Janë në fazën që po gënjejnë veten

4 Qershor 2025, 18:29Editorial Mero Baze

Për të mbështetur një fushatë politike bazuar mbi një gënjeshtër është e nevojshme në fillim të ushtrohesh për ta besuar vetë. Është një sprovë e mundimshme psikologjike. Sali Berisha është më i miri në këtë lloj gare, pasi e ka ushtruar për vite të tëra këtë metodë, pas disfatave politike.

Këtë radhë i ka thyer gjithë rekordet. Po provon të ushtrojë veten dhe njerëzit e tij, në dy drejtime: në bindjen me lajmet e shpikura vetë dhe në bindjen me lajmet e vërteta që i kanë kundër tyre, por që duhet t’i quajnë sikur i kanë në favor.

Ka disa ditë që ka dorëzuar një kërkesë në një sekretari mbledhjesh të Partive Popullore në Bruksel, që të shpallin Shqipërinë narkoshtet, dhe për këtë duhet të ngrihet një mision faktmbledhës. Sekretaria e ka pranuar ta regjistrojë kërkesën.

Pas kësaj, ka dy ditë që deklaron se Partitë Popullore kanë shpallur Shqipërinë narkoshtet.

Tani shumica e Partive Popullore Evropiane i kishin kryeministrat e tyre në sheshin “Skënderbej” në Tiranë duke uruar Edi Ramën për fitoren dhe janë në mbështetje të plotë të Shqipërisë, por kjo nuk ka rëndësi për Berishën. Ai duhet të ushtrojë veten që të bindet se fakti që ai ka lënë një letër te një sekretar në Bruksel ku i kërkon që Shqipëria të shpallet “narkoshtet”, është lajm i rëndësishëm dhe kjo është betejë e fituar.

Ende pa mbaruar stërvitja për t’u mësuar me gënjeshtrën e parë, erdhi lajmi i dytë, ky i vërteti. Në kulmin e kërkesave të Berishës që Shqipëria të shpallet “narkoshtet”, Parlamenti Evropian miraton raportin për Shqipërinë, duke e quajtur vend kampion mes vendeve që kërkojnë anëtarësim, dhe e shikon realisht objektivin e anëtarësimit më 2029.

Natyrisht që është një gjëmë për ata që duan ta shpallin Shqipërinë “narkoshtet”.

Por edhe këtu vihet në lëvizje mekanizmi i autosugjestionit, ose i gënjyerjes së vetes.

Pa vrarë shumë mendjen për të vërtetën e raportit dhe mbështetjen më të madhe politike në histori që i është dhënë Shqipërisë nga Komisioni Evropian, Berisha doli dhe tha se ky raport hodhi poshtë zgjedhjet në Shqipëri dhe denoncoi narkoshtetin.

Pas Berishës, sipas shkallës së inteligjencës del me radhë Flamuri, Klevesi, Albana, dhe e përsërisin.

Dhe kjo hyn te përpjekja për t’u autosugjestionuar se edhe kur ka lajme pozitive, ato mund t’i shikosh si lajme negative, duke presupozuar se njerëzit nuk lexojnë dhe kuptojnë, por vetëm dëgjojnë Sali Berishën. Dhe meqë Flamuri, Klevesi, Albana etj, bëjnë këtë gjë, mendojnë se këtë gjë bën gjithë populli shqiptar.

Kështu që mos u çudisni nga hendeku mes raportit tejet pozitiv të Parlamentit Evropian për Shqipërinë dhe deklaratave të Berishës që pretendon se është “damkosje” për Shqipërinë. Është pjesë e autosugjestionit të tij dhe humbësve të vet. Janë duke u përpjekur t’i mbushin njëherë mendjen vetes që nuk kanë humbur dhe që po fitojnë betejën për ta shpallur Shqipërinë “narkoshtet”. Me këtë e shtyjnë katër vite derisa të vijnë zgjedhjet e tjera përsëri dhe të marrin gjysmën e këtyre votave që kanë. Atëherë fillojnë përsëri të binden se kanë fituar dhe më shumë, pavarësisht humbjes së thellë.

Beteja e tyre është të mos ndryshojnë dhe të mos ikin nga PD. Për këtë nuk u nevojiten votat e demokratëve që nuk i kanë, as mbështetja e tyre. U nevojitet t’i mbushin mendjen vetes që janë fitues dhe që pala tjetër ka humbur thellë. Pastaj pjesa tjetër është histori reale me të cilën ata nuk kanë punë. Tani janë në fazën që gënjejnë veten.

39 Komente

  1. L
    L.Xh

    Dobro došli u narko deržavu.

    Përgjigjjuni
    1. L
      L.Xh - ORIGJINAL

      Or ti fotokopje me karbon je i neveritshem. Keqardhje për përdhosjen që i bë këtijë shkrimi dhe këtijë nick name. Turp.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        Ha mut, se te qeras Saliu.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqipe nga Tropoja

          @@L.XH,,do te jete Sllobodanka e Berishes apo ndonje nga Familja e tije...me sa kame Kuptuar,,na kjo Fjali e shkurter ne Serbishte do te thote Pershendes Popullin e DRoguar(Narkotik)... dhe une te te them:Te Qifsha GJakun tende Baszarde....dhe duket se je Desara Malltezi..Kurva Berishjane qe pallohet ne GJermani.....jebem...jebem....Berisha...(Te qifsha)

          Përgjigjjuni
        2. M
          Mitrovicali

          Njė urrejtje patologjike e qeverisë së Shqiperisë Londineze për shtetin e Kosovës. Vetem një Kosovë e fortë e shpeton Shqiperinë nga serbojevgi Rama dhe trathtarët tjerë.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sa koqe ka Kurti, bo bo

            Po ti cfare pate more bole i Kurtit?

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pejani

              Po shif si ka emnin! Mitrovikari.... .

              Përgjigjjuni
            2. A
              Angjelin

              Cfare thua ore truthare! Po keni Berishen ju, dhendrrin e serbise.

              Përgjigjjuni
              1. K
                KRONI

                O b....shqepur i Kurt serbit qe akoma nuk i ka dale huri i Dubraves dhe e komandon.Shiko halene tende qe po e shkaterron Albin Kurtoviçi.Do pak intelekt qe te kuptosh lojen e Serbise me plehren e tyre ne krye te qeverise.Ju vazhdoni beni qorrin ne shtepine tuaj, por mos ha shume m... ketej kufirit.

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mitrovicali

                  Jam 100% peder grek.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mitro

                    Mitrovikari

                    Përgjigjjuni
                2. T
                  Tirona

                  po mamir nirom mukan aty seti Ram ashtu je si rom ishumtum mosvet kushpi udh heç Shypnin ma edy muj hup per 100 vjet kurr mostpaft makush o edi rams fara tuzhdukt po ishumtum ije.

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mondi

                    Shpellar kosove,meso shqip si fillim.Pastro veten dhe fisin nga injoranca,pastaj permend tironen.Hajt bythqir udbash.

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      E paske harue shipen o Saliu i Milices

                      Ky po qe asht Saliu dora vete.

                      Përgjigjjuni
                    2. U
                      UÇK

                      Hashim Kudra e Kari Veseli te rritur me gjize e speca,fukara zibidi, per ate fukarallak nuk ishin fajtore,por ishte koha e tille. Kishin telashe jo vetem me ushqimin e kohes,por kishin telashe edhe te martoheshin. Pasi Nato na qliroj,ky soj i fukarave zibidi shkuan ne SHEHER te MADH si i thonin Prishtines dhe e kapen shtetin e ri per fyti. Telashja e pare qe paten ishte LIDHJA e KRAVATES, hoqen deri sa u mesuan. Dhe ngadal nga qaji i rusit e gjiza me speca dhe baglat e lopve, kaluan se pari ne qebapa ,e pas qebapave ngadal ne Pica e biftek. Sa ma shume rritej plaqka,aq ma shume rritej edhe niveli e llojlojshmeria e ushqimeve. Sa qe erdhi koha kur Hashimi e hashimkat e tije ,ushqeheshin edhe me karkaleca deti, edhe pse doren ne zemer as karkalecat e as vera e shtrenjet nuk u a zavendesonin qajin e rusit e gjizen me speca per nga shija, por ja qe e konsumonin per me kallxu se jan te kulturuar e me emancipim perendimore. Dhe tani aty ku gjinden ne birucen e Hages ushqimin e kan me marmelade, margarine, vo te zime. Ama karkaleca deti s´ka sepse po harrojne se aty i thone Burg, nuk jan hotele me bo plazhe. Kurr mos u kthefshin keta dy kriminela qe kan vra shqiptar.

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vala

                        Na cate bythen me keto idiotizma. Ketu diskutohet tjeter gje dhe mendjen tuaj as po e pjerdh kush.

                        Përgjigjjuni
                        1. H
                          Hashimi dhe Veseli

                          @@Ti Ndyresire qe Flet me Pseudonimin UCK..do te jeshe ndonje Bastarde qe ka dale nga KOqe Serbi.... Ne se dikush ka ngrene Speca apo Djathe..kjo nuk eshte Turpe...dhe nese dikush arrine nje Mireqenje Ekonomike..nuk do te thote qe te mos Provoje ..Peshke apo Karkaleca Deti..eshte ne Natyremn e NJeriut.. PO ti mor ......pse u dashka te na shkruash se C´fare hante Thaci dhe Veseli???Nje gje te dishe:ta u qine motren UDB.sheve KOsovare..lol

                          Përgjigjjuni
                        2. C
                          Cfurku

                          Ja si është shprehur Fan Noli një shekull më pare për këtë lloj Levantini. Tradhëtori dinak, hipokrit e kusar u ngjit gjer në kulm e u be kryetar. PS -( Levantinet shqiptarët mjeran qe shanin Shqipërine dhe çdo gjë shqiptare)

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Drenicaku

                            Hashime Gjarpni dhe Kadrije Veselinoviqi bashk me shum kriminel tjere te Pdks dhe shikut e din kush ka vra shqiptar ne Kosov mas luftesë.

                            Përgjigjjuni
                            1. K
                              Ky do jete troll serb, djali i Kurtit te Saliut

                              Yshhhhhh bre zombi serb apo i Kurtit, cfare te pickoi more kric serb apo i VV?

                              Përgjigjjuni
                            2. S
                              Sokoli

                              Eshte si ajo padia e Brinkelit ne France. Ku Franca u ngrit ne kembe per Berishen. Ja tani paditja e shtetit shqiptare te PPE -te do tundet Europa e do dridhet populli shqiptar qe i dha mandatin e katert PS me ne krye Edi Ramen. Tani do futen ne vrimen e miut PS dhe Edi. Ja shikojeni sa te vije shtatori. PPE -te do shkarkojne Ramen e do emrojne Berishen me VKM - e PPE-ve. Flamur Noka Kryetar Kuvendi,ndersa Albana Presidente dhe do mbahet mend si presidentja e pare ne shtetin ame -Shqiperi.

                              Përgjigjjuni
                              1. 1
                                1997

                                Me erdhi ne mend historia qe tregonte Dritero Agolli, kur Shiqerja e pyste Salen student, se e kishte pa lopen, ah ah ah

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Demokratë çoni kokën

                                  Morën karriget që kishin hall dhe janë në rregull. Nuk ju rruhet për 500000 demokratët që i votuan dhe ngelën rrugëve me familjet e tyre pa asnjë shpresë. As nuk kërkojnë falje dhe as i hapin rrugën tjetër kujt që të sjellë në pushtet demokratët. Për vete janë në rregull por nuk po shohin se si po shpërthejnë demokratët dhe se si do digjet PDja që po vlon. Saliu vazhdon avazin, a thua se kjo i jep demokratëve të hanë, sa i sjell para , prona dhe sheshe ndërtimi për gradaçela Zenit nga Rama.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    L.Xh

                                    Të hënën, në mëngjes, duke pirë në zyrë kafenë me Mulin, Sali i thotë që kam parë ëndërr sikur na vodhi zgjedhjet Edi Rama. Mbasi Muli ndahet me shokin Sali, takon ca gazetaleshë të Syçkë tivusë, dhe u thotë që Ai Buri, ka thënë që janë vjedhë zgjedhjet, prandaj nisni sulmin. Gazeleshët e Syçkë tivusë, e botuan menjëherë, si kryelajm. Më pas e dha tivu panorama, më pas tivu news24, më pas a2cnn e Saliut, më pas euronews albania përseri e Saliut, pa përmendur berihajtë e tjerë mediatikë që ham hamosen kush ti paguajë. Mbasi kalon gjithë pasditja me këtë lajm, në darkë, duke u shlodhur shoki Sali, lexon e shikon nëpër gjithë tëvëtë si kryelajm se zgjedhjet në Shqipëri, i ka vjedhur Edi Rama. Të nesermen, therret Mulin, Vulin, Currin, Leshin, Preshin, Logun, Lalën, Dhallën, ecetera, ecetera dhe u thotë që ai i patë lajmet dje ? Edhe njehere u vërtetua dyshimi largpamës i PD se këto zgjedhje u vodhën. Prandaj, menjeher, pregatisni dokumentat për ankimim ku të jetë, ndersa për në evropë do të jem vetë në krye të ekipit me Tabaken e Banën pas meje. Tashti vetëm në sulm për qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme….. Dhe përfundimisht, Saliu po rri unjur në bisht.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. R
                                      Ramazan Frrokmetmutaj

                                      Kontestimi i zgjedhjeve të 11 majit nga opozita në Shqipëri ka marrë një rrjedhë të re. Bëhet fjalë për mungesën e 130 mijë fletëve të votimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ne ende nuk e dimë se nga buron kjo e dhënë. Por me shumë gjasa parimi se edhe krimineli më i kujdesshëm “një ditë do të gabojë”, është i vlefshëm dhe në rastin e manipulimit të zgjedhjeve të fundit parlamentare. Ashtu siç doli gënjeshtra e gjyqtares Irena Gjoka,... e cila kishte formuluar e fallsifikuar dokuemnte “pafajësie” të vitit 1996, duke iu referuar ligjeve që asokohe nuk ekzistonin. Duket se rilindasit janë në panik. Nga paniku e kanë “humbur rrugën në oborrin e partisë së tyre”! U ka humbur edhe kujdesi për të fshehur gjurmët e krimit. Rama ik.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Aron

                                        Paske rrjedhur e pjerdhur njesoj si Saliu. Siduket nuk i paske degjuar lajmet e fundit. Dolen bllof perseri Saliu dhe PD, se u hapen kutite qe donin dhe nuk doli gje.

                                        Përgjigjjuni
                                      2. N
                                        Na iku dhe Latifi !!!!!!!!!!

                                        Ju prisni qe Bufi te thoje humba , atehere prese e beri gjithe ate lufte ? . Bufi e di qe ka humbur por duhen mbajtur Vrenozet te karr ikuar . Bufi pagoje 6 milione dollare per nje kapele dhe mendoni ju qe nuk ka bere sondazhe... Vetem média e nxjere Bufin nga loja , duke e bojkotuar..

                                        Përgjigjjuni
                                        1. n
                                          niku

                                          Mero ,856.000 shuplakat socialiste ,nuk pordhen per sali beleris fazliqin dhe as per mediatiksat qe lepijne sumen e tij dhe perpiqen te ngrejne perceptime krejt te genjeshterta per Shqiperine dhe shqiptaret.Risi ne 11 maj , ishte se keta nuk I pordhen as mbi 250.000 votues te djathte qe nuk dolen fare ne zgjedhje.E mira per shumicen e majte eshte te mos humbi kohe me saliun dhe mediatiksat e tij por te perqendrohet tek standartet europiane per jetesen e çdo shqiptari.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. K
                                            K

                                            Mero e ka kap demin prej Briresh me kete analize,po Saliu dhe ata pak qe I shkojn nga pas si,Vokshi,Muli,Balliu,Krrici,etj lengaraqesh,nuk kan as turp dhe as cipe,jan letyre,prandaj do vazhdojn"luften"ne boshellek.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. U
                                              U

                                              Saliut I fusni nje hu ne bythe dhe e ekspozoni ne sheshin Skenderbej,si nje specie per studim per brezat e ardhshem.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. N
                                                Noci

                                                Germoni dhe do te konstatoni perseri nje lobim me tufe parash si ato te La Civites dhene disa prej anetareve te keshillit te partive te djathta .E çfare i ka Beri edhe nje kater milionsh,kesaj radhe Euro,per te vene ne vend dinjitetin prej krimineli qe sipas kodit te tij vetem parate hedhin shurren perpjete. Parate e ketij populli idiot jane pat deklaruar dhendri i tij kauboj.E keni vene re qe Dum dumit nuk ia permend me tre vilat!!!!!!

                                                Përgjigjjuni
                                                1. N
                                                  Nul Moka

                                                  - E dëgjove? - më tha një shok..... Rezolutë në parlamentin europian kundër farsës zgjedhore. ........ . --- Ku e dëgjove i thashë?- Ndërro ndonjëherë kanal, që të mësosh çfarë ka ndodhur dhe çfarë dinë shqiptarët e tjerë.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. P
                                                    Popull

                                                    Socialistët nuk duhet të qullosen para inst.ndërkombëtare ndërkohë që kufoma mashtruse infekton dhe qelb evropën dhe shba me gënjeshtra si trena bullgar e kartele droge njëjtë si dikur me thikat me helm e çadrat pistolet etj. Ata duhet të reagojnë fuqishëm . Për të çfryrë kufomën nga mashtrimi dhe gënjeshtrat do të mjaftonte vetëm të dekumentohen të gjitha sondazhet që janë bërë për zgjedhjet e 2025 edhe nga mediat e berishës edhe nga italjanët apo amerikanët trampistë dhe t'ua përplasin në fytyrë gjithë atyre që në emër të krahut politik mbyllin sytë para një kameleoni dikur komunist dhe sot konservator!. Dërgojini këto sondazhe në çdo derë që kufoma vjell vrerë kundra votës popullore dhe në qoftë se edhe një sondash i vetëm i ka dhënë kofomës më shumë se 32-34 % mbështetje popullore atëherë ps.dhe edi rama të pranojnë zgjedhje të reja!. Shifra 32 -34 % i të gjitha sondazheve aq sa edhe mori në zgjedhje kufoma varros përfundimisht kufomën bashkë me mashtrimin për zgjedhje të vjedhura!.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. E
                                                      Erion

                                                      O koke rrjepur , na bej nje artikull se si pjella jote e shpifur perfitoi burse nga zdromsi ?! Pastaj bej moral me keto shkrime bythe

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. A
                                                        AS

                                                        Supozojme qe sipas Sali Berishes Shqiperia eshte narkoshtet. M.q.s Europa po thote qe Shqiperia mund te futet ne Bashkimin Europian deri ne 2029, a nuk do ishte mire qe te mbeshteste futjen e Shqiperise ne Europe per te permiresuar ekonomine dhe sistemin e drejtesise se Shqiperise?

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. H
                                                          Hagji Kristmarkgjokaj

                                                          Sot, kryefjala e Parlamentit duhet të jetë, deklarata superskandaloze e Pashiqit shqiptar, se veriu i Kosovës është toka e askujt. Nuk ka deklaratë më antishqiptare, nuk ka deklaratë më të shpifur se kjo deklaratë. Por po ju pyes unë ju: secili prej jush që jeni këtu, dhe çdo shqiptar, po përse e derdhi gjakun Afrim Bunjaku? Ku u vra ai? U vra pikërisht në veri të Kosovës, në mënyrë që aty të sundojë rendi, ligji dhe rregulli. Ku u zhvillua një betejë mes grupeve terroriste të nisura direkt nga Alekandër Vuçiqi, të kryesuara nga lejtnanti i tij Radoiçiç? Se sa ishte ‘no mans land’ e provuan falangat serbe. Shqiptarët, Europa dhe bota e panë se si ia mbathën me të katërta, se ajo është toka e zotëve të saj.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. p
                                                            prec ulaj

                                                            Edvin Kristaq Xhelati keqtrajtoi me bandat e tij, kafshërisht mbi 20 protestues paqësor në sallën e takimit. Falangat e krimit të banditëve në Londër dhe të mbledhur nga vende të tjera, të patronazhistëve kriminelë të shkuar nga Tirana, të armatosur me objekte të forta, goditën të tërbuar protestuesit paqësor të demokracisë. Goditën dhe zvarritën shkallëve të pallatit të sportit ku mbahej takimi, ju thyen kafkën dhe kockat e tjera, vetëm e vetëm se bastardit të xhelatit Kristaq Rama iu zgjuan instinktet shtazarake atërore ndaj kundërshtarëve politikë. Jau qiftë Kina nonën.

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. J
                                                              Janullaqis Kristodopulosramaj

                                                              Meqë ra fjala, a ka dëgjuar dikush që Edi Rama kur i mbledh këta europianët në Tiranë, të ketë kërkuar heqjen e këtyre masave?! Sigurisht që jo. Ai nuk mund të bëjë kërkesa që shkojnë në dëm të Beogradit dhe sidomos kundër dëshirave të mikut të tij më të mirë, presidentit të Francës. Edi Rama, i cili u ka kërkuar liderëve të vendeve anëtare të NATO-s të mirëkuptojnë Aleksandër Vuçiq për lidhjet e tij me presidentin rus, Vladimir Putin, nuk ka thënë kurrë se “Kosova duhet të bëhet anëtare e NATO-s”. As nuk ka kërkuar zyrtarisht që asaj t’i hiqen masat që Brukseli dhe Parisi ia vendosën në vitin 2023. Madje asokohe politikisht ishte i pari kryeministri i Shqipërisë që vendosi masën e anulimit të mbledhjes së përbashkët të qeverive të të dy vendeve në Gjakovë.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                                                Janë në fazën e largimit të vëmendjes nga dorheqja e Berishës. Lista e mbyllur ka detyrimin për të bërë propogandë dhe është angazhuar për t'a bërë, do bombardojnë rezultatet zgjedhore me epitete nga më të ulëta. Nuk ju besohet që populli i ka braktisur.

                                                                Përgjigjjuni

                                                                Lini një Përgjigje