Të gënjesh dikë para zgjedhjeve, duke qenë politikan, është diçka që ndodh shpesh. Por të vazhdosh të gënjesh mbështetësit e tu edhe pas zgjedhjeve, kjo ndodh vetëm me Sali Berishën.
Premtimi për ruajtjen e votës në emër të partive politike është një premtim i rremë. Votat nuk i ruajnë partitë. Ato thjesht mund të kontribuojnë për një proces më të besueshëm. Votat i ruan kuadri ligjor, i rregulluar prej 34 vitesh në Shqipëri, i cili ka evoluar pas çdo pale zgjedhjesh në drejtim të garantimit të votës.
Çdo parti që premton se do të ruajë votat në zgjedhje, është duke marrë meritat e sistemit që ruan votat dhe garanton procesin. Por është një gënjeshtër e pranueshme para zgjedhjeve, për t’u dhënë besim mbështetësve.
Kur zgjedhjet mbarojnë dhe procesi çertifikohet, zgjedhjet nuk i ka më në dorë asnjë parti për t’i “njohur”. Ato thjesht mund të pranojnë me dhimbje mandatet që u ka dhënë elektorati, ose të mos i pranojnë ato.
Sali Berisha, jo vetëm që është duke i pranuar zgjedhjet, por është edhe duke tentuar të vjedhë ndonjë mandat pas zgjedhjeve, duke kërkuar rinumërim në Tiranë, me shpresë se do t’ia vjedhë një partie opozitare një mandat.
Pra ai jo vetëm që po njeh zgjedhjet dhe rezultatin që ka marrë, por po përpiqet ta përmirësojë atë dhe me një mandat më shumë.
Një parti që refuzon rezultatin, refuzon në radhë të parë institucionet që çertifikojnë zgjedhjet dhe nuk përfshihet në betejë ligjore.
PD, duke kundërshtuar rezultatet apo duke kërkuar rinumërim, jo vetëm që po njeh zgjedhjet, por po kontribuon në përmirësimin e sistemit – nëse ai ka gabuar. Për të mos thënë pastaj që po synon dhe të grabisë ndonjë mandat rrugës.
Dhe kjo është një hipokrizi më e madhe se ajo para zgjedhjeve, kur besonte se po ky sistem dhe këto institucione do ta nxirrnin atë si fituese historik të këtyre zgjedhjeve, përmes magjisë që do të bënte LaCivita, i cili “e kishte lënë Edi Ramën pa gjumë”.
Tani që zgjedhjet mbaruan dhe KQZ çertifikoi rezultatin, PD – si një nga partitë humbëse të opozitës – jo vetëm që po e legjitimon këtë sistem, jo vetëm që ka premtuar se do të hyjë në Kuvend dhe do të marrë mandate, rroga, dieta e gjithçka tjetër, por po përpiqet edhe t’i marrë Agron Shehajt një mandat.
Nuk di çfarë duhet të bëjë më shumë një parti për të njohur zgjedhjet sesa kaq sa po bën Berisha. Dhe nuk di se si mund të tallet më keq se kaq një parti me zgjedhësit e vet, duke i konsideruar derra injorantë që nuk kuptojnë çfarë do të thotë të njohësh zgjedhjet dhe çfarë do të thotë t’i refuzosh ato.
Vetëm Sali Berisha e ka këtë aftësi: t’i tallë ata që lënë kokën pas tij deri në fund të jetës, pa iu dhimbsur aspak. As si budallenj.
Sikur je në mëndjen e Berishës, nuk e ka pjellë Sheqerja, por djalli!
Sali Berisha, është si kulçedra me 7 krena, asht gjarpën i vjetër, që me i pre nji kry, i del nji tjetër….
Ymer te kam rixha, hapi njehere komentet tek shkrimet e mrekullueshme te dyshes Neri dhe Minxhozi. Njehere vetem jo me shume
ZGJEDHJET I KISHTE SHITUR SALI BERISHA PA HYRE NE ZGJEDHJE! KURRE NUK KA FITUAR, KURBAN0AZARLIU ME I MADH I PLANETIT! RAMA I GARANTOI PD DHE QE TE BEJE DEPUTET ATE DHE TOPALLIN, MIKEN E RAMES SE E DO NE PARLIAMENT DHE... SHQIPERIA GJOJA BERI ZGJEDHJE!!!!!! PAZAROKURBANOKRACIA VAZHDON...!!! POR MBI RAMEN E SALINE ESHTE E DREJTA E SHQIPTAREVE PER VETEQEVERISJE, MIREQEVERISJE.... PER KETE TE DREJTE EKZISTON ZOTI....
Po ari po, ti je në anën tjetër të budallenjve që përmend Mero në fund. Ti nuk beson tek Berisha, ti beson tek teoritë konspirqtive që prodhon mendja jote.
KENDVESHTRIM TJETER! SAlen e Polli Sheqerja, por si kopil. Sales njelloj si Putinit si dhimsen njerezit por Karrigia, Ofiqet, te jene Car, te sundojne. Krimineli ben gjithe te zezat kunder edhe militanteve per te perfitu per vete. Sala eshte nje Kriminel i vertete qe ne gen.
Mire ua ben qe i tall. Jo me kot Rama sot e quajti "PD si uturak i nje plaku 80 vjecar", dhe kushdo qe gjoja ofendohet nga kjo thenie, duhet te shikoje veten dhe te analizoje qe vazhdojne te mbajne nje pla mbi 80 vjecar i cili per hallet e tij po i perdor per dhjerjet e tij dhe te familjes.
E verteta eshte tjeter, totalisht tjeter. Me ane te ankimimeve ose pretekstin per te ankimur cdo gje, berisha kerkon TE SHTYJE SA ME SHUME QE TE JETE E MUNDUR DEKLARIMIN E KONTRATES “ La Civita”. Ai e di shume mire se pas deklarimit te kontrates do i shtohet edhe nje akuze tjeter, vetem nqs e merr muli persiper te gjithe kontraten “ mund edhe te shpetoje”. Ndersa muli e ka te garantuar burgun, thjesht diskitohen vitet.
Sali Berishes i duket sikur genjen demokratet me keto mashtrime te trasha , po fakti qe PD-ja eshte rudhur shume , tregon se masa e demokrateve po largohen prej kesaj monstre plake . Kete gje e di mire plaku non grata , por njehere per njehere ka nevoje te binde budallenjte qe e ndjekin qorrazi , se vetem ai mund ta mbaje gjalle ate parti . Me keto veprime kerkon te binde te lekundurit qe votat jane vjedhur , jo per faj te tij , prandaj duhet te vazhdoje te jete ne krye te PD . Saliu eshte nje plak shejtan budalla . Çdo veprim e ben per te justifikuar denimet qe e presin per krimet e kryera , duke i quajtur ato si denime politike te kryetarit te opozites . Shpresoj qe Dum Dumani dhe drejtesia te bejne detyren pa hezitim , duke qetsuar shqiptaret .
ore !!!...sikur me duket pak me i keq ky berisha, kur shoh qe tall trapin me trapat qe i shkojne pas...
ore !!!...sikur me duket pak me i keq ky berisha, kur shoh qe tall trapin me trapat qe i shkojne pas...
Ka fut ne parlament gjithe kalamaj qe ende shkojne ne shkolle me marre diplome! Dhe kur te hyje shoku Enver ne sallen e PARLAMENTIT ai do tu thote: PIONIERE, NE LUFTE PER CESHTJEN E PARTISE DHE TE POPULLIT TE JENI GATI! GJITHMONE GATI! URRAAAAAAAAAA SHQIPERIA JASHTE KA VENE KUJEN SE KUSH DO TI UDHEHEQE.
Udhetimi i saliut nga HIPOKRATI tek HIPOKRITI
sali maloku ky kriminel e bandit i lindur,ky kusar e i korruptuar e ka vëndin në burg tek vëndi i qenit.Shqiptarët kanë kohë që e kanë hedhur në koshin e plehrave si Enverin,por ai si komunist edhe në mes të detit me një dërrasë mendon se nuk do mbytet.E gënjen mëndja shtrigun….!