Kozmetika e një “lideri” të burgosur dhe linçimi i të tjerëve

10 Korrik 2025, 18:54Editorial Mero Baze

Ervin Salianji dhe Ilir Meta janë arrestuar afërsisht në një kohë. Pas dhjetë muajsh, Ervin Salianji ka pësuar një ndryshim rrënjësor. Ka mbjellë flokët dhe ka bërë operacion plastik hundën. Shumë bukur duket. T’i gëzojë.

Jam kurioz tani nëse Ulsi Manja si ministër Drejtësie, mund të më japë informacion si gazetar, kur e ka bërë kërkesën e parë për mbjellje flokësh, te cila klinikë, a ka ardhur kirurgu i flokëve në qeli, apo ka shkuar Salianji, sa seanca ka bërë, dhe si është kujdesur personeli i burgut për gjendjen pas operatore të tij.

Akoma më e vështirë është kjo situatë me ndërhyrjen kirurgjikale në hundë. I është dashur me siguri të rrijë ndonjë muaj me fasho dhe të shmangte mediat që i kishte sa herë i duheshin në burg.

Ai ta kishte kërkuar vetë këtë burgun, nuk do t’i dilte më mirë, së paku për anën politike, ashtu dhe estetike. Nuk është e lehtë të kesh dhjetë muaj kohë të plotë vetëm për operacione estetike, duke ëndërruar se si do të dukesh si kryetar PD. Atë hundën mund ta zgjaste pak dhe ta bënte pak me majë të kthyer si Berisha, që të kishte kuptim vazhdimësia. Dhe Skënderbeu thonë e ka pasur ashtu.

Mos të flasim pastaj për kontaktin me mediat. Kur votohej më 11 maj, kamerat e shoqëronin Salianjin që nga dera e burgut e deri në qendër votimi, dhe kur doli nga burgu si “hero”, e shoqëronin që kur doli nga dera e qelisë në oborrin e burgut. Kjo është një gjë shumë e mirë. Në të vërtetë, burgjet nuk kanë qëllim vuajtjen fizike, por kufizimin e lirisë për të ndjerë përgjegjësinë e veprës penale që ke bërë.

Ndryshe nga Salianji, Ilir Meta ka qenë në një proces të gjatë ankesash për jetën në burg. Është ankuar që s’ka ujë, është ankuar që s’ka kushte normale për fjetje dhe ngrohje, është ankuar për ushqimin, dhe për dënime të shpeshta që merr pse flet me median.

Salianji s’e ka pasur këtë kufizim. Ai ka folur me mediat më shumë nga burgu se sa nga selia e SHQUP-it kur ishte i lirë.

Jam kurioz të kuptoj kush i vendos standardet për të burgosurit në Shqipëri dhe pse është ky diskriminim pozitiv për disa dhe diskriminim i vërtetë për disa të tjerë.

Por marr vetëm të burgosurit që vijnë nga politika, se ata të tjerët i kuptoj. E kuptoj pse një të dënuari të përjetshëm më parë i çojnë telefon në dhomë, pastaj çojnë atë, për të mos thënë eskortat e femrave apo drekat e darkat e shtrenjta.

Aty e kuptoj që Ulsiu nuk ka fuqi. Por këta politikanët pse i ndan në çeta dhe kur janë të një çete?

Ja sot kanë dënuar përsëri Ilir Metën 14 ditë me mos ushtrim fizik, çka mund të jetë e rrezikshme edhe për shëndetin e tij, ndërsa Salianji ka dy ditë që i gëzohet kozmetikës së tij si lider i ri, me flokë të reja, hundë të re dhe natyrisht nuhatje të re politike për ndonjë post të rëndësishëm në PD.

Nuk po flas për linçimin e Ilir Beqajt apo Erion Veliajt, që nuk e lejojnë të dalë nga dera e qelisë dhe nuk pranojnë të takojë askënd tjetër përveç gruas dhe vëllait. Aty e kuptoj që veprojnë standarde të tjera nga lufta brenda llojit. Por po flas për diferencimin edhe brenda politikanëve të opozitës.

Nuk është se po shqetësohem për standardet e burgjeve, se ato i kanë menderosur që kur mbajnë kriminelët dhe vrasësit si pashallarë dhe tregojnë forcën me ish-kolegë të tyre të burgosur. Të paktën këta të opozitës t’i trajtojnë njësoj, se kështu duket sikur qeveria është me Salianjin dhe kundër Metës, ndërkohë që të dy janë pretendentë për pasardhës të Berishës. Këtyre të burgosurve të PS-së e meritojnë t’ua bëjnë dhe më zi.

35 Komente

  1. M
    Me thone sali berisha mue o budallenj

    Mero djalu,keto gjera qe ngre ti ndodhin ne diktaturen e EDI RAMES me ndigjo mue ti se ta bej fytyren ma zi se kpuca. Cfare do ti te trajtohen komunistet e edit ma mire se komunistet e saliut or taj. Sa per pagesen nuk e di a ka pagu pd,qeveria apo grida,megjithese grida mund te kete paguar per op e atij poshte

    Përgjigjjuni
    1. T
      Të lum o Mero bër një shkrim se si ka mudsie që nj

      Në kët shkrim, jamë dakortë me Meron. Pa varsisht se edhe kët shkrim Mero, e bën për interesat e Veliut, jo se ështe shumë i interesumê që të mbronë ligjin dhe interesat e qytetarve. Sepes dje nukë të pashë o Mero, që të ankohësh, apo ta jept farë asë si lajëm tek gazeta e juajë se si një kriminel në Vlorë, kishtë rra për vdekje një 80 vjeçar për ta grabitur në Shtepine e ti dhe u denua veç 12 vite burg. Dhe më e keqja ishte se prokuroria kishtë kerkue veç 10 vite burg, kjo ështe drama e shumicë së Shqiptarve, jo se sa të pa drejta janë duke ju bër ilir Metës dhe Eron Velisë, që kanë lek me avukate më të mirë të botës ku jetomë, dhe për ditë janë në qender të vemendjës për shkatë të Gazetarve që ata paguanë me lekët që na kanë vjedhur nevë. Të lum o Mero, bën një shkrimin se si ka mudsie që një kriminel rra për vdekje një 80 vjeçar në Vlorë dhe sot në vitin 2025, dënohët veç 12 vite burg.

      Përgjigjjuni
    2. t
      taku

      Z Baze si po shkon kjo pune me mire do ishte qe ne krye te SPAKUT te kishin vene Nuredin Dumanin me ekipin e vet sesa Altin Dumanin .............Te pakte Nuredini do jua kishte mare pasurin e vjedhur gjithe hajduteve te politikes te cdo krahu ................jo si keta STANI I LEPURAVE (SPAKU» qe marin urdhra nga Berisha se cfare duhet te bejne..... ....Edi Rama te dhjefsha Reformen ne Drejtesi

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nga fshati titit

        Po pse lodhesh kote o Mero duke shkruar po ku di gje Ulsi Manja ligjin e ka bere Grida,e ka mare Ervinin I beri hunden I mbolli floket dhe thote cfare I bete doli si pellumbe nga Burgu,kurse policat per nje tel.qe I dhane Veliajt u iku buka e gojes,Ilir Beqajt e mbajten ne parlament te izoluar dhe nuk I jepnin nje gote uje,po kush te flasi zoti minister nuk ka sy e veshe,gazetaret kane tre dite qe bredhin mbas bythes Salianjit,nuk hap dote tv. Po edhe te gazeta jote shkruhet me shume per Ervinin se ashtu do GRIDA,sikur Ervini na u kthye nga lufta ne Ukraine nuk shkruan njeri pse u denua por cfare do beje cfare posti do mari se keshtu ju ka vene perfunde te gjithve Grida duke filluar nga ty lere MILAZIMIN E ZEKES qe e terheq per hunde Grida shikoje se cfare foli per z.Kokalari pse kritikon Salianjin si MASHTRUES kjo eshte gazetaria jone ky eshte shtet leshi qe kemi ne.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Ramazoni

          Poshte Sali hajni

          Përgjigjjuni
        2. T
          The One

          Kesaj I thone qe shqipetaret paguajne para/taxa per the ushqyer Salianin edhe ai ha pi rri ne shtepi pa qira e mbiell floke e shkurton hunde. Ha mer ik

          Përgjigjjuni
          1. E
            Edi Rama

            Mero, ke filluar te me pelqesh me argumentin dhe e shoh ku po shkon - shpresoj te dalesh sa me shpejt aty: Edvin Rama eshte prapa lojes, dhe eshte ai nepermjet nje mekanizni te ndyre, ku perfshihet Ulsi Manja, ky kokbole me mjekren si cjap, qe ka goditur Veliajn. Dhe kjo eshte nje turp per socialistet, qe shkojne e votojne per KM nje delirant qe i ka humbur busulla e zhvillimit te vendit, dhe ka hyre porsi nje kelysh ne lojera enveriane, per te mos lene kundershtare brenda partise. Nje turp e fatkeqesi. Dmth, Ulsi Manja dhe Balluku ne krah, Veliaj ne burg. Qija motren. Tamam, qija motren.

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xiancarlo.

              E sakte MERO ,vetem nje gje te ka shkare.Shiko videon kur Edi Rama doli ne konference per shtyp pas arrestimit te Erion Velise pasi Erioni eshte fajtor edhe brenda PS-se se iu afrua liderit nje hape pas e dihet qe kush i afrohet Edit aq afer e ha me gjithe lecka e per rrjedhoje morri ate qe meritonte.Po ta shikosh me kujdes ai bene nje xhest komik kur bene sikur i versulet Ulsi Manjes me nje togefjalesh pa kuptim e me pas padyshim qe e ka sqaruar se perse lakoi emrin e tij ne prezence. Dikur kam denoncuar qe ne çdo mandat te ri qeverisjeje Kryetari i Qeverise dhe ai i ASPAK-ut,diten e dyte te emerimit udhetojne pertej oqeanit per te nenshkruar e firmosur disa detyrime per persna te veçante ku bene pjese edhe kryekrimi Shqipetar "burre shteti"Sali Berisha dhe qe Ministri i Drejtesise domosdoshmerisht duhet te jete Veriore pasi jugoreve nuk u zihet bese jo per drejtesi por per nenurdhera . Kjo eshte loja qe Edi ka bere me Saimir Tahirin,me Ditmir Bushatin,me Fatmir Xhafen e se fundemi me Erion Veline pa permendur ketu te zgjedhurit Vendore qe i dalin kunder. Saliani padyshim qe do te perdoret nga Edi per te riperçare perseri PD,ndonese nuk ka qene ndonjehere e bashkuar ,nepermjet nj skicofreni qe para do kohesh ka pire kafe me te e sot eshte perbri Salianit. Pune te holla keto z.Baze ,jane me te holla se ato te Saliut kur ishe prane tij.Sa per verioret qe drejtojne drejtesine historikisht ua ka lene perandoria sepse i perdore si te doje siç ishte edhe rasti i Erion Velise. Ky vend do te futet ne shina kur te rikthehen te gjithe intelektualet dhe qytetaria qe sot e kuptojne fort mire qe Shqiperia eshte akoma nen euforine e tortes se Lulezim Bashes dhe presin akoma nje rast te dyte ku kesaj radhe do te vijne me karroca dore . Erion Velis do ti duhet te deklaroje qe do dale nga politikberrja dhe gjithçka do ti rikthehet per jeten e tij private.Ndryshe siç eshte edhe ajo shprehia e kahereshme e E.Rames qe:S'ka bir kurve qe e shpeton.

              Përgjigjjuni
              1. n
                ne

                Presim pergjigje nga Ulsi Manja.

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bero Maze

                  Mero përfundimisht duhet të burgosesh edhe ti .Mbase të mbijnë edhe ty flokët se mbete kokëloqe gjithë jetën!

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Peshtanasi

                    Kjo asht serbia qè ju miqèson Edi Kristaqoviqi, Rama asht gjak serbi,por ju qa jeni,kush jeni, o shipkar qi e votoni ket gjubre. Bre Kina nonen jau qift.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      MALLAKASTRIOTI

                      Nëse eshtë kshu si thoni ju Z.Baze. Atëherë Shqipëria ska për tu bër kurr. Do vijm tek ajo thënie e famshme. Moj Shqipëri të kam dhjerë, Ske për tu bër asnjëherë, Jam mir ktu në greqi, Me punën dhe me familjen time. Përfundimisht Shqipëria nuk bëhet kurrë nga shqiptarët. Aty bëhet vetëm po të ngrihet dhe njëher Legjendari i kombit ENVER HOXHA, Ai ua priste koqet dhe ua varte në ball Ktyre maskarenjëve. Ajo klas politike aty, Eshtë fatkeqsia më e madhe e kombit shqiptar. Nëse ka zot, i dënoftë tek fëmijët e tyre, Vofshin e derman mos gjeçin. ☝️????????????????????????????????

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dakord

                        O mallakastra, a mendon ca sekonda kur shkruan dhe poshtëron veten apo hiç mesa duket. Shqipëria nuk bëhet me ca si ty. Ti e kuptove dhe ike dhe ky është "akt patriotizmi" nga ana jote. Presim të ikin edhe ca legena si ty dhe Shqipëria do bëhet.

                        Përgjigjjuni
                      2. S
                        Sipas te dhenave te sigurta nga brenda .

                        Hunda dhe floket e Salianit , kane qene qe ne fillim te heres , meraku me i madh i Gridares . Porosia e saj , qe beri ne kohen sikur u grinden dhe u pa neper ekrane , ishte ristrukturimi i pamjes se surratit te tij te shemtuar . Kjo detyre realizohej duke mbjelle floket dhe rregulluar hunden , per te tjerat nuk kishte vrejtje . Me ate surrat te eger e te deformuar e pa floke dhe koken loqe si e Fevzos , Sali anji ishte jashte shijeve te saj . Si figure publike e shqyer , Gridares i duhej nje partner qe te ishte ne raport te perafert me veten e saj , aq me teper kur ajo filloi te performoje elegancen e vet , çdo nate ne ekranin me te madh shqiptar . Varianti i burgut ishte ideal per Saliun e vogel . Ne momentin kur te gjitha pasojat e nderhyrjeve u realizuan me sukses , ndodhi dhe lirimi para kohe i tij nga burgu spital .

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Diaspora

                          MERUSHE, PSE nuk flet qe ky Rama dallaverja e skizofren godet turizmin ne kulm te sezonit cdo vit? Punon per turizmin e Greqise a malit te zi? Ata e paguajne??!!

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Berti

                            Bravo. Shumë saktë për këta socialistët bythë pambukë. Kemi fajin ne që vazhdojmë ti votojmë !!!!

                            Përgjigjjuni
                            1. 1
                              1234567890

                              Se neper burgje eshte kjo situate eshte shume e qarte per ne se shqiperia kurre nuk behet.Zaten edhe shume te tjere na kane thene se me mire se jeta ne burg nuk ka ne asnje vend ,pa punuare ,pa djersitur ha dhe pi gjithe diten televizor gjithe diten dhe po deshe per te qire therret femren me te bukur dhe me te bujshme ne shqiperi dhe ben qejf sa te duashe nje nate dy net e sa te lodhet kari.E moret veshe punen e burgjeve ne shqiperi ik tani se kam pune te tjera do vadis lulet.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tahipi

                                Pergjigja eshte e thjeshte : te brugosurit me vendim te formes se prere kane te tjera te drejta dhe privime lirie ne krahasim me te paraburgosurit qe akoma nuk jane denuar !!! I paraburgosuri ka kushte me te rrepta sigurie sepse paramendohet qe jane akoma ne pikpyetje nga ligji se cfare krimeh te renda mund te kene kryer dhe se cfare mekanizmash mund te perdorin per te nderyre ne procesin hetimor dhe gjyqesor ndaj tyre prandaj jan ne nje rregjim me te kontrolluar dhe te rezervuar ne krahasim me ata qe tashme jan denuar dhe marrin nje tjter staus , ate te riedukimit !!

                                Përgjigjjuni
                                1. Y
                                  Ymer Abazi

                                  Mero ne misionin e pamundur qe e ben qesharak - kerkon te mbroje Veline njekohesisht duke i sherbyer Rames! Per ti dhene nje sinjal Velise se gjoja po e mbron e sigurisht Rames se kjo gjoja mbrojtje ndaj Velise nuk do te thote aspak (larg qofte) se ka ndermend te vere gishtin te Rama per urdheruesin e burgosjes e tij!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. C
                                    Cfare mbjell do korresh

                                    Mero, ky eshte stani juaj! Kete bete, per kete punuat. Ky eshte rezultati. Tani kuit sa te duash por ironia eshte qe ke punuar per kete dite! E tani po e vuan dhe vete. Urime. Ta gezosh Ramen 4.0

                                    Përgjigjjuni
                                    1. K
                                      Ka mbjellje si ty e PO i korre

                                      Budalla ....Ramen e votoje elektorati , dhe nuk ka çfare bene nje individ i vetem .psh qe ti je débil eshte faji Rames , qe tjetri peshtyne ne rruge eshte faji Rames , qe polici kerkone lek eshte faji Rames, qe kamarieri nuk te jep facture faji Rames ,qe polici bashkpunon me krimin faji Rames, qe gjyqtari mbylle syte faji Rames , qe firmat nuk paguajne takse faji Rames , atehere ju duheni denuar te gjithe qenke popull i inkriminuar. Nuk eshte faji Rames por i popullit fshatare i pa kulturuar. Nje gazetare française shkoje ne Danimark dhe takoje nje studente qe vazhdonte studimet me burse shteti dhe e pyeti ju paguani takse : po u pergjigje studentja , si po ju merni ndihme nga shteti, po por edhe une duhet te kontribuoje qofte dhe me nje euro ....... Behu njeri dhe te tjerat vijne pas

                                      Përgjigjjuni
                                    2. M
                                      Mara emigrante ne Itali

                                      Mirë jau kanë bo shkiet qe ju mbyllen ne aeroport si majmunat ne kafaz. Mbani e mos i leshoni deri sa t‘vjen ai çafiri vëllai avokati dhe argati i A.vuçiçit ,Edi shkulani. Jau qift shkau nonen.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. B
                                        Burg palle ariu.

                                        HHahaha....pyetja qe shtrohet eshte ai ishte ne burg ndonje dite? Se me c shoh une naten e paska kaluar me Griden dhe diten me doktoreshen ose infermjeren ne nungese se saj.Kane ndryshuar kohet...Ne burg tani te krijojne te gjitha kushtet e hotelit me pese yje....Sa me I rende krimi aq me fotozhenike dhe eksperte moderatorja e tv qe vjen per terapine....

                                        Përgjigjjuni
                                        1. k
                                          keta jane te gjithe per ne burg

                                          Mero nderhy te ministri drejtesis,se dua te dal vullnetar per ne burg se mos bej ndonje operacion( jo plastik) per prostaten se po lem lesht per vizita e neper spitale dhe nuk po i bejme dot,po si une ka edhe shume pensionista qe enden dyerve te spitaleve,kurse salianji me ate fytyre petlle,vetem qe ti pelqej gjyshes vet gridare,ben lloj lloj operacionesh plastike nen mbikqyerjen e policise. Nuk e di a do nderhyj Edi si per ato ndertimet pa leje,se edhe kto op e fshatarit apo ato te burgut drenoves qe hyjne femrat,duhet te konsiderohen pa leje

                                          Përgjigjjuni
                                          1. K
                                            KCK Live ne Surrel

                                            Mero Baze, ta mba ajo bythecka qose (si koka) qe te thuash se eshte Edi Rama direkt urdheruesi arrestimit Velise dhe i refuzimeve te ndryshimit te mases tij te arrestit? Jo, atehere me mire hesht. Se ne e vazhdofsh akoma kete palo mbrojtje per Veline do ta merzishesh shume fort Shtatmarrezi-madherine.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. K
                                              KCK haaa

                                              Uuuuuuuu kck ti qenke Vrenozi . Rama burgosi Véliaj po pse ? . Idiot interneti Véliaj nuk i bente dot konkurrence fare Rames . 1-Véliaj nuk eshte députét ,2 - Mandati i kryetarit te bashkise mbaronte per nje vite dhe dilte qytetar i lire . 3 - Per te mare drejtimin e PS duhet vota, dhe ti mendone se Véliaj qenka kaq i forte Brenda PS dhe Rama duhet ta fuste ne burge haaaaaaa na mbyten budallenjte e Bufit te kenetes.

                                              Përgjigjjuni
                                            2. A
                                              Arjan

                                              MERO QEROSI SHKRIM MJEGULLNAJE ,SHKRIM RREMUJE,SHKRIM QE I SHERBEN PARTISE SE RAHMUTIT.GODITET DREJTESIA SE SKA EMER ,SE NE 35 VITE DREJTESA NUK EKZISTON NE SHQIPERI ,I JEPET RENDESI FLOKEVE TE SALIANJIT NJE PERSON PA ASGJE RENDESI,PA KULTURE,FUDULL DHE LESHKO.HERE PAS HERE KRYEMINISTRIT PSIKOPAT RAHMUT HALEJA ME VRULL IDIOTESH KERKON TU MBUSH MENDJEN SHQIPTAREVE SE KETE TERM TE KATERT E KA ME TE VERTETE.HAHAHA CFARE MENXYRE SHPRESOJNE SHQIPTARET QE KRIMINELI TI SHPETOJ.NJE SHKRIM I PAVLERE ZOTI MERO GJASME NE MBROJTJE TE NJE “HAJDUTI”TE VOGEL SI LALI ERI QE DREJTESIA E RAHMUT HALESE E KAPI ME PRESH NE DUAR PER TE MBULUAR VJEDHJET MILIARDA EURO QE QEVERIA ORDINERE SHQIPTARE NE BASHKEPUNIM ME KRIMINELE BOTERORE VJEDHIN POPULLIN SHQIPTAR ,ASNJE SHKRIM MERUA PER BANKERS ,KURSE MERUA MERRET ME FLOKET E SALIANJIT.BRAVO MERO MERHUMI.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. D
                                                Dashuria e burgut

                                                Imer, çfarë dreqin do?! Mbjelljen e flokëve, hundën dhe zmadhimin e bythëve, Salinjanit ja paguam ne bashkëvuajtësit dhe bashkëfajtorë e tij në burg. Për gjithë atë dashuri që na dhuroi kjo ishte më e pakta që mund të bënim për të. Meta dhe të tjerët nuk i hyjnë në punë as dreqit në burg.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. T
                                                  Treni

                                                  Mirë se erdhe mes cinikëve Mero. Domësohesh shpejtë e nuk do e kesh më problem. Do kalosh në apati si shumë prej nesh.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. J
                                                    Jarani

                                                    "gjendja pas operatore e Salianjit" AAAAAAAAAAA Lot!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. V
                                                      Vlonjati

                                                      O Mero, a deri te ulsiu e ke steken?

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. B
                                                        Babale dje , Babale sot , Babale mot .

                                                        Eshte gjyshe Grida Suma qe i rregullon gjerat dhe motrat kurrva te Top Qenefit . Edi Rama po lodhet kot kot kot . Per te bere shtete ne fillim behet njeriu me pas familja pastaj shoqeria , drejtesia dhe ne funde demokracia , ku tjetri rrespekton kundershtarin. Nuk di qe ne Shqiperi perdoren fjalen ( Ju lutem , Me falni ) , por vetem : Çfare do , ik mos me caj trapin , bjeri mbyte qeni... Te votoshe Bufin dhe te pretendoshe per kulture

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. H
                                                          Hajro Ciniu, ekonomist dhe biznesmen ne Kanada

                                                          Jau qift nonen Albin Baba. Rama ik.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. B
                                                            Ben hajduti

                                                            Mero, ke ngatrruar burgun me paraburgimin( mbase mungese informacioni) 1. Saljani ishte ne burg…Meta, Veliaj, jane ne paraburgim, ose sic e quanin qemoti, ne hetusi. 2. Ne paraburgim NUK KE TE DREJTE te komunikosh, sic do ti pasi je nen hetim. Ka te paraburgosur qe u ndalohet cdo lloj komunikimi, si dhe ka te paraburgosur qe nuk kane ndalesa te tilla. Kjo varet nga “ cilesia” e krimit qe akuzohesh 3. Ne burg ose i burgosur quhet ai person qe ka vendim te formes së prere( apel e siper) dhe KE ME SHUME TE DREJTA. 4. “ Te drejtat” jane te shkruara, sa zbatohen eshte ceshtja. Per saljani jane zbatuar te gjitha te drejtat sic duket, per te tjeret, pas vdekjes

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. L
                                                              Lymi

                                                              Pse lodhesh me kete pyetje me mire te kishe pyetur Manjen pse Grida Duma cdo nate flinte ne burg me Salianjin.Pyetje tjeter pse Salianjit i kishin dhene dhome te vecant me krevat dopjo me tialet dhe te gjitha orendite e nevojshme dhe uji i ngrohte.Normale do i mbillte floket se e donte Grida te bukur Manja eshte njeriu me kot nuk di si e le minister.

                                                              Përgjigjjuni

                                                              Lini një Përgjigje