Edhe ekspertët e SPAK, edhe LaCivita po rikthehen nga SHBA, kundër njëri - tjetrit!

27 Mars 2025, 18:55Editorial Mero Baze

Lajmin e parë të gëzuar na e dha Fatmir Mediu. Ai postoi një selfie me LaCivitën, i cili paguhet për marketingun e fushatës elektorale të Berishës, duke lajmëruar gjithë popullin shqiptar se ai po rikthehet. Vizitën e parë e kishte bërë pak më shumë se një muaj më parë, për një ditë. Kjo është e dyta dhe pritet të jetë më e rëndësishme.

Ai ka në kontratë tre klientë të rëndësishëm: Sali Berishën, në gjykim për vepra penale, korrupsion madhor dhe kapje shteti; Ilir Metën, ende i lirë, por nën akuzë për korrupsion; dhe Fatmir Mediun, nën akuzë për korrupsion, me proces gjyqësor në zhvillim.

Nuk dihet nëse për këta tre të pandehur do të ishte më mirë të merrnin një avokat të mirë amerikan, se sa një specialist marketingu elektoral. Por ata shpresojnë që, meqë ai ka bërë fushatën e Trumpit, do t’i nxjerrë edhe ata fitues — dhe pastaj, me drejtësinë merren vetë.

Lajmi i dytë i gëzuar është që dy specialistët e OPDAT-it, programit të ndihmës juridike të SHBA, do të rikthehen në punën e tyre si këshilltarë në SPAK. Siç po thuhet, SHBA hoqi bllokimin e vendosur nga urdhri ekzekutiv i Trump për ndërprerjen e ndihmës së jashtme amerikane.

Në fakt, ndihma financiare e SHBA për SPAK konsiston kryesisht në rrogën e dy ekspertëve dhe ndonjë pagesë biletash për vizita në SHBA. Nuk është aq jetike për ekzistencën e SPAK, por identifikimi i SPAK me SHBA ka qenë vendimtar për autoritetin e tij.

Tani kemi një konkurrencë të re: nga njëra anë SPAK-u, që vazhdon të identifikohet me SHBA-në zyrtare; nga ana tjetër LaCivita, që ka klient viktimat e SPAK-ut dhe po ashtu identifikohet me Trumpin.

Kjo është një betejë e vërtetë në Shqipëri dhe shumë domethënëse. Është beteja e atyre që flasin në emër të SHBA-së… dhe në emër të Trumpit.

LaCivita nuk vlen për fushatë elektorale, sepse, po të jetë e vërtetë ajo që tha Flamuri — që u ka rekomanduar koalicionin me Gjuzin dhe Jenisherin — atëherë më mirë të rrijë larg fushatës.

Por ai vlen për të trembur SPAK-un, siç po e përdorin Mediu e Berisha, si “i dërguar i Trumpit” në krah të tyre.

Kështu, Mediu poston foto me LaCivitën dhe nuk paraqitet në gjyq në Tiranë. Ndërkohë që Veliaj është futur në burg dhe nuk e lejojnë të takohet as me zyrtarët e Bashkisë që ende drejton. Berisha, po ashtu, u thotë demokratëve se shpëtimi do të vijë nga magjia e LaCivitës, i cili do t’i çojë në pushtet — dhe pastaj ata do ta shkrijnë SPAK-un.

Tani rikthimi i dy ekspertëve të OPDAT-it në SPAK është shenjë se shteti amerikan do të vazhdojë mbështetjen për SPAK, dhe ky i fundit, siç edhe duket, mund të vazhdojë të flasë në emër të SHBA-së kur vepron.

Ndërsa rikthimi i LaCivitës është punë ditësh, sa të kalojë seanca gjyqësore e Mediut. Dhe ai vjen në emër të Trumpit, për të shpëtuar tre viktimat e SPAK-ut nga burgu, duke u dhënë “fitoren” opozitarëve.

Domethënë, me logjikën e tyre: nëse marrin pushtetin, e shkrijnë SPAK-un dhe bëjnë si të duan me të. Dhe për këtë, paskëshin edhe “mbështetje amerikane”.

Por po qe se SHBA është për shkrirjen e SPAK-ut, ekspertët e OPDAT-it i ka kthyer vetë në SPAK — dhe do ta bënte lehtësisht, pa pritur Berishën të kthehet në pushtet. Nuk besoj se Rama do të kundërshtonte, nëse e bënin ata.

Pra, nga njëra anë kemi ekspertët zyrtarë të SHBA-së që vazhdojnë mbështetjen për SPAK-un, dhe nga ana tjetër një punonjës marketingu elektoral që vjen në emër të Trumpit, kundër ekspertëve të shtetit amerikan.

Ky i dyti është me afat skadence deri më 12 maj.

Pastaj ose SPAK bëhet viktimë e të dërguarit të Trumpit (siç pretendon Berisha po fitoi), ose klientët e LaCivitës — Berisha, Meta, Mediu — bëhen viktima të SPAK-ut (po humbi strategjia e LaCivitës), i cili, sipas tyre, është po ashtu i mbështetur nga qeveria e Trumpit.

Sido që të ndodhë, të paktën ikin pa merak, se kanë Trumpin në SHBA!

23 Komente

  1. Z
    Zehrudinulla Abdylheqimehmeti

    Vajti, shkoi e erdhi, nga ameriqia, por përseri në burg do të përfundojë ky Fatmir Media, bashkë me Sal Shiqerin, kryekriminel ndjek nga Likja Monikës, tuj bo shurrën në legen.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gringo

      Gringo eshte kot , ngeli shqiptari te mari mende nga nje latino......

      Përgjigjjuni
      1. U
        USA është strehë e kriminelëve si Fatmiri

        Të dhj.....USA dhe ambasadën amerikane,nuk i japin vizë një njeriu që ka shkelur rregullat,e depërtojnë se ka shkelur vizën dhe një hajdut e kriminel që ka rrafshuar një fshat të tërë dhe është nën hetim prej vitesh e po tallet me drejtësinë,shkon e vjen në USA si në shtëpinë e tij dhe nuk dihet edhe burimi i parqeve,ky kriminel turkoshak që ngre sumën te sheshi,shkon në kishë në USA,dhe emigracioni e ligjet amerikane nuk e kapin për bythe këtë maskara t'a çojnë në Guantanamo,por e lënë të lirë dhe i marin dollarët.Gringo barkderrë nuk e di që Saliu është komunist dhe nongrata dhe Fatmiri kriminel e i dënuar në Itali si drogaxhi.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Ladi

          Hahahaha je shume I madh

          Përgjigjjuni
          1. B
            Berati

            Mire e ke Mero ata duhet te marrin nje avokat. Jepu numrin e avokatit te Veliajt. Si? Kushton shume? Eh 300 000 dollare shume jane. Po vellai i Lalit eshte punetor i madh. Ne dy mandate te Lalit,se aty e filloi kupton,30milion euro beri. Dhe une besoj se si xhymert i madh qe eshte naj 300she edhe per Mediun dhe Salen do i keputen nga zemra. He Mero dergojua numrin.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dordi

              Zoti Baze! Per kete lobistin LaC. na kallxove gjere e gjate dhe mire ben zotrote se helbete edhe informohemi nga pak. Por per ate zyren e avokatise ne New York City qe kishte marre goxha “retainer” nga V. brothers nuk na tregove gje?! Apo e ke lene per heren tjeter? Me terezi, atehere…

              Përgjigjjuni
              1. K
                Klodi

                Tema kazan mediatik i Rames, vazhdon linjen editoriale kunder Trump. Rama, Tema, bollino etj nostalgjike per Soros.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shaban Arusha

                  Mjesi shoke e ma pake e shoqee.Besoni burra ne Shqypni osht kah bohet qihanee e madhee ntana ant. Do me lek do pa lek do me hater do me zore. Besoni shoke se i njof disa nga kto zonjaaa qe vozitin Gjipa te ndryshem qe kushtojne me mijaaa evra, kuptohet se kto vetura i kane fitu me shpine here me shpine e here me bark her perfundi her permi. Besomni qihaneee e madhe osht tu u bo. Hajri e daft e kari e qaft se spo di tjeter qka me thaneeee.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Soni

                    Soni:Fatmir ,Sali,Meta duhej të ishin më burg të përjetshëm.Çar si kanë punuar këtij populli..!!!!!!

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Anita Haradinaj

                      Haradinaj dhe pazaret e vjetra: Hipokrizia s’ka kufi. Ramush Haradinaj po qan hallin se LDK po e “bllokon” krijimin e një qeverie opozitare. Ky njeri, që për 20 vjet ka bërë pazare e ka qeverisur bashkë me Listën Serbe dhe terroristin Radojçiq, tash po e shet veten si shpëtimtar. Haradinaj, PDK, LDK – të gjithë këta janë mësuar të qeverisin në pazare dhe duke ndarë interesat mes vete. Tani, kur e shohin që s’po u funksionon më loja, po bëjnë çmos ta largojnë Albin Kurtin, sepse ai nuk i lë të vazhdojnë vjedhjet dhe tradhtitë e tyre. Populli e ka kuptuar kush janë këta! Për dy dekada, kanë bashkëpunuar, kanë vjedhur dhe e kanë bërë Kosovën peng të interesave të tyre personale. Tash, kur nuk po arrijnë të rikthehen në pushtet me forcë, po mundohen të bëjnë marrëveshje në errësirë. Por koha e tyre ka kaluar! Këta s’janë alternativa, këta janë problemi.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mjeku

                        LaCivita eshte shkaku madhor pse pacienti Mero Baze eshte molepsur nga insomia (semundje e mungeses plote te gjumit) qe po i shkaterron rende shendetin e tij psikik e fizik!

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kolegu i SPAK -ut

                          Më fal po çfarë përfiton PD -ja nga ky La Civita??? Ky merr vesh zotëria në fjalë si është realiteti shqiptar dhe politik?? Ai perveç se do marrë ca miliona dollarë asnjë gjë tjetër s'do bejë. Do dali mul gomari nëpër tv shqiptare të bëjë sikur ka zbritur Jesusi në tokë dhe kaq

                          Përgjigjjuni
                        2. A
                          AntiBermuda

                          MOS VOTONI PARTINE E TRADHTIEE, PARTINE E HAJNISE DHE PARTINE E QELISE, POR PARTINE E SHQIPTARISE, KOALICIONIN EUROATLANTIK TE SHQIPERISE!

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            DRENICA E KUQE

                            Edi Rama karagjozi me brekushe osht persona non-grata ne Kosove.

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              FCB

                              Po qyrravitesh si gjithmone o Ymerr , ke marre leke nga pederasti lali Era , prangat te presin.

                              Përgjigjjuni
                              1. L
                                Luciano

                                Abra kadabra

                                Përgjigjjuni
                                1. G
                                  Gezimi

                                  Sapo hedh Mero emrin e LaCivita ne Editorial nxiton dhe Evi KokaKarja nga matane Atlantikut dhe e pason (thua se fle me Meron tok)! Te jete rastesi apo jo kjo s'ka fort rendesi. E rendesishme eshte se TemA tashme po i jep asaj KokaKares ate tager per te cilin dikur ka tallur sumen, po e quan "aktiviste shqiptaro-amerikane"..

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Drejtori i patronazhisteve

                                    Eh mo Mero djali! Saliu nje mal me akuza nga Spak -u kurse lali fiku është futur në kurth nga Spak -u?? Hajde me nder gazetari

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Shqipja

                                      Qelbesirat scipetare te modelit shpellare ma fshine komentin tim nga USA.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Shqiptari

                                        Aspaku frikacaku eshte i pa dobishem ne Shqiperi sa kohe te tmerrohet nga nje plak gamor shpellarre Bisturia e Sllobos. Respekte nga USA per shqiptaret e mi te punes dhe te mendjes dhe te guximit.

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje