Pse Berisha po humbet qetësinë nga dueti komik Rama–Basha?

22 Mars 2025, 20:32Editorial Mero Baze

Duket qartë që dueti Rama–Basha e ka shqetësuar Sali Berishën. Edhe pse i gjithë dueti i tyre në fakt synon krijimin e një modeli komunikimi pozitiv mes pushtetit dhe një pjese të opozitës, nuk është ndonjë gjë e koordinuar, por thjesht një ide e Ramës për të anashkaluar Berishën, ide të cilës Basha po i reziston shumë mirë.

Aktualisht Basha ka spostuar Berishën në përfoljen në rrjetet sociale. Për Bashën, në Facebook tani flasin rreth 64 mijë veta, nga 41 mijë që flasin për Berishën, sipas matjeve të tre ditëve të fundit. E di që këto nuk janë vota, por janë vemendje ndaj dikujt që i kishte rënë interesi.

Beteja e tij në distancë me Ramën e ka kthyer atë në vëmendjen e rrjeteve sociale dhe bashkë me të dhe nervozimin e Berishës.

Nëse ditën e parë e quajti “dashuri platonike”, ditën e dytë uroi “të shtohej”, sot duket se e humbi qetësinë dhe tha se “Luli do zëvendësojë Lalin në PS”.

Pra, e do me çdo kusht ta nxjerrë nga logjika e opozitës dhe ta çojë në qeveri para 11 majit, që të mos i marrë vota.

Por kjo më shumë zbulon varfërinë e fushatës së Berishës sesa ndonjë gjë serioze në komunikimin Rama–Basha.

Deri tani, fushata e Berishës është e përqendruar vetëm tek konferencat e shtypit të Berishës dhe videot e Klevis Balliut, që edhe po t’i paguante Edi Rama për t’u tallur me PD-në, nuk do t’i bënte kaq mirë.

LaCivita, i cili pritej të bënte magjinë, është zhdukur pa lënë gjurmë, dhe uroj që Flamuri të mos thotë që edhe këto videot e Klevisit, ashtu si koalicioni me Gjuzin, ishin ide e LaCivita-s. Se pastaj do na mbushet mendja që LaCivitas-it ia shkruan statuset Flamuri!

Një fushatë e çoroditur, pa asnjë ide, e mbështetur deri tani tek premtimi që në mes të marsit Berisha do jetë “non grata” dhe do ikë në SHBA, dhe që vazhdon me konferencat e shtypit të Berishës mbushur me fantazi kriminale për kundërshtarin, është jo vetëm e mërzitshme për çdo qytetar, por është favorizuese për gallatën Rama–Basha. Pasi u duket njerëzve më relaksuese të dëgjojnë si shahen ata të dy me “dashamirësi”, siç zihen krushqit në dasma në Labëri, sesa të shikojnë videot e Klevisit dhe deklaratat e Flamurit për të ardhmen e shqiptarëve nën udhëheqjen e tyre.

Madje kjo deklarata e sotme e Berishës, që kërkon të krijojë idenë e një aleance Rama–Basha në qeverinë e pas 11 majit, vetëm sa i jep më shumë shpresë njerëzve të Bashës dhe dëshpëron më shumë të vetët.

Nuk është ide e mirë të tregosh se kundërshtarët e tu do qeverisin e ti do mbetesh rrugëve, qoftë edhe kur ata e marrin me të qeshur betejën me njëri-tjetrin.

23 Komente

  1. T
    Tori

    "Këllira", se kë quante me përçmim nga burgu, Erion vjedhësi.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taulant

      Mero po gazeta juaj publikon 30 artikuj ne dite per Ramen . Te njejten gje ben edhe Gazeta Shqiptare, Report TV dhe gjithe spektri televiziz. Jeni shnderruar ne zyre shtypi e grupit te strukturuar kriminalPartia Socialiste. Cfare u be me Lali Erin .... gjalle eshte ?

      Përgjigjjuni
      1. .
        .

        Jo or Taulant djali! Si ta ze goja kete fjale... Zeri i Pop.. dua te them, TemA, i eshte dedikuar VETEM linjes zyrtare te Partise. Kur Shefi thote: Nxirrini mundesisht tere c'i mban pragu dhe e kaluara prokurorit te Lal Zdromsit; oburra u turren si taboret turq kunder SPAK, pasi e kishin mbrojtur e levduar per vite. Tani qe Shefi e pa se ne sondazhe do konkurronte me Saliken per vend te fundit nqs do vazhdonte te shante SPAK-un, sulmet u nderprene, edhe tani levdohet Partia qe ia dha shpaten SPAK. Taulant, eja ketu dhe lexo komentet vetem per te bere gallate, se tere delenxhinjte e tjere qe do vijne e do shajne pastaj jane per te qare e qeshur njekohesisht. Miza pa koke e njerez pa mend jane... se ne sisteme si i yni, ku ka autokraci dy-partiake, te mendosh kunder eshte anathema. Ti vete qofsh mire, se sic ka thene Konica: "Selanik e tatepjete / sic ka qene, prape do jete'".

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjë e pa zbutur

          Po ju dy koqet pse lexoni Temën. U në kam dëgjuar se është një TV, Syri quhet më duket, por nuk e kam në televizorin tim të instaluar..... . Shkoni shikoni Syrin, çdoni që lexoni Temën..... . Pastaj keni Top Channel me Gridën që fton një farë, Koka Koka që e di me siguri që Juri Kim do hyjë në burg, apo që Berishës do ti hiqet NON GRATA, sapo të vdesë. Shkoni te Klani, TVSH apo te News 24, apo Euronews Albania, apo lexoni Lapsin. Çdoni te Tema dhe Report TV. Dhe këto dy media që thonë të vërtetën doni të na i merni..... . Sepse po të mos ishte Tema dhe Report TV ju dy koqet do kishit mbetur trapa dhe nuk do ta kishit marë vesh që Juri Kim është emëruar me detyrë të re si dhe Sali Berisha përmëndet nga Sekretari i Shtetit Rubio si Non Grata dhe Trampi nuk e lejon të shkelë në SHBA......... . Ja pra o TRAPA, përse ju e lexoni Temën dhe shikoni Report TV. Që të merni vesh çfarë ndodh në botë dhe në Shqipëri. Sepse asnjë medie tjetër nuk e thotë

          Përgjigjjuni
          1. f
            folen idiotet

            ti gjeja e pazbutur, qe s'di te shkruash, ia ke futur kot se flet si pas pilafit. te drejte ka ai parafolesi qe thote qe jeni miza pa koke e njerez pa mend. as ke kuptuar se c'ka dashur te thote ai, po direkt, si idiote te dobishem qe jeni, u turret te shani ate qe ju shan organet e partise. jeni kellira dhe idiote po aq sa ata qe duartrokasin saliun akoma pas 35 vitesh. vetem kur te shuhet fara juaj mund te behet ky vend, po rruge e gjate u dashka deri atehere...

            Përgjigjjuni
        2. T
          Taulanti gjeti Saliun në vënd të motrës

          Taulant dy gazeta shkruajnë për Ramën,sa ngelen për kriminelin Berisha? Përsa i përket duetit Rama Basha me humor bajat pëlqehet më shumë nga premtimet mashtruse të të gjitha palëve ,se asnjëri nuk do i realizoj..... Kurse krimineli Sali ka rrjedhur dhe nuk di se ç'është humori,ai edhe në rininë e tij nuk ka ditur ç'është jeta,dëfrimi,lojrat,apo shakaja,ai gjithmonë ka qënë një malok i trashë që mendonte për karierë,për partinë dhe shokun enver dhe me servilizmin,intrigat e poshtërsinë e malokut arriti atë që deshi e u bë edhe kriminel e hajdutë i pashpirtë dhe këtë e shprehë në fytyrën e tij prej vampiri

          Përgjigjjuni
          1. 1
            1997

            dolen dhe oturaket "tok e zanun" te Sali kriminelit, ah ah ah vazhdoni se edhe ato pak vota prej "tok e zanun" do i fluturojne tek Luli!

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kutuzovi

              T'i hash koqen e mutit Lali Erit se eshte si pellumb. Ti,shiko me mire bythen e fishkur te Saliut.

              Përgjigjjuni
            2. d
              doktori i shurres se hysniut ne paris

              o taulant nuk besoj se shkruan me trurin tend por ma ate mul nokes, idiot i kandaharit berishian

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shoku ProShit

                Zoti Dumani me gjithë çke spakiste nga prapa, kur do të hetosh 21 janarin ? Zoti Dumani me gjithë çke spakiste nga prapa, kur do të hetosh Gërdecin ? Sikur vetëm për këto dy krime, të hetohet dhe denohet Sali Berisha me bijtë dhe shokët pisa të tijë, duhet të keshë dy jetë, për të vuajtur denimet e përjetëshme kunder njerëzimit.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sali Rexhaj

                  O UQKurca o tradhtarë, o vëllavrasës, o hajna ish komandantë dhe ish udhëheqës të Kosovës gjatë luftës dhe pas luftës, trimërohuni, pendohuni, lehtësoheni shpirtin dhe kthejani Kosovës të vjedhurat multi milionëshe, sepse s’keni ku të shkoni, nuk mund të mashtroni e të shpëtoni nga ky kob i madh që ia shkaktuat Kosovës dhe popullit të saj të shumëvuajtur. Të kota janë kukuvajkat e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së dhe të gjitha akuzat me të cilat e fajësojnë Qeverinë ë Albin Kurtit, sepse Albin Kurti nuk ka bërë tradhti, nuk ka bërë hajni multi milionëshe siç bëri PDK me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, nuk ka bërë tradhti dhe hajni siç bëri Isa Mustafa, nuk ka bërë tradhti dhe hajni siç ka bërë Ramush Haradinaj. Tani kryetradhtari Hashim Thaçi ndodhet në qelitë e Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë. Por trashëgiminë e tradhtisë ndaj Republikës së Dardanisë e ka lënë pas, te opozita tradhtare në Kuvendin e Dardanisë dhe te jo pak qytetarë nga radhët e popullit dardan, të cilët e vlerësojnë si idhull atë kryetradhtar.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Drenicaku

                    Tradhetia ka emer e emrin e mban hashim thaqi e kadri veseli duke u mshefur me logon e trimave qe dhan jeten, gjymtyret e shpirtin me logon e gjithe Shqipetarve UCK.

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Nol Nushi

                      Kurrkush nuk gëzohet kur vihet në dyshim lufta e UCK-së. Por Hashim Hajni dhe Kadri Shiku duhet të përgjigjen dhe eventualisht të denohen me burg për vrasjet e mbasluftës. Lëre ti folklor-patriotizmin. Me këta lahpera e tradhtarë në burg, Kosova do të zhvillohet. A mos harrove Hashim Hajni qysh u përkulke para pllakës përkujtimore të shkijeve? A mos harrove se këta të dy kenë duke dalë mendsh për me e themelu Gjykatën Speciale. Albini u thoshte: mosni bre, këta jo po, mosni bre, këta jo po, e tash e hëngrën kungjin. Hashim Hajni bani gjithçka për të shpëtuar, por nuk mjaftoi. E rrëzoi qeverinë në mes të pandemisë duke rrezikuar qytetarët. Epo, mundesh me rrëzue qeverin, mundesh e mandej s'mundesh, se të thirrin në Hagë. Rroftë UCK-ja dhe poshtë hajnat, kriminelët, zhvatësit, njerëzit që përkulen para përmendoreve të shijeve dhe njerëzit që zgërdhihen nëpër fotografi me Vuqiqa e Daqiqa.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dardan Molliqaj

                        O u kallën bre zagarët e Hashim Hajnit. Flaka po ju del në facebook. S'kanë faj, sepse çka bëjnë këta nesër, kur t'i mbyllin në dyz Hajnin dhe Shikun, kush do t'i punësojë këta nëpër ministri e dogana? Krejt analfabetët e Drenicës i patën vërshue institucionet e Kosovës për 20 vjet rresht.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Milaim Zeka

                          Edi Rama i tha publikisht kryeministrit të Kosovës (Haradinajt) “gomar”! Madje e paditi në gjyq! Edi Rama e injoroi, e kërcënoi dhe i vuri sanksione kryeministrit dhe qeverisë Kurti të Kosovës. Kryeminitri i Shqipërisë mori anën e Serbisë edhe sa i përket dialogut dhe Asosacionit serb në Kosovë. Edi Rama u përqafua 11 herë brenda një viti me presidentin e Serbisë. U shtrënguan fort e u puthën me njëri-tjetrin, gjithnjë si karshillëk ndaj kryeministrit të Kosovës. Më shumë e kanë mbrojtur Kosovën shtetarët e Kroacisë, sesa shtetarët e Rilindjes së Shqipërisë së Edi Ramës. Mund të renditën edhe një milion fakte e arsye të tjera që arsyetojnë mosbesimin e Kosovës dhe kosovarëve ndaj një Shqipërie që mban në krye të shtetit një narco-mafioz, si Edi Rama. Si mund të duan kosovarët që Kosova të bashkohet me një shtet, në krye të të cilit është një anti-kosovar e anti-kombëtar i çertifikuar, i cili në shenjë urrejtjeve i detyron të paguajnë 10 euro për një rrugë nga Kosova në Shqipëri?! Kosova nuk mund ta ketë model Shqipërinë e sotme për asgjë. Poshtë Ramuti. Rroftë Kosova, rroftë kombi shqiptar me liderin global Albin Kurti.

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            E diel

                            Mero ,pa le cfare intrige do fantazoje tani Saliu u mesua populli me genjeshtrat e Saliut . .. gallate e humor deri me 11 maj nuk do shohim Agron Llakaj . Tani kemi Saliun .

                            Përgjigjjuni
                            1. h
                              humor ballkanik

                              Saliu po e shijon sa s'ka kete duet qesharak Rama-Basha (e tha vete : zoti ja shtofte ) qe i ben ato te dy te dalin zbuluar para opinionit si simbioze e njeri-tjetrit . Rames i duhet Luli per ta paraqitur si "opozitar" e Lulit i duhet Rama ne pushtet se beson vertet se kur te vdese ai, do ti vije rradha me ne fund te futet ne kryeministri e te zbatoje ato sa ka shkarravitur tek Bibla e tij "Misioni im"!

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                Risia

                                Mero , kete retorike ndryshe , kete regjistsr te ri ne kete fushate elektoralei mes dy paleve Jo armike , Rama - Basha , komunisti plak nuk e ngjeron dot . E para se ai vjen nga nje shkolle qe kundershtarin politik e konsideron armik per vdekje... Dhe e dyta ne kete lloj terreni ai eshte I huaj , nuk luan dot fare dhe nxihet I perjashtuar , i paperfillur , ndaj eshte kaq I frustuar , kaq gerrnjar . Prisni , ai (S. B) i cmendur eshte , Po ka per t'u cmendur fare .

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Dejona Gërvalla

                                  Al Bin mullaq Kurvi Turoviq, arrestohet më 2 prill.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. G
                                    Ganimete Musliu

                                    um hangsh nboth.

                                    Përgjigjjuni
                                  2. L
                                    Latifi

                                    Po kush shin bythen me Bashen dhe euroatllantiket e tije. I bani rreklam kot ashtu i bate edha Alibajt kur ishte kryetar por shkoje ne hale. Edhe Basha nuk merr asnje depudet dhe shkon per lesh bubit kjo vemje e peshtire e Rames

                                    Përgjigjjuni
                                    1. R
                                      Ramalluku i Surrelit

                                      Po ku jeshe more Lul djali, se per ty me ka zene malli / eja shpejt e mos e zgjat, se me ty ndihem rehat / te jap fjalen porsi burre, ate "Luli fle gjume" nuk ta them kurre / eja Luli ore vaj medet, qe me ty ne opozite te vdes ne pushtet /

                                      Përgjigjjuni
                                      1. p
                                        pyetje nga publiku

                                        Mero meqe sot pas kaq kohesh po permend ate Lulin (qe dikur e kishe perdite ne Editorialet e tua) ...me urdher te kujt ja hoqe ate "Antenen brenda familjes" qe aq kohe ja pate instaluar te poturet Kunatit tij?

                                        Përgjigjjuni

                                        Lini një Përgjigje