Qarku i Kukësit përfshihet nga moti i keq/ Stuhi dhe rrëshqitje dherash, vështirësohet qarkullimi i mjeteve në disa akse

16 Korrik 2026, 20:00Kronika TEMA
Qarku i Kukësit përfshihet nga moti i keq/ Stuhi dhe rrëshqitje

Qarku i Kukësit është përfshirë këtë pasdite nga moti i keq, i shoqëruar me shtrëngata shiu dhe aktivitet të dendur elektrik.Siç raporton korrespondenti i Top Channel Bekim Lekica, reshjet intensive në formë stuhie kanë prekur veçanërisht zonën e Tropojës. Në njësinë administrative Lekbibaj, si pasojë e reshjeve të dendura, janë regjistruar rrëshqitje dherash dhe materialesh inerte.

Pamjet nga zona tregojnë se masivet e dheut kanë përfunduar në disa segmente rrugore, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

 

Lini një Përgjigje