin Dritan Hila se kjo histori njihet mjaft në Amerikë pasi iu shpëtua jeta 14 infermiereve dhe ekipit që drejtonte avionin Dakota të asaj kohe, pasi u detyruan të ndalojnë në një nga liqenet e Belshit ndonëse ishin nisur me mision nga Bari, Itali.

Xhufi tregoi se ngjarja ka ndodhur në fshatin të quajtur Çeste aty dhe ku avioni bëri stacionimin e parë pas defektit që pësoi, ndërsa në ndihmë i ka ardhur një komandant i Çetës Partizane dhe bariu i zonës, të cilët në bashkëpunim me të tjerë arritën që të dërgonin ekipin pas dy muaj në destinacion, duke kaluar nëpër male dhe t’i mbronin jetën 14 infermiereve.

“Është një histori e bukur që në Amerikë njihet shumë, sepse një avion Dakota të mëdhenj amerikan, u nis nga Bari me 14 infermierë dhe ekuipazhin rreth 5 veta, dhe aty në Lushnje mesa duket u godit nga artileria gjermane. U dëmtua avioni dhe bëri një ulje të detyruar në një nga liqenet e Belshit, në fshati të quajtur Çeste. 

Piloti me shumë aftësi planoi në breg të liqenit ku kishte shumë llucë për ta amortizuar goditjen dhe u ul pa shkaktuar viktima dhe të plagosur. Një nga infermieret pas luftës ka bërë historikun e kësaj ngjarje, ka qene e pranishme. Por aty kishte vetëm një tufë delesh dhe një bari i cili iu afrua dhe i tha prisni se nuk dinte gjuhën dhe u kthye me një person me kalë.

Ky person ishte i veshur ushtarak dhe me yll partizan. Ishte komandant i çetës partizane të zonës së Belshit dhe dinte anglisht. Foli me ta dhe organizoi evaukimin e tyre, të 14 infermiereve që zgjati 2 muaj, nga Belshi nëpër male dhe kanë arritur këtu. Këtu kanë ardhur i kanë marrë dhe tërheqja e tyre u konsiderua si një fitore e madhe ushtarake. Për ngjarjen e tyre janë shkruar 4 vepra në SHBA u bë e njohur si një aksion në kohën e armikut, ishin 14 vajza.

3 prej tyre që ishin të lënduara i lanë në Berat. Në Berat në atë kohë ishte prezente Balli Kombëtar, madje me personin më të egër Kadri Cakranin. Amerikanët duke e ditur këtë i shkruajnë Mitat Frashërit një telegram dhe i thonë që 3 infermieret që kemi lënë në Berat mos të preken, realisht ato nuk janë prekur kanë ikur më vonë. Kurse grupi i madh është nisur prej këtu drejt Barit. 

Bashkëpunimi mes partizanëve dhe SHBA ka qenë i ngushtë, ky aksion është konsideruar mjaft pozitivisht. I siguronin ushqim dhe mbi të gjitha i ruanin në ato kohë të vështira”, tregoi Xhufi.

10 Komente

  1. Z
    Zzzz

    Po ishte koalicioni antifashist ,,o rrot k,,,ari ,,,ca na mburresh ,,,,dhe partizanet ,,dhe ballistat ,,do ti ndihmonin ,,,

    1. a
      astrit

      Per te "egerin" Kadri Cakrani lexoni kujtimet e tia dhe do gjeni shpjegimet e duhura per infermeret amerikane. Sa per dashurine e eneveristeve per amerikanet lexoni veprat e enverit.

      1. K
        Karaburuni

        Ne rrefimin e mesiperm” Historia e 14 infermjereve amerikane” te hIstorianit Prof. Dr. Pullumb Xhufit, shkeputur nga Vidoja ne Karaburun “Shpella e Englezit (autor P. Xhufi, Gazetar D. Hila) duhet te sqarojme: Ne librin e infermjeres Agnes Mangerich, shkurt “Albanian Escape) dhe James Hudson, person qe duhet te raportonte direkt tek Presidenti Rusvelt, nuk jane 14 infermjere por 13. Ne Berat kishte nje mirkuptim te te gjitha paleve. Nderkaq vjen nje aeroplan aleat dhe i ndan )infermjeret, nga te cilat 10 ndoqen rrugen permes maleve deri tek “safe house” (shtepia e sigurt) Dukat, Vlore dhe prej andej ne Itali. Ne kopertinen e librit te Agnes Mangerich, shkurt “Albanian Escape) jane tre (balliste) me automatik ne duar dhe tre infermjere, sepse ata i shpetuan ato dhe i cuan ne “safe house” (shtepia e sigurt) Dukat, Vlore Historite me Cakran etj jane pjese e fantazise se autorit. Ne rrefimin tuaj buze Karaburunit, ju folet dhe per Quayle (Kuejll, aktor i madh anglez jo i Hollivudit) A. Kuejll ka shkruar librin “A time to speak” 1990, ku i trajton ndryshe nga ju personazhet kryesore dhe marredhenjet me fshatin (ne ato qe thate ju ka dhe ndonje gje te vertet si vrasja e I. Karapicit, antifashist i rekrutuar ne Itali nga Zbulimi Sekret Amerikan jasht Amerikes (OSS). Sapo mbriti Kuejli takoi me 30 dhjetor 1943 Xhelil Cela (ish student i Harry Fultz) per te cilin ne liber do shprehet (shqiptari me i jashtzakonshem, lexo gjithashtu A.Taren, Arkiva Shqiptare Interviste me Bob Smith) te cilin ju se permendni fare dhe i kerkon nje takim, i cili u be ne shtepin e Imer Celos (babai i Xhelilit dhe shtepia e sigurt).. Kejlli shkruan se.. shumica ishin fshatar, nje ish mesues, nje tjeter avokat nie Vlore, cdo njeri fliste italisht, dy apo tre flisnin frengjish, te gjithe te armatosur… Cela perkthente.. Kur ai i pyeti perse me arme ata, i thane se kishin patur nje sulm nga partizanet komunist dhe prisnin nje tjeter (Kujto sulmin e Brigates te 5te dhe pare…R. Hibert,1991 mbi Luften vvellavrasese te Dukatit. Biseda pak a shume ishte kjo qe, Dukatsit te godisnin karvanet e makinave gjermane qe kalonin permes fshait… dhe pergjigja si dhe per paraardhsin Majorin Field ishte se, po ta benin kete gjermanet do ta digjnin gjithe fshatin e do vrisnin njerez. Kur Kuejlli insistoi shume ata vertet i thane pak a shume “degjo mor djale lufta juaj nuk eshte lufta jone, gjermanet jane te mundur dhe ne Shqiperi shpejt do vijne aleatet.. “ A kishin te drejte apo jo? Ne maj 1944 Kuejli ne Itali pyet Harold Mak Millanin (kryeministri i ardhshem i Mbreterise se Bashkuar): Pse na detyroni neve oficeret e nderlidhjes si une te shtyjme fshatare injorant ballkanas te godisin armikun, duke e ditur me cfare cmimi do ta paguanin, me vdekjen dhe shkaterrimin e fshatrave te tyre”. Mak Millani do pergjigjej, po eshte e dhimbeshme, po Ti dhe shoket e tu mbajne atje 40 apo 50 divizione gjermane, me mire qe jane ne Ballkne se ne Frontin Perendimore”. Nga ligjerimin e Profesor Xhufit buze Karaburunit u fol se “ne djegjen e Tragjasit nga nazistet dhe qe amarikanet e shikonin nga maja e nje mali shume te larte..” Tragjasi, Profesor Xhufi eshte djegur nga fashistet italiane me 4 gusht 1943, dhe kjo pas kapitullimit te Italise fashiste, si hakmarrje, sepse disa “trima partizane” shkrehen disa plumba itali mbi Italinet e dorezuar. E donin per kapital politik?! Dhe dogjen nje fshat te tere… Sa per Stefanin qe ne shtab, e kishin paralajmeruar “mos u afro me Enverin”, pas dates 28 Nentor 1944, pas urdhrit te Hoxhes per tu larguar gjithe misione t anglo-amerikane, ai ne rruge klandestine duke marre dhe Lulu Vrionin (gruaja e tij e ardhshme) do te largohej ne SHBA, ku kurre nuk u pranua ne Ushtri dhe pati njefund te hidhur….. Dhe me ne fund po te kishit lexuar te pakten librin e LNC e Shqiperise Nje fitore e Hidhur (Reginald Hibert) lidhur me ngjarjet ne krahinen e Dukatit ai thote se ne krahinen e Dukatit qe kontrollohej mga Balli Kombetar ata ishin te gjithe shume paqsore dhe mbronin misionet aleate.. ne u perpoqem per nje marrveshje bashkimi por LNC goditi fshatine Dukatit.. Edhe nje pyetje per bashkpunimin Nacionalisteve/ Ballit te pakten ne kete krahine. Kane kaluarm nrreth 80 vjet nga ato vite dhe pyes kush u denua per bashkpunim me gjermanet? Vetem nje person kane akuzuar njerzit e pa pergjegjshem Isuf Shehun (zv i Maliq Koshenes, per te cilin Prof Rodriges ne Librin e tij per ato vite shkruan, kur gjermanet e moren vesh per marredhenje te mundshme me aleatet “e kane rrahur ne mes te fshatit Dukat”… dhe kur e pyeten pse i ndihmuat komunistet, kur e dinit kush ishin dhe cdo benin pas lufte, u pergjegj sepse ata pretendonin se do luftonin gjermanet... Sinqerisht, me sa me siper do ju rekomandoja ta terhiqni vidjon nga qarkullimi........ sepse eshte ndertuar mbi trillime, disa here fare infatile...

        1. s
          shqip

          Ka shume gjera te verteta ne komentin tuaj. Ne fakt, jane te pakten dy libra te shkruara per kete ngjarje, te cilat per fat une i kam ne librarine time personale. Njeri liber eshte ai qe permendni edhe juve (Albanian escape) shkruar nga njera prej infermiereve, Agnes Jensen Mangerich dhe tjetri eshte "The secret rescue", shkruar nga Cate Lineberry, qe ka mbledhur disa tregime te disa infermiereve, piloteve apo te afermve te tyre dhe i ka publikuar ne kete liber te saj. Ka nje pasaktesi ne komentin tuaj kur flisni per foton ne librin e Margerich , "Albanian escape". Juve pretendoni se ne kopertinen e librit jane 3 balliste, por ne versionin origjinal qe kam ne biblioteken time personale, fotoja e kopertines eshte po ashtu ne faqen 128 dhe ne spjegimet poshte fotos, jepen emrat e personave qe duken atje ku nder te tjera thuhet se ne rradhen e poshtme eshte nje "guida partizane", pra nuk kane qene ballistet, por partizanet qe jane ne ate foto. E njejta foto jepet ne faqen 144 te librit te Cate Lineberry-t ku jepen emrat e shqiptareve Sulejman Meco dhe Tare Shyti. Nje tjeter fakt qe permendet dendur ne te dy librat eshte nej partizan i quajtur "Stefa", qe ne librin e Lineberry-t jepet emri me i sakte Kostaq Stefa, qe u pushkatua me clirimin e vendit prej partizaneve te Enverit me akuzen e te qenurit spijun amerikan. VAjzat qe mbeten ne Berat nuk ishin te semura, por u shkeputen nga grupi, kur qyteti u pushtua papritur nga forcat gjermane qe perzune prej tij forcat partizane.

        2. S
          Sotiran

          Faleminderit Karaburun, është eic thoni ju...

          1. S
            Shume fjale e pak buke

            Nje koment i qepur copa-copa nga ky "Karaburuni", ku rreket te tregoj erudicion e kompetence. I bukur fundi: "Terhiqnin vidjon nga qarkullimi, sepse eshte ndertuar mbi trillime, disa here fare infatile". Ndoshta desh te thoshte "infantile". Morali i perralles se "Karaburunit" eshte ai i dukatasit, qe iu pergjegj thirrjes se anglezit Quayle per te marre pjese ne lufte kunder gjermaneve, me fjalet "lufta jone nuk eshte lufta juaj". E ne ate lufte te perboteshme kunder hitlerianeve, forcat heroike te Ballit Kombetar disa dhjetramijeshe nuk paten...asnje viktime. Kurse misionaret angleze ne Shqiperi, qe ishin rreth 30 vete, humben nje duzine me te vrare ne perpjekje me gjermanet duke luftuar...per clirimin e Shqiperise. Nuk po flas per luftetaret e Frontit Nac. Clirimtar. I nderuar "Karaburun", Lufta II Boterore eshte para se gjithash nje ceshtje moraliteti e imoraliteti. Mundohu te zgjidhesh njehere kete dileme e ta vendosesh veten aty ku duhet, pastaj flasim per te tjerat, nese Tragjasi u dogj nje here, apo tre here; nese Kadri Cakrani qe burre i mire apo burre i keq, e te tjera e te tjera...

            1. D
              DedeGjinBiter

              Zoti, Shumë fjalë për pak bukë... Komentuesi Karaburun, mendoj se thotë të vërtetën... Ju, vetem perpiqeni të fyeni, pa sjellë kundërfakte... Ka të vërteta gati absolute dhe të vërteta relative... E vërteta e dukatasve ishte dhe është ajo e para: familje, prone, identitet dhe me radhë...k E verteta e tragjasasve relative: lufte clirimtare nen udheheqjen e te shiturit Enver me synimin e larget strategjik: shberjen e Shqiperise qe po e perjetojme sot... Është e vertete se Tragjasi mori pjese masive në lufte, por pasojë e asaj lufte qe regjimi barbar hoxhist dhe rrumpalla tridhjete vjecare sot... Me trishtim dhe dhimbje, po sjell nje fakt të dhimbshem: Tragjasi u bë kooperative bujqesore më 1946, nga të parat kooperativa, duke iu pergjigjur flake per flakë thirrjes se Partise... Nuk vonoi doli thenia: Po pate fshatar pa kemishe nen fanelle është i tragjas, nga varferia...

              1. K
                Karaburuni

                Paradoksisht, Dukati gjat periudhes komuniste eshte konsideruar ne anen e atyre qe humben luften. Nga 30 dhjetor 1943 deri perafersisht mesi i majit 1944 kur A.Kuejll do vinte te terhiqte bashkluftetaret angleze dhe dukatas, qe mbi dy jave kishin qene te rrethuar nga gjermanet ne Keneten e Pyllit te Orikumit te socem, Fshati i Dukatit ka qene krejtesisht nen kercenimin e gjermaneve. Lufta e Dukatit ka qene e lidhur ngushte me ate te dy misioneve angleze (SOE) dhe amerikane(OSS). Ne Shpellen e Karaburunit (Sea View) jane strehuar gjithe misionet angleze dhe amerikane dhe permes Dukatit kane kaluar keta dhe gjithe furnizimet per luften. Qindra italiane te mbetur rober ne Shqiperi jane riatdhesuar gjithashtu permes kesaj baze. Lufta e Dukatit ka qene nje lufte intelegjente, shume e sukseseshme krahas aleateve anglo-amerikane kunder gjermaneve, prandaj dhe James Hudson e te tjere misionere do shkonin pas renjes se komunizmit dhe do takonin disa dukatas te kohes se luftes.

                1. s
                  shqip

                  Fakt eshte se ballistet nuk luftuan kunder pushtuesve italiane dhe bashkepunuan me ato gjermane. Ata humben mbeshtetjen popullore pikerisht per kete aresye. Populli shqiptar kurre nuk i ka duruar pushtuesit dhe bashkepuntoret e tyre. Historia mik i dashur eshte e shkuara dhe nuk mundet te ndryshohet sipas qejfit te sejcilit. Fakt eshte se lufta Nc.clirimtare e popullit tone u be nga individe nacionaliste dhe komunistet, por keta te fundit arriten te dalin mbi te paret pikerisht per konseguencen pa kompromis qe treguan ne lufte kunder nazi-fashiteve. Partite zyrtare te Ballit dhe Legalitetit dhe udheheqesit e tyre fjeten gjume ose bashkepunuan me pushtuesit duke shpresuar te luftonin komunizmin nepermjet forcave te huaja. Perfundimi dihet; populli yne vuajti per me shume se 50 vjet nje diktature te eger komuniste, fale miopise se nacionalisteve.

                2. G
                  GjinLaluc...

                  Zoti Karaburuni, Ketu e ke dhi njëcike: Dukatasit e vërtetë i falen familjes, prones, fshatit të tyre, Zotit dhe askujt tjetër qofshin amerikane apo angleze...

                  Lini një Përgjigje