Intifada e “panelistëve” me honorarë, ndaj artistëve me projekte 

7 Mars 2025, 19:48Editorial Mero Baze

  
  
Prej vitesh nuk dal në ekran në debate televizive, që kur ato janë bërë me pagesë. 
Nuk është se nuk i dua lekët, por dalja e analistëve të paguar nëpër ekrane është një shëmti kulturore, një mashtrim i madh publik mbi transparencën dhe mbi të gjitha një fyerje për debatin publik. Dhe I vetmi rast që pranoj është ndonjë opinion I shkurtër pa qenë pjesë e “paneleve gjyqësore publike”.  

I shikoj disa nga kolegët e mi që janë vërtet në hall e detyrohen të braktisin herë pas here studiot, po për këtë shkak, por e kanë të vështirë të rikthejnë normalitetin tani që ka shkuar larg çmenduria. 

E kuptoj se shumë televizione janë në hall për protagonistë debatesh, ndaj u duhet të paguajnë shumë njerëz, të cilët i “emërojnë" analistë për çdo çështje dhe më pas me ta bëjnë gjyqe publike. 

Natyrisht “gjyqet” që çmendin shqiptarët janë ato të tipit me “informacione nga burimet e mija”, që “një politikan do arrestohet së shpejti”, apo që “një biznesmen është gjobitur nga një kriminel në një vend”, të gjitha këto, pa emra, pa adresë, pa burime. Dhe natyrisht pa pik turpi!  

Akoma më dramatike janë gënjeshtrat që u referohen burimeve të SPAK, siç ishte rasti I “apartamentit sekret të Ajola Xoxes” në Sky Towr, që në fakt ishte magazina e qendrës së biznesit të Sky Towr ku Xoxe dhe disa klientë të tjerë të qendrës së biznesit lënë sendet e tyre pasi zhvendosin zyrat. Kasafortën bosh prej dhjet vitesh aty të pronarit të linjës detare “La Vikinga” në Durrës e shpallën kasafortë të saj mbushur me para, apo fustanet Zara të gjetura aty si pjesë e një shfaqje opere, si veshje luksoze të saj.  

Këto I kuptoj se janë pjesë e baltës politike, pasi vet SPAK nuk i ka të shkruara kështu ne procesverbalet e veta. Kur gënjejnë i referohen burimeve të tyre në SPAK, kur e vërteta sqarohen vrapojnë tek gënjeshtra e radhës.

Shpikin përfolje politikanësh dhe prokuroresh në SKY apo encrochat nga ato që banditët janë të lirë të bëjnë për çdo politikan, gjykatës, prokuror apo gazetarë, përfshi dhe ata që flasin në ekrane. Po të lexosh atë dosjen ‘sekret” të Toyata Yaris e kupton më mirë këtë llum. Dhe në këtë çmenduri “artistike”,  të krijuar nga shkelmimi i integritetit të informacionit publik, çdo natë ke një viktimë në emër të moralit të panelistëve me pagesë. 

Tani shfaqja ka kaluar në një nivel tjetër. Një nga këto gjyqe publike në modë tani është kjo intifada ndaj atyre artistëve që kanë përfituar projekte kulturore nga Bashkia e Tiranës. 

Ata konsiderohen të gjithë kriminelë, hajdutë dhe bashkëpunëtorë në krim, me një lehtësi të papërballueshme, vetëm sepse targeti i këtyre analistëve për t’u sakrifikuar është, në këtë rast, Erion Veliaj, që ka qenë kryetar i Bashkisë në kohën kur ata kanë fituar këto projekte. 

Çështja bëhet edhe më e ndjeshme, sepse një nga OJF-të ishte dhe e gruas së tij, Ajolës. 

Tani, këta artistët duhen pyetur një herë: 
 A i kanë realizuar projektet për të cilat janë paguar?  A kanë qenë cilësore apo jo? A kanë qenë projekte që kanë gjallëruar qytetin, apo kanë qenë thjesht letra të firmosura pa ndonjë aktivitet real? 

Vetëm kështu mund të diskutojmë mbi eficencën e sponsorizimeve, por jo për kriminalizimin e tyre. 
Artistët në të gjithë botën kanë nevojë për sponsorizime dhe donatorët kryesorë natyrisht janë institucione publike, qeveritare, banka apo biznese të tjera. 

Ndërkohë, këta të vetëshpallur “analistë” me pagesë në ekrane, të cilët paguhen për të qenë besnikë ndaj politikave editoriale të pronarëve të TV-ve, u janë vërsulur artistëve, duke i akuzuar pse kanë pranuar para nga Erion Veliaj për aktivitete kulturore, dhe i quajnë të korruptuar. 

Dhe, për më tepër, e gjithë kjo hipokrizi ndodh përballë një shoqërie që pret gojëhapur “transparencë” nga ekranet, ku debatuesit janë të gjithë ushtarë me pagesë. 


Në këtë debat, është e pamundur të hysh, sepse asnjë njeri normal nuk pranon të marrë pjesë në një debat të parapaguar me njerëz të parapaguar, për të linçuar njerëz që kanë bërë punën e tyre dhe për të cilën janë paguar. Dhe përvecse paguhen nga ekranet ku dalin, të gjithë e dimë dhe se çfarë përfaqësojnë dhe për kë llogore janë aty.

Është normale që një televizion të punësojë gazetarë, t’i paguajë ata dhe të prodhojë opinion, pasi kjo është puna e tyre dhe njëfarësoj edhe marka e tyre. 
Por moda e televizioneve shqiptare, ku të gjithë kanë mercenarët e tyre me pagesë dhe i bëjnë gjyqin gjithë Shqipërisë, është një fenomen i rrallë në botë dhe ndoshta i vetmi. 

Aq më tepër, kur këta analistë marrin para nga dy-tre televizione, ku:  
Gjysmë ore shfaqen te televizioni i Shkëlzen Berishës, Gjysmë ore te ai i Edi Ramës, 
Gjysmë ore te ndonjë oligark hallexhi, 

Dhe në të gjitha rastet – me pagesë. 
Në luftë kundër korrupsionit! 
 
 

56 Komente

  1. N
    Nari

    Eshte per te qare niveli mizerabel ku kane rene televizionet dhe ne pergjithesi gjithe media ne vendin tone.Mjafton te shohim sondazhin e barometrit ne Euronwz Albania te publikuar para dy ditesh per te pare se cili eshte besimi i publikut per keto televizione mashtruese.Imagjinoni qe besimi i publikut per qeverine ishte 38,4% ndersa per mediat 30,4%.Pra qeveria gezon 8 pike me shume besueshmeri se media !! Po ashtu besimi i publikut per policine ishte 6 pike me shume se media ! Eshte sondazhi i vitit te trete qe pothuaj eshte e njejta gje ne lidhje me perceptimin e opinionit publik me median.

    Përgjigjjuni
    1. L
      L.Xh

      Me plehra tip Klod Llalla, Çipa, Curri, Lut Dervishi, Afro Krasniqi, Lorkë Vangjeli, Ar Çani, e shumë e shumë MUTËR të tjerë, me moderatorë Eni Vasilin, Grida Dumën, Blend Fevziun apo Babaramon, të duket vehtja sikur shikon një gropë septike, ku kuterbon vetëm era MUT, nga mutrit e mutrave të mutërve.

      Përgjigjjuni
      1. p
        prec ulaj

        Të qiftë DERRI E GOMARI, mamanë, babanë, gjyshërit, motren, gruan, tezen, hallon, e gjithë çke e çnuk ke o robqim L.Xh. Rroftë Albin Kurt Shqiptaria. Rama ik.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hordhia e ndyrë e Sali Rrumpallës

          Të nderuar komentues të Temës. E keni vënë re këtë katunari komunist-ortodoks Preç Ulaj, që Shan si një 12 vjeçar rrugaç. Mos ja vini re, sepse pavaresisht moshes biologjike, moshën mendore e ka shumë të ulët. Kemi patur dikur fanatikët e Enverit që të bënin gjëmën në mbledhjet e Frontit. Tani kemi rrumpallisto-kamunistët e Saliut dhe Albin Kurtit. Si është ajo shprehja? "Nëna e budallenjve është gjithmonë shtatzanë", se si është ajo, nuk e mbaj mend mirë. Ajo ka pjellë këtë Preçin. Mirë që na ka zënë halli me Saliun, Metën, dhe Ramën, SE nuk po dime si t'i heqim që t'u halim rrugë të rinjve, por nuk na lene rehat as mizat si Preçi tani.

          Përgjigjjuni
          1. H
            Henk

            "Hordhia". Jam shumë dakord me komentin tënd, nuk i heq asnjë presje. Por shprehja "nëna e budallenjve është gjithmonë shtatzënë" (la madre degli imbecilli è sempre incinta) është një përkthim fjalë për fjalë nga italishtja dhe në shqip nuk ka asnjë lloj kuptimi. Shprehja përkatëse në shqip është "budallai nuk ka brirë". Respekte!

            Përgjigjjuni
        2. K
          Koleg i Ngjeles

          Ne fakt te gjithe keto emra moderatoresh si Fevzo kaçurreli , Gridare Suma apo dhe xhuxhmaxhuxhi Babaramo qe hiqet si kompetent i madh , luajne rolin e perzjeresit dhe llumi i gatetareve qe perzien ne ato gropa septike , qelbin gjithe dynjane me idiotesite dhe broçkullat qe perziejne nate per nate. Jane bere me keq se disa hetues tipike te kohes se Feçor Shehut .

          Përgjigjjuni
      2. A
        Ajax

        Ke shume te drejte Mero ku thya jane me pagese , por nje pyetje eshte perveç pronareve te TV nga kush tjeter paguhen ? thua qe ka shume gazetare qe thone mbas informacioneve te besushme brenda SPAK do behet kjo e ajo , pyetja eshte qe Ju i nderuar Mero , duhet tja benit SPAK pse nuk dalin te thone qe jane mashtrime te gazetareve , por me çfare po shohim edhe SPAK po paguhet nen dorē , per vec rroges se majme , do jete mire qe te thiret ne parlament Dumani e te pergjigjet per pyetjet , por te jete dhe ( makina e se vertetes ) e te shohim kete zagarin e komunistit Non Grata

        Përgjigjjuni
        1. k
          konsevator ish -koprativist

          Mero ,dhiz iz a mirakull ov fridhem ,ov liri demokracia.Per fat te keq ,prodhimi I profesionisteve te vertete(ne çdo profesion), te shkolluar siç duhet , mbaroi qe ne vitin 1992 ,kur fillon degradimi I shkollimit ne Shqiperi.Ligji I famekeq 24/1 I "lexhendes",shkaterroi administraten dhe burokracine e shkolluar dhe solli plepat dhe rojet e kooperatives ne drejtim te çdo institucioni.Kjo politike e ndjekur eshte" nona" e injorances qe shohim ne çdo institucion (edhe mediatik).Ngushellimi I vetem , eshte se tashme shumica e shqiptareve jane ndergjegjesuar dhe nuk I @jerdhin shume perceptimet qe perpiqen te ngrehin keta analist-mediatikas te ndryshem.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dordi

            Zoti Baze! E fillon shkrimin duke vene ne loje “analistet me pagese” dhe le te nenkuptuar se me demek ti nuk blihesh dhe menjehere i del per zot AX duke justifiku hajnine e bere diten me diell! Na ke bo lomsh fare me kete logjike alla/arnautshe! “Analistet” na i kallxove qe paguhen por ti perse e mbron me fanatizem çiftin qe ka rrubat gjithe Tironen moralisht dhe financiarisht!?

            Përgjigjjuni
            1. E
              Endri

              Mendte I mbushen atij qe ka.Ti ne vend te trurit ke tallazh,fiks viktima e mashtruesave te mender me thene opnionisteve.

              Përgjigjjuni
              1. Ç'na gjeti me debilët e Saliut.

                O ti Dordomuz, çar thu mër pallë. Të demaskosh disa akuza banale të shpikura nga gjoja analistë nuk do të thote te mbrosh AX, por të mbrosh çdo njeri nga keto gjyqe publike si të Frontit Demokratik të Enverit. Ajola Xoxe nuk është ne burg, dhe askush nuk e di nëse do denohet apo jo. Por ti e paske denuar. I paske bere gjyqin Salisto-Enverist të Partise. Dhe po ta bëri gjyqin Partia, e hengre. O derr komunist-katunar. Ajola Xoxe levte denohet me 20 vjet burg po Ka vjedhur. Por kjo nuk është drejtesi. Kjo është gjueti shtrigash. Por, jetojme në Shqiperi. Vdesim per një çike gjyqësi publike, per gjyqe lagjesh, per një lider si Saliu apo si Rama, dhe jemi plot me Dordomuzë si puna jote. Derr.

                Përgjigjjuni
                1. e
                  era

                  fix fare

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gangsteri SB

                    Ja dhe Dordi,viktima domethënëse e pseudo analistëve që e ka fjalën Mero! O Dordi,o viktimë mediatike!

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Një shqiptar në Itali

                      Kush të ka thënë ty Dordi , që ky çifti na paska vjedhur tërë Tiranën kur SPAK po merret me fustanet e Ajolës të blera te Zara, një firmë fare popullore me çmime për fukarenjtë . Unë jetoj prej 30 vitesh në Itali dhe dyqanin e markës Zara e kam 100 metër larg shtëpisë . Të them të vërtetën , as unë nuk ble veshje te Zara , sepse i dua një çikë me të sakta rrobat se ato të Zarës . Ato veshje që ka gjetur prokurori i famshëm i Veliajt në magazinën e OJQ-së së Ajolës , janë pa asnjë diskutim veshje për shfaqje teatrale e operistike , është fare e thjeshtë për t'a besuar . Ajola me Erionin kanë bredhur tërë botën dhe e dinë shumë mirë cilat janë rrobat firmato e po të kishin aq shumë pare të vjedhura , nuk blinin rroba Zare , por blinin Armani , Dolce Gabbana , Cristian Dior e të tjera . Asgjë nga këto nuk u gjet tek Veliaj e Ajola . Demokarët kokëboshë të qoftëlargut të Viçidollit , bënë 52 manifestime violente para bashkisë së Tiranës dhe hodhën qindra bomba molotov , sa llahtarisën turistët e shumtë të sheshit Skënderbe . Akuzat ishin që Veliaj ka vjedhur 100 milion të inceneratorit të Tiranës dhe dhjetra milion të 5D , meqë u arrestuan dy drejtorë të bashkisë . SPAK-u i famshëm rrëmoi rërën e detit , por asgjë nuk gjeti as për inceneratorin e Tiranës e as për 5D ndonjë shkelje të kryetarit të bashkisë , për arsyen e thjeshtë sepse bashkitë nuk kanë asnjë lidhje apo përgjegjësi për inceneratorët , janë thjesht klientë , sepse ndërtimi dhe funksionimi i tyre varen nga Ministria e Mjedisit dhe ish ministri e ish sekretari i përgjithshëm I kësaj ministrie janë në burg . Si nuk u gjet ndonjë vjedhje klamoroze siç flitej poshtë e lart nga kryetari i bashkisë , prokuroria po merret me fustanet e Ajolës .Prandaj o Dordi , mos fol kodra pas bregut e mos dëgjo idiotë lart e poshtë e na i bën çiftin Veliaj hajdutë të Tiranës , në vënd që të shikosh se si Tirana , nga një haleanë që e la gjumashi Lulëzim Basha , është kthyer nga Erioni në një metropol evropian që vizitohet nga 12 milion turistë në vit .

                      Përgjigjjuni
                      1. I
                        Ish-këshilltari i Saliut

                        Emigrant në bashki Janë me fatura 860 mijë euro Pastaj fakti që Mero e mbron aq haptazi dhe sulmon Spak -un do të thotë që lal qelia do mbetet në burg

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          Një shqiptar në Itali

                          Do t'a shohim o këshilltari i plehrës , sepse , siç thotë populli " qesh kush qesh i fundit" .

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Një shqiptar në Itali

                            Ti këshilltar nuk e paske idenë . Ato 860 mijë nuk kanë dalë nga bashkia , por janë pare të sponsorizuara nga disa ndërtues , që edhe ata janë nën hetim , për OJQ-në e Ajolës . Rezulton që këto firma ndërtimi , kanë marë lejë ndërtimi nga bashkia e Tiranës . Ky është hetimi i SPAK-ut . Siç e spiegon edhe Merua në artikullin e tij , në gjithë botën OJQ-të ose organizatat jo qeveritare financohen nga privatë e biznesmenë, por meqenëse këta privatë kanë marë leje ndërtimi nga Veliaj , ky na qënka korrupsion . Po këto firma ndërtimi , kanë marrë leja ndërtimi edhe nga Luli kur ishte kryetar bashkie , edhe nga Rama . Meqenëse këto firma ndërtimi kanë financuar OJQ-në e Ajolës , duhet të ndronin zanat , nuk duhet të merrnin më leje ndërtimi nga i shoqi i Ajolës , se konsiderohej korrupsion . Ky është korrupsioni i Erion Velisë . Pra , një prokuror leshi, i emëruar nga 5 veta në SPAK , shkon e arreston kryetarin e bashkisë së kryeqytetit qe qeveris gjysmën e Shqipërisë , i votuar tre herë rresht nga votuesit e Tiranës dhe e le kryeqytetin pa kokë drejtuese për marrëzira që nuk kanë asnjë rëndësi dhe asnjë shenjë korrupsioni , prandaj po t'a përsëris "qesh kush qesh I fundit" , kini dhe pak durim .

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Kolegu i SPAK -ut

                              Jane paguar nga karta bankare në emër të dikujt tjetër por email dhe adresa Jane të zyrës së xoxës. Niveli i lepirjes ndaj nje politikani që është mashtrues ordiner me vila e llogari miliona euro është i tmerrshëm. Mos harro se ka dhe 4 drejtorët 5D lali në burg për përfitim fondesh që ja jepnin vetes

                              Përgjigjjuni
                      2. G
                        Gjeli

                        Kazan plehrash. Shqipni e mjera shipni kush t'ka qi (t) me krye n' hi

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Shkembi

                          Ku mungon transparenca, do lulezojne fantasite, dhe ne ket pike transparency eshte zero.

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            ENTSOE

                            Vemjet e darkes, I riprodhon Nongrata me incubator dhe me dollar.

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Kazanet televizive

                              Shqiperia eshte kaq e vogel sa nuk prodhone dot lajme , por lajmi duhet krijuar qe kazanet te mbijetojne . Nuk ka ne France debate politike télévisive . U denuar Sarkozy ju vendos nje colier électronique te kemba , dhe mjaftoje nje lajme disa secondes...... imagjinoni te ndodhte ne Shqiperi , kazani Fevziut nuk do pushonte nje muaj..... Shkullaku Bushati Lubonja Cani Çurri Hoxha Vangjel Bâton Haxhiu Erla Mehilli Grida Suma Rakipi e Rakipkarri nuk do pushonin .... Une nuk i ndjek kurre. Sipas informationeve te mia neser eshte e shtune pasneser e diele ky eshte discussion ne kazanet e mbremjes.

                              Përgjigjjuni
                              1. t
                                tallavaja

                                Respekt per editorialin e sotem z.Baze.Kjo pikse-pari vjen edhe nga niveli i ulet shoqeror brenda vendit pasi sipas statistikave del qe 65% e ketyre nuk dine as shkrim dhe as kendim.Te arsimuarit ky vend i ka perzene jashte kufinjeve si te padeshirueshem per kete llum shoqeror qe jeten e kane BBrather Rryp 1.2.3.4..............25 ,ku ne to shikon njerez parahistorik me floket e ndara me vije ne mes. Akademiket sot pijne kafe dit per dite ne seline e tyre dhe marrin parate e radhes.Nje vend qe 38% e rinise jane kamariere kafenesh qe u sherbejne 62% te tjereve.

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Luani

                                  Dordi futi ndonje ndonje fasule dhe gjume

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    LORA

                                    Te presesh transparence nga hallexhinjte e "opinionberjes" se televizioneve te kazanit,do te thote se nuk ke me cfare te merresh.Eshte humbje e pafalshme kohe dhe vetfymje. Jo,kam plot pune te dobishme per te kryer ne diten time.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      LORANI

                                      Mire e ke, s'duhet cuar kohen kot. Nje jete kemi. Jam ne dispoziocionin tend. Me qifsh per nge e me afsh moj Lora. Ne cdo kohe e ne cdo pozite.

                                      Përgjigjjuni
                                    2. P
                                      PO , PO

                                      Ja , kaq budall te jesh , sa asht Dordi , cka po te duhet ma shume ? ! Dordi ash produkt origjinal i llumit marramendes qe shet me pare cash media jone "demokratike" e "atdhetare" !

                                      Përgjigjjuni
                                      1. I
                                        I juaji Edver Rama

                                        Poshte Trumpi dhe cari Rusise. Rrofte Ukraina e Lire dhe Sovrane. Poshte Ramuti dhe cari Servise. Rrofte Kosova Republike dhe Albin Kurti.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. S
                                          Sali qoftëlargu

                                          Ke haruar të thuash edhe Rroftë Enver Hoxha , Rroftë Lenini , Rroftë Stalini , hajvan e idiot i lindur .

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            Dritan Goxhaj

                                            Saliho ju bastardat e Ramutit argat të serbit, krimit, tradhtisë e hajnisë nuk pi hekni bolet e Kurtit pi gojes hiq …..he ja u qift Vuqiqi ma t’mirat e shpisë …haaaaa

                                            Përgjigjjuni
                                        2. A
                                          Aron

                                          Tragjikomedi

                                          Përgjigjjuni
                                          1. P
                                            P

                                            Analistet paguhen per te genjyer,kjo eshte jo vetem e neveritshme por dhe kriminale.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. p
                                              pilo lala

                                              Mos hani mut o burra pa koqe. Ju ini grek bythqira që edhe shqip nuk dini me folë. Gjithë gratë e juaja kanë pjellë kopila grekësh. U shoftë rraca juaj prej muti. Poshtë Ramuti. Rrnoftë Albin Kurti.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. S
                                                Shqiptari I Shqipërisë

                                                Çdo gjë le të jetë njeriu , vetëm kosovar , JO .

                                                Përgjigjjuni
                                              2. E
                                                Edi

                                                Degjon ata te kronikes qe tani merren edhe me Ameriken dhe tmerrohesh nga papergjegjshmeria e lajmit qe sjellin duke fantazuar . Ne krye jane hjenat me Lalen qe ka bo dhe emision ato hjena qe e bene ate Elsa Lilen kryetare grupi strukturuar kriminal…… Tmerr

                                                Përgjigjjuni
                                                1. N
                                                  Na myten

                                                  Po ti je “elitar” o Mjero! S’ke nivel rrogtari. Ti je nivel obortarri. Ti je “realist”. Nuk mbeshtet ate qe ka vjedh 100% por ate qe ka vjedh psh 60%. Ky relativizimi i vjedhjes eshte nje nga kurvllëqet më të mëdha anal(itike). Dhe ti je mjeshter per ta paketuar si duhet. Po keni bythë te beni media te pavarura dilni me gazeta me abonim. Se nga ju vijne ju te “pavarurve” dhe atyre te varurve parate u mor vesht.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. P
                                                    Patrioti cam i M...Bazes

                                                    Hap syte e thirri mendjes or Mero djalka se duke e shpallur ate fare Ajola Xoxa "Artiste me projekte" merr persiper rrufete nga maja e Surrelit pastaj...

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      Asd

                                                      Baze po vrapon te ndihmoje Veliajn dhe Xoxen, sepse nuk mjafton as qeveria as avokatet dhe as parate me thase qe kane. Turp!!!

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. t
                                                        tkiu

                                                        Komentusit e mesiperme bythlepires te sali gerdecit dhe albin pordhes jane ilustrimi perfekt I gomareve te formuar nga opinionet e banaqeve merd - iatike .Po ti shtojme kesaj edhe analfbetizmin funksional te ketyre kokeloqeve atehere plotesohet tabloja.Megjithate ,EDI dhe PS do fitojne mbi 95 mandate,malleshtoret rreth 35,te rinjte kusurin qe mbetet.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. P
                                                          Po

                                                          Mediat televizive ne Shqiperi konkurojne tik-tok.. Jane ne fakt media sociale qe punojne ne te zeze. Nuk ka budalla ne kete vende qe mos ta dij qe jane lavatrice parash te droges e te korrupsionit. E njejta media ju ben gjyqin te tjereve por asnjer vetes. Normal qe kane degraduar ne banalitet analistet qe ftojne sepse vetem llumi shkon aty.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. P
                                                            POSTOLI

                                                            MUA PERSONALISHT ME VJEN SHUME KEQ QE NUK MER PJESE NE DEBATET PERBALLE POLITIKANEVE TE NDRYSHEM TE ÇDO LLOJ KRAHU SEPSE DERI TASHTI KEMI PARE GAZETARE E OPINIONISTE TE TIPIT :MEDIA THOTE KESHTU TI SI THUA?DHE NUK SHPREHIN MENDIMIN E TYRE TE BAZUAR NE FAKTE E DOKUMENTA.QOFTE EDHE KUNDER POLITIKANEVE.PRA THJESHT SERVILE MODERNE TE POLITIKANEVE TE CILET THONE ÇFARE DUAN KUR E VERTETA ULERIN PER TE KUNDERTEN.....

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. A
                                                              Ana

                                                              O Mero po parate ku i gjejne keto televizione qe paguajne per nate nga 3-4 anal-ista dhe mederatore? Pastaj, me perhapjen e platformave sociale ne mase, ku cdo njeri qe ka deshire mund te hape nje kanal psh ne You tube dhe te behet nje "stacion televiziv" per qejf te vete, ka nje konkurence te madhe. Sidoqofte rasti i Veliajt eshte shume interesant dhe une mezi pres zhvillimin e gjyqit ne themel, sidomos per te pare argumentimin e organit te akuzes sesi vepronte "harabeli" per te zhvatur fondet publike. Pra skemat e funksionimit. Me ben habi sesi Drejtori i Harabelit, nuk drejtonte Harabelin! Nejse, le te presim edhe ca deri sa te kthjellohen ujrat e ndotura!

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. L
                                                                Lali

                                                                Mba shenim or Mero e mos e harro or burre, nuk e ka burgun Velia prej atij Olsi kurre / ne qeli ate Veline nuk e mba ai Prokurori "kacurrel", por e mba urdheri i Bosit atje tej ne Surrel /

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. V
                                                                  Vlonjati

                                                                  Sa karë që je more lali , ka plot njerëz që i mungon një pjesë e trurit , po ty të mungon më shumë se gjysma . Po çfarë shkruan o të qifsha udhët ?

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                2. B
                                                                  Berti

                                                                  Ka moderatore te shume paguar dhe paneliste me pagese. Moderatoret milionere qe paguhen nga Berisha jane Qin Peka, Fevziu, Cani Eni Vasili. Por ka dhe moderatore qe paguhe nga tv te pozites por edhe te opozites si Grida Duma,Sidorela Gjoni apo shkurtabiqi prepotent Babaramo.Dhe te fundit analiste besnike e te mirepaguar nga Shkelzen Berisha te tille si milioneri koktrashe Shkullaku, Koka,Lubonja, Sonila Meco, Adi Krasta, Enton Debil- ekaj,Dervishi etj.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. E
                                                                    Erdogan

                                                                    Intifade,Panel,Honor,Artist,Project etj,e te tjera,Ecetera. Cilat nga keto Terma jane Arnaute o Mero Mavria! Mavros greqisht I Zi Sketerre. Per cfare "Kombi" e kini Llafne o Genitcere te turqizuar qe na degjeneruat Kombin e Perandorit Ilyre Megas Kostantinos me qender Kostantinopolis? Mallkuar qofshi o kriminel te Qemal Ataturkut.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. h
                                                                      heladhian pej anatoli

                                                                      Sa t mir e kon sumen greket , fantastike fare.Kurse ne kostandipolloqifos ,turqit e punojn fort sumen greke.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. E
                                                                        Erdogan kari

                                                                        Erdogan kari. Të ka dhjerë papuja sot në gojë apo akoma?

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                      2. M
                                                                        MANUSHE TOLA

                                                                        TE LUMTE PENA O ZOTI MERE,

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. K
                                                                          Ka dhe të tjerë

                                                                          Zoti Mero. Analiza juaj është brilante, vetëm se i mungojnë emrat konktet, megjithëse syresh ka me shumicë, duke filluar nga e gjithëditura Klodiana Lala me fytyren që ta shpif dhe pastaj me radhë; Fatos Lubonja, Andi Bushati, Arnand Shkullaku, koka, Artan Hoxha predidenti dhe ai tjetri gjobaxhiu, e dei tek torollakja Anduens llabsni.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. i
                                                                            i drejti

                                                                            haaa Mero nuk paguhet nga askush megjitheate eshte bere milioner me gazeten qe e lexon e gjithe europa per lepirjet qe bene Meroja ne favor te qeverise sepse ka djalin qe i punon ne bashki haaaaaaa dhe ky eshte i ndershem opinionistat tjere jane te blere por nuk permend asnjehere ata te qeverise si Hila Minxhozi Nazarko Qupi Ngjela Demalija etj haaaaa dhe tani na del se ishte nje magazine e la vikinga e mbushur plot me euro qe mykeshin dhe rroba te vjetera haaa.botoje komentin legen.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. i
                                                                              i drejti

                                                                              I gjithe shkrimi e Merjos eshte ne mbrojtje te Lali Euros por Mero nuk na tha se kushe i paguan apo flet ne mbrojtje sepse keta analistet e paguar ja kane qite te gjitha hordheqet Lali dhjerit thelbi eshte ky ooo lepirsat e Meros ok por minaria ne these nuk hine tashme Lalit i shperthyer puseta e hales e ka qelbur gjithe dynjane edhe komentuesit e paguar ketu e dijne si eshte e verteta por jane te detyruar per nje rroge te shkretet haaaaa.

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. G
                                                                                Goni

                                                                                Ne kte kenète mashtruesish te paguar gjejne elemente sherbimet e huaja,

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. c
                                                                                  cEndriFuga e felliqesirave

                                                                                  Mero vete nuk eshte aspak i panelit te Honorareve...ai vetem tek strofulla e pepino Car Boles shkon pa pagese.

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. S
                                                                                    Sula

                                                                                    Nuk kam ndonje preference te spikatur per Ngjelen po e ka thene dikur nje perlë : "çdo broçkull që lëshon nje "analist" e ka mbrapa nje rrogë"

                                                                                    Përgjigjjuni
                                                                                    1. L
                                                                                      Lleshi

                                                                                      Pjese e ketij shemtimi jeni edhe ju ZOTI Baze!

                                                                                      Përgjigjjuni

                                                                                      Lini një Përgjigje