“Ta bëj fytyrën si këpuca”, një debat për kazinotë mes Berishës dhe Taulant Ballës që përfundoi me kërcënimet e kryeministrit ndaj deputetit

24 Mars 2025, 10:35Dossier TEMA
“Ta bëj fytyrën si këpuca”, një debat për

Në vitin 2008, në disa seanca parlamentare radhazi shpërtheu një debat i ashpër mes kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha dhe deputetëve socialistë në opozitë. Deputeti socilaist Taulant Balla akuzonte qeverinë lidhur me praninë dhjetra kazinove dhe lojërave të fatit të palicencuara në Tiranë. Balla akuzoi qeverinë për mungesë kontrolli dhe favorizim të bizneseve të paligjshme, duke përmendur emra politikanësh të njohur si të lidhur me këtë aktivitet ku përfshiheshin edhe familjarë të kryeministrit. Në përgjigje, Berisha reagoi me tone të ashpra dhe kërcënime personale, duke i thënë Ballës se do t’i “bënte fytyrën si këpuca” nëse përmendte emrat e familjarëve të tij. Ky debat i tensionuar reflektoi përplasjet politike të kohës mbi korrupsionin dhe krimin e organizuar në vend. Tema sjell pjesë nga ky debat në parlamentine  Shqipërisë në vitin 2008.

“Dhjetëra lokale me lojëra fati të palicencuara kanë shpërthyer, zoti Kryeministër, në të gjitha pjesët e Tiranës. Në qendër numërohen nja njëzet, nëpër rrugët që lidhin qendrën me periferinë mund të jenë edhe nja pesëdhjetë të tjera. Por, kur mundohesh të interesohesh për pjesën më të madhe të këtyre që po i quaj kazino ( në realitet duhet të jenë lojëra fati, sepse unë kam qenë kundër edhe ndaj asaj kazinoje që u hap këtu apo që u licencua nga Qeveria socialiste, me idenë se nuk kishim nevojë për një kazino në qendër të Tiranës, por ajo u miratua, u pranua edhe nga ju dhe vazhdon nga puna, por është i vetmi aktivitet tregtar në këtë fushë i licencuar, nga i cili shteti merr çdo vit dhjetëra miliona euro), del se ato janë nja pesëdhjetë apo gjashtëdhjetë në kohën e qeverisjes suaj, zoti Kryeministër.  Sikur të punonte ministria e zotit Bode në mënyrë të rregullt, sigurisht që do të ishin të shumta paratë që do të mblidheshin nga këto kazino.

Ju do të thoni se nuk janë kazino, por njësi të lojërave të fatit. Jo, zoti Kryeministër, janë kazino, sepse në to përdoren të gjitha lojërat, të cilat nuk janë të lejuara të përdoren në to sipas licencës që kanë. Janë të licencuara për disa kompjutera, por në to luhen të gjitha lojërat me dorë. Po të shkoni në “Bllok”, mund të thotë dikush që kjo është e Shkëlzenit. Të them të drejtën, e  pranoj  se kjo mund të jetë një fjalë “Blloku” dhe unë e mirëkuptoj që nuk mund të jetë e djalit tuaj, por, ju lutem, shpjegojuni shqiptarëve që ajo kazino në qendër të “Bllokut” nuk mbrohet nga djali juaj.

Një kazino tjetër thuhet se është e Ridvan Bodes. Sigurisht, zoti Ministër, ndoshta nuk është juaja, por ajo nuk kontrollohet asnjëherë nga institucionet tatimore, ndaj ju lutem, shpjegojuni shqiptarëve pse ajo kazino nuk është juaja. Një njësi tjetër, përsëri lojëra fati, thonë se është e lidhur me Presidentin. E mirëkuptoj, nuk është e lidhur me Presidentin, por, ju lutem, shkoni dhe kontrollojeni, se mund të jetë vërtet  ose jo e lidhur me Presidentin etj.

Nuk jam sot këtu për t’ju akuzuar. Kam kërkuar nga ministri i Financave interpelancë, por ajo që do të kërkoja që ju të shpreheshit, zoti Kryeministër, është që të përdorni kapacitetin tuaj si Kryeministër i vendit për të urdhëruar njësitë e Policisë Tatimore që të verifikojnë këto qindra kazino, sepse po ju them që çdo muaj shteti shqiptar humb për shkak të mungesës së kontrollit dhe evazionit të këtyre njësive të palicencuara 1 miliard lekë. Për banorët e zonës sime këto 1 miliard lekë janë dhjetë ujësjellësa.

Zoti Kryeministër, nëse këto njësi të palicencuara nuk do të jenë nën mbrojtjen tuaj, dhe unë shpresoj dhe mendoj se duhet të jetë kështu, të paktën hiqni emrin se kjo është e Shkëlzenit, kjo është e Ridvanit, kjo është e Bamirit apo e dikujt tjetër:, tha Balla në parlament.

Në përgjigje të tij, kryeministri Berisha reagoi me ashpërsi dhe me kërcënime:

“E para është se të gjitha njësitë paguajnë taksa.

E dyta, “Regency Casino” ka të drejtë, sepse kanë tejkaluar lejen për të cilën janë autorizuar. Ai nuk ka hallin e taksave, por të rulotit. Se është pronar te ruloti.

Tani do të të them një gjë. Ti del këtu, je djalë i ri dhe lakon emra familjarësh. Ta dish mirë se unë ta bëj fytyrën si këpuca po të të lakoj emrat e familjarëve të tu. Dhe dije mirë se unë kam një durim. Por të jesh i bindur se mund të ta mbyll gojën në mënyrën më ekzemplare. Ky vend ka një Kushtetutë. Në Parlament nuk mund të shpifet. S’të thotë njeri ty këtu se në iks bordello janë kapur njerëzit e tu. As lidhjet e tua me kuplaratë nuk t’i thonë. Po të them se do të dalësh nga Parlamenti sa herë të shpifësh dhe në gjykatë do të shkosh sa herë të shpifësh. Çdo gjë ka një kufi. Ti tregon se ke edukatë kanalesh. Për shpifje ka Kushtetutë dhe ligje, unë nuk të konsideroj ty gazetar”, përgjigjej Berisha.

TemA

13 Komente

  1. T
    Tahiri (jo ministri i suksesshem)

    "...deputeti SOCILAIST Taulant Balla" - gazeta TemA i ka vene ashtu padashur dhe percaktimin me te sakte ketij kok-rrases katunar librazhdiotit qe nuk i gjendet katundi ne harte. I vetmi i mbijetuar nga epoka Nano ne Canakun Rilindja vetem ne saje te bythlepirjes ndaj pasardhesit tij Rama!

    Përgjigjjuni
    1. s
      sypeshakaqeni po shijon jeten me paret tona

      Ketij plehres kriminel i eshte ber fytyra si vampir,po na tremb

      Përgjigjjuni
      1. l
        likja

        mir jua ben plaku mere ketyre i shan nga motrat e gratr dhe rrine si palaco lere se harrova ju ka requr lekura ketyre i shan edvini para mbrapa dhe nuk kan turp i lepihen edi kristaq rames kto

        Përgjigjjuni
        1. H
          Humoristi

          Asht citim gabim:”Te nxij fyturen si kepucet!?”- asht origjinali.

          Përgjigjjuni
          1. B
            Black Jack

            Ky qe do te mori pushtet , qe don postin e kryeministrit ca tbon me tpat n’dore . Tradheti kombetare qoftese Saliu kthehet ne pushtet , dite te zeza e presin kombin me ate kryeminister

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tmerr

              Ndonjë lajm te 1918 na duhet, sa me te freskët.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pr Dok Sali dhe Argita Nongrada.

                Ky eshte Krimineli me perbindesh i pa ndeshkuar ane e mbane Globit.Tani ka dhe perbindeshin Dum Dumani qe e mbron gjoja duke e ngacmuar pak per sy e faqe sa te harrohet.Spaku i ka te gjitha ne zyre,por ka problemin e te korruptuarit qe eshte valixhja e nongrades plot me € .Para se te arrestohej Veliaj doli perfaqesuesi i komunitetit Gabel Kellici dhe tha tani s‘ka me protesta tek Bashkia perse? Se e dinte nga Spak qe ai do arrestohej.Sorry une nuk simpatizoj Veliajn,por Spaku i takon Nongrades.Nuk ka vend te botes perendimore Demokratike qe te Simpatizoje nje Familjarisht NonGrada. O tru thare po Bote Demokrate kurre nuk te jep Titullin Nongrada pa fakte.Sali serbi duke pasur ne dore Spakun eshte reeziku me i madh i imagjinuar per vendin.Spaku kali i Trojes Nongrada Serbo Greco.Ky Psycho per te shpetuar Miliardat vjell vetem gjak dhe shperndane qindra miliona . Argita nongrada ka mare Spakun me ishat e saje ne dore .Imagjino Argita pr dok Nongrada meson Jurist dhe Prokurist. Ne kemi njoftuar DASH se apaku ne vetvete seshte gje tjeter vecse Organizate ne sherbim te Nongrades dhe Serbise.

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Pytje

                  Kush jeni Ne? qe keni nhoftuar DASH?

                  Përgjigjjuni
                2. K
                  Kris

                  Tashti qe kazinote jane licensuar qeveria ka pare per Taulantet

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Aron

                    Sali kerma

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Anatomopathologu

                      Sikur i thaTahirit "ta bej fytyren me te zeze se kepuca"

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Fshatari i pavarur

                        Bravo TAO ate herë TI zoti Taulant me ç'fare merreshe atëherë (pervec) deputet qe te paguanim ne .Erdhët ne pushtet jeni bere me keq se Saliu. Tani këto qe thoni i keni per neve apo i mbushni mendjen vetes suaj. NE DJALL SHKOFSHI TË GJITHË MAJTAS E DJATHTAS.....BAJGA

                        Përgjigjjuni
                        1. F
                          Fshatari i pavarur

                          Bravo TAO ate herë TI zoti Taulant me ç'fare merreshe atëherë (pervec) deputet qe te paguanim ne .Erdhët ne pushtet jeni bere me keq se Saliu. Tani këto qe thoni i keni per neve apo i mbushni mendjen vetes suaj. NE DJALL SHKOFSHI TË GJITHË MAJTAS E DJATHTAS.....BAJGA

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje