Pse Berishës i duhen më shumë aleatët se “demokratët”?

3 Mars 2025, 18:29Editorial Mero Baze

Sali Berisha ka ofruar 7 mandate deputetësh në listë të mbyllur për ata që i quan aleatë të Partisë Demokratike, të cilët të gjithë së bashku, edhe nëse votohen, nuk e nxjerrin dot një deputet. Përtej shtatë mandateve, ai ka rezervuar po kaq dhe më shumë vende në listat e hapura, e cila vlen për t’u dukur koalicion dhe më i fortë, ngaqë askush prej tyre nuk hyn dot deputet.

Po përse Berisha është kaq bujar me aleatët dhe kaq dorështrënguar me “demokratët”?

Për ta kuptuar këtë gjë, ju mjafton shembulli i Fatmir Mediut. Për gati 25 vite në PD, ai mund të quhet fare mirë nënkryetar i Partisë Demokratike. Prej vitit 2001, ai është deputet në Kuvendin e Shqipërisë nga Sali Berisha dhe është gjithmonë i sigurt në listë në çdo palë zgjedhje. Nuk ka as vota, as ndonjë karizëm popullore, dhe i vetmi tipar si politikan është se, si mediokër klasik, flet pa ndërprerje dhe pa kuptim, sa orë të duash, duke ta kursyer nevojën të mbash mend se për çfarë foli dhe çfarë tha.

Prej vitit 1998 që ai ka marrë drejtimin e Partisë Republikane, ai është konsideruar gjithnjë si numri 2 në PD, ndërkohë që askush nuk i mban mend nënkryetarët e PD-së që janë ndërruar prej atëherë.

Arsyeja është se Berisha ka gjithnjë nevojë për njerëz informalë rreth vetes dhe jo për njerëz që formalisht kanë poste dhe pushtet në PD.

Për këtë arsye ai është gati të mbajë 5 a 7 tipa si Fatmir Mediu për të mos pasur nënkryetarë realë të Partisë Demokratike apo njerëz që mund të marrin pushtet brenda PD-së.

Shikoni sjelljen e tij ndaj Ilir Metës. Duke qenë se Meta ka qenë kryeministër, president dhe kryetar parlamenti i së majtës, ai nuk e lëshon kurrë si aleat edhe tani që e di që nuk ka asnjë votë. Nuk i duhet për vota, por i duhet për të formuar partinë joformale të opozitës me njerëz jashtë PD-së. Duke qenë se me Metën tani e bashkon dhe beteja me drejtësinë e re dhe përpjekja për t’u bërë sovranist kundër SHBA, i ka dhënë atij katër vende të sigurta në listat e mbyllura.

Po t’i hedhësh një sy listës së aleatëve të tij, e kupton se ata janë të gjithë njerëz që nuk kanë çfarë humbasin nga çdo pazar i Berishës, pasi nuk kanë më vota. Vangjel Dule, për shembull, i cili u largua nga koalicioni qeverisës me PS-në pse aty u afrua Shpëtim Idrizi më 2015, tani rri urtë dhe mirëpret Shpëtim Idrizin. Në fakt, nuk ka fare problem me Idrizin, por me mungesën e votave dhe nevojën që të jetë deputet me votat e Berishës. E vetmja gjë që i premton Berishës janë raportet me Greqinë dhe Fredi Beleri.

Pranë gjithë atyre që Berisha i quan koalicion opozitar, nuk ka asnjë që i çon një mandat të plotë Berishës. Përkundrazi, Berisha i ka blerë ata si fasadë me mandatet e deputetëve të demokratëve, të cilët po i lë jashtë liste.

Dhe arsyeja është e qartë: ata i duhen Berishës jo vetëm që të mos duket vetëm, por mbi të gjitha i duhen si një aparat për të shmangur vendimmarrjen e opozitës nga bashkëpunëtorët e tij në PD dhe për ta pasur tërësisht atë në dorë, duke bërë sikur konsultohet me “aleatët”. Në fakt, ata janë aty thjesht nga bezdia që Berisha ka për “demokratët”.

34 Komente

  1. Z
    Z

    Mero te gjithe ata mender aleat jan nje zero me xhufke,fasade.Aleati me i fort ne keto zgjedhje per Sali halen eshte Banda e tij kriminale ne Spak me ne krye Altin Dumanin. Ju lutem,mos dyshoni per kete. Gjuetija e shtrigave qe Spaku ka bere keto 4 vjet kunder zyrtareve socialist e verteton me se miri kete.

    Përgjigjjuni
    1. L
      L.Xh

      Këta spurdhjakët aleatë të Brrishës, janë vetëm për atë shprehjen “kalova lumin, të dhjefsha kalin”. Për asgjë tjetër. As për mënd, as për trimëri, as për vota, as për burrë muti, as për shkërdhatëri, se për të gjitha këto, është vetë që del e tepron.

      Përgjigjjuni
      1. gardisti

        "Z" -gabohesh kur pretendon se Dumani eshte aleat i Berishes sepse ky i fundit e ka per ofendin qe gardistin e tij ta quaj aleat.Dumani eshte nen urdherat indirekt te Berishes dhe fabrikes qe ka prodhuar Berishet.Gjithkush e mban mend ambasadorin e fabrikes qe edhe pse vrau live ne bulevard me 21 Janar nuk nguroi ta etiketoje "BURRE SHTETI",sepse edhe ambasadori ishte nen urdherat e Berishes. Kushdo ngrihet ne detyre ne funksionet e larta shkon pertej Atlantikut dhe firmos per mos ndeshkimin e tij. Vete Edi Rama ka firmosur per mos ndeshkimin e tij dhe pse nen urdherat e tij i eshte çare kafka. Ndaj mos i ngateroni problemet sepse Sali Berisha ka merite te veçante dhe i dekoruar nga fabrika e nendheshme per djegjen ,vrasjen dhe shkaterimin e Shqiperise te pas 90.Ai eshte monument agjenturash dhe mbrohet nga fabrika qe e ka prodhuar me garanci jete deri ne ngordhjen e tij natyrale.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tankisti

          Vetem se harojne dicka ps nuk eshte emra, por fryme, dashuri, amaneti i te pareve tane.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pranverori

            Plotesisht dakort me mendimin e Z . Ne ASPAK-un , siç e ka emertuar Saliu me Dum dumanin ne krye , siç e quan Meta , ka prokurore qe veprojne me dy standarte dhe ne kundershtim me ligjet e kohes . Ndoshta nga pa aftesia apo qellimisht , kete do ta vertetoje koha . Institucioni , qe Rama thote se e krijoi PS -ja , po edhe me votat e Saliut dhe Metes , te cilet votuan te detyruar , per mendimin tim , nuk po justifikon qellimin per te cilin u krijua . Nuk shpegohen ndryshe veprimet me arrestimin ne kulle te Saliut dhe ndalimi me ligj i komunikimit me te tjeret perveç familjareve , nderkohe qe ai e ktheu sokakun e te marreve ne nje qender zeri nderkombetare komunikimi , duke bere takime me ish deputete te huaj te rene nga vakti apo miq personale te tij , sikur te ishte president e jo ne arrest shtepiak dhe ky institucion nuk nderhyri asnje here per te zbatuar ligjin . Nderkohe , kryetarit te Bashkise Tirane , brenda ne burg i ndalon komunikimin me familjaret e vet . Po keshtu krimet e Gerdecit dhe vrasja e 4 qytetareve me duar ne xhepa ne bulevard , zvariten sikur nuk ka ndodhur asgje . Keto qendrime te ndryshme per te burgosurit , me bejne te dyshoj qe prokurore te veçante , qellimisht apo per interesa qe une nuk i di , demtojne imazhin e ketij institucioni shume te rendesishem te drejtesise shqiptare , qe per mendimin tim po humbet ate imazhin e mire qe u krijua per 'te .

            Përgjigjjuni
          2. U
            U

            Nje aleat ka Saliut ne keto zgjedhje,halet e tij ne Spak si,Olsi Dado Erion Bani etj,dhe krye Spakisti Altin Duman maska.

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bravo U

              Krejt e vertete. Kur ta kuptoje Rama do ta kete brenda ne b... karroten e Saliut.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tankist

                Ps nuk jane emrat por eshte fryme, dashuri, amanet

                Përgjigjjuni
            2. X
              X

              Pavaresisht goditjeve qe horrat e Saliut ne Spak i kan dhene PS,fitorja ne 11 Maj do jete spektakolare,sepse shqiptaret e kane kuptuar qe Dumani me gjithe Olsi Dadot dhe Erion Banet ne Spak jane berishist te thekur.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Demokratët e mbetur pa parti

                sali Berisha mos harroni që përveç SPAK ka aleat dhe kryetarin e KQZ zotin Çelibashi. Shikoni Çelibashin që mundohet në çdo moment të pengoj punën e Partis Socialiste. PS duhet ta ketë kujdes dhe të jetë e vemëndshme me veprimet e Ilirian Çelibashit, kunat me Fatmir Mediun.

                Përgjigjjuni
                1. l
                  loni

                  Sali Berisha vepron njelloj si e ka mesuar mesuesi i ti Enver Hoxha.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Loni

                    Zoti Baze thotë një të vërtetë të pamohueshme kur vë në dukje se "Për gati 25 vite, Fatmir Mediu në PD mund të quhet fare mirë nënkryetar i Partisë Demokratike." Jo vetëm kaq, por për shkak të këtij fakti ai ka ndikuar jashtëzakonisht tek Berisha deri edhe në zgjedhjen e drejtuesve të PD në rrethe, veçanërisht në atë të Fierit dhe Beratit.

                    Përgjigjjuni
                  2. M
                    Monika

                    “Koalicioni” i Salehut? Shportë karavidhesh, me zero rezultat në 11 Maj… Të kundërshtojnë demokratikasit? Po kujtja ja mbanë mo?…

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pipi

                      Po kërma viçidoliane e ka të qartë se nuk i ka më të mirë ata të partiçkës së tij dhe bën siç i thotë rradakja e vet. Në fund të fundit, dihet se kjo lloj partie prona e tij është.

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        L

                        Berishistet e sojit te Dumanit ne Spak han mutin e Saliut kot,ne 11 Maj Saliu dhe gjithe horrat e tij ne Spak do marin lesht e Currit,ose nocrrokun sic thot Rama.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Këta plehra hanë e pinë në një kazan

                          Fatmir Gërdeci bashkë me sypeshkaqeni e Saliut hodhi në erë një fshat të tërë,dhe ka 20vjet që është deputet pa asnjë meritë dhe nuk mjaftojnë paret që fitoi nga Gërdeci,por thonë se qeveria e Edi Ramës i jep 1,5milion euro në vitë që ky megaloman bashkë me të birin të na ruaj nga rreziku i propogandë Ruso kineze dhe me këtë organizëm ky hajdutë i Saliut bën pastrim parash me ndihmën e Ramës apo të spakut që jo për vrasjet nuk e heton,por i mbulon edhe këto veprime,mjerë ky popull që gënjehet nga këta mashtrus

                          Përgjigjjuni
                          1. i
                            i drejti

                            Mero ti e di por bene sikur sdi se 70 perqind e shqipetareve nuk i lexojne komentet e gazetes tende pervec emigranteve e ndonje studenti haaaa votat e diaspores nuk vlejne per asgje 200 mije vota per 12 qarqe haaa pjestoj e te del se nuk influencojne ne rezultat edhe berisha e di mire fitorja vendoset ne amerike e jo ne tirane neqoftese amerikanet kane vendosur qe Edi duhet te zhduket ske se cfare i bene ashtu sic nuk pati te bente Berisha ne 2013 haaa prandaj gjeje nje menyre tjeter te beshe leke ose sillu nga Berisha se ti nuk e ke problem padronin haaaa kujdes se po e mori maloku do ti paguash te gjitha se cfare ke thene per Saliun haaaa e di vete ti do te zhdepi ne hu Rama e Lali jane te mbaruar ju ka dale muti jashte nga gjerizi haaaaaa po mundohet ta laje por me shurre e me shurre nuk lahet e di ti se nuk i marre haaaaaaaaaa.botoje komentin legen.

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tankist

                              Cme kujtove ballistet a derbare, 50 vjete do zbarkojne aleatet. Po ik o rush sr edhe saliu ti numeroj votat nuk fiton me..

                              Përgjigjjuni
                            2. D
                              Dritan Goxhaj

                              Ç'po tjau shkoklon nanën e babën Sërbisë qyky Albin shqiptaria ... Opozuzarë koqevarë turr e n'Rusi ... Nonën Trap rusofilit dhe atyre që e kanë votu. Rama ik.

                              Përgjigjjuni
                              1. E
                                E paske meritu burgun po të jesh Dritani

                                Ti more plehrë Dritan shpëtove nga burgu dhe tani je hedhur me putanën Putin,ti sikur ishe me UÇK

                                Përgjigjjuni
                              2. P
                                PS

                                Nuk kuptova asnje fjale nga ky artikull. Ka njeri nge te me shpjegoje c'do te thote noc rroku fjale per fjale se kuptimin merret vesh?

                                Përgjigjjuni
                                1. F
                                  Fredi

                                  Perla rradhes per tu treguar talebaneve se Berisha eshte udheheqesi tyre jo I demokrateve

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Aron

                                    Harram per cdo demokrat te ndershem, nqs ka mbet ndonje i tille qe ia jep voten Saliut dhe kesaj bande. Vote e shkuar dem. Me mire mos te votojne fare. Kushdo qe do te japi sikur edhe nje vote per Saliun dhe banden e tij mos i ngelte far e fis.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. V
                                      Veterani

                                      I drejti - si drapri : Ti i thua Meros bëje llogarinë kur nuk e ke bërë as vetë. 200000 apo 240 : 12 = 20.000 për çdo qark si po të duket pa vlerë 2 deputet për çdo qark.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. i
                                        i drejti

                                        Veterani komunist i vonuar po ata 20 mije vete nuk votojne te gjithe PS e PD se vota shperndahet ne te gjitha partite e vogla e perfundojne te gjitha ne koshin e plehrave ku do shkoje nje kandidat i nje partie te vogel me ta zeme 2000 vota e tjetri me 1000 e tjetri me 1500 ok jo te gjitha votat perfundojne ne tirane e shkoder e durres e tek nje parti per shembull une do votoj ballin kombetar sa vota merr kjo pak e aspak e vota ime humbet ska asnje vlere sepse partite e vogla jane krijuar per tu hequr vota partive te medhaja e vota ime shkon kot.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. G
                                          Gega

                                          Veteran i drejti ka mësu tabelën e Lulit 7×7=42 dhe ka të drej.Ne duhet tē mburemi që kemi injorantë të zgjuar flm

                                          Përgjigjjuni
                                        2. m
                                          mali

                                          stan me lepuj

                                          Përgjigjjuni
                                          1. s
                                            socialisti

                                            Duke lexuar editorialet e Meros del ne perfundimin se duhet patjeter te rrezohet ky Pushtet Berisha e te vije ne Pushtet Rama se nuk po shtyhet me kjo varferi qe ka pergjysmuar vendin nga banoret.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. V
                                              Vezhguesi

                                              Bravo Mero!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. D
                                                Dielli qe nuk lindi kurre...

                                                Mero , nuk e di se kush , Po dikush per komunizmin dhe komunistet , ka bere kete perkufizim : " Festa , Famme , Forka " ...! Dhe e dyta , S. Berisha , si antishqiptari , me kete liste tallet dhe I poshteron shqiptaret . I poshteron , sepse I urren , neverit . Analiza ketu te con .

                                                Përgjigjjuni
                                                1. M
                                                  Mara emigrante ne Itali

                                                  Partite e vogla jane ngritur nga njerez te pd more derdimen , mendo , qorrin , llapajn , shehajn , shabanin te jene deputet , pika Shqiperise per kete opozite ,qe mendojne vetem per nje karrige .

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. s
                                                    sulltanati

                                                    Na thuaj o Mero me sinqeritetin qe te ka karakterizuar tere jeten - Per Edi Ramen qe Erdogan e paste nen sqetull, kush jane me te rendesishem tani qe spina e Soros ju hoq nga prapakolpi - Falja e Sazanit apo e Namazit?

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. p
                                                      prec ulaj

                                                      Poshte Trumpi dhe cari Rusise. Rrofte Ukraina e Lire dhe Sovrane. Poshte Ramuti dhe cari Servise. Rrofte Kosova Republike dhe Albin Kurti.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. s
                                                        sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

                                                        poshte sali krimineli. poshte. ata. qe i ven mbrapa. kermes sali. sali krimineli ne burk te hajduti like. kok madhi trim. i maleve.

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje