Përgjimi nga SPAK i Gjykatës Kushtetuese tregon që nuk kemi Gjykatë Kushtetuese

4 Mars 2025, 18:39Editorial Mero Baze

Beteja belbëzuese e Gjykatës Kushtetuese me SPAK, rreth urdhrit të prokurorit Klodian Braho për të vënë nën përgjim një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, është pasoja e parë e rëndë e nënshtrimit të gjyqësorit ndaj prokurorisë. Kjo vjen për shkak të lirisë që i kanë dhënë vetes për të interpretuar hapësirën e veprimit ndaj një anëtari të Gjykatës Kushtetuese, pa e regjistruar atë si person që i atribuohet një vepër penale, e lëre më si person nën hetim.

Përgjigjia e Altin Dumanit rreth rastit në fjalë është një përgjigjie “me arra në gojë”, për të mos u kuptuar se çfarë përgjegjësie merr si institucion në këtë rast dhe për të treguar se ka disa gjëra që “vetëm SPAK i di”, siç është rasti se kush përgjohet.

Reagimi i dytë i Gjykatës Kushtetuese ishte edhe më keq se përgjigjia e Dumanit. Ata as thonë dhe as kërkojnë llogari pse është shkelur ligji, por duan të thonë se nuk ndikohen nga askush, as nga SPAK, dhe as nga krimi.

Kjo është një sjellje banale dhe një humbje e autoritetit të institucioneve të drejtësisë. Për të gjithë lexuesit që nuk janë në brendësi të debatit, bëhet fjalë për një urdhër të datës 10 shkurt të prokurorit të SPAK, Klodian Braho, i cili ka urdhëruar lejimin e përgjimit ambiental duke pasur në fokus gjyqtarin Genti Ibrahimi. Sipas tij, pasi Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë më 30 dhjetor kërkesën e të pandehurit Pëllumb Gjoka për të mos u marrë në konsideratë përgjimet e SKY, ekzistojnë dyshime se zbardhja e vendimit mund të favorizojë palët e interesuara.

Pra, Gjykata ka marrë një vendim që është në favor të kërkesave të SPAK dhe jo të të pandehurit, por meqë SPAK dyshon se mund të zbardhet keq vendimi, ka urdhëruar të përgjojë Genti Ibrahimin.

Kaq është e gjithë fabula.

Pozitat procedurale sipas Gjykatës së Lartë:

Gjykata e Lartë ka parashikuar tre pozita proceduriale për personat e përfshirë në një procedim penal:

1. Personi që i atribuohet një vepër penale –  Ky është personi i kallëzuar, ndaj të cilit ekzistojnë veprime që mund të krijojnë dyshime për konsum të një vepre penale.

2. Personi nën hetim –  Është personi ndaj të cilit zhvillohen hetime individualisht dhe dyshohet se ka kryer një vepër penale.

3. I pandehuri – Kur prokuroria ka krijuar bindjen se personi ka kryer një vepër penale.

Tani, me gjuhë të drunjtë dhe “arra në gojë” për t’u dukur institucionalë, mund të flasësh gjithë ditën, por përgjigjet duhet të jenë të qarta si nga SPAK, ashtu edhe nga Gjykata Kushtetuese.

Pyetja kryesore që duhet një përgjigje e qartë:

A është e ligjshme shkresa e Klodian Brahos e datës 10 shkurt?

Përgjimi nga SPAK i Gjykatës Kushtetuese tregon që nuk kemi

Tani që ajo është bërë publike në media, nëse dikush i del zot asaj nga SPAK, duhet të dalë me një fjali të qartë: “PO, ajo shkresë është e ligjshme.”

Ajo që SPAK ka bërë, është se ka regjistruar një procedim penal bazuar në indicie, dhe jo në dyshime të arsyeshme të bazuara në prova. Në të njëjtën ditë, ka ndërmarrë veprime të drejtpërdrejta ndaj një anëtari të Gjykatës Kushtetuese duke e vënë në hetim faktik. Por për t’i shpëtuar kontrollit të gjykatës, afateve procedurale (60 ditë) dhe mbikëqyrjes nga avokatët, nuk ia regjistrojnë emrin në rregjistrin e procedimeve penale. Është një praktikë që e kanë bërë dhe me persona të tjerë nën hetim, që i merrnin në pyetje për veprimtarinë e tyre dhe nuk i shënonin emrin në rregjistër, që të mos i fillonin të drejtat dhe afatet proceduriale

Pra, bëhet një lojë fjalësh për të mos marrë përgjegjësi për atë që është bërë.

Zoti Dumani thotë “nuk është në hetim”, sepse nuk ia ka regjistruar emrin në rregjistër, ndonëse kishte detyrim ta bënte. Por nëse nuk e kishte nën hetim, pse e përgjonte? Ai gjithashtu thotë “nuk ka kallëzim”, sepse procedimi është bazuar në indicie, të cilat nuk sqarohen se çfarë janë.

Zoti Dumani bën pohime të panevojshme, të cilat nuk ja kërkon njeri, por nuk jep asnjë përgjigje lidhur me ligjshmërinë e asaj që ka bërë institucioni i tij.

Përgjigja e Gjykatës Kushtetuese është edhe më e rëndë: një dorëzim total ndaj deformimit të standardeve që ajo vetë ka vendosur.

Nëse kjo çështje kalon pa asnjë llogari dhe me përgjigje pa përmbajtje, atëherë sistemi i drejtësisë ka rënë.

Edhe pse Edi Rama ua ka ndaluar deputetëve të flasin për SPAK, dhe Berisha ka premtuar se do ta shkrinte atë më 12 maj, para se të mbajnë këto premtime, është më mirë të zhvillohet një debat parlamentar për këtë çështje.

Dhe kjo vetëm për faktin se duket qartë që nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese të denjë.

Se po të kishim një Gjykatë Kushtetuese të denjë, ajo mund të shpërndante edhe Parlamentin, nëse ai i ka lënë hapësira të tilla lirie dhe pushteti arbitrar një prokurorie për të përgjuar një anëtar të saj, në mënyr ëtë paligjshme. Fakti që Gjykata Kushtetuese sot perceptohet si e trembur nga një prokuror i SPAK, i bie të mos jetë Gjykata që mbron rendin kushtetues, por Gjykata që përligj Republikën e Prokurorëve. Për këtë të fundit nuk di të ketë votuar ndonjë shqiptar.

52 Komente

  1. D
    Dordi

    Deri me 9 Shkurt SPAK ishte ok kurse te nesermen dhe gjithe e kunderta! Me kete logjike as ne Brrake nuk shkojme… Ec Bedrone!

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gjykata Kushtetuese ka rene si Spaku, njesoj

      Bravo Mero!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kolegu i SPAK -ut

        SPAK -u ka mbi 70% ka mbështetjen e shqiptarëve. Mero "harron" që përgjimi i Spak -ut ishte nga nje informacion që GJK mund të hidhte poshtë përgjimet e Sky ecc të përdorur kunder krimit të organizuar. Jo më kot Mero boton cdo gaz me rigon të Manjanit. Që paguhet për të mbrojtur kriminele që kanë porositur vrasje etj. Por meqë ka në burg edhe shefin e tij që drejtorët 5D lali i ka si grup i strukturuar kriminal

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xha Faiku

          Dordi paske mungese llogjike por po mundohem te ta shpjegoi une- deri ne 9 shkurt gruaja jote ishte idhulli yt por ate dite ti more vesh se ajo qihej edhe me te tjere dhe behet e urryera jote .Tung

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kolegu i SPAK -ut

            Faik kur Erjon Qelia u mor në pyetje nga Spak -u Doli jashtë dhe tha që SPAK -u është investim i PS -së dhe ai takoj ca kolegë aty dhe i ndihmoj se nuk e dinte që 5D drejtorët e tij kishin vjedhur ca miliona. Tani na del që SPAK -u qenka i saliut duhet shkrirë etj. Pra jeni në një linjë me saliun të paktën ai e thotë hapur

            Përgjigjjuni
        2. N
          Nesti Angoni i PD

          Reformo'i Nesti Angonin sa me shpejte se po kalohet ne diktature....

          Përgjigjjuni
          1. l
            lavdosh

            Mero djali, me sa kuptoj nga cfare ka ndodhur, u binda qe Prokurori Braho ka vepruar si mafioz duke i bere presion nje anetari te Gjykates Kushtetuese ne fillim duke nxjerr ne publik fjalet se gjykates po i behet presion dhe me vone duke vene ne pergjim nje gjykates. Keto jane veprime mafioze! E them perseri qe nqs keto institucione (SPAK, BKH) veprojne ne kete menyre me njerez te fuqishem si psh Veliaj apo institucione te fuqishme si GJK imagjino se cfare bejne keta me njerezit e zakonshem te ketij vendi. Te njejtet Prokurore te SPAK dhe hetues te BKH jane te zote te bejne arrestime per nje arke me peshk, per nje leje rruge ne fshat, per nje kandidat qe premton se do rregulloje linjen elektrike, per nje ish kryebashkiak qe ka pushuar nje drejtor nga puna, per nje deputet qe duhet te justifikoje se si ka blere nje apartament (lista eshte shume e gjate) por nuk kane bere gje per ngjarje madhore si 1997, 1998, 21 Janari, Gerdeci pa llogaritur skandale financiare dhe korrupsioni si rruga e Kombit, CEZ, Albetrol etj etj. Eshte pergjegjesi e PS dhe Rames qe 11 Majin ta kthejne ne nje vote per nje reforme drejtesie qe te behet nga populli, per popullin dhe me popullin. Denimi nuk eshte qellim ne vetvete por nje mjet qe ta beje vendin me te mire per njerezit e ketij vendi

            Përgjigjjuni
            1. U
              Usa do shpalle Dumanin nongrata

              Prokurori Braho duhet futur ne burg, bashke me Dadon dhe Dumanin kryemafioz.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Marinela

                ky eshte nje gjobaxhi i papare

                Përgjigjjuni
            2. V
              Veri

              Amon mer SPAk vetem Saliun dhe anetaret e koalicionit Shqiperia madheshtore mo na i ngani deri me 11 maj se do na haje te gjalle Ed Rama. Amon.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nora

                Mero sa te lehe balua ne Shqiperi era mut do te bjere ne çdo avlli.Dumanin po e perdorin si Saliun deri ne 21 janar ku edhe se vrau kater protstues me duar ne xhepa,ku karieren e filloi me 2 Prill 1991 dhe shpresoj ta kete mbyllur me 21 janar si "Burre shteti",nese nuk bene ndonje prapesire ne zgjedhjet e ardheshme parlametare ku te riquhet edhe nje here "burre shteti" nese nuk e kane zevendesuar me Dumdumin si e ardhmja per te vrre perseri Shqiperine dhe shqipetaret.Ndaj mos ia vure fajin Dumdumit por Gestapos qe e drejton si Saliun per mese 30 vite.

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vala

                  Kjo drejtesi e turpshme mafioze ka vendos ti beje varrin Shqiperise. Duhet varrosur kjo, qe te shpetoj Shqiperia.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Andon

                    Të vihen në hetim nga SPAK gjithë gazetarët gjobaxhinj e rryshfetxhinj, që kanosin, kërcënojnë e fyejnë për shkak të detyrës, Prokurorët dhe Gjykatësit e SPAK.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Populli do te fute ne burg hajdutet e Spak

                      O Andon, mos do thuash qe pas gazetareve Spak duhet te fuse ne burg gjithe ate pjese te popullit qe nuk e do me Spakun? Mos o Zot!

                      Përgjigjjuni
                    2. Q
                      Qytetari

                      Kjo tregon se të gjithë sistemin e drejtesisë e kanë kapur të paaftit dhe qe drejtohen si kuklla nën regjin e kryekriminelit , ja pse duhet që mbas 11 Maji , PS të ketë mbi 85 deputet qe të ketë votat për të bërë ligje të reja qe te shkatërojë këtë sistem drejtesie duke filluar nga SPAKU-deri tek Gjykata Kushtetuese dhe të rindërtojë një sistem drejtesie te re me njerëz të rijnë qe mos të kene nëpër këmbë ferrat e gjykatesve, prokurorve apo te hetuesve qe lindën nën shkurret e plepave dhe nëpër kristalet e universiteteve mbas vitit 1990

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Demokrati pa parti

                        Nuk e kane kapur drejtesine te paaftit por dashaket ata qe nuk duan drejtesine por partia mbi te gjitha

                        Përgjigjjuni
                      2. n
                        niku

                        Eshte e nevojshme qe juristet qe ndertuan keto ligje te reformes te prononcohen .Nese ka difekte te tilla juristet duhet te sqarojne parlamentin dhe publikun e gjere.

                        Përgjigjjuni
                        1. O
                          Oficeri dulles

                          Iku dhe spaku per lesh

                          Përgjigjjuni
                          1. N
                            Ne burg ata qe vetuan Spakistet

                            Drejt, jo vetem per lesh por dhe per dhjame qeni. Spak eshte plot te koruptuar, shikoni pronat e tyre te pajustifikuara.

                            Përgjigjjuni
                          2. J
                            J

                            Po e perseris per te disaten here,nje group prokuroresh te Spakut punojn simbas urdherave te Saliut,pra eshte nje bande kriminelesh qe e drejton kryekrimineli Sali Berisha.

                            Përgjigjjuni
                            1. U
                              U

                              Dumani kryeson banden e Sali Berishes ne Spsk.

                              Përgjigjjuni
                              1. Y
                                Y

                                Ky eshte Spaku I Saliut,Saliu I shan per ti mbrojtur,medemek I ka kundershtar,kurse ata e ledhatojn,asnje hetim per Gerdecin dhe 21 Janarin. Opozita dhe Spaku jan bere bashk kunder PS dhe qeverise.

                                Përgjigjjuni
                                1. G
                                  Gjyqtari

                                  Gjykata kushtetuese është kthyer në gjykatë shërbyese të spakut,kjo gjykatë nuk ka më asnjë funksion është e tredhur nga spak dhe në nën urdhërat e tij. Duhet të mblidhet parlamenti urgjentisht,kjo situatë është tepër alarmante,spaku është kthyer në Gestapo si në kohën e Himlerit që arrestonte ke të donte. Turp për këtë gjykatë kushtetuese që është katandisur në vasalë të spakut nën urdhërat e Dumanit. Këtu drejtësia ka dështuar totalisht,mjerim.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. P
                                    P S E ?

                                    Vertet ke zgjedhur te quhesh Gjyqtari , por sapo ke filluar te merresh me ligjet ! Edi Rama mund ta mbledhe parlamentin , te shprehe edhe shqetesimet e tij atje , por nuk mund te beje ndonje gje , se nuk ka votat e mjaftueshme . Duhet ta ndihmoje Saliu , i cili , nga dasguria e madhe qe ka per te , do ta haje te gjalle ashtu sic eshte i veshur . Pa folur pastaj se , parlamenti nuk mund te nxjerre asnje ligj , pa pyetur tutoret europiane , per ndryshe Shqiperia do te filloje stazhi i kandidatit (te partise) nga e para .

                                    Përgjigjjuni
                                  2. A
                                    Aleanca për kërcimin e valles së "lexhendës"

                                    Mero djali,në një vend anormal si Albanistani,asgjë nuk është normale! Po të ishte normale ajo drejtësi do arrestonte vatrēn e infeksionit,pa u futur "AI" te shtat penxheret,pa u shkatërruar rrjeta e tijë,që për hir të së vërtetës,përbën shtyllën kurrizore të "pa-drejtësisë",aty nuk mund të folet për normalitet. Ku ishe,asgjëkundi,ç'farë bëre,asgjë! E keqja duhet shkulur me rrënjë,këta vetëm e krasisin,dhe krasitja duam apo s'duam ne,vetëm e shëndosh atë që krasitet! Pooor siç duken bathët janë largë pashkët,s'na ngelet gjë tjetër veç'se të presim që ora biologjike t'i japi fund kësaj të keqe që i është gjitur Shqipërisë si m....... pas këpucës!SPAK-u duhet të bëj atë për të cilën mbipaguhet,të vendosi "lexhendën" pas hekurave,jo të dhjesi në brekë para tij. Poshtë fashizmi berishist

                                    Përgjigjjuni
                                    1. t
                                      tan ZAG

                                      O Mero, a e shikon cfare juristesh jane keta te SPAK?! Citoj piken 2 te nenit 221 : Regjistrimi i fshehtë fotografik, filmik ose me video i personave në vende publike dhe përdorimi i pajisjeve gjurmuese. Pra Klodian Braha, nje injorant, bashke me Dumanin, autorizojne "PERGJIM", nderkohe qe neni thote "FOTOGRAFIM, FILMIM dhe GPS". Kaq. Pyetja eshte : cfare kupton Klodian braho me "Pergjin ne ambiente publike"? Pyetja tjeter : perse ngarkon OPGJ te Tiranes, dhe jo BKH?

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        Bella

                                        Mero ke te drejte po merakun e ke te lali ti prandaj do qe ata ti bien spakut per ju hajnat e bashkise.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. B
                                          Bela B

                                          Bravo Mero!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. P
                                            Patronazhisti

                                            Humbasim kohe, energji dhe ide duke degjuar pordhet turistike te palloshit tone ne krye dhe nuk shohim minat qe po i vendosen sistemit te drejtesise. Nuk eshte aspak naive apo "gabime" sic na thote palloshi por jane veprime te qellishme per te denigruar e me pas degjeneruar ligjerisht sistemin e drejtesise. Mjafton rasti "Nesti" qe procedurat e SPAK dhe BKH te hetohen urgjentisht nga parlamenti. Partia Socialiste duhet urgjentisht te kthej vemendjen e te dale qarte dhe hapur me nje projekt te ri per drejtesine. Le ta vendosin njerezit ne Maj nese e duan kete projekt. Nuk kane ngrene njerezit burg per "shperdorim detyre" apo te tjere qe jane sot brenda pa akuza e pa prova qe ti vihen minat reformes ne drejtesi dhe ta fillojme prape nga zero. Pushteti politik eshte absolute dhe shumica ne demokraci te thyhen hundet. Palloshi ti lere pordhet e te kthej vemendjen kesaj rradhe jo me fjale por ide te qarta dhe aksion politik.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. *
                                              ****

                                              Me largimin e mbikqyresve amerikane Spak po vepron si Garde Pretoriane e dale jashte kornizes Ligjore, duke rrezikuar demokracine e brishte në Shqiperi, ndoshta ai po perdoret nga sherbimet Ruse dhe duket se po ja arrin qellimit per destabilizim. Veprimi me Gjykaten Kushtetuese eshte Puç Institutional, urgjent duhet te ishte mledhur Parlamenti. Ministrine e Drejtesise dhe Qeverine nuk duhet ti zere gjumi me kete qe ka ndodhur.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. E
                                                Endri

                                                Bravo.Koment per pese yje.

                                                Përgjigjjuni
                                              2. X
                                                X

                                                Spaku eshte bere si shiku I Gazidedes ne shtetin terroriste te Sali kriminelit ne vitet 92-97. Shiku I gazidedes maskroj gazetar dhe opozitar si,Ramzi Hoxha dhe shume gazetar rrahu opozitaret ne 26 Maj 1996 dhe shume krime te tjera. Banditet e Saliut ne Spak me Dumanin ne krye po bejn gjueti shtrigash kunder zyrtareve socialist.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. Z
                                                  Z

                                                  Ju Kam dhjer mu ne Spakun e Dumanit te Saliut.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. P
                                                    P

                                                    Nuk behet drejtesi me njerez anonim si ky Dumani I shpellave te Peshkopise.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. G
                                                      G

                                                      Qe te drejtosh Spakun duhet te kesh bole,ose me thjesht,integritet moral dhe qytetar,te jesh dikushi me rrenje,jo barishte si ky shpellari Peshkopise.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. B
                                                        Berti

                                                        Perfundimisht ne Spak ekziston nje grup prokuroresh kriminele qe udhezohen e drejtohen nga kryekrimineli i Shqiperise Sali Berisha.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. T
                                                          Tironsi

                                                          Bravo z.Baze. Seç e kanë nje instikt primitivi keta dreq rrace prokuroresh, qe ti ngjajne sa me shume prokuroreve te Diktatures. Me padrejtesi behet i suksesahem kushdo. Puna eshte te arrish sukses brenda ligjit. Keta prokuroret e SPAK me duken si barcaleta "e nuses qe kishte hall te mbahej e virgjer sa te mbaronte dasma", pastaj e leshoi pa duar moralin dhe u be k*urve fare. Dhe keta sa kaluan vetingun paten hall tani vazhdojne duke shkelur cdo ligj e cdo moral. Ai Dado me shkrin fare, si e therrisnin ate Bruce Willis? Oooo keta katunaret te shkrijne me lot. Imagjino tani ndryshimin. Komisar Kosenit ne Elbasan ja vune nofken Katani. Olsi Dado nofken Bruce Willies. Komentet jane teper!

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. l
                                                            limoni

                                                            Po a e dini ju ote mjere se Dumdumani ne nje vallzim me kenge per Sali Berishen e kish ngritur kembeh me larte nga te gjithe dhe kish thyer rekordin qe ish vene nga Gjek Marka.Mesojeni se eshte vendosur kriter hedhja e kembes sa me larte qe te trajtohesh nga Berisha . Vezhgimin dhe verifikimin i ben Muli me Vokshin.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. G
                                                              Gjin Gjoni

                                                              Gj K, e jona, te shperndante Parlamentin? Po talleni a si? Po pse Ben gjithe dynjaja sikur cuditet, po a nuk e di I gjithe komunitet I juristeve se ne cfare niveli Jane anetaret? Pervec Gentit dhe Ilirit, pjesa tjeter Jane ne nivelin e Ols Dados. A e pate kryetaren si ju mor goja, literalist, kur u pyet per pergjimin e Spak? Ajo mendonte, te kene filluar valle qe ne kohen e gjyqit te Top Channel, apo tashme se fundi. Te bente hesapet e saja, sa mund te denohej. E ju thoni Gj.K. ATA Jane per turp ore. Niveli I tyre eshte me I u let se I ndihmesvr lighore. E keto emerime te turpshme, i lejoi Rama, pa u interesuar hic per drejtesine. Sot I duhen ATA, por ATA nuk bejne dot asgje, pasi Jane edhe te korruptuar. E duke ditur cfare Kane bere, qendeojne si pula te lagura. Dhe e fundit, pergjimi ka baze, nuk eshte bere kot. Kur te arrestohet ndonjeri e provat te jene te shkruara, nuk besoj do themi me obobo u cenua shteti ligjor!

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. h
                                                                hila

                                                                Z. Mero prokurori pa urdher te Dumanit sigurisht nuk e ka ba, dhe prandaj dhe Dumani mban arra ne goje. Mjere Shqipnija ne duar te kujt ka mbete, dhe leshko ato qe ju lane kaq fuqi ne duar Dumanit e Dumaneve kushdo qofshin. Na e lavderonin Dumanin neper ekrane, burre i ndershem. Po ai duket ne surrat kush eshte. Ka than Turku cehredin beli. (fjale qe se lot topi.) Hajde dru me pre.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. J
                                                                  Juristi i plepave

                                                                  Nje gje me ben pershtypje. Prej kohesh, qe kur u padit per klubin Partizani, plaku Sali nuk ka lene gje pa thene kunder SPAK-ut. Cdo dite, nganjehere dhe dy here diten, e quan ate organizate kriminale; i ve lloj-lloj epitetesh si skap, skrap, i kapur etj.; i telendis dhe i shan me liber shtepie ata prokurore e gjykates qe merren me te; bertet me te madhe se me 12 maj (pasi te fitoje zgjedhjet) do ta shkrije SPAK-un. Per cudi, asnje organ i drejtesise, as SPAK-u, as GJKKO-ja, as KLP, as KLD, as Gjykata Kushtetuese etj., nuk jane ndjere fare; asnje prej tyre nuk e ka ngritur zerin per t'i thene ketij njeriu 'stop, mos nderhy ne punen e drejtesise, mos prek pavaresine e saj'. Nga ana tjeter, nje here foli ndryshe Rama dhe ajo qe tha ai ne thelb ishte se 'njeriu nuk mund te burgoset pa gjyq', dhe iu turren te gjithe, me spak e me skap, se po nderhynte ne punet e drejtesise. Ma shpjegon njeri kete qendrim me dy standarde? "Drejtesia e re" ka frike nga Saliu, apo i sherben Saliut?

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. T
                                                                    Tomë Nusja

                                                                    Ore omer aga, SPAK duhet të funksionoj në bazë të rregullores ligjore dhe jo sipas kutit të Edi Ramës dhe mediave të varura nga ai. Deri "dje" ishte SPAK shpëtimi i shtetit nga të korruptuarit, kurse nga momenti që u futë numri dy i PS'ës në burg dhe dihet që dyshi e tërheq prapa njëshin, shkruani ç'është më keq për SPAK. As mediave të ramës, e as ramës vetë nuk i ndihmon asgjë kundër SPAK. SPAK' u është si gjykate speciale e Hashim Thaçit, mikut të ramës, të dyja u bënë për t'i varrosur konkurrentët politik dhe i pari ra vetëm në varrin e bërë për të tjerët, kurse Rama s'ka ku ikën nga varri që ia bëri të tjerëve. Ndoshta edhe ka fat dhe strehohet te miqt e tijë në ankara ose beligrad.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. S
                                                                      Sadiu

                                                                      I duhet prerë thonjt këtij SPAK-ut se janë shënja të ligà për vëndin. Jo që të këqiat i kemi qejf, Saliu shkatërroi vrau, po shkatërron, themelin po i nxjerrë kombin, prapë ka mbështetsit idiot të tij. Pra të dyve duhet tu mblidhet freri nga populli, që të mos jetë vonë nesër.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. m
                                                                        miqesisht

                                                                        Rri or Mero se nuk ke haber fare, po fare ama, nga ceshtjet e Ligjit...me mire qendro aty ku e ke edhe ate "suksesin" tend mediatik - tek botimi i Karteles se Psikopatise se Edi Rames dikur ne Spitalin Psikiatrik te Elbasanit...

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. M
                                                                          Mondi

                                                                          Te rri ai dhe te flasin injorantet e mjere si ty me diploma politikani,gazetari,psikiatri etj.Mos e thente zoti.Ku te mbytemi ne pa kara si ty.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. E
                                                                            Edi

                                                                            Mbytu ashtu me kara ne goje oj Monda budallaqe se ate meriton.

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                        2. D
                                                                          Dritan Goxhaj

                                                                          Jau qifte nonen Zeusi shqiptar Albin Kurti.

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. L
                                                                            LABI

                                                                            shume keq

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. S
                                                                              Spak

                                                                              O MERO, PO TE MOS JETE ATY SPAK, I MIRE A I KEQ, SHQIPERIA ESHTE THJESHTE NJE VEND PLEHRASH E SHTET MAFIOZ!

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. A
                                                                                AS

                                                                                Korrupsioni ka hyre thelle ne DNA e shqiptareve. Nuk di sa shqiptare jane te edukuar, me logjike, dhe te ndershem ne punen qe bejne. Vertet shqetesim: kush do votoje? per ke do votoje? ku do shkoje shoqeria shqiptare?

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. B
                                                                                  Bukurije Krasniqi

                                                                                  Aaaaa ju marrte muti shalet kur u bete edhe ju per pulitike qe e keni morrin sa kokrra e orizit. Robte ku ti keni. Rama ik. Rrofte Albin Kurti.

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. F
                                                                                    Futja vetes

                                                                                    O MERE DHE JU LOQ.SPAKU I KA RENE NE QAFE NDOJE HALLEXHIU? JU QANI HALLIN E KURVA VE?.TANI NUK JU PELQEN. NEVE PERFUNDIMISHT AS NUK DIME DHE NUK DUAM ...TE NA RROJNE SALIU. RAMA DHE DALTË SA ME SHPEJT NGA BURGU LIKJA NA MUNGON .MBETURINAT DUAN MBETURINA

                                                                                    Përgjigjjuni

                                                                                    Lini një Përgjigje