Djali i Mehmet Shehut!, Bashkim Shehu: Ku isha unë natën që babai vrau veten!

18 Mars 2025, 22:49Dossier TEMA
Djali i Mehmet Shehut!, Bashkim Shehu: Ku isha unë natën që babai

Bashkim Shehu djali i Mehmet Shehut rrëfeu në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV ditën kur babai i tij, u gjet i vetëvrarë në dhomën e tij të gjumit.
Zoti Shehu thotë se prej tre dekadash ka të njëjtin qëndrim, se babai i tij u vetëvra.

“Natën që im atë vrau veten, unë isha në shtëpi, po flija. Të nesërmen shkova si çdo ditë në punë, në kinostudio. Nuk kaloi shumë kur erdhi një makinë e grupit të shoqërimit të tim eti. Vjen shoferi më thotë hajde se të kërkon Aliu, që ishte shefi i grupit të shoqërimit.

Më thotë që duhet të shkojmë në shtëpi dhe sapo mbërrijmë në banesë, më thotë vëllai çfarë kishte ndodhur.

Unë mbaj të njtëjtën qëndrim për atë që mendoj se cfarë ka ndodhur atë natë. Kam dyshuar një fare kohe, kur dola nga burgu sepse dëgjova shumë hipoteza, pastaj me sa kam verifikuar me njerëz që janë marrë me atë ngjarje, njerëz të afërt, kam bindjen se ajo ishte një vetëvrasje.

Unë isha 26 vjeç kur ndodhi. Nuk flisja shumë me tim atë, por një këshillë që e mbaj mend ishte “kujdesu për veten”. Kujdes çfarë flet sepse fjala shkon atje ku ti nuk e di dhe ku ti nuk do. Vetëm kaq.

Unë e mendoja se diçka e ngjashme mund të ndodhte me ne, sepse pashë se si u goditën njerëz të tjerë, përfshirë ministra, njerëz me pozicione të larta. Kisha menduar se diçka mund të ndodhte edhe me familjen time.

E shprehja këtë me vëllain, vetëm me atë flisja, por jo me prindërit. Unë e mendoja që një gjë e tillë mund të ndodhte, por e mbaja veten me shpresë se ndoshta ky nuk do të ishte fati i tij”, u shpreh zoti Shehu.

Më tej në bisedë me gazetaren Rudina Xhunga, zoti Shehu tregon për gjetjen e eshtrave të babait.

“Unë e kisha kërkuar në vitin 1996 por nuk e gjeta. Gati-gati i kisha humbur shpresat. Pastaj vëllai bëri kërkimet e tij dhe e gjeti në vitin 2001. Na kishin thënë dhe patëm gërmuar te vendi që na thanë por nuk gjetëm asgjë.

Pas pak kohësh vëllai insistoi dhe shkoi sërish. Unë i thashë që nuk vij më kështu që shkoi vetëm. E gjeti dhe më telefonoi që të shkoja edhe unë”, u shpreh Bashkim Shehu.

6 Komente

  1. M
    Mallakastrioti

    Bashkim Shehu: A e pyete Nenen Tende Fiqireten..se kush e VRAU Mehmetin??PO vete Mamaja jote c´fare Roli kishte ne kete Vrasje-Vetevrasje?? JU nuk thoni te Verteten...ju Fshihni Dicka....qe duket se nuk eshte mire ta POHONI....duket se "Vetevrasja e Negociuar" nuk u Pranua nga Enveri.....ajo u Pranua nga Ramizi..por jo Enveri...the ..Me Vetevrasjen e Negociuar..Familja e juaj Bashkim do te ruante Privilegjet....ect...Por Ramiz alia nuk kishte Bythe qe ti dilte Hapur Enverit....dhe ti thoshte se ishte ai Nexhmija Kadri Hazbiu...qe bene Marreveshjen e Kokes se Mehmetit... 1-Nje pyetje per ju Bashkim_Pse Ish Kryehetuesi i Diktatures RRapi MIno ose me mire kryeprokurori..DEKLARON se M.Shehun e VRANE????

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fierakasi nga Aranitasi

      Ik mer Kar!!!! Mallakastriot tii fare bqirash qe brn siku i di te gjitha. Me siguri ti je vete Qemal Lama qe shkruan nga Gjermania.. Merak te ka ngel se detirën e kishe te larte, por nuk ta fishkellente njeri. Lolo ishe se me veglen e gruas tende u emerove ne krye te atij institucioni. Doje dhe ti te ishe "I MADHË". MEHMET SHEHU, ishte burre dhe kishte kellqe, prandaj nuk i duronte dote ato vemje/hijena si puna e Ramizit, Nexhmies, Kadriut etj. Qe ky libershkruesi (i bir) ishte pordhac jo i penduar me teper se i vellai kjo as qe ka dyshim, prandaj bemat e tij e te Marjetes (vajzesh durrsake te nje shoferesh kamjonesh te parkut TIR) ja kalonin Nerit dhe Silves.... kjo ishte arsyeja qe Mehmeti nuk duroi dot dhe e vrau veten. Nuk pirdhte ai as per sigurim e as per Prokurori. Komentet e teperta nha BQ si ky mallakastrioti nuk kane asnje vlere... duket qe eshte provincial dhe vjen shume era mit

      Përgjigjjuni
    2. f
      fatmiri

      e po kjo pike e zeze,i zote e shet tellalli se shet,i thone kesaj!I biri ne liri te plote,thote qe vrau veten,ky thot e vrane!!!!

      Përgjigjjuni
      1. s
        spata

        Nuk ka shume rendesi per ne shqiptaret e vran apo u vetevra .Familjaret e tije jane te humbur.Per popullin eshte nje kurjozitet ,sic jane vrare e vetevrare , sot ne demokraci shume politikane e pushtetar.Ne shumicen e rasteve keto ngjarje,ne kupola ,mbeten pa u zbardhur .Jo me kur behet fjala per pushtet tek shqiptaret.Nuk kuptoje, qe zihen ne goje e te shkruhet per to.

        Përgjigjjuni
      2. F
        Fatekeqesi ! por dhe nje mesim jete !

        Fatekeqesi per zoterine ne fjale si babai i tije qe vrau apo e vrane ! kjo eshte ceshtje tjeter.. Po ta shikoje ne foton djalin e Memetit ndjeje keqeardhje ! por asnjehere djali i Mehmetit nuk ka folur se si e ka ndjere veten ne moshen e pjekurise 26 atehere ! kure udheheqja ose me mire babai i tije kryenin dhe eleminoni njerezit e pa deshiruar.....qe Arestoheshin me Burg ose Internoheshin ! apo vetem kure i erdhi rradha dhe e pesuan vete , u zgjua nga gjumi ! Dhe askush nga Gazetaret nuk ja bene njehere pyetjen : si e ndjente veten ne ato vite te shkelqyera te nje jetese lluksoze dhe te privilegjuar ! ku teresia e popullit jetonte ne mjerim !

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fatekeqesi ! por dhe nje mesim jete !

          Fatekeqesi per zoterine ne fjale si babai i tije qe vrau apo e vrane ! kjo eshte ceshtje tjeter.. Po ta shikoje ne foton djalin e Memetit ndjeje keqeardhje ! por asnjehere djali i Mehmetit nuk ka folur se si e ka ndjere veten ne moshen e pjekurise 26 atehere ! kure udheheqja ose me mire babai i tije kryenin dhe eleminoni njerezit e pa deshiruar.....qe Arestoheshin me Burg ose Internoheshin ! apo vetem kure i erdhi rradha dhe e pesuan vete , u zgjua nga gjumi ! Dhe askush nga Gazetaret nuk ja bene njehere pyetjen : si e ndjente veten ne ato vite te shkelqyera te nje jetese lluksoze dhe te privilegjuar ! ku teresia e popullit jetonte ne mjerim !

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje