– Organizimi i Kao-sit –
Memorie.al / Shqipëria jonë e sotme është një Botë kaotike e vogël. Në rumbat t’ona rrjedhin shumë hidhërime dhe helme, gjurma të prishjes, të robërisë, të një tronditjeje historike-shoqërore të pakapshme. Trazimi dhe anarkia, që mbretërojnë sot në gjuhën t’onë, nuk janë veçse vetëm një pjesë, një pamje, një fazë e prishjes s’onë historiko-shoqërore. Gjithë ky trazim, gjithë kjo anarki mbretërojnë edhe në të gjitha çfaqjet e tjera të dynamismës s’onë qytetëronjëse. Në idetë dhe tendencat t’ona shoqërore, ca më shumë në kuptimet t’ona mbi formën dhe esencën e institutevet t’ona shoqëore. Ësht një anarki, e cila ka thëthitur të gjithë po thua jetën t’onë. Ideale s’kemi.
Racionalisma e jonë është po thua si e djemvet. Dispozita për një gjyrmim të ngulur shkencor dhe sistematik na mungon krejt. Ku e ka rrënjën e saj kjo e keqe? A ka vallë arsye historike? Nga pikëpamja e kuptimit sociologjik cili është shkaku i kësaj gjendjeje? Ja disa pyetje që vë Neo-Shqiptarizma përpara Djalërisë s’onë intelektuale dhe idealiste. I vë dhe shton: Pa dhënë përgjigje në këto pyetje, s’mund të bëhet asnjë çap përpara!….
Ka shumë kohë që shkoi ajo epokë në të cilën Nacionalisma ishte shoqe e Romantismës. Nacionalisma e sotme çmon kryesisht Realitetin. Është shprehja e gjallë e Sociologjisë si shkencë, një farë tokë sbatimi të Hygjienës Shoqërore, një Laboratorium i sëmundjevet psikologjike-shoqërore. Si vlerë pozitive ka vetëm gjyrmimin. Sbulimin e rrënjës të së keqes.
Kërkimi themelor i Neo-Shqiptarismës nga Djalëria- nga ajo Djalëri e cila, e ndritur me fenerin e mëndjes, ndjen pa dyshim përkundrejt fatit historik të Atdheut një respekt të thellë dhe është vënë me mish e me shpirt në rrugën e fatit dhe të së ardhmes- është ky: Të ndjekë një formë shkencore në gjyrmimet dhe në përkufizimet, si edhe një kuptim filozofik të plotë dhe të tanishmë në idealismën kombëtare.
Një intelektual shkon rrezikun më të math dhe më të tmerëshmë: të bjerë në hendekun e gabimit dhe të vetëgënjimit, po të dojë të bëjë një udhëtim në sferën e pasosur dhe katotike të fantasisë së tij. Kjo sferë përmban vetëm botëra të rrema, vlera të vdekura që bien vetëm gjumë, dhe “utopistë gjenialë”. Drita është Shkenca. Bota e Realiteteve.
Problemi i jetës, mysteri i së ardhmes, kanë nevojë për këtë dritë. Jetën nuk duhet t’a shohim përmes prismës së fatnasisë s’onë. Vështrimin t’onë duhet t’a kthejmë përkundrejt jetës, d.m.th. t’a shohim jetën ashtu siç është dhe jo ashtu siç e duam ne të jetë. Jeta do një zgjidhje. Kjo zgjidhje nuk gjendet lart në qiellin kombëtar, po është e fshehur thellë në shpirtin kombëtar. Ja pika nga e cila nisemi.
Të ndriçojmë shkaket e thella të anarkisë s’onë shoqërore, që na la trashëgim e shkuara, me fenerin e shkencës sociologjike. Dhe ja pika e drejtimit t’onë: Përmbi gërmadhat e Shqipërisë së djeshme, të prishur dhe të robëruar, të krijojmë një Shqipëri të nesërme të mbaruar, të ndritur, të qytetëruar- një Shqipëri jo historike, po qyetëronjëse.
Qëllimi i luftës: Idealizimi i jetës
Shqipëria e ndjenjës, Shqipëria e mendimit, po pret krijonjësit e saj. Dritë përmbi fantasinë e së shkuarës. Nuk jemi as stërnipët bonjakë të Pellasgëvet mythollogjikë, as gërmadhat e Ilirianëvet: Jemi Shqipëtarë- Një Kombësi e re. Pralla pellasgjike është një hypothezë xhaba. Një absurditet. Këtë sofismë duhet t’a neveritim. Sot s’ka mbetur asnjë Turk i ditur që të ëndërojë prallat turanike.
As një Grek, me mëndje të shëndoshë, sot nuk mburet se është stërnipi i Perikleut. Edhe Romanët e sotmë e kanë haruar prej shumë kohe origjinën e tyre. Jeta e popujve nuk është veç se Mrekullia e Shvillimit, që regullon valat e mbëdha të shekujvet. Po! Jemi Shqipëtarë dhe përbëjmë një Kombësi të re. Mëma e Nacionalismës, Mallëngjimi Kombëtar i shekullit XX, nxori në dritë një pjellë të re.
Kjo pjellë jemi ne. Si Neo-Grekët e sotmë, si Turqit e sotmë të Asisë së Vogël, kështu edhe neve na ka pjellor një natë magjike verore, dynamisma krijonjëse e freshkëtë dhe përjetësisht e re e natyrës, në gjirin që nuk duket dhe misterioz të Perëndisë së Krijesavet. Jemi akoma djem. Ndërgjegjja jonë nuk e ka njohur akoma fytyrën krejt të ndritshme të Krijonjësit.
Sytë t’ona nuk janë mësuar akoma të shohin me sympathi Diellin e Intelektit. Ku janë kujtimet t’ona të shoqërisë? Ku është Uniteti ynë sentimental? Ku është Poezia, Leteratura, që përfaqësojnë racën t’onë, farën t’onë? Ku është shpirti kombëtar i pastër dhe i zhvilluar? Ku është gjuha jonë? Ku është kultura jonë? Shqipëria nuk e ka ngrehur akoma Falëtoren e saj…!
Lindëm në errësirë, po kërkojmë dritën. Dhe misioni i brezit të sotmë është që të na shpjerë nga errësira në dritë. Rreziqe na kanë rrethuar nga të gjitha anët. Me gjithë këtë, nuk ka as ndonjë rrezik. Mjafton t’a kuptojmë. Ai që rron, rron se pse e pa dhe e mundi rrezikun. Jeta nuk ka tjetër vlerë, tjetër kuptim. Jetë do të thotë të mundësh rrezikun.
Edhe Grekërit e Vjetër, në çapet e para të zhvillimit të tyre, kishin të luftonin kundër po këtij rreziku. Bile luftuan një shekull të tërë. Po u përpoqën si gjigandë. Me gjithë këtë, me zor të math shpëtuan nga rreziku që të mbyten në rrymën e tëmerëshme që kish shkaktuar hyrja e influencave të huaja, që u kish lënë trashëgim e shkuara.
“Mania e historismës” mënjë e prishi atë Statujë madhështore të Mëndjes Njerëzore, bile edhe para se të ngrehet. Dhe jo se pse nuk kish sbuluar akoma rrugën e jetës, që çelet brenda në pastërtinë dhe flakën e ndërgjegjes kombëtare. Për një kohë të gjatë qytetërimi i tyre nuk ishte gjë tjetër, veç se një trazim konceptesh të pa-kuptuara semitike, babyloniane, indiane dhe egjiptiane.
Feja e tyre ishte një shesh anarkik dhe i nxehtë lufte midis njëri-tjetrit, shesh mbi të cilin mbretëronin të gjitha Perënditë e Asisë. Me gjithë këtë Kaos, qytetërimi grek lindi, rroi dhe mbretëroi mbi fronet e të gjitha epokave të paskëtajme. Greqia e Platonit mundi pak e nga pak, t’i çdukij influencat e tyre, të dëbojë nga Falëtoria e Mendimit Perënditë e Barbarëvet, d.m.th. të organizojë Kaos-in, që gjendesh brenda në Unën e saj./ Memorie.al
Gjigand....
Me trego te lutem perse eshte "gjigand" ? Te krijojme nje "Shqiperi te civilizuar" dhe jo nje "Shqiperi historike" thote zoteria . Ka vertete ndonje idiote qe i beson nje teorie te tille ? Si do ta krijosh nje shoqeri te civilizuar pa' patur si baze nje pike nisjeje ( historine e te kaluares ) ? Cfare jemi ? Nga vijme? Teori me utopiste se kjo eshte e pamundur te gjendet . Grekerve u jep te drejten te krenohen me Platonin dhe "kulturen e Greqise se lashte " ndersa ne Shqiptaret s'paskemi te drejte te kerkojme rrenjet tona mbi bazen e te cilave te ndertojme te ardhmen. Ky e ka bere kete shkrim kur greket e rinj masakronin shqiptaret e Camerise . Cfare i paskan mare Platonit keta lloj barbaresh dhe cfare shoqerie paskan ndertuar qe na qenka mahnitur ky filozofi. Vari Tim kacurrelin muhabetit. Vetem titulli u mjafton armiqve tane per te justifikuar krimet qe kane kryer ndaj popullsise shqiptare.
Baba Rrahimondi me tanga: qafirat e mi sunite a shiite, sot ki kaurri Merxhani ka fol si burrat : jemi turq,nuk kemi te bejme as me pellozga as me ilira,as me Iskanerin qe vrau sergjishat tone turq.... gezuar ramazonin!
Po flet keshtu edhe per "greket" e "turqit", jo vetem per shqiptaret. ........."Sot s’ka mbetur asnjë Turk i ditur që të ëndërojë prallat turanike. As një Grek, me mëndje të shëndoshë, sot nuk mburet se është stërnipi i Perikleut. Edhe Romanët e sotmë e kanë haruar prej shumë kohe origjinën e tyre. Jeta e popujve nuk është veç se Mrekullia e Shvillimit, që regullon valat e mbëdha të shekujvet.... Si Neo-Grekët e sotmë, si Turqit e sotmë të Asisë së Vogël, kështu edhe neve na ka pjellor një natë magjike verore."
Gjigand??!! Pene e forte por e shtrembet, bile edhe per kohen kur ka shkruar. Vlere ka analiza per ta pare jeten e perditshme me zgjidhje reale, por kjo mund te jete fatkeqesisht e vetmja vlere, te tjerat jane anti-vlera pavaresisht se jane shkruar bukur. Eshte e vertete qe ne nuk jemi te njejte me ata qe kane jetuar para 4000, 3000, 2000 apo 1000 vjet me pare. Por aq me pak jane greket, italianet apo turqit e sotem. Sa me te zhvilluara shoqerite aq me shume ndryshon identiteti. Ne jemi prekur me pak per pasoje e moszhvillimit tone. C'do e keqe ka nje te mire. Qe te kuptosh nga vjen nuk eshte pengese per te tanishmen por pjese e formimit te nje identiteti real te forte per te perballuar c'fare kemi perpara dhe c'fare vjen pas. Ne keto 100 vjet pas ketij publikimi shume gjera kane ndryshuar, dhe identiteti shqiptar po rezonon gjithmone e me teper, pavaresisht pasioneve te teperta. Jam totalisht dakord me disa qe drejtojne gishtin tek Akademia e Shkencave qe vazhdon te jete me shume e influencuar nga politika rajonale sesa nga e verteta qe s'mund te nxjerre krye nese nuk e kerkon
Qe te gjithe popujt kane ndryshuar dhe nuk jane ata te para 2-3 mije vjetesh, eshte llogjike... deri ne nje fare pike. Duke dashur te mos zgjatem shume, kjo eshte nje Teori anarkike, ndoshta dhe romantike qe shikon te ardhmen, nga ana e autorit... (ndoshta e teproj) do ta quaja nje lloj pionieri te globalizmit Te historise...... Nderkohe, specialistet e fushes kane folur tashme, per tema qe duan thellim te metejshem (jo alla Facebook).
Po ç'far jemi ne shqiptaret sipas ketij zotnis? Harrova, ne jemi alien sepse keshtu mendojne edhe gjithe pseudoalbanologet e mbledhur ne pseudoakademine tone te shekencave. Sigurisht ky shkrim nuk eshte fare i pavlere dhe qe ti rriten vlerat i duhet hequr pjesa ku shkruan per origjinen e shqiptarve. Po kush po punon per te vertetuar origjinen tone sot? dhe pergjigja eshte : askush. Menduam se me vajtjen e Skenderit si kryetar i akademis diç do te levizte, por nuk qe e thene. Akademia jone eshte kthyer ne nje klub qe vetem feston pervjetoret e çabeit e te ndonje tjetri dhe pastaj akademiket rrine e kruajne dhembet e krimbur. Po ju sjell nje shembull se çfar jane katandisur albanologet tane te " nderuar". Para disa ditesh ne emisionin e Rudina Xhunga kishte shkuar i " shume dituri Xhevat Lloshi" qe te mos ikte nga kjo bote me nje merak te madh i tha moderatores " do me lejosh te them dy fjale per fjalorin e ri te gjuhes shqipe sepse eshte punuar keq. ja psh shiko se sa keq e kane spjeguar fjalen " tualet" e kan quajtur "nevojtore" kur kjo fjale vjen nga frengjishtja qe nenkupton nje cope pelhur (toile) qe femrat e perdornin per te vendosur mbi te veglar e tualetit te tyre, tani keto instrumente ose vegla kane shkuar ne banje dhe i dhane asaj emrin "tualet". Ne se ka nje spjegim te sakt ne ate fjalor { krahas te tjerave} per emrin tualet = nevojtore eshte pikerisht ky qe kane bere, sepse ne ate ndarje te banese kryhet te gjitha nevojat e njeriut te gjalle duke nisur qe nga jashte qitja, urinimi, larja e dhembeve, rroja per meshkujt e tualeti per femrat, etj. Por mendja e fishkur e Lloshit nuk i kupton dote me keto gjera prandaj ai dhe gjithe shoket e tij duhen derguar ne shtepi, dhe atje duhet te vij Eleni Kocaqi, Dalipi, e plote te tjere qe po punojne me mish e me shpirt per te ndriçuar te shkuaren tone qe na e kane erresuar greket dhe serbet.
Toilette (prononcimi Tu-alet) gjysma frengjisht, gjysma shqip) ose e perkthyert (Tu = krejt, alet= aletet pra krejt aletet). Pra latinishtja ka pershtatur fjalen ilire, tuajat alete.
bravo publicistit,.......... po mos ta lexoj s.guri dhe e.kocaqi kete se e dhjene pastaj.
Branko Merzhani është një mëndje e ndritur shqiptare e para një shekulli. Problemet që ai ngre janë aktuale. Mungon ende ajo që ai thekson, zgjidhjet shkencore çka do i vendoste punët në baza bashkohore, sipas kohës. Pa ditur tu japim zgjidhje problemeve, në shajmë të sotmen dhe mburremi me të kaluarën. Për gjuhësinë flasin ambientalistët, për historinë kush të mundi, për politikën të gjithë. Duke mohuar institutet studimore që japin zgjidhjet dhe vendosin piketat e të ardhmes. Ka një shprehje universale të cilën e thekson artikulli: kaosi pjell rregullin. Te ne kaosi po vazhdon pak tepër.
Ja ka futur kot. Sot shikohet lidhja midis pellazgeve- ilireve - arberve
Sa i paditur Je mor i gjorë!
Ky maskarai branko serbi dhe mero mercenari tani gjeten momentin me te keq per ti futur thiken ne palce ceshtjes shqiptare? Ne rrenje?! Haram e paci ajrin, driten, buken dhe besimin e popullit! Para e piste kur bie ne duar te pisave behet vrasese.
Ky thotë sjemi pellazgë dhe ilirë Po thotë se di kushë jemi Fletë broçkulla Ne jemi ilirë pa diskutim
Përse ja botoni shkrimin këtij pseudo filozofi?! Asnjë popull nuk është krijuar pa vazhdimësi! Ky kërkon që të këputen rrënjët e shqiptarëve dhe meqënëse kemi katër fe të mos ekzistojë kombi por parcelizimi krahinor dhe fetar. Një “teori” perverse që as armiqtë tanë nuk e kanë krijuar! Shqiptarët janë i vetmi komb në Ballkan i linjës direkte, pa përzierje, ilire-arbërore-shqiptare, ndërsa të tjerët janë krijuar me shtresëzime ose perzierje.
lum si ky loqja qe e di se ceshte
E cuditshme kjo qe thot ky,imagjino tu thuash francezve qe ju nuk jeni pasardhes te GALVE,te hidhen ne fyt e te vrasin
Idiot. Franket ishin fis gjermanik, kelt, i latinizuar. Harruan gjuhen fene tradite e te pareva. I hoqen edhe emrin galise se lashte. Ti ilirike nuk Ke asgje pervec territorit ku jeton e Pak fjaleve baze te protoshqipes Kurse pellazGet Jane perralle si kucedra me 7 koka apo bajlozi. Askush nga autoret e lashte qe fliste per legjenda pellazge nuk i Ka pare e nuk di te thote me saktesi cilet ishin, ku jetonin, si jetonin, cfare i dallonte nga popujt apo etnite e tjera. Asnje historian moderne nuk mund te thote nese nje objekt i lashte, mjete, vegel, vendbanim, varr, skelet ishte pellazg apo Jo. Shendet
Nga vete emri BRANKO dhe vendlindja Serbi edhe vendi ku ka vdekur Stamboll tregon qe s'ka as gje shqiptare . Dhe menyra si flet e shkruan duket sikur degjoj te flasin serbet dhe greket kur flasin per Shqiptaret. , eshte e njejta llogjik qe perdor dhe ky Branko .
Është një realitet që jo vetëm duhet pranuar, por për shumë arsye të ngjarjeve historike të fundit të viteve 1800 dhe fillimit të viteve 1900, fati ndoshta ndihmojë shqiptarët e besimeve fetare të ndryshme, të traditave dhe zakoneve të ndryshme, të dialekteve gjuhësore të ndryshme, të formojmë komb, shtet si dhe gjuhën e shkruar që kurrë s'i kishin patur më parë. Ndoshta mund të kishin patur fatin e popullsive kurde që paçka historisë së tyre qindra vjeçare, shpërbërja e Perandorisë Osmane dhe krijimi i shtetit turk, la në errësirë ëndrrën e tyre për një shtet të pavarur duke u copëtuar midis Turqisë, Sirisë, Irakut dhe Iranit. Dikush tjetër në Ballkan falë ngjarjeve historike të shpërbërjes së një shteti përfaqëson sot një shtet, komb dhe gjuhë që s'ka asgjë të përbashkët me identitetin e tyre. Bëhet fjalë për të ashtuquajturit maqedonas. Megjithatë historia ka vërtetuar se asgjë nuk është e përjetshme, as perandoritë më të mëdha e më të fuqishme.
Nje artikull antishqipetaret i sponsorizuar nga qarqe serbo-greke dhe ndoshta nga qeveria……!!! Ky artikull qe ngjan sikur eshte shkruar nga Xhevat Lloshi me compani ne akademine antishkencore shqipetare, po duket kohet e fundit qe “ miqte “ tane fqinje ne jug e veri po ngerdheshen pak me shume me shqipetarer per te treguar se kane “ ndryshuar “ dhe se e kaluara duhet harruar…!!!
Publicist???Dmth Asgje,shiko si shkruan per greket slavet gjithe servilizem .Komplet inferior.Mero pak me nacionalizem ne gazete nuk do ishte keq per moralin tone te Rene pertoke.
Nuk ka per cdo vend vec nje histori momenti ,te re , ka disa histori bazike, ; ..histori te re , historia mesjetare dhe historia antike.. cte keqe ka te kerkohet dhe renjet antike?? Kur dihet qe ne jemi nje popull I ngulur ne trojet ilirike prej mijra vitesh..Megjithate ,Nuk shoh qe shkence jone zyrtare te merret me historine tone te vjeter ,jo me me pellazge t por shume pak edhe me iliret..Ku eshte shqetsim I???
Nje artikull konfuz Ky hedhe poshte cfare eshte bere dhe studiuar per rrenjet e popullit shqiptar. Qe jemi ilir kjo mendoj se eshte e padiskutueshme
Seç me ngjan ky Branko Merxhani ne fillozofit e tija si Fatos Lubonja i sotem. Cfare kane xhanem me Pellazgjin keta dhe pse prokupohen te fillozofojne kaq shume?. Me sa duket rrenjet ju shqetesojne rrymes neo mendimtareve midis nesh!!! Me habisin keto emra Branko apo Lubonja qe tingellojne si sllave!!!!
70% te emerave shqiptare jane; Muhamed, Mehmet, Safet, Aqif, Ali, Shefqet,Enver, Idriz etj etj . Pra nenekuptoj popullsine muslimane. Tani me thuaj jane keta arabe apo Epirote-Ilire- Pelazge.
SHQIPTARET SHUMICA JAN TURKMEN SI ORIGJIN ,,,
Hanitem me gazeten qe boton artikuj total antishqipetar, per para keto ndyresira vrasin dhe nenen..!!!
E pabesueshme se si gazetat botojne artikur qe jane hapur antikombetare thuaj se eshte gazete Greko-serbe , si mund te dallosh nje popull nga tjetri , thjesht nga gjuha dhe historia e tyre , sipas autorit Greket duhet te jene krenar nga preardhja e Platonit ndersa shqipetaret duhet te harrojne se nga eshte preardhja e tyre, nuk teze me antikombetare qe ka ekzistuar qe ne kohen e vjetra per te bere asimilimin e kombit shqipetare , vazhde e akademise antikombetare dhe antishkencore e shqiperise me pseudoalbanologe te tipit Lloshi e tjere , armiqte i njohin mire shqipetaret , po u dhe para vrasin dhe nenen e tyre , sic kane qene politikanet shqipetar ne pushtet me pare dhe tani , turp per gazeten dhe ata qe lejuan te shtypet.....
Nje artikull i para 100 vjeteve pa asnje vlere shkencore e shpirterore por akoma me keq nje citim nga tema vetem i nje ideje te Brankos ne artiikullin e tij qe ne te mos merremi me te kaluaren tone pellazgjike-ilire se ajo eshte hipoteze. Pse duhet gazeta te shkepuse nje fjali te artikullit te Brankos dhe pikerisht ate te mohimit te prejardhjes tone ? Artikulli eshte ne teresi nje rremuje filozofike por kjo pjesa e shkeputur nga Tema eshte me e rrezikshmja. Nese shqiptaret mohojne prejardhjen e tyre atehere i bie qe serbet e greket jane autoktone ne Kosove e Shqiperi te Jugut dhe se ne jemi popull endacak e per rrjedhoje duhet tua japim Kosoven e Shqiperine e Jugut fqinjeve tane. Mbase eshte rastesi e mbase nuk eshte por trajtimi i temave antishqiptare ka kohe qe po verehet ne shume artikuj te gazetes "Tema" dhe kjo nuk eshte aspak e drejte. Dua tu kujtoj redaktoreve qe te pakten kete here kur flasim jo mire per punen e tyre ta botojne kete koment e jo si heret e tjera qe kane bere te kunderten.
ky qe rreket te jape mend pa qene askushi zeron me nje shkrim gjithe filozofin shkencore te prejardhes se botes dhe biles gjenezen e saj , nejse duhet te hulumtohet prejardhja e tij se kushedi i shkon pozicionit.
Shpresoj qe ky artikull te jete botuar, gjithashtu, per ironi te fatit - per historicizem!!! Sepse, nje mendje mire e ingranuar - prape, per ironi te fatit, ne Realitet - do kuptojë shpejt, qe pervec gabimeve katastrofike, por edhe shume te rrezikshme per kombin tone, ky artikull na paraqet ate utopi qe per 50 vjet ne mase e kaluam, dhe qe e tregoi veten HUMBESE, sepse mbi lekure e provuam!!! Dhe SHUME, e urryem!!! “Ku e ka rrënjën e saj kjo e keqe? A ka vallë arsye historike? Nga pikëpamja e kuptimit sociologjik cili është shkaku i kësaj gjendjeje?” Me kete “te Keqe” - Ate te Verteten, qe po te shtyn ty te shkruash kete ese, se ciles mire lengun ja kemi pirë, dhe nga e cila SHUME po vuajmë - DO MERREM UNE!!!✝️✝️ Te them “ja premtoj Vendit tim!!!” do ishte e kote, se ja kam premtuar Atij Zoti ne Qiell, qe ky shkrim “shkencerisht” po don te sulmoje - ja kam premtuar dhe vetes, qe kaq shume don te shohe Lirine e Vertete, qe na e kane uzurpuar, e qe me magji e lloj lloj mjeti me perdhune na e kane infliktuar!!! Ajo Dite ERDHI, qe dhe Populli u be me ze - dhe KAQ!!! ISHTE - SHAH-MAT!!! MBRETI IM, TE ZURI TY NE GRACKE, SATAN!!!✝️✝️ OUR LADY OF PONTMAIN, KI MSHIR PER NE!!!✝️✝️ OUR LADY OF GUADALUPE, NA RUJ NGA SATANI!!!✝️✝️ OUR LADY OF KNOCK, TRIUMFO MBI LUCIFERIN!!!✝️✝️ OUR LADY OF FATIMA, NA MBRO NGA ANTIKRISHTI!!!✝️✝️ OUR LADY OF GOOD SUCCESS, NA BO DREJTSI E NA JEP FITORE MBI SATANIN!!!✝️✝️ IMMACULATE HEART OF MARY, KI MSHIR PER NE!!!✝️✝️ SACRED HEART OF JESUS, NA SHPETO PERJETE!!!✝️✝️
Popullsia që nuk njeh historia e vet, ësht e destinuar të shbëhet. Armistice e shqiptaris këtë duan. Tema pse duhej ta botonte ktë shkrim