Pse PD është e vetmja opozitë që “i kanë vjedhur” votat?

20 Maj 2025, 18:38Editorial Mero Baze

Agron Shehaj, kur u pyet nëse iu vodhën votat, dha një përgjigje logjike dhe të vërtetë. Tha se fushata ishte e pabarabartë, por partisë së tij nuk i vodhi askush asnjë votë. Ndërkohë, nuk kemi dëgjuar as nga partitë e tjera të vogla – si Nisma “Shqipëria Bëhet” apo Lëvizja Bashkë – ndonjë ankesë për vjedhje votash. Partia e Tomës jo e jo, se është çështje burrnie…

Vetëm Sali Berisha është duke u ankuar se i kanë vjedhur votat.

Paradoksi është se gjatë gjithë fushatës, ai ishte jo vetëm garant i votës, por edhe kërcënues: kushdo që prekte një votë, do merrte “përgjigjen e merituar”.

Po si ka mundësi që këta “kriminelë elektoralë” hipotetikë paskan lënë pa prekur rreth 180 mijë votat e partive të vogla – që nuk kanë as komisionerë, as numërues, as strukturë – dhe paskan vjedhur pikërisht Sali Berishën, që i ka të gjitha: komisionerë, numërues, para, retorikë force?

Përgjigjja është e qartë për këdo që njeh procesin zgjedhor. Ajo që thotë Agron Shehaj është e saktë. Fushata për partitë e vogla është e pabarabartë, sepse të mëdhenjtë kontrollojnë infrastrukturën zgjedhore. Qeveria ka gjithashtu një avantazh të lehtë për shkak të votës së administratës publike – që në pjesën më të madhe votojnë për pushtetin, përveç rasteve kur fryn era e ndryshimit.

Por procesi i numërimit nuk ka pasur asnjë problem serioz prej vitesh. Regjistrimi me kamera i votimit dhe numërimit e ka zhdukur rrezikun e vjedhjes së votës.

Nga ana tjetër: si ka mundësi që nuk janë “shitur” votuesit e rinj të partive të reja – pa histori politike – dhe paskan qenë të “shitur” pikërisht demokratët e Berishës, ata që janë gati të “vdesin për të”? Partitë e reja kanë marrë afro 180 mijë vota, dhe asnjëra nuk ankohet për vjedhje. Kurse demokratët e Berishës, që mbahen si më trima e më parimorë, na qenkan manipuluar?

Këto justifikime qesharake të Berishës rrëzohen edhe nga vetë votimet brenda listës së PD-së. Si ka mundësi që “populli demokrat” voton emra që Berisha nuk i do? Lista e Tiranës është një shembull i qartë. Në listën e hapur të vetë Berishës, çdo demokrat ka zgjedhur fiks njerëzit që e dinë të gjithë se ai nuk i do. Dhe këta, sipas tij, i ka komanduar Rama?

Me logjikën e Berishës “kriminelët” zgjedhin të mos prekin votat e Endri Shabanit, Agron Shehajt apo Arlind Qorit, por përqendrohen të manipulojnë votat e Flamur Nokës, Edi Palokës dhe Albana Vokshit?

Sipas tij, votuesit e Shehajt, Qorit apo Lapajt – edhe pse votojnë për herë të parë për ta – nuk shiten. Por ata që kanë votuar për Berishën prej 34 vitesh, janë shitës të votës?

Dhe më keq akoma, edhe brenda listës së PD-së, “kriminelët” qenkan përqendruar të votojnë kundër Berishës, jo për kandidaturat e tij.

Ky absurd ndodh vetëm në një parti ku njerëzit i kanë thënë lamtumirë logjikës dhe përsërisin verbërisht çdo mendim që del nga një mendje e bllokuar si ajo e Sali Berishës.

Fatkeqësia e tij dhe fatmirësia e vendit është se ai nuk e ka më monopolin e opozitës. Nuk ka më vetëm një version se çfarë ndodhi në zgjedhje. Ai është thjesht një parti opozitare – më e vjetra, më e degraduara dhe më e pashpresa nga të gjitha.

34 Komente

  1. L
    L.Xh

    Kur qelbet peshku, në fillim qelbet KOKA, e mandej, javash-javash, vazhdon qelbet i gjithë trupi…. Kështu edhe PD. Ka filluar me degradimin e Sali Berishes, dhe të tjerët, duke mësuar nga Ai (Sali Berisha), u degraduan të gjithë me rradhë, duke u bërë të gjithë të kooruptuar, kush më shumë e kush më pak…..

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pejani LDK

      Ju kiftë në bothë corapekuqi. Rrnoft Sali legjendari nga Tropoja e Cerciz Topullit.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pejani LDK

        Jam 100 % peder grek.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Koqevare sot koqevare mot koqevar gjithe jeten

          Ky eshte budalla , mos u merni me kete koqevar , ky eshte si ai majmuni i Big brodher Vip se thoshte Bullgaria eshte kryeqytet i Maqedonise .....

          Përgjigjjuni
        2. G
          Gizdi Manuka

          Ore Kar Gjakove, Hahahaaaa…..Çerçiz Topulli është nga Gjirokastra…. O injorant prandaj Kosova po shkon në hale të gomerëve se Albin Kurti, mbështetet nga hajvanë injorantë.

          Përgjigjjuni
          1. V
            Ver ver ver

            Budalla, Cerciz Topulli eshte nga kosova,.

            Përgjigjjuni
      2. I
        Iso

        Je thjeshte:-Brilant Mero!

        Përgjigjjuni
        1. t
          t kiu

          Mi rrofsh bolet.

          Përgjigjjuni
        2. P
          Populli

          Super e sakte Mero! Logjike brilante! Kete e dine dhe vete berishistet por nuk u leverdis ta thone. Ka 1000 argumente qe te rrezohet ptetendimi i tyre, por kane ato hallet personale qe ua njohim te gjithe qe i pengojne. Respekte

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mero Baze

            Ik ore pirdhu.

            Përgjigjjuni
          2. k
            kxp

            Edhe ato 50 mandate qe mori PD i ka te vjedhura dhe te blera.

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gjakovari PDK

              Të kiftë në bothë corapekuqi. Rrnoft Sali legjendari nga Tropoja e Ismail Qemalit.

              Përgjigjjuni
            2. h
              hahaha

              Mero je i madh analize me tallje kari brenda, ta cosh ne studiot e grides dhe fevziut per tpare si mund te rrin si muti ne shi, me gjith ato analistet e karit qe jan si sikur i ka pjerdhur saliu nvesh

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tropojani qe dhjet Saliun

                o Sali..o "Hero" nJE trongel NE sUME TI E DO?? Sali Berishes ja "Vodhen" Votat Like Floriri.....Fatmir Mediu...Shpetim Idrizi..Vangjo Dule....dhe gjithe Taborri i Bashibozukeve qe e Rrethon..... @@O sALI:::Putana Serbe ne Shqiperi...Mos ik nga PD-ja se na duhesh..na duhesh qe te shkruajne Gazetat....qe te Flasin Komentatoret...dhe Llapin Llapaqenet e PD-s neper Kafene..mos ik se ka Gallate me ty......dhe nuk kemi me se merremi pastaj....

                Përgjigjjuni
                1. 1
                  1

                  Saliu nuk eshte i degraduar.Ai mendon per vete dhe familjen dhe nuk mendon keq.Ai do ta mbylli normal jeten dhe jo me turp pra vuri ne vende te sigurta kamikazet per kete dite.Keni degjuar ndonje qe ti thote te zbatohet statuti?Shikoni statusin e Gjekmarkajt dhe gjykoni ku arin padinjiteti i njeriut.Le te qendroje aty deri sa te vdesi dhe ta ballcamosin si Leninin se ithtar i tij ishte pa cka si trushplareve u shitet si konservator.Konservator leshi

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dakord

                    Ta mbyllë jetën jo në turp?? Hahaha po ku ka turp ai o njish!! Paratë e familjes më të poshtër në botë kërkon të shpëtojë. Familje e qelbur mafjoze dhe vrasëse. Po të kishin turp fëmijët e tij e çonin në valbonë të zinte trofta dhe jo ta degjeneronin kështu

                    Përgjigjjuni
                  2. B
                    Berishizmi apo Enverizmi ...?

                    Mero , Saliu e njeh mire kete "Zanat " dhe se sa cilesor dhe sasior eshte ai ne kete fushe , eshte nje takem qe e njeh mire kete USTA . Ku ishe ti Mero ne zgjedhjet lokale te korrikut te 92 -it , ne referendumin e 94 -se dhe ne ate baterdine e 26 MJIT 96 ? Une aty Kam qene . Doren , vertete , nuk e bera pis , Po me heshtjen ... Kjo lloj babezise per te vjedhur vota dhe pastaj Shqiperine ne korrikun e 92 te larget kanisur ngjizjen . Konstruktori I kesaj veper madheshtore eshte Dora vete , Sali Berisha qe Tani gezon emrin Po kaq madheshtor Berishizem ( hajduteri ) . Dhe shumica jone , ne rastin me te mire , heshti ...! Tani , fale ketij modeli , jemi kthyer ne popull hajdut qe vjedhur veteveten , qe.vjedh poziten dhe opoziten , gjithmone per te vjedhur ... Ka gjase qe si popull , ne kete fushe , nuk jemi vetem kampion , por rekordmen per gines .

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Ilir

                      Si gjithmonë, analizë shumë e qartë!

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Për putanën e Bejlerit...

                        Është avazi 30 vjeçar i prostitutës plakë, por tani i fillon humnera. Uroj të ketë frymë sa të shohë edhe arkivolet e atyre që polli, për të kuptuar që ju bëri edhe fëmijve të tij, të njejtën tragjedi që i bëri PDsë, ushtrisë dhe gjithë Shqipërisë. Është politikani dhe babai më hajvan dhe motërqir i të gjithë kohërave. Gjithçka e çoi në mut, sepse është psikopat patologjik. Edhe fëmijve ju la trashëgim një tokë të djegur, një parti të rrënuar nga ai vetë, dhjetra gjakës që i përgjojnë prej dekadash, drejtësinë që si gjaksit përgjon dhe pret momentin , urrejtjen e shqiptarve, një tabelë turpi ndërkombëtare në qafë si hajdutë kompulsivë , fëmijë të dy prindërve po ashtu hajdutë të tërbuar.

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          AS

                          Sali Berisha i beri listat per te patur te sigurte ata (kamikazet) qe do djegin perseri me urdher te tij parlamentin. Nuk i zgjodhi per te fituar pushtetin apo per te futur ide te reja ne rritjen ekonomike, sociale, dhe juridike te Shqiperise. Detyra e qeverise se re, drejtesise se re, gazetarise, dhe popullit shqipetar eshte te shkeputen nga e kaluara (45 vjet komuniste 35 vjet post komuniste), kontribojne ne rritjen ekonomike (jo vetem turizmi), permiresimin e gjyqesorit, luften kunder droges dhe krimit te organizuar, dhe futjen ne Europe (duke ruajtur identitetin dhe interesat kombetare).

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Amerikani

                            Ore as Ilir Meta me gruan nuk po qajn qe ju vodhen votat, as vet Fredi Bejleri nuk po ankohet per vjedhjen e votes, vetem Saliu me idiotet e tij. Keta jane pertej qesharakes. Nuk kane pik meshire per ndjeksit e tyre naive e budallenj qe duan ti mbajne pas deri ne varr.

                            Përgjigjjuni
                            1. f
                              fjala

                              Mero Baze ! Qe te merren shqiptaret ne vitin2025 me nje tekahyt si Sali Berisha, kjo do te thote se ai njeri ose ka korruptuar ate pjese qe e mbrojne, ose kjo popullsi eshte e semure mendore dhe duhet te mendohet ne menyre humane pa u treguar qe te gjejne nje menyre kurimi per ta, meqense ligjin me vdekje e kane hequr ne Shqiperi dhe po ashtu ligji i spartaneve nuk mund te aplikohet ne kohet moderne qe tekahytet ti hedhesh nga maj e shkembit ne det se nuk i duhen kurrekujt. Edhe Evi Kokalari tani e kuptoi se kush eshte Berisha, megjithese sa pashe e kuptova, ajo kishte shprese se mos Berishja do ta bente kryetare partie meqense vete ishte non grata, por kur e pa iku me bisht ne shale. Tani, si do ja bejme? Duhet qe me drone te shperndajme ndonje medikament per keta njerez qe shkojne pas Berishes si behet sperkatja e mushkonjave ne vendet moçaliste se nuk ka ane e udhe. SPAK dhe Dumani po zvarrisin dosjen e 21 janarit dhe Gerdecit; nuk e di qellimisht e bejne qe Shqiperia ta kete neper kembe kete bishe kriminale?! Si duket ata nxisin vete terrorin qe ndonj i pa durueshme ku Saliu ka bere kerdine, te hakmerret dhe keshtu mbyllet dosja, por ne kete menyre s'do ngele pa gje dhe Dumani e gjykatesit. Megjithate e ka thene Agolli: "...nje i çmendur, te gjithe i çmend..." po shyqyr qe jemi larg tij. Duhen marre masa urgjente se ai edhe mund te ngelet rrugeve e do harroje dhe shtepine deri ne fund.

                              Përgjigjjuni
                              1. J
                                Janko Jankollari

                                Njė urrejtje patologjike e qeverisë së Shqiperisë Londineze për shtetin e Kosovës. Vetem një Kosovë e fortë e shpeton Shqiperinë nga serbojevgi Rama dhe trathtarët tjerë. Ju marrtë muti e ju qiftë huti.

                                Përgjigjjuni
                              2. B
                                Bufi dhe Latifi , Vrenozi dhe Ludoviku

                                Edhe vete Bufi e di qe nuk ka vjedhje votash... por duhet nje alibi per te qendruar si kryetar partie, dhe alibia si gjithmone eshte u vodhen zgjedhjet masaker elektorale bandat narkoshteti narkorregjimi Sorosi Vucici rregjimi dosjet 125678.... Nje njeri qe paguan 6 milione dollare per nje kapele nuk paska dollare te beje nje sondazhe ? . Duke prémédité humbjen Bufi futi ne liste te sigurte njerzit e tije besnik qe mbas humbjes te fillonin estraden e rradhes , si çdo pale zgjedhje.. Ne Shkodre Lezhe Kukse nuk u vodhen se fitoje Bufi , atje ku Bufi humbet vidhen zgjedhjet hiiiii haaaaa huuuuu

                                Përgjigjjuni
                                1. P
                                  Patrioti cam i M...Bazes

                                  Po kerkon te luash rolin e budallait o Mero? Po dihet se PD do grinte vjedhja e blerja e votes se ajo ja rrezikonte pushtetin absolut Rames...mos valle ja rrezikonin Shehajt e Lapajt? Apo...Lyl bythecka Euroatlantiku me ciftin Alobeu-Dash rakia?

                                  Përgjigjjuni
                                  1. A
                                    Artur

                                    Për mua arkitekti i këtyre zgjedhjeve eshte Luli. Manovrat e Lulit bene qe ne fund Saliu të merrte 500 mijë vota, që nuk janë pak. Fatmirsisht Luli doli nga skena. Tani Saliu do të duhet ta përballojë i vetëm atë qe i ka rezervuar fati.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. I
                                      I lumtë vrima e shkërdhyer me qen!

                                      Kur ka gjetur 500000 hajvanë dumbabistë që nuk votojnë për vete por për pasuritë e Zenit, Gitës, për karrigen e përjetshme të Saliut dhe 30 pederave, për prostitucionin e Saliut me Bejlerin dhe sillogjet greke, Saliu është i lirë të thotë çfarë do idjotësie, sepse ka 500000 vota hajvanesh që hanë bar, mut dhe kar. Që nuk janë as për vete, as për Shqipërinë por vetëm për nevojat e vrim bythës së prostitutës se Viçodolit

                                      Përgjigjjuni
                                      1. Z
                                        Zaho Rama-Regjenti

                                        Ngushellohu Vrima e shkerdhyer sepse 700000 vte tjere otojne per pasurite e Edvin Pederastit dhe breket e harabelit..qetesohu bythqir

                                        Përgjigjjuni
                                      2. f
                                        fatmiri tironc

                                        Bravo Mero!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. R
                                          Regjimet si Diktatura me kozmetike

                                          Natyrisht c'do Regjimi i duhen ca pseudo-parti me lolo opozitare qe ta paraqese vehten Demokraci ne syte e botes (te tille ka p.sh. edhe Putini ne Kremlin) Ata duhet te jene gjithmone me pak se gishtat e nje dore e per me teper te jene te kenaqur me karrigen ku te vere mollaqet kryetari tyre ne parlament dhe e shumta te hedhin ndonje fjali gjysmake ne jave kunder Regjimit si dhe opozites kryesore njelloj. Por gjithmone pa u rritur me tej se pastaj u fillojne shigjetat mbi koke nga pushteti ekzekutiv pasuar nga shigjetat e Editorialeve te Merove e pushtetit "te pa anshem" mediatik.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. K
                                            Kerko Kerkollari

                                            Tani edhe katër vite të gjata sepse i kemi dy Vuçiça plus Opozita !!!, pozicioni ma i keq nuk ka qenë kurr për Kosovën . Shqipëria simotra e Serbisë shum kemi me ia pa sherrin . Tani BE-ja shum më leht po e kundërshton Kosovën sepse " zëdhënsi " i Vuçiçit - Edvini po punon kundër Kosovës .

                                            Përgjigjjuni
                                            1. P
                                              Patriot

                                              Korrekt i sakte i nderuar Mero!

                                              Përgjigjjuni
                                              1. L
                                                Ligji dhe Ram-Maliqi

                                                Per M. Bazen qe kerkon vjedhje votash : Hyn ne fuqi fatura e blerjes votave te 11 majit 2025 - 150 milion Euro falja e tere gjobave 10-vjecare vetem 3 dite para zgjedhjeve ne shkelje te plote me c'do Ligj. Se ky vend ka Ligj ama edhe nje Ram-Maliq perbi te. Dhe prandaj dhe po shpopullohet.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. D
                                                  Diktatura po vjen.

                                                  Të gjithë komentuesit këtu o janë IDIOTË, O BURRA LESHI, ÇYRYKË. O njerëz trapa fund e krye me Mero këllirën mediatike.Nuk e kuptoni o qenëri që këtu kishte zgjedhje : SHTETI përballë opozitës????Makineria shtetërore me kafshët patronazhiste për 1 vit, i kushte bërë votat.POR JU JENI CA TRAPA BURRA LESHI, që merreni me Saliun, se kështu leh qeni i zgjebosur MERO.E pra kuptojeni....Nuk do të fitojë asnjë parti MË këtu veç PS- PPSH, opozitat do të zvogëlohen, edhe me ndihmën tuaj, o qen të zgjebosur dhe Ramë krimineli do të marrë edhe 90% të votave. RRINI E HANI MUT, FIS TRAPASH ME MERON, RAMËN E KOMPANI.JU KAM DHJETË JUVE DHE KOMUNIDTËT TUAJ. E gëzofshi DIKTATURËN!!!!!!

                                                  Përgjigjjuni

                                                  Lini një Përgjigje