Ka një përpjekje për ta kriminalizuar betejën publike të Veliajt me prokurorin Olsi Dado, si një betejë personale. Dhe në të vërtetë, ka disa teprime të Veliajt në betejën me të. Përshembull, ai i mëshon shumë faktit se si është bërë Dado prokuror më 2008, me ndihmën e Ina Ramës apo me çfarë notash ka dalë në shkollë.
Këto janë fakte të rëndësishme për integritetin e një prokurori, por nuk janë aq të lidhura drejtëpërdrejt me betejën mes tyre. Ato thjesht nxjerrin në pah defektet e rënda të sistemit dhe banalitetin e Reformës në Drejtësi, e cila ka futur në sistem prokurorë të papërshtatshëm.
Beteja e Erion Veliajt me Olsi Dadon ka kuptim për mënyrën se si Dado është sjellë në këtë proces, për mungesat e tij të rënda profesionale, konfliktin e interesit dhe gjuhën tërësisht të papranueshme dhe jo profesionale gjatë hetimit, që i ngjan më shumë një linçuesi sesa një prokurori.
E kuptoj që në kushtet e një burgosjeje të padrejtë, Veliaj nuk ka luksin të falë defektet e jetës apo profesionalizmit të Dados, por çështja kryesore është: A po sillet Dado si prokuror ndaj Veliajt, apo si linçues?
Në fakt, po sillet si linçues.
Ditën e parë, kur u publikua video e seancës gjyqësore paraprake, ku Dado flet nga vendi dhe thotë: “Me mua do matet ky? E di ky ku e çoj unë” dhe më pas shton “ndyrësirë”, të gjithë avokatët e Dados në opinionin publik – që në fakt janë urrejtësit politikë të Veliajt – u përqendruan te fakti se nuk dëgjohet mirë fjala “ndyrësirë”.
Dhe në fakt, nuk dëgjohet qartë, por kjo nuk do të thotë që ai nuk e ka thënë. Le të dalë nën betim para gjykatës Altin Dumani dhe gjykatësi Bani e të betohen që ai nuk e ka thënë, që me këtë rast të shikojmë edhe integritetin e tyre. Ajo fjalë nuk është më e rëndë sesa pjesa e parë e fjalës së tij që dëgjohet qartë, kur thotë: “E di çfarë i bëj unë këtij”, apo më pas, kur ai dhe Dumani e quajnë Veliajn “patologjik”.
E gjithë ajo sjellje në gjyq tregon se kemi të bëjmë me një grup prokurorësh nervozë që nuk sillen si profesionistë, por me urrejtje.
Nëse mbledhim më pas dhe dhjetëra detaje nga hetimet – presionin mbi të thirrurit për të dëshmuar dhe në disa raste disa perversitete me fotografi personale të personave të thirrur – situata duket edhe më e rëndë. Por për këto ka nevojë për një hetim apo një dëshmi para një komisioni hetimor.
Do të mjaftonte rithirrja e aktorit Gazmend Paja të enjten për të kuptuar sa cinike është sjellja e tyre. Gazmend Paja është thirrur dy ditë më parë dhe është pyetur pse ka shkëmbyer një apartament te Kodra e Diellit Nr. 1 me një tjetër te Kodra e Diellit Nr. 2. Nuk ka pasur ndonjë gjë tjetër për të sqaruar.
Një nga këto portalet që SPAK ka angazhuar për linçimin e viktimave të tyre u ankua se nuk e kapi fotografia Gazmend Pajën duke dalë nga SPAK, dhe e thirrën prapë dje që ta fotografonte ai, se pyetje shtesë nuk kishin. Dhe ai pastaj u tall duke thënë se kishte ngatërruar telefonin me prokurorin.
Ky është linçim jo vetëm i personit nën hetim, por i gjithkujt që atyre nuk u jep dëshmi që shkon në favor të objektivit të tyre.
Ajo që është më e dukshme dhe që dëshmon se ndaj Veliajt po përdoret një standard persekutimi, është mënyra se si po përpiqen ta mbajnë të izoluar jashtë standardeve me të cilat janë trajtuar të tjerë të akuzuar me të njëjtën masë sigurie.
Për hir të së vërtetës, edhe Berisha u mor në arrest shtëpiak gjatë periudhës së hetimit, por asnjë aktivitet nuk iu ndalua. Përveçse çdo natë mblidhte 30 veta poshtë ballkonit dhe u këndonte nga lart, ai kishte aktivitet të rregullt politik, në atë që mund të konsiderohej si vendburgimi i tij. I shkonin shqiptarë dhe të huaj, gazetarë dhe kryesia e partisë, dhe sillej si një lider në pandemi: i izoluar, por jo në burg.
E njëjta gjë ndodhi me Fredi Belerin. Çdokush që kishte dëshirë nga çdo cep i Greqisë, shkonte dhe e takonte. Deputetë, diplomatë apo gazetarë grekë ishin përditë në qelinë e tij. Nuk kishte ndonjë regjim special burgimi.
Ky regjim special po aplikohet vetëm për Erion Veliajn dhe Ilir Metën, ndaj të cilëve, me sa duket, prokurorët janë të përfshirë emocionalisht në çështje, pasi duan të jenë të “balancuar politikisht” në shkeljen e ligjit “për të dy palët”.
Qëllimi është i qartë: Meqë prokurorët e humbën betejën për të qenë të ftohtë dhe profesionistë ndaj tij, tani duan që edhe ai ta humbasë qetësinë dhe të shkojë në ekstrem duke i sharë ata, në mënyrë që të barazohen në tejkalimin e së drejtës.
Vetëm se loja është në kushte të pabarabarta.
Atij po përpiqen t’i nxijnë jetën në qeli, ku është i pafuqishëm, ndërsa këta e kanë humbur betejën e tyre profesionale në liri të plotë dhe me gjithë pushtetin që kanë në dorë. Kjo tregon se nuk janë përmbajtur si prokurorë, por kanë kaluar në linçues.
Dhe kjo pastaj e bën të pavlerë gjyqin ndaj “tejkalimeve” të Veliajt, pasi ato vërtet mund t’u shtojnë inatin prokurorëve, por ata nuk paguhen si hakmarrës, por si ruajtës të ligjit.
Si ka mundësi që paturpësisht genjeni??në asnjë rast prokurori nuk thotë "ndryresire" edhe pse ju z.Baze po sulmoni prokurorin special çdo ditë me porosi të lal qelisë kuptohet. Më audion e publikuar është Dumani që i thotë z. Veliaj "gënjeshtar" jo Dado. Deri me sot ju si media nuk keni publikuar asnjë akuzë të Spak -ut ndaj shefit tuaj Veliaj.
Kokegu leshit.Se nuk e degjon ti ,kujt I rruhet.Ti mund te jesh I mete nga trute ,mund te jesh shurdh,mund te jesh militant I semure,per kete jam I sigurte.Me e keqja fare eshte se ti nuk kupton cfare lexon.Akuza te spakut jane publikuar por nje loqe si ty ose vuan nga skleroza ose genjen ose nuk kupton cfare lexon.Prandaj pirdhu mos na ça menderen mè.
Mondi nëse ka militantë të sëmurë jeni ju të Erjon Qelisë që na e keni bërë sikur është Jesusi dhe ka një komplot nga Pilati kunder tij. Ju jeni akoma me keq se ato militantët e saliut që dalin me sopata në bulevard Për Ahmetajn, Beqen, Kokën, Bllakon etj plus 5D drejtorët e lalit që janë në burg SPAK -u bente pune. Tani që kapi Ali babanë e bashkisë Spak -u duhet shkrirë e komandon saliu etj gazra me rigon. Kini Pak dinjitet per veten tuaj jeta nuk është vetem rroga te mira
E nga e kuptove ti që ne jemi mikitantë të Veliajt? E quakerke vetem edhe "Koleg të SPAK" pale! "E di ti.... se ç'është ... drejtësia ... mo Sillo? Nuk e.di? Epo dale ta thom u." Erion Veliaj pi ka vjedhur, le t'i provohet dhe të kalbet në burg. Por ne duam të shohim një hetim dhe gjyq me standarte perendimore, dhe jo gjyqin që Enver Hoxha i bëri Kadri Hazbiut. Sepse ajo drejtesi enveriste dhe kjo drejtesi SPAK-iste vetem drejtësi.nuk janë. Keto janë gjyqësi. Ky lloj hetimi dhe gjyqi bie erë pa drejtesi, dhe keshtu neve e kishim drejtesinë, me Gjin Gjonërat. Madje Gjin Gjonit po i hy në hak kot, sepse kishte më shumë profesionalizëm dhe dinjitet. Ishte dhe është partiak, por e ruante aparencën. Ndersa ky SPAK duket si Nazi-SPAK që Ben si t'i dojë qejfi prokurorit. Pra, kur këta silken keshtu me njerëz publikë si Meta dhe Veliaj, mua si qytetar i thjeshte këta më shkelin me kembe dhe nuk e merr vesh njeri. Pra ketu nuk është ne gjyq Veliaj, por Drejtesia. More vesh o kolegu i Olsi Dados? Unë po e prisja arrestimin e Veliajt, edhe burgimin e tij, sepse kam opinionin personal se është maskara dhe hajdut. Por SPAK po e bastardon hetimin, ndersa GJKKO po sillet si Gjykata e Krye-Karëve dhe jo si ushtruesja e kontrollit dhe ballancave në shtetin shqipëtar.
Erion Veliaj: Mero Baze, më në fund dhe PD-ja ka gjetur Xhoanën e vet (Botuar me 28 tetor 2005) Mero Baze, më në fund dhe PD-ja ka gjetur Xhoanën e vet Nga Erion Veliaj Po e filloj me një falënderim për lexuesit e këtij shkrimi. Me gjithë zemër, ju faleminderit, të gjithë 300 e kusur prej jush, kryesisht punonjës të medias, që pardje më përshëndetët për shkrimin e parë në këtë dialog me Ymer Bazen (a. k. a. Mero). Unë e di që s’ia thek shumë për të shkruar, ama ndiej fort atë që shkruaj e dje kuptova se kësaj here atë që ndjeja unë e paskan ndjerë dhe shumë prej jush. Në fakt, jo se bie plotësisht dakord me sms-të pothuaj identike të gjithë komunitetit të medias “mirë ia bëre asaj plehre”, pasi nuk mendoj se Mero në vetvete është i tillë. Ai mund të jetë gjobaxhi, intrigant, e i paaftë, paçka se djallëzisht manipulues, por jo plehrë, kjo është e tepërt dhe s’dua ta besoj. Ama, besoj fort, se fenomeni që Mero përfaqëson është gangrenë jo vetëm e komunitetit të medias por e thelbit të vlerave tona si shqiptarë të 2005-ës. Mesazhet tuaja pardje më bënë të kuptoj se “personi” Mero përfaqësuaka një makth mbytës në rrethet tuaja, e si rrjedhojë “fenomeni” Mero po bëhet një ves i prapë i mbijetesës së pandershme në Shqipëri. Dje, ata që u kuriozuan nga kjo replikë lexuan kundërpërgjigjen e Meros, që siç e quajti një kryeredaktor i njohur i lajmeve i ngjante një letre të një ish-dashnoreje të inatosur” me mungesë të theksuar argumentesh dhe faktesh. Po dje, Mero refuzoi të prononcohej bashkë me mua në TV KLAN, pasi në dallim nga gazeta, në ekran njerëzit ta shohin fytyrën, atë fytyrë që ndoshta ende skuqet e hundë që ndoshta ende rritet nga çdo rrenë. Mero nuk mundi, dhe s’kishte se si të ndodhte ndryshe, t’u përgjigjej argumenteve kryesore. Mero i Temës, i paaftë për të replikuar me argumente, është mjeshtër vetëm i devijimit nga “tema”. Ja pse: Sepse Mero nuk ka ç’të komentojë për kontratat e munguara të gazetarëve të tij. Sepse Mero nuk ka se si të mbrojë ofertat 200,000 dollarëshe që na janë bërë nga pronarët e sekserët e tij për të mbyllur gojën, duke qenë se ai vetë s’kupton ç’do të thotë integritet. Në fakt, po m’i ofruan edhe njëherë do t’i marr do ia dhuroj Interpolit që të hetojë offshore-t e tyre në Qipro dhe Maltë. – Sepse Mero nuk mund të mohojë që i quajti “grupe të dyshimta” pas Xhoit dhe Nanos pronarët dhe kumbarët e tij në këtë histori. Sepse Mero nuk mund të justifikojë se si grekët që i akuzoi si aspiratorë të parave të shqiptarëve tanimë qenkan një kompani amerikane. Sepse Mero nuk gjen dot fjalë të shpjegojë se si shpifi tavolinave se ata, ata pra diplomatët amerikanë, na paskëshin qenë mbështetësit e këtij projekti. Sepse Mero nuk mund të kundërshtojë se MJAFT ka reaguar që në fillim të këtij procesi siç e kish botuar vetë TEMA e shkurt-marsit 2005. Sepse Mero nuk diti të shpjegojë pse nuk i kërkon qeverisë aktuale të menaxhojë mini-kazinotë duke përfshirë atë pranë Bar “Fiesta” në bllok. Dhe sepse Mero nuk ka ç’të thotë as në rastet banale kur kapet duke vjedhur pronë intelektuale nga fotogaleria “Corbis”. Si“padashur” këto ishin argumentet që Mero as nuk i cek në palo replikën e tij. Një gazetar kaq të dobët nuk e gjen as në Burundi, oh sa i dobët. Ndërkohë, me zhdërvjelltësinë perverse që e ka kthyer në mjeshtëri, Ymer Baze shmang pyetjet e jargavitet pafundësisht me aludime infantile. Nuk paska hetues për universitetet e mia në SHBA e Angli? Shtyp në internet dhe do e gjesh internet quhet ajo gjëja Mero ku ti vjedh karikatura të të tjerëve. Kemi abuzuar me Gallupin? A kujton se të beson më njeri, o i mjerë? Athua se Gallup International, që bën dhe Eurobarometrin ndër të tjera, do prishte imazhin për një kontratë në Shqipëri? A nuk e di se i kemi fituar të tria gjyqet me avokatët e tu për këtë çështje? A mos na fajëson pse sondazhet nuk kishin mendjen tënde perverse që të parashikonin Xhuvelin dhe gjithë butakët e tjerë të politikës shqiptare. A mos po thua se tre ambasadat kryesore në Shqipëri që morën njëkohësisht rezultatin janë blerë nga MJAFT-i? Të beson kush thua? Poja, të pyesim lexuesit. Nëse do ju duhej t’ia besonit portofolin dikujt, kë do zgjidhnit mes njërit prej ambasadorëve apo Mero Bazes? Meron e akuzova si spiun të rëndomtë që zhbiron ku i kanë shpitë të tjerët. E Mero për t’u mbrojtur thotë “është paranojë e Erionit sikur të kem pyetur për vilat në Selitë”. Po unë s’thashë gjë për pyetjet e Selitës? Dhe të vetmen gjë që Gazidede u mundua t’ia mësojë Bazes, spiunllëkun pra, edhe aty, në zanatin më të ulët të botës, Ymer Baze është një dështak i paparë. Fondacioni MJAFT qenka si i Sudes? Nuk e dija që Maarti Ahtisaari themeloka të tilla fondacione, po do sigurohem që t’ia them tani që e kemi më shpesh në rajon. Jam që jam, po i them dhe për ato piramidat që shokët e tij administruan para se të bëheshin milionerë e kështu kompletohet fotografia. Po po, shqetësohu për sondazhet. Sepse ty Mero të bëhet shumë vonë për vullnetin e zgjedhësve. Si atëherë, në 2001-shin kur kandidoje për PD-në në Zonën nr. 26 në Durrës, e ndërsa PS-ja kish fituar vetëm 35.66% të votave si subjekt (Buletini i Zgjedhjeve Parlamentare, 24 Qershor 2001, faqe 253-257) e qytetarët e djathtë të kishin votuar ty në parlament, ti i zhgënjeve, ti pshurre besimin e tyre, more 30,000 Euro nga Gazmir Bizhga dhe nuk e ankimove vendimin. Oh sa turp, sa turp! Moooooos! Ndoshta nuk e di Doktori këtë??? Se po ta dijë ai që ti je Judasi që e shet sovranin (popullin) për 30 monedha floriri, e po të ketë burrni, ai të sikteris atje ku ti nuk riciklohesh dot më në jetë publike. Po tani ndoshta është shumë vonë, as Doktori nuk ka ç’të të bëjë më. Sepse Mero, dhe fenomeni që ai përfaqëson, është shumë i fuqishëm, ai cakton ministra, ambasadorë, drejtorë, ngre trarë doganash, të pushon nga puna. Ai bëhet garanci për investitorë, pretendon lart e poshtë se është “qafa” që rrotullon kokën e Kryeministrit. Ç’dështim i parathënë ky për investitorë që kanë Meron sekser, e ç’turp për një Kryeministër që premtoi se do na çlironte nga “malavita”. E vetmja gjë që kemi mësuar nga historia është se nuk kemi mësuar asgjë nga historia. Ja ku jemi, pas ndryshimit të madh, asgjë s’ka ndryshuar, sepse tani dhe PD-ja e duarve të pastra e ka tashmë Xhoanën e vet, quhet Ymer Baze. Së fundi, më duhet ta pranoj, i vetmi i marrë në këtë histori jam unë, që harxhoj një orë nga dita ime tashmë e mbingarkuar dhe merrem me dikë si Mero Baze. Ai duhet injoruar një orë e më parë. E ndonëse ai nesër do prodhojë vrer prapë, po kështu pasnesër, e prapë çdo ditë, vë bast po nuk qe kështu, ai duhet injoruar. Dhe kur “investitorët e tij të merren pafundësisht me MJAFT-in, siç na çuan fjalë (po çuna, na erdhi llafi, faleminderit për publicitetin) duhen injoruar. Duhet injoruar i gjithë mentaliteti se në Shqipëri nuk jetohet po nuk e shite nderin e po nuk aplikove “gjobën”. Andaj, ndjesë o miq për këtë shkrim të fundit për Meron, është i fundit vërtet. S. Meros i ka mbetur aq pak dinjitet sa harron kur komunikova me të nga Anglia për ta ngushëlluar në ditën e rrahjes së tij nga pronarët e tij të tanishëm. E dje pretendon se s’u kujdesëm për rastin e tij. Komunikova me të sepse m’u dhimbs vërtet, ndonëse i prapë, ai mbetet një njeri. Ndaj, jo vetëm s’uroj që të vdesë, siç insinuon ai, përkundrazi, uroj të ketë një jetë të gjatë e të bëhet plak i moçëm. Që kur djali im të jetë bërë sa jam unë sot, të kem mundësi ta shtrëngoj prej krahu e t’i tregoj me gisht plakun Mero që kërruset për intrigën e radhës, e t’i them “Biri im, shihe atë mjeran, e mos e dhëntë Zoti ta kalosh jetën si Ymer Baze”.
Faleminderit Erjon Veliaj 2005! Ne e njohim Meron që para 1990. Ka qënë, është e do të jetë ai që është edhe sot, mjeshtër i intrigës, gjeni i bërjes të së bardhës të zezë dhe anasjelltas. Për paranë Mero shet nënë e baba, motër e vëlla, shtet e milet, fe dhe atdhe. Gjithë çka ke thënë në atë kohë për Meron nuk impresionon asnjë njeri me dy pare mënd në kokë. Ajo që habit dhe që sot të indinjon është ndryshimi dramatik joti, ky shkrim është pasqyrë e fytyrës tënde. Mero, kuptohet , deformon realitetin dhe të vërtetën sipas interesit, por kjo, megjithse shumë e rëndë, disi edhe kapërdiet, por rrezikshmëria e ndryshimit tënd dramatik është aq e madhe sa të bënë gjëmën. Sepse ty tu besuan mbi bazën e premtimeve të gënjeshtra një shumë kolosale parash për t'u administruar duke të vënë në krye të administratës së kryeqytetit. Dhe ti, mjerisht, tregove se je një Mero Bate me rrezikshmëri 100 fish më të madhe. Tani lufto edhe ti si Berisha për nderin e humbur me atë që ju ka gjetur! Por askush nuk ju beson më! Sepse sot të dy ju kurrë nuk keni patur lidhje me nderin.
Rama dhe Veliaj nuk e panë Tiranën si një trashëgimi për t’u mbrojtur, por si një tokë të lirë për eksperimentime arbitrare dhe interesa private. Në vend të ruajtjes së identitetit historik, ata zëvendësuan qytetin me një betonizim të pamëshirshëm, duke përdorur retorikën e zbrazët të “zhvillimit” dhe “modernizimit” për të justifikuar shkatërrimin. Monumentet historike u rrënuan, hapësirat publike u zhdukën dhe qendra e qytetit u shndërrua në një skenë sterile, më shumë për propagandë sesa për qytetarët. Tirana humbi shpirtin e saj, duke u kthyer në një grumbull kullash pa karakter, me trafik të rënduar, ndotje dhe mungesë të hapësirave për fëmijët. Sot, Veliaj është në qendër të kritikave për abuzimet e tij, por rradha i vjen edhe Ramës, i cili për vite me radhë e ka përdorur pushtetin për të vendosur interesat e një pakice mbi të mirën publike. Afera e inceneratorëve është vetëm maja e ajsbergut—lidhjet e tij me oligarkët dhe projektet korruptive të betonizimit do të dalin më shumë në pah kur Veliaj të mos shërbejë më si mburojë. Tirana është kthyer në një mozaik interesash private, ku babëzia ka triumfuar mbi kujtesën dhe identitetin. Por abuzimi me pushtetin nuk është i përjetshëm—llogaritë e pambyllura me qytetin dhe banorët e tij do të kërkojnë përgjigje.
Kush e ka shkruar këtë koment me emrin Inceneratori? Shumë interesant. Jo permbajtja, jo. Permbajtja e komentit është mediokre. Por është intersante që duket sikur Erion Veliaj po sulmon Mero Bazen, kur Meroja e ka mbrojtur Veliaj per menyren se si po gjykohet. Duket si artikull i Zenit per diversion midis Bazes dhe Veliajt.
Është shkrim i Erion Veliajt në 2005 kundër Mero Bazes. Kush e ka sjellë këtu si koment, duhej të tregonte datën dhe gazetën ku është botuar. Kjo për korrektësi.
Ju falenderoj per verejtjen! Shkrimi ka per autor Erion Veliajn dhe ka qene botuar ne gazeten Koha Jone te dates 28 Tetor 2005.
Ky lloj argumentimi përpiqet të krijojë një narrativë konspirative që shmang thelbin e kritikës së Veliajt ndaj Bazes. Në vend që të analizojë pse Veliaj ka sulmuar Bazen dhe çfarë përmban konkretisht ky sulm, komenti zhvendos fokusin duke sugjeruar që artikulli mund të jetë një manipulim nga një palë e tretë (Zenit) për të krijuar përçarje.
Kolegu i SPAK-ut, si çekist -spakist alias An
Botuar cunguar zoti Mero. E keni menderosur me,këtë coptim të komentit. Gjithsesi, SPAK, është i tëri, për së gjatime'për së gjeri, në funksion të Sali Berishes. Edi Rama po i rruan bishtin Spakisteve me në krye Altin Dadon dhe Olti Dumanin. Krijesa e Edi Ramës, Spak, do ti haje kokën Ramës, që e kanë futur në përgjim ka një vit e kusur.
Po mire, e ca pastaj? Ja jep dot SPAK-u apo gjykata speciale te drejten bishes dmth berishes te qeverise? Jo, ate e jep populli me vote. Respektoni institucionet dhe voten demokratike. Ne rast se psh Rama ne forme apo ne nje tjeter largohet nga drejtimi i PS-se, une ja nap me qejf voten socialisteve.
Turp te kesh more troll i Zenit me nofken Kolegu. Te rahte mbi koke Spaku e pastaj na thuaj.
Kermat e saliut nga batalioni i komentatoreve zomb,i qe hane supen e Zenit, do lehin, por ti Mero mos e rruaj se ata vijne nga eresira dhe shkojne per ne ferr.
Kolegu i Spakut ke zene radhen i pari per te shkruajtur mor te qifsha cfare te permban pragu
Zeni i babit kriminel e hajdut po shkruaka i pri sot! Mero te lumt penda se je i vertete, e shpellatet si ne politike e spak te marrcin te keqen, se edhe e keqja e jote ne pac sado pak i rregullon ata. Mundesh te gjesh gja me vlere tek shpllaret ? sigurisht jo.
Kolegu, dado apo dumani ska rëndësi kush e ka thënë. Prokurorët duhet të jenë stoikë, ata janë dhe ligji dhe maliqi. E panevojshme fare për ta të ofendojnë se i japin material të pandehurit të thotë e kanë personale. Prokurorët këtë punë kanë, të durojnë gënjeshtarët dhe kriminelët derisa gjykata me provat e prokurorit ti shpallë të pandehurit gënjeshtar ose jo.
Na e shpife gazeten “Tema” duke bere av mbrojtes te Z. Veliaj, per interesat e tua dhe te djalit tend qe punon ne bashki. Turp te kesh, palo gazetar.
Drejt!
Nuk ka asnje ndryshim me sistemin e kaluar sipas asaj qe degjojme
Spak eshte gestapo e sali komunistit, rregjimi kaluar nuk arriti deri aty. Shume shpejt edhe BE do nderprese mbeshtetjen per Spak. Rama duhet me ligj te vecante te Kuvendit te pezulloje dhe vendose prokuroret e Sakut te dalin nga Shqiperia. Hetimin e plehrave te Spakut ta beje Prokuroria e Pergjitheshme, dhe gjyqin menjehere pas zgjedhjeve. Qelbesira Dumani e degjeneroi reformen ne Drejtesi. Fajin e ka edhe Yuri Kim qe zgjodhi Dumanin me dhune.
Voto Berishën më 11 Maj dhe ai do t'a shkrijë SPAK -un
Ate do bëjmë. Do i qijmë nënën Saliut me gjithë salikaret e palikaret që ka pas vehtes. 17 deputetë gjithesej merr Saliu më 11 maj. Mamatë ku ti keni.
Ky koment nuk është një kritikë e argumentuar, por një përzierje e retorikës së dhunshme, spekulimeve politike dhe propozimeve antikushtetuese. Ai përdor manipulime emocionale, spekulime pa prova dhe ide autoritare për të justifikuar një sulm ndaj një institucioni që po heton korrupsionin në nivelet më të larta. Në vend të kësaj qasjeje, një kritikë serioze duhet të përqendrohet në analizën e punës së SPAK-ut me fakte dhe argumente ligjore, dhe jo në sulme personale dhe teori konspirative.
Nuk lexuam asnjë fjalë në editorial për standardet etike të Erjon Veliajt, por vetëm për standardet ligjore të Prokurorit Dado. Po mirë, o Mero Baze, vërtetë ke bindjen se të komunikosh me Erion Veliaj dhe pas 5 minutash të mos hipi dëshira për t'ja futur me një dackë surratit? Po ka burrë t'i bëjë ballë, gënjeshtrave, hipokrizisë, mashtrimeve dhe demagogjisë ekstreme të kësaj vemje të fëlliqur politike? Erjon Veliaj nuk ka pikën e nderit si njeri, është një individ me deformime skandaloze morale, atij nuk mund t'i besohet për asgjë, jo më t'i japësh çelsat e qytetit për të administruar të ardhurat publike. Nuk është aq e lehtë Mero, të jesh burrë i ndershëm në këtë botë dhe sidomos në një sistem demokratik, ku liria t'a zbulon prapanicën në çdo moment.
Ja dhe nje debil theter qe nuk kupton cfare lexon.Juve duhet tua ndalosh perdorimin e fjales se lire pasi nuk keni kapacatiten e duhur dhe genjeni e abuzoni me te.Thuaj dikujt aty prane,femijes ose nipit ta lexoje dhe ta shpjegoje paragraph ku flitey per etiken e veliajt.Hajt palle.
O Loni qe fllet per standartet etike z. Veliaj; ore anonim nga e njeh ti zotin Veliaj qe leshon ate vrer te piste per ate; o zot, kur flet dhe predikon se nuk eshte e lehte te jesh burre i ndershem dhe sidomos ne nje sistem demokratik ti qe me vrerin tend si anonim jo zbulon per nxjerr komplet ne pasqyre prapanicen, nivelin dhe gojen tende te qelbur.
Nuk po them se paguhesh per keto shkrime, por je shume i njeanshem. Perdorimi i fjales "qeli" per ambjentet e paraburgimit dhe /ose te riedukimit eshte i gabuar dhe tendecioz. Fiksimi juaj vetem ndaj njerit nga prokuroret kur ne fakt jane dy, eshte i qellimshem per te denigruar drejtesine e re ne pergjithesi. Zoti Veliaj eshte i mire informuar per cdo gje qe ndodh jashte godines se izolimit, si dhe komunikon normalisht me te gjitha palet qe i intereson me shkrim, por jo me figure. Presioni shoqeror apo dhe mediatik duhet bere qe kjo ceshtje te mbaroje sa me shpejt, pra te kemi nje akuze dhe te filloje gjykimi ne themel. Te gjitha keto te tjera jane pordhe me rigon o zoti Mero!
As Aranit Çela nuk fliste me kete gjuhe....ky eshte Nesti Angoni i shokut Sali ...
hahahahahha e pse do ndynte gojen Araniti kur e mbyllte shpejt hesapin me nje denim me krismen e pushkes ose me litarin tek qafa? Krahasim prej analfabeti funksional!
Bravo, po logjiken e Kane leshuar me lopet
Kur pyesja veten si ka mundesi qe ke qene skllav i nje si Berisha, nuk i gjeja pergjigjet. Tani qe te lexoj si kamikaz i Veliajt i gjeta pergjigjet.
Kur ben pyetje budallaqe normale qe nuk gjen pergjigje.Nuk ka pas nevoje te jete skllavi I askujt pasi nuk ka patur asnje lloj funksioni as atehere as tani.Pra asnje lloj privilegji.
Dumani ka instaluar zyrën e lincimit publik(spak) me një super fuqi që ja dhanë vetë politikanët nga frika ndërkombëtarëve,por shumë shpejt do i kthehet në bumerang se do shkoj vetë brenda ,nuk ja fal kurrë Sali Berisha dhe Ilir Meta,ato u betuan do shikosh çfarë do të bëjmë .
Ngriheni popullin ne kembe, votoni per saliun me 11 maj dhe ja e morret pushtetin. Por , ne fakt do merrni Noc Rrockun, edhe ai prej Mirdite eshte, por azgan djale.
Si është e mundur që ju bythëlëpirësit e sali halesë keni të gjithë një gjuhë dhe se jeni të mirë informuar, si ka mundësi? Për të tjerat ju qifsha Erjonin dhe salën në bythë dhe gjithë shtremset e sali halesë.
Pleh olsi angoni,me pleh akoma dushmani. Sidoqofte dushmani kur tvij puna del i lam se ai vetem firmen ven ,dado i tavlles ka bo dosjen. Thjesht po hakmerren barbarisht, profesionit i kan thon ik pirdhu. Per nji kat shtes? Nven se me von vetlla kan me nxjerr syt e vet. Na rroft ne qe i pagujm me taksat tona. Pordhi besimi ke Spaku.
Vodhen o Mero,vodhen dhe shperdoruan parate e taksapaguesve,qytetareve te ketij vendi qe mezi shtyjne muaji. Te vjen ndot,te vejen te vjellesh kur kujton sjelljen prej hipokriti dhe mashtruesi te Erion Veliaj kur ndante supen ligetyre per te moshuarit dhe te vobektit dhe nga ana tjeter siguronte per familjaret e tij miliona . Nuk e di cfare do te ndodhe??!! Por po qe se Veliaj,Beqja,Ahmetaj etje dalin te pafajshem atehere ky vend ka prekur fundin.
Parate e taksapaguesve monitorohen kollaj fare nga kontrolli larte I shtetit pasi vijne te dokumentuara.Gjej ndonje genjeshter tjeter o cope tule mishi me dy sy.
Hahahahahaha parate u vidhen sheshit sy me sy Miloja na tregon kontrollin e leshit
SPAK po organizon grusht shteti, ne gjithe boten grushtet e shtetit i organizon drjtesia dhe ushtria KUJDES Dumani ka hap shpaten kundera PS dhe Edi Rames per ti dhen non grates pushtetin. Goditja qe po i ben PS duke anashkaluar vrasesin sali krimineli cdo mendje shkon te grushti i shtetit. SPAK u njollos pa filluar akoma,partia socialiste duhet te fitoj zgjdhjet
Kot vini verdall,eshte vertetuar 100% se nje bande kriminale berishiste me ne krye Altin Dumanin eshte aktive ne Spak per te goditur zyrtaret socialist. Kur u burgos nje grua per nje arke peshk Para 4 vjetesh menduam se eshte fillimi,por goditja vazhdoj me passion per nje kanal,per nje traktor,per nje pike karburanti,dhe duke e banalizuar me breke grash.
Cdo gje eshte e qart si drita e Diellit,Spaku po vepron si kriminelet Saliut ne shikun e Gazidedes ne vitet 1992-1997.
Dumani eshte Dora e kriminelit Sali hale Berisha per te goditur PS. Lufta tani po zhvillohet hapur dhe balleperball midis qeverise dhe Sali kriminelit dhe bandes se tij ne Spak me ne krye Dumanin. Jam I bindur se shqiptaret ne 11 Maj do e shpartallojn dyshen kriminale Sali-Duman.
Gangsterit te Saliut ne Spak Altin Dumanit I duhet treguar vendi sa nuk eshte vone.
T, M,Z,O, Nua Rrokum, komentet tuaja tregojnë se patronazhistët paskan marrë urdhër për sulm frontal ndaj Dumanit, kur deri dje e kishin të ndaluar nga Udhëheqësi ta sulmonin. Duket lufta ndaj SPAK do të njohë një zhvillim të ri dhe sulmi ka për të qënë frontal. Edhe sikur SPAK t'a varte në qëndër të Tiranës Berishën, PS nuk do e ndalte sulmin për të deri në 11 Maj. Pas fitores në zgjedhje do të shohim një stinë të mbushur me deklarata dashurie të PS për SPAK-un. Kurse për Erjon Veliaj as që do kujtohet më njeri. Situata nga sot deri në 11 Maj ka për të qënë identike me atë të pas 21 Janarit 2011 deri në zgjedhjet e vitit 2013. Atëherë armiku (sepse si PS dhe PD nuk operojnë dotë pa patur armiq) ishin vrasësit Berisha Metaj, por që pas fitores në zgjedhje u bënë miq, tani armiku është SPAK, për të cilin siç thamë më lart, pas fitores në zgjedhje kemi për të qënë dëshmitarë kur PS të shfaq një dallgë të paparë dashurie për të.
Mero ,nuk pjerdhin 1 milion shuplakat socialiste per saliun dhe sherbetoret e tij,ashtu sic nuk pordhen me 1992,1994,1996,1997,2008,2011,2013 dhe ne çdo pale zgjedhje .Mediatiksat dhe analistat qe I sherbejne saliut po perpiqen ne çdo media ti bejne makiazh sjelljes politike te saliut por e kane te kote.Askerkush nga shqiptaret e ndershem nuk harron dot egzekutimin e 4 socialisteve te pafajshem para kryeministrise,shperthimin e gerdecit,shitjen e detit etj etj .
Ke te drejte, derisa te vdisni ju te nje meleonshit te partise se punes, do fitoni. Po kemi shprese te nipat tuaj se doni apo sdoni ju gjaku ndryshon o fare e poshter hajdutesh
Pidh@otra 23.11 ule koken se socialistet ta @ijne motren.Or klysh ish komunisti fshataresk ,qe u ktheve ne konserve ator pas 1992,nipat tane do ju mbarsin juve .
Me e renda eshte sjellja e Dumanit. Kur sillet ne ate menyre kreu i SPAK, cfare pret nga te tjeret. Dumani duket qe nuk ka dalur akoma nga mentaliteti fshataresk. Shqipetaret duhet me doemos te votojne PS'ne me nje vote masive dhe te bejne nje reformim te duhur SPAK dhe drejtesise ne teresi, sepse duket nuk do te jene mire punet.
Mero dhe gazetare te tjere qe kan perfituar nga hajdut Veliaj po bejne dite qe i bejne gjyqyin prokurorit te ceshtjes. Veliaj vetem etike nuk ka treguar. Ka treguar qe eshte shume halabak ne shprehje dhe shkrime, qe eshte nje hajdtut madhor, por ordiner ne sjellje, ndihet qe ka bere "ndere" me leket e bashkise per njerez si Mero, te artit si Gjebrea, inceneratoret, 5D, leje ndertimi me rryshfete, pallate qe i kan zene frymen Tiranes, dhe akuzohet per gjera te vogla rreth 860 mije euro qe harabelja ka harxhuar per fustane per 4 vite. Fshesaxhiu eshte bere biznesmen (Kompanin ja ka hapur harabelja) dhe ka marr tendera miliona euro, dhe pastaj keto i ka kthyer mbrapa te fondacionet harabele te gruas hajdut Veliajt.
Si Dumani si ky MOSTRA, vetem prokurore s’jane por jane banditr te Sali Berishes!!!!!
O Mero te shkoi jeta duke mbrojtur hajdutet. Po u plake o njeri shiko ta mbyllesh me nje fije dinjiteti kete jet.
Mbeshtetes te lalit mos u epni! Lali me bolet e hekurta dhe parate e taksave tuaja Shume shpejt do jete i lire
Je larg te vertetes zoti Mero...Ke qene deshmitar okular ne 1991-1992 kur strategu E.H.B qe e quajne dhe Saliu Amerikes hodhi ne ere votimet e 31 marsit 1991 dhe e ktheu ne bloze Shkodren dhe Shqiperine me koburen Azem Hajdari.ne 2 prill...Ke qene pjesmarres ne 2005 kur prute Saliun me tradhetine e Nanos-Metes ..te Kokalareve te Amerikes dhe atij strategut me inicialet S.S.......pra ashtu si ne 1991...po ashtu dhe ne 2005 ,,po ndodh dhe ne 2025 nje grusht shteti..jo me Azeme dhe stratege si ai SeSeja por me Spakun...Eshte koha qe Rama te terhiqet nga votimet biles dhe nga Kryemistria nese vazhdon terrori i Spakut nen zgerdhimjet e LaCipitave te Amerikes qe godas sakte dhe fort me snajper per te rrezuar te majtat qe jane fitues votimesh gjithmone Stop LaCivita election invazion !
Skandal, Nese jane shprehur keto fjale nga prokuroret....eshte nje skandal .. Ata nuk jane prokurore... Gjendja ne drejtedi alarmante...
te gjith. ata prokuror. gjyqtar. qe. po denojn erjon velian. Jane. felliqesiret. e spakut. zot. vonon. po nuk haron.
Eshte shume e qarte. Dumani deri tani eshte prezantuar si trim dhe i zoti fale hapsires dhe tolerances te pamerituar dhene nga Rama. Ka shire sa dhe si ka dash qefi. Ai e njeh mire pushtetin dhe dhunen e spiuneve dhe veglave qorre te Berishes qe e rrethojne brenda Spakut. Mjaftuan vetem dy episode presioni te stilit mafioz te Berishes dhe e zbuloi hapur karakerin e tij te dobet prej dhjaksi. Tre dite rrathazi u muar Berisha me apartamentet e tij dhe dy dite me gruan e Dumanit dhe vellain e saje te punesuar nga Veliaj , akuza keto te harruara plotesosht , pas efekit te menjehetshem qe dhane. Madje duke u bere vete co - op i dosjes me Dadon , per te treguar se nuk ndikohet nga bonuset e suppzuara dhene nga Veliija per te kunatin.
Eshte per te ardhur keq qe nje gazetar profesionist si Baze i shmanget me qellim te vertetes,duke na paraqitur Veliajn si viktime e nje agresioni te nje prokurori te vecante. A mundet ne kohen e sotme , ne kohen e transparences, ne kohen e avokateve, te lincohet nje i i dyshuar nga nje prokuror, aq me teper kur ky i dyshuar eshte Kryetari i bashkise se Tiranes dhe numri 2 i regjimit qe mburret ore cast se eshte mamia e Reformes ne drejtesi dhe vete SPAK, Nqs sipa Bazes dhe Veliajt eshte keshtu atehere cfare mund ti behet nje qytetari te thjeshte? Atehere bie poshte krejt reforma ne drejtesi.Se mire Dado po e ben se ka konflikt me veliajn, po Dumani qe e mbeshtet Dadon e aq me teper Gjykata qe e la ne mase arresti apo ka nje komplot te te gjitheve kunder z. Veliaj?
Ate Eri Lalin atje ne qeli, nuk e mba ai Ols prokurori or Mero derezi / nese e di e ben sikur nuk kupton, vetem ndonje qytyk patronazhist mbase mashtron / atij Eri Lalit qe ben bla-bla-bla, fleten e arrestit nga Rama me urdher e ka / me firme nga Dumani e bekim atje ne Surrel, kaq gje kupto mor Mero bedel /
Nuk di sa e paguan Meron ky Lali po duhet te jet cmim i lart shum qe Mero te arrij te bej shkrime pacavure si ky! Kush e mendon dot qe Lali eshte ne burg se nuk i dha leje Olsi Dados?!!! Po Dumanit cfare nuk i dha Lali?!! Po gjykatesve qe e mbajten ne burg cfare nuk ju dha Lali?!!! Me gjase Mero nuk po mbron as Lalin po kete shumice te kalbur qe mund ti arrestosh kur te duash se vjedhjet dhe zullumet i bejne diten per diell.
Në diskursin publik shqiptar, është bërë tashmë e zakonshme që hetimet ndaj figurave të larta politike të interpretohen si persekutime, ndërkohë që në të kaluarën, të njëjtët individë që sot ndihen të padrejtësuar, nuk kanë ngritur asnjë shqetësim për drejtësinë selektive kur ajo favorizonte rrethin e tyre politik. Pretendimi se Erion Veliaj apo Ilir Meta po trajtohen me një standard të dyfishtë nuk është as i mbështetur në fakte dhe as i ndershëm ndaj një publiku që kërkon të kuptojë realitetin. Në fakt, proceset e nisura nga SPAK nuk janë hakmarrje politike, por një përpjekje për të çuar përpara një reformë të shumëpritur në drejtësi, e cila synon të zbatohet pa dallime. Për vite me radhë, klasa politike në Shqipëri ka funksionuar mbi idenë se disa individë janë mbi ligjin dhe se akuzat ndaj tyre duhet të interpretohen si luftëra politike. Në të njëjtën mënyrë, edhe mbështetësit e tyre përpiqen ta relativizojnë çdo hetim si të motivuar politikisht, ndërkohë që kur kundërshtarët e tyre janë nën hetim, drejtësia befas konsiderohet e drejtë dhe e domosdoshme. Dallimi i bërë mes trajtimit të Veliajt dhe Berishës apo Belerit nuk është një argument i vlefshëm për të diskredituar procesin. Faktet juridike dhe provat janë ato që përcaktojnë masat e marra për secilin individ. Çdo rast ka kontekstin e tij specifik, dhe nëse Veliaj apo Meta po trajtohen ndryshe, kjo mund të ketë të bëjë me natyrën e hetimeve dhe masave të sigurisë të vendosura nga gjykata, jo me ndonjë skenar përndjekjeje. Nuk mund të pretendosh se dikush është viktimë e sistemit vetëm sepse ndodhet në një situatë të vështirë ligjore – përkundrazi, është një rast për të reflektuar mbi standardet që kanë munguar për dekada në drejtësinë shqiptare. Në fund të fundit, e vetmja mënyrë për ta provuar se SPAK po vepron me motive politike është të hidhen poshtë akuzat me fakte të forta në gjykatë, jo me sulme ndaj prokurorëve apo me krijimin e një narrative viktimizuese. Shqiptarët nuk kanë nevojë për një tjetër episod të viktimizimit të elitës politike, por për drejtësi të vërtetë që nuk ndikohet nga emrat dhe pozitat.
Je komentues me Shume nivel per patronazhistet me teseren e ppsh qe popullojne temen. Nuk Kane nge te te lexojne dhe padyshim nuk te kuptojne. Sa bukur mendonte Lali ne 2005...
Na kane rene veshet rehat e syte gjithashtu keto dite duke mos na dhembur me nga ato kronikat e peshtira ku ai fare "Lali" pernate neper TV i "shpjegonte" punonjesve te rrugeve se si viheshin kapaket e pusetave here i veshur me kominoshe here si minator e karpentier duke leshuar rrena e rrena pa fund !
Serbia po tundet nga protesta e fuqishme kunder korrupsionit e kunder Sander Vuckos vellamit te Ramsit, por Mero nuk ka kurrsesi tager as ti permende fare! Se sikur ato protesta anti-korrupsion te ishin ne Kosove kunder Albin Kurtit, sigurisht qe ky Mero do gerricte by...me thonj e do leshonte nga 2 Editoriale ne dite - nje kunder Albinit e nje pro Edvinit!