Pse Berisha nuk imiton dot as Beogradin as Bukureshtin?

15 Mars 2025, 19:40Editorial Mero Baze

Në vitin 1996, gati 30 vjet më parë, studentët në Beograd tronditën regjimin e Millosheviqit me protesta masive. Sali Berisha, i cili ishte në një krizë të thellë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas manipulimit të zgjedhjeve të majit 1996 dhe i izoluar totalisht prej tyre, po kërkonte ku të gjente një shteg që të ikte vëmendja e SHBA-ve nga ai. Dhe filloi një fushatë për të detyruar Kosovën të mbështeste protestat e studentëve në Serbi.

Ishte aq këmbëngulës në këtë pikë, sa kur pa se Ibrahim Rugova e injoroi totalisht, thirri në Tiranë, Adem Demaçin, dhe e bindi të deklaronte mbështetje për protestat në Beograd, si një shpëtim për Kosovën. Pra, në mendjen e tij, tani do të zgjidhte problemin e Kosovës duke “demokratizuar” Serbinë.

Kështu mendonte se ishte në një linjë me Perëndimin, që mbështeste protestat dhe eliminonte lidershipin e pabindur të Ibrahim Rugovës ndaj tij, duke e zhvendosur vëmendjen nga mungesa e demokracisë në Shqipëri, tek mungesa e demokracisë në Serbi, pjesë të së cilës tani konsideronte dhe Kosovën politikisht.

Nuk i funksionoi skema, edhe pse këmbënguli pafundësisht deri në fillim të vitit 1997, duke u përfshirë pastaj dhe në organizimin e protestave të studentëve të Kosovës kundër Rugovës.

Në atë kohë protestuesit kishin mbështetje të fortë perëndimore, por brenda Serbisë kishin pak shpresa të përmbysnin regjimin në rrugë demokratike.

Në ndryshim me vitin 1996-1997, kur Berisha donte të imitonte protestat e Beogradit në Prishtinë, për t’i hequr qafe protestat që po zienin në Tiranë, sot ai nuk bëhet dot as me protestuesit dhe as me armiqtë e tyre në Beograd dhe Bukuresht.

Sonte në mbrëmje është një panoramë e përmbysur. Studentët kanë ngritur Serbinë në këmbë kundër Vuçiqit, por mjerisht Perëndimi dhe kryesisht SHBA-të, janë me Vuçiqin, edhe pse dukshëm protesta është serioze kundër tij. Madje, djali i presidentit Trump kritikoi bombardimin e Serbisë nga Bill Clinton, duke e quajtur një përpjekje për të mbuluar skandalet në jetën private.

Në të njëjtën ditë, po në Rumani, mbështetësit e kandidatit për president, nën influencën ruse, janë në rrugë mes të tjerash dhe si fansa të TikTok-ut të tij. Aty, ndryshe nga në Serbi, bota është e ndarë. Evropa është kundër tij, kurse lidershipi i ri i SHBA-ve është pro tij.

Në Tiranë, Sali Berisha ka dalë me rreth një mijë mbështetës, kryesisht pleq, t’u qajnë hallin të rinjve që do t’u mbyllet TikTok-u, por nuk dinë se ç’të bëjnë me protestën e tyre.

Ndërsa në Serbi populli është kundër qeverisë, por Perëndimi fatkeqësisht është me qeverinë; në Rumani Evropa është kundër protestuesve dhe SHBA pro tyre; në Shqipëri, as populli, as Evropa, as SHBA-të nuk janë me Berishën.

Të presim çfarë do të thotë LaCivita për këtë rast. Atë rekomandimin për aleancën me Gjuzin e kishte shumë të mirë.

29 Komente

  1. h
    hila

    Berisha nuk ka nevoje te mbledh shume njerez neper sheshe, duhen shume pare per shume njerez, Berisha e ka rregullu ma mire punen, harxhon ma pak e eshte i sigurt. Me sa kuptohet drejtesin e ka ne xhep. A ka ba kaq krime ndonje njeri sa ka ba Sali Berisha e perseri shet mend e kercenon haptazi e si thate askush nga drejtesija asnje fjale, as kur i shan gjoja direkt (Dumdumani etj etj, te gjitha keto jane mashtrime te te dy paleve, Sales e Dumaneve. Hajt dru me pre se populli e han sapunin per djath.

    Përgjigjjuni
    1. s
      saliu duhet te shpallet terrorist

      As kalamanjte e lagjes,as ata te vicit doli,as kalamanjte e jorides e mulit e vokshit e as pederastet e bardhit nuk ishin mbledhur

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tik tak tik tak do mbyllet tik toku saliut

        Ore po ajo transvetita KALAJA nuk mbajti fjalim,apo ju mbaruan molotovet

        Përgjigjjuni
        1. A
          Aron

          Saliun nuk e do as dreqi. Endeshin si zombit naten. hahahahah Do u mbetet turpi kujtdo qe u jep sikur edhe nje vote Saliut dhe kenetes.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tan Guli

            U bofsh mut e te honkt Rama me gishta.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Aron

              Te vetmin MUT qe pame, ishte Saliu dhe mizat qe i ishin mbledhur. Siduket ke qene edhe ti nje nga ato mizat rreth mutit.

              Përgjigjjuni
          2. M
            Malokeri qeneri

            Gomari plak do te mbledh kalamanjte qe tu shplaj trurin,ndigjoni deklaraten e gomarit plak sali,fliste percart....

            Përgjigjjuni
            1. k
              konservator

              Po pooo ,ju them un ty .Edvini I zi I drogs,krimbit,korrupcjonit asht ay qy ndalo fjaln e liri ,ay qy ndalo tik-toqet e liri demokracis,ay qy ka fryk nga qytetari digital I doktorit.rama ik ik ik.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kolegu i SPAK -ut

                Berisha është i mbaruar ka marrë fund

                Përgjigjjuni
                1. d
                  disidenti

                  Keto jane pordhe me rigon z.Baze.Per kujtese ne 21 janar te 2011 ,perfaqesuesi i A merikes ne Shqiperi edhe pse e pa live qe vrau 4 protestant ne bulevard e etiketoi burre shteti .Ndaj mos na hidhe hi syve a thua qe edhe sot nuk eshte Amerika qe e mbron me ane te Dumdumeve.Sa per dieni z.Baze ku se besoj te jesh i pa informuar,te gjithe qe vijne ne krye te shteti firmosin per mos ndeshkimin e kesaj makine vrastare Made in USA.

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Vala

                    Derisa nuk ngrihen shqiptaret per ta varrosur kete kerme te veremosur, normal qe te ngrihet kerma per mbrojtjen e tik tokut prej shqiptareve

                    Përgjigjjuni
                    1. R
                      Ramadush Mahmuti

                      U bofsh mut e te hongert Rama.

                      Përgjigjjuni
                      1. n
                        ne

                        Pak respekt per veten. Te ngeli muti ne goje

                        Përgjigjjuni
                    2. D
                      Dumi

                      O kerme. Te qifte Kina dhe India kurvat e shtepise e te fisit.

                      Përgjigjjuni
                      1. F
                        Filo rusët "madhështorë"!

                        Perëndimi nuk përfshin vetëm SHBA, por edhe BE. Por BE nuk është me Vuçiçin. Trump dhe djali i tij mbase. Por Trump tashmë është kuptuar që po sillet si filo rus. Pyetja është: Saliu me kë është, se ai imiton Trumpin e bën si Trumpist. Si mund të bëhet Shqipëria madhështore duke qënë pro rus e pro serb? Me kë tallen këta me këto përralla madhështie fallco? Shqipëria madhështore është Shqipëria e Madhe, bashkë me Kosovën dhe trojet e tjera ku ka shqiptarë në Mal të Zi dhe Maqedoni. Sa për filo rusklëkun e Trumpit, shih linqet më poshtë: https://www.theguardian.com/us-news/2021/jan/29/trump-russia-asset-claims-former-kgb-spy-new-book ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,, https://swalwell.house.gov/issues/russia-trump-his-administration-s-ties

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Pse nuk do fitojë Berisha?

                          Vlerësimi i besueshmërisë së çdo figure politike apo koalicioni, si Sali Berisha dhe koalicioni i tij "Shqipëria e Madhe", përfshin shqyrtimin e një sërë faktorësh: 1.Konteksti historik dhe të dhënat e qeverisjes - Lidershipi i kaluar. Sali Berisha, si ish-kryeministër, ka një histori të gjatë në politikën shqiptare. Kritikët mund të argumentojnë se mandatet e tij të mëparshme u karakterizuan nga sfida ekonomike, korrupsion ose paqëndrueshmëri politike. - Rezultatet e politikës. Analizimi i rezultateve të politikave të zbatuara gjatë udhëheqjes së tij të mëparshme mund të informojë votuesit për efektivitetin e tij. Ai nuk caktoi një minimum jetik, as rroga konkurruese, as vende pune me meritokraci. Administrata u mbush me militantë. 2. Perceptimi dhe besimi publik. - Akuzat për korrupsion. NonGrata në SHBA dhe Britani, dhe nën hetim nga SPAKu, kjo mund të zvogëlojë besimin e publikut në aftësinë e koalicionit për të udhëhequr në mënyrë efektive dhe transparente. - Retorika populiste: Politikanët që mbështeten shumë në strategjitë populiste mund të shihen se përdorin retorikën për të fituar mbështetje në vend që të paraqesin propozime të zbatueshme dhe solide të politikave. 3. Dinamika e koalicionit. - Partnerët e Koalicionit: Besueshmëria e një koalicioni shpesh varet nga cilësia dhe besueshmëria e partnerëve të tij. Nëse koalicioni "Shqipëria e Madhe" përfshin parti ose figura me reputacion të dyshimtë, kjo mund të ndikojë në besueshmërinë e përgjithshme të organizatës. Si mund të jetë në të njëjtin koalicion V.Dule me Sh.Idrizin? Po "Kërpëratat" që dikur anatemoheshin si tradhtarë dhe bashkëpunëtorë të regjimit të Ramës? - Uniteti dhe Stabiliteti: Mungesa e qartësisë në objektivat e tyre ose ndarjet e brendshme mund të sinjalizojë paqëndrueshmëri, duke i bërë votuesit të dyshojnë në aftësinë e tyre për të qeverisur. 4. Kushtet dhe sfidat ekonomike. - Çështjet aktuale: Nëse vendi përballet me sfida të ngutshme ekonomike—si papunësia, inflacioni ose borxhi publik—votuesit mund të hezitojnë të mbështesin një koalicion që nuk ka një plan të qartë dhe të besueshëm për adresimin e këtyre çështjeve bazuar në dëshmi historike. Këta akoma nuk dinë sa të diplomuar të papunë ka në Shqipëri dhe s'kanë asnjë strategji konkrete si ti punësojnë. 5. Angazhimi i të rinjve dhe ndërrimet elektorale - Ndryshimet demografike. Votuesit më të rinj mund të preferojnë kandidatë që përfaqësojnë ide të reja dhe ndryshime sesa figura të njohura politike. Nëse koalicioni i Berishës nuk arrin të angazhojë këtë demografi, ata mund të humbasin mbështetjen kritike. Në fakt aty përderisa është akoma Berisha që ka 35 vjet në atë parti si kryetar (e ka qënë president e kryeministër), nuk mund të ketë ndryshim. Ajo parti nuk është e aftë të nxjerrë një kryetar të ri intelektual karizmatik, sepse janë nën urdhrat e Berishës që ka mentalitet komunist, pra Saliu është partia dhe partia është Saliu. Edhe listat për deputet I bëri ai duke zhvlerësuar primare. 6.Sfidat zgjedhore. -Drejtësia dhe transparenca: Nëse proceset zgjedhore nën qeverisjen e tyre janë kritikuar për mungesë drejtësie ose transparence, kjo mund të minojë legjitimitetin e tyre politik dhe besueshmërinë për ndryshim. Jo vetëm kaq, por Berisha është edhe kundër SPAKut, i cili është institucioni më i vlerësuar dhe më i besueshëm në vend. Përfundim: Nuk i fitojnë dot zgjedhjet se nuk janë alternativë e besueshme, madje nuk janë fare alternativë, janë thjesht një listë deputetësh besnikë të kontrolluar nga Berisha, dhe një pjesë në lista sepse janë nën hetim nga SPAKu.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tamam "madhështorë"!

                            Koalicioni nuk quhet Shqipëria e Madhe por Shqipëria madhështore, por kjo ska rëndësi, rëndësi ka thelbi që ata nuk janë të besueshëm dhe janë të konsumuar politikisht. Saliu donte të imitonte Trumpin me emrin e koalicionit (pra MAGA), por nuk e quajti dot Shqipëria e Madhe, me shumë gjasë se do i mërziteshin grekët dhe serbët, ose më saktë do e quanin si provokim. Ja ky është është koalicioni I "trimave" që do bëjnë Shqipërinë "madhështore" me përralla.

                            Përgjigjjuni
                          2. t
                            titi

                            Mero me terheq vemendjen kjo thenia e djalit ti Trampit ne se eshte e vertete qe e ka thene qe Serbija u sulmua per te mbuluar skandalin seksual te Bill Klintonit Keto thenie i kam degjuar nga njeres te PD pasi u shpall Berisha non grata nga DASH Pra kjo gjelle eshte gatuar ne Serbi

                            Përgjigjjuni
                            1. m
                              mos e besoni po deshet

                              Nuk ka ne Tirane protesta si ne Beograd e Bukuresht sepse ketu ekziston nje kenaqesi mbarepopullore der ne ekstaze per kete qeverisje Rilindje nga 2013 e kete Edi Rame nga 1998 ne pushtet si Minister Kulture me pas Kryetar Bashkie Tirane e prej 2013 Kryeminister aq sa e kane detyruar kete te fundit qe ti pervishet projekteve per te ndenjur ne pushtet edhe pertej 2030 gjithnje nga ajo vetkenaqesi qe ky popull po gezon nga pushtetet e tij e qe nuk e kupton dot se perse duhet protestuar ndaj atij njeriu qe i ka sjelle serish imazhet e te vdekurit ne pushtet 40 vite me pare..

                              Përgjigjjuni
                              1. B
                                Berti

                                Mero kerkoi Ramiut ndonje dite pushim se u merove.Nje dite mbron Lali kurven nje dite shan Salehun qe e kishe mik per koke.

                                Përgjigjjuni
                                1. F
                                  Fatosi-kosove

                                  Politiqenat e Shqiperise duhet te mesojne nga Kosova se si bohet shteti funksional. Populli i Kosoves ka votuar per Vetëvendosjen dhe liderin e kombit Albin Kurti qe i bie ne koke korrupsionit e Serbise çetnike dhe qe eshte e kunderta e asaj qe ndodh ne vendin e plehrave te qujtun Shqiperi ku tradhtia kombetare dhe hajnia gallopante eshte bere normalitet dhe kulture. Jau qifte nonen Albin Kurti.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Dardanet nuk mend te jetojne pa serbet

                                    Populli i Kosoves ka votuar ribashkim nen Serbi. Bravo, me vullnet te lire e bene dardanet kete zgjedhje. Duket se nuk gabuan ata qe para mbi 100 vitesh ja dhane dardane Serbise.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Tankist

                                      Ti je rrote kari, kosova eshte si palestina, mos na hap barkun

                                      Përgjigjjuni
                                      1. R
                                        Ramski (Beogradski Partizan)

                                        Ja hangsh karin Albinit dhe mutin krejt Kosoves. Si ti Albin Shqiptaria e bon ka njo mgjes em mgjes. Me nji fjale u bofsh mut e te hangt Rama me gishta.

                                        Përgjigjjuni
                                    2. O
                                      O Sali të rëntë gërdeci

                                      More. Prisnim sot një artikull për paburrërinë e SPAK-ut për të dënuar kriminelët që dogjën 26 vetë në Gërdec dhe jo për lajthitjen e Berishës për mbrojtjen e Tik Tokur.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. L
                                        Liri

                                        Sh e thjesht pyetja jote zoti baze.pergjigha esht se ai qe ti I bo fresk ka 12 vjet qe pergatitet per kte dite.i ka large njerzit.kush do dal ne proteste ti apo soji yt?ju e keni ne terezi.bile un jam I habitur si ka akoma njerez qe protestojn.po me projektin rilindja 2030 sdo keni mo probleme.se donikin dhe ato pak vete qe Kan ngel dhe qe ju shqetesojn ty dhe akulloren tende.ndaj mbusheni me bangladesash e cdo lloj rrace se nuk hyhet ne Europe vetem me nje race.ndaj more zoti baze duhet ta dish ti dhe te gjith rraca jote prej komunisti se populli I ndershem shqiptar ju ka mallku.dhe gezoni sot por ta dini qe nje dite zoti do tju vij rreth te gjith juve ne kte bote a ne tjt.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. N
                                          Next

                                          Pse Berisha nuk i imiton dit protestat e Beogradit?! Sepse perëndimorët i kanë vënë në qafë tabelën e turpit të hajdutit, horrit dhe familjes së degjeneruar dhe e kanë hedhur për së gjalli në halenë e jashtqitjeve të historisë. Kështu që Sorrisi, USAIDI, OJQtë dhe lumi i parave të Perëndimit nuk financojnë pakënaqësitë dhe të vendosin Berishën në krye të tyre për të udhëhequr demonstrata masive. Shqiptarët e neverisin tek e shohin që prostituon 80 vjeç dhe vrapon të fusë surratin në çdo mut vorjoqimarjoti për t'i bërë qejfin grekut dhe armiqtë e Shqipërisë që i kanë larë qerren për 30 vjet , kanë rrjetet e tyre dhe spihunët e tyre nga do që bashkëpunojnë kundër Shqipërisë me Berishën, por nuk kanë popull për t'i dhënë që të trondisë Tiranën. Veçse hajt ti thuash një hajvani të trashë dhe e të paskrupullt tribal që politikisht ka mbaruar edhe si prostitutë. Si shërben dot as armiqve të këtij kombi.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. n
                                            nga Enveri tek Edveri

                                            Vazhdimi me Edi Ramen me tere pushtetet ne duar edhe pertej 11 majit e dergon kete vend direkt ne skenat e Beogradit sotem!

                                            Përgjigjjuni
                                            1. V
                                              Visi

                                              E vetmja gjë që mund të bëj dhe që ja tolerojnë është të bëj buçen e Edvin Ramës dhe pushtetit të tij mbretëror . PDja ngordhi si mos më keq, si parti antishqiptare. Nesër kur t'ju duhet opozita e vërtetë, do ndajnë dy pjesë PSnë siç bënë me PPSHnë dhe nëse njëra nga pjesët lajthit nën thundrën e ndonjë halabaku të uritur, e mbysin prapë si PDnë. Vetëm politika nuk vdes pse ngordh një parti apo një copë muti

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje