Mbi udhëheqësin e ekraneve dhe udhëheqësin e Shqipërisë!

18 Qershor 2025, 19:07Editorial Mero Baze

Këto ditë dëgjoj një tufë broçkullash për rolin e medias, që nisin nga Berisha, përsëriten nga papagallët e tij dhe më pas futen në mënyrë burokratike në raportet e ODIHR-it apo të Parlamentit Europian.

Problemi më absurd që ngrihet është “përdorimi i medias nga qeveria në fushatë elektorale”. Teknikisht, jo vetëm me kohën televizive, por në fakt, opozita është dominuese edhe në përmbajtjen e debateve televizive çdo mbrëmje në Shqipëri. Janë mbi 20 emisione politike çdo ditë, në të cilat, me përjashtime pa rëndësi për shikueshmërinë, dominojnë përfaqësuesit e opozitës dhe temat e diskutuara janë thjesht rekomandime të saj.

Pesë ish-zëdhënës ose këshilltarë të Sali Berishës, përfshirë dy ish-nënkryetar të PD-së, drejtojnë emisione televizive dhe televizione. Vetë kryetari i opozitës, që çdo gjë e trajton si pronë personale, ka një televizion në pronësi të familjes së tij.

Televizioni publik vazhdon të mbetet një pronë private e opozitës. Aty gjen drejtues emisionesh dhe gazetarë të rëndësishëm që janë anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së. Pa përmendur faktin që kryeredaktorë, redaktorë dhe drejtorë janë adhurues të hapur të Berishës – nga ata që mund të rrinë pa ngrënë këto tre ditë, meqë Berisha nuk del në konferencë për shtyp se është me virozë.

Televizioni Kombëtar Klan është pronë e një personi që është mik familjar i Berishës dhe emisionet kryesore janë të angazhuara në mënyrë të hapur në favor të tij. Ndërkohë, Top Channel, që ka pasur frymë kritike ndaj Berishës, është sot më shumë një televizion spektaklesh dhe i vetmi emision politik i tij drejtohet nga një ish-zyrtare e lartë e PD-së, që qan në emision për burrin e saj ish-deputet të PD-së.

Nuk po flasim pastaj për televizionet pa licencë kombëtare, që janë aq të parëndësishëm saqë fakti që nuk janë me Berishën nuk i bën askujt përshtypje.

Nuk e di se cilave statistika u referohen kur thonë që mediat kanë qenë në fushatë pro qeverisë. Edhe nëse e shikojmë me fantazinë më të sëmurë, nuk mbledh dot as 20 për qind të mediave që janë në favor të qeverisë. Madje dhe gazeta që unë drejtoj, që është një media popullore, ka popullaritetin pikërisht pse është kundër Berishës dhe jo sepse është pro qeverisë – por hajt, le të më fusin edhe mua aty.

Dhe kjo nuk është ndonjë kritikë për Edi Ramën, përkundrazi, kjo është një taktikë e tij. Edi Rama ka lejuar me vetëdije që të lulëzojë një zhurmë mediatike pro Berishës në shtyp, pa ndërhyrë, pa shkuar nëpër debate dhe pa pasur ndonjë marrëdhënie aktive me median. Kjo ka krijuar një mbingopje të opinionit publik me propagandën pro Berisha dhe ua ka shpifur njerëzve atë më shumë se ç’do të mundte ta shpifte sikur t’i sulmonte apo t’i kontrollonte.

Thjesht i ka futur në kurth mediat duke i dhënë Berishës iluzionin e një mbështetjeje popullore dhe e ka shkatërruar më pas në zgjedhje, shumëfish më ashpër.

Por kjo nuk është arsye për ta kritikuar qeverinë. Kjo është vetëm pasojë e dëshirës së Berishës për të qenë udhëheqës i ekraneve, jo i Shqipërisë. Rama ia ka dhënë këtë lodër në dorë për t’u zbavitur si me tespije, por asgjë më shumë.

Është e paimagjinueshme që Berisha të vendoste në RTSH adhurues të Edi Ramës, apo të lejonte që redaksitë të drejtoheshin nga anëtarë të Asamblesë së PS-së. Por Edi Rama e ka bërë këtë me vetëdije dhe dëshirë të plotë, kundër çdo kundërshtimi të brendshëm në PS. Ai u ka lënë hapësirë edhe qindra delirantëve që mbështesin Berishën – që ndjehen të famshëm sepse dalin në ekrane dhe kujtojnë se janë gazetarë, moderatorë apo drejtues emisionesh.

Thjesht, Rama ka abuzuar me budallallëkun e opozitës – por çdo politikan do ta bënte këtë po të kishte përballë një mediokritet të tillë. Madje shpesh edhe i ka sponsorizuar këto media. Ministrat e Ramës janë sponsorë të portaleve “opozitare”, që i drejtojnë fundërinat e medias, që bëjnë sikur qajnë për Berishën në mëngjes dhe marrin zarfa nga ministrat në darkë.

E gjithë kjo e ka banalizuar seriozitetin e medias, dhe meqë ajo është identifikuar në shumicë me opozitën, e ka banalizuar dhe opozitën.

Media në Shqipëri ka probleme serioze që nuk lidhen me rreshtimin politik. Ajo ka humbur standardet raportuese, ka humbur burimet, përdoret nga krimi dhe nga institucionet e drejtësisë për të linçuar viktima të drejtësisë. Ajo është e parentueshme financiarisht dhe dorëzohet para parasë së zezë apo sponsorizimeve nën dorë.

Qeveria, me apo pa vetëdije, ende nuk ka bërë një ligj serioz për median dixhitale – veçanërisht për portalet – që të regjistrohen, të kenë status juridik dhe të përballen me ligjin nëse shpifin apo përdoren për shantazhe.

Këto janë problemet reale të medias në Shqipëri, por askush nuk i përmend.

Qeveria ndjehet rehat në këto ujëra të turbullta. I lë të lira mediat të shajnë dhe përflasin kë të duan, madje ndonjëherë dhe i paguan për këtë. Ndërsa opozita, që ndjehet e përkëdhelur nga përmendja në titujt e portaleve, ndjehet superiore dhe e kënaqur gjithë vitin, por zgjohet nga gjumi vetëm në ditën e zgjedhjeve – kur kupton që është pakicë.

Por atëherë nuk e kanë fajin mediat.

Ato kanë një mijë e një mëkate, dhe mëkati më i madh i tyre është se për katër vjet me radhë kanë zëvendësuar opozitën në opinionin publik. Dhe kjo i ka bërë më shumë dëm opozitës sesa vetë shfaqja e saj me Berishën në krye të saj.

Problemi real i medias në Shqipëri është se për katër vjet me radhë sillet sikur është opozita — por nuk mund ta luajë këtë rol ditën e zgjedhjeve, kur njerëzit duhet të zgjedhin mes qeverisë dhe “me nder Flamurit”.

34 Komente

  1. K
    Ka qene lapsus i Gjekes

    Ka qene lapsus i Gjekes me balluke , ka dashur te thoje qe média eshte e opozites . Une nuk e di qe : Fevziu , Shkullaku , Bushati , Lubonja , Cani , Çurri , Hoxha , Vangjel , Abilekaj Eni Vasili Peka Sonila siliconi Krasta pédophili , Andi Bejte , Erla Mehilli , Grida Suma ,Rakipillari , Rakipkari , Barbaramo ,Abilekaj , Poli Hoxha ,Artan Hoxha , kandidat per président Hoxha , Koka , Semiani .......Jane te Rames

    Përgjigjjuni
    1. P
      Plehrat analiste pine shurren e Saliut per uje

      Te gjithe keta analiste e kane nga nje cen, e dine ata, e dime edhe ne populli. Ata llomotisin per buken e gojes ose per friken nga dosjet te Saliu apo sigurimi, si Tan Hoxha p.sh. Nga ana tjeter ne populli votojme kunder krejt atyre plehrave te Saliut.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kaso Kasaj

        Analizo vetëm “byronë politike” të PD-së, me ish-komunistin Sali Berisha në krye, dhe merr vesh, se nga kush drejtohet kjo medemek parti demokratike, që VETËM DEMOKRATIKE nuk është. Paloqja, Mul Noka, Albana Vokshi, Joze Topalli, Luqi Boqi, Gazije Bardhi, ……etj, etj rrangalla politike që vetëm kur i shikon, i degjon apo për më tepër i mendon, dhe menjehere traumatizohesh dhe psikologjikisht duke menduar se ç’ishte kjo parti kur u krijua më 1991, dhe kush është sot. Kush ishin themeluesit, nga intelektualët më të spikatur të këtijë vendi, me këta që janë sot në “byronë politike” të zë tmerri se ku është katandisur kjo force politike që është vënë e gjitha në dispozicion të halleve të Sali Berishes. Siç po duken bathet, destinacioni i kesaje partie, është vetëm gropa septike.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Me emër

          Mero, ke harruar pa përmendur atë gazetaren që ishte pjesë e Big Brather, Ilnisa Agolli...... . Mer Berishën në studio dhe e lustron, i heq edhe ndonjë fije floku që mund ti ketë rënë mbi xhaketë....... . Mëkatet e Berishës. Oh, kam plot, thotë Berisha...... . Dhe ligjin për tokën e quan mëkatin më të madh...... . Ndërsa firmat piramidale, i bënë socialistët me agjenturat e huaja. VJEDHJEN E ZGJEDHJEVE më 1996, e bënë socialistët të cilët u larguan nga qendrat e votimit..... . Azem Hajdarin spiun të sigurimit, nuk e ka shpallur Berisha. ..... Furnizimin e Millosheviçit me naftë e bëri për të mirën e popullit kosovar..... . Ishte i pari që e shpalli UÇK, organizatë terrotiste dhe ashtu doli..... Trazirat dhe shkatërrimin e shtetit në '97, e bënë socialistët me bandat e tyre të mbështetura nga Greqia dhe SHBA....... Po grushtin e shtetit ditën e vrasjes të A. Hajdarit?...... . Po krimet e vrasjet në Tropojë..... . Pse Rugova në vitin 2001 ja ndaloi hyrjen më Kosovë dhe e ktheu mbrapsht në Morinë?..... . Apo gazetarët nuk i kujtojnë këto fakte?...... Lere pastaj, Gërdecin, 21 Janarin, Remzi Hoxhën, djegjen e gazetave Koha Jonë dhe Tema...... . Apo zaptimin e trojeve në Tiranë apo bregdet me dhëndrrin dhe djalin, nënshtrimi ndaj Damir Fazlliçit e të tjera e të tjera............................................ . Mëkate janë këto. Këto janë të gjitha krime...... . Nuk i dinë gazetarët që e ftojnë nëpër studio...... . Nëse nuk i dinë, të hapin arkivat..... . Nëse nuk ju kujtohen, le të marin nga arkivi i shtetit, ose Biblioteka Kombëtare, koleksionin e gazetës të PD, Rilindja Demokratike..... . Dhe të shikojmë sesi Berisha shkon me qejf studio më studio.

          Përgjigjjuni
          1. C
            Celo Mezani

            Ligji per token eshte mekati me i madh i tij si politikan, aty fillojne gjithe mynxyrat qe ushqyen pushtetin e tij dhe e ben Shqiperine çorbe derri nga nuk po del dot. Te tjerat jane krime te renda dhe shume te denueshme, por ndryshe nga ligji qe merret vetem me krimin, historia mekatin e madh kunder nje vendi qe quan me keq se krimi.

            Përgjigjjuni
        2. p
          ppa

          Super Mero, analize shkaterruese e pseudomedias!

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lexues

            Shume sakte… Por skandali me i madh eshte kur perdoret nga drejtesia per shantazh…

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xhele Mzeu

              Mero! Me kete paragrafin e fundit i ke thene te gjitha. Po mire xhanem serizisht e kane keta , qe mund ti vihet ne pushtet me “ te madhin” bariun e dhive te Novosejt ?

              Përgjigjjuni
              1. 1
                1

                Ankesa per lirine e medias eshte me idiotia.Ne po cmendemi nga emisionet e nates dhe me shume komentues dhe gazetare jane ne krah te Saliut.Beni ndonje ankese qe te zer vend se keto brockulla jane bajate.Saliu cdo nate eshte ne tv.biles dhe ne ato qe nuk i shef askush.Eshte bere qesharak.Per pak harova tv.syri ka filluar te behet me qeverine.Keta te PD jan dhe mashtrusa.45 raste te dhunimit te gazetareve thot teleshmenia Zhupa per 2024.Ndoshta ka raportet e kohes se Saliut.Nejse luft e madhe tani kush te shaj me shume shqiperine se eshte koha e ndarjes se posteve ne grup

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Demokrati pa parti

                  Ne partine tone u bene te gjithe per te thene me nder me thane

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Ladi

                    Fantastik si perhere

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mira USA

                      z.Mero te lexoj gazeten ne tel.cdo mengjez nga Amerika .A di pse lezoj te paren Temen dhe me pas te tjerat sepse temat qe mer gazeta juaj jane shume aktuale e i sherbejn progresit. Sidomos ky artikull i shkruar i sherben shkrimit per te kuptuar si eshte e verteta reale e sherbimit medias ne shqiperi sa vend ka opozita dhe sa pozita.Permendia me emra te drejtuesve te tv verteton ate qe keni shkuar pa as nje dileme ose genjeshter tjeter qe behet edhe jashte shqiprise.Dje lexova nje shkrim qe eshte shume i rendesishem nga Ervin Karamuco qe del shpesh ne ekranet e tv si ekspert i kriminalistikes.Ai ka shkruar se sistemi drejtes edhe pas reformes ka deshtuar .Gjyqtaret qe kaluan vetingun tha ai e kane quajtur ate si prove imuniteti dhe sot po marrin lek ne mes te dites nga personat te cilet kane ceshtje ne gjykim.Qe kjo thenie te zbulohet deri ne rrenje eksperti duhet te thote emrat e gjyqtareve gjykaten perkatese, shumen e parave qe ai ka dijeni qe jane paguar dhe emrat e atyre qe i kane pagur.Te dy palet ligji i denon edhe dhensin edhe marrsin.z.Mero shpresoj se kete teme do ta lexoj se shpejti ne gazeten tuaj eshte me rendesi te madhe per drejtesin eshte thene edhe ne raportet KE permirsimi i drejtesis.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        P

                        Media dhe haleanalistet jan me te neveritshme se idhulli i tyre Sali krimineli Fejziu,Qim Peka,Shkullaku,dy Tan Hoxhat,Sonila,Abileku,Cani,Raqipi dhe Raqipllari,Grida Suma etj etj ne vend qe ti ven vetullat Saliut i nxjerin syt,dmth i prishin Pune.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Demokrati

                          Ke haruar Aron Sulon, Ylli Rakipin, Kaken ( Koken ), nipin e Reis Cicos, Burimin, etj, etj.

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Dakord

                            Janë një ushtri palaçosh që nuk mund të përmenden dot të gjithë dhe që në fakt ndihmuan në humbjen madhështore të bandës PD. Këta pseudo gazetarë na quajnë neve popullin dele e lopë që hamë çdo bar që ata servirin. 11 maji tregoi që lopët janë ata.

                            Përgjigjjuni
                            1. p
                              ppa

                              Vertete ka harruar A. Sulon , analisti me idiot apo krimbin Babaramo.....

                              Përgjigjjuni
                            2. n
                              niku

                              Mero , me nje fjale, Rama tall hajdarmalluten edhe me saliun edhe me krejt skotën mediatike te saliut?? dhiz iz a mirakull ov fridhem,ov fri spiç.

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Analistet e tij derdimene e vrane Saliun politikis

                                Te gjithe bashke me Saliun ne krye, analistet gjoja opozitare sa nje pordhe e Rames jane. Rama i ka lene Saliut 90% te mediave, dhe Sali idioti ke rene ne gracke, sepse ne shohim perdite cfare plehrash te degjeneruara jane mbledhur rreth Saliut. Kjo strategji brilante e mban PS ne pushtet edhe 25 vite te tjera, me zgjedhje te ndershme sic po tregohen ato te 11 majit. Strategjia e Rames eshte mirekuptuar nga BE, e cila shkruan per lirine e mediave ne kuptimin qe ato i ka pushtuar Saliu.

                                Përgjigjjuni
                              2. C
                                Cubi

                                Aman o mero se ske cfar thua me pare. Ore te gjith jan ne sherbim te sali qenit rreth 95 % mos me then 100 % . E ke then edhe ti ne shkrimin tend kur edhe TV publik TVSH eshte 100 % ne sherbim te sali qenit nderkoh qe mbahet me taksat tona. Ishte dikur nje top canel sot si ka ngelur asgje totalisht ne sherbim te sali qenit pa permedur te tjere se ata dihen me kohe. Dhe e fundit mos me e zgjatur se jan pa fund. E megjithate edhe zoti te zbres nga qielli nuk I ben derman ka shkuar per lesh bubi.

                                Përgjigjjuni
                                1. V
                                  Vëzhguesi

                                  Gallata më e madhe janë lajmet në KLAN ku një hapësirë të veçantë zënë lajmet me Berishën. Po si nuk harruan një ditë të vetme të mos ta përmendnin. Del Saliu me nja 4-5 vetë dhe prrallis idiotllëqet e tij që vetëm ai i dëgjon dhe i beson. Si është e mundur që një TV kombëtar të katandiset në një moçal kaq të ndyrë. Top Channel ka objektiva të tjera: po të duash të shohësh horllëqe, maskarallëqe, seks, shalë dhe zoçka hap Topin se aty i ke. Me ca emisione që për turpin e tyre as që duan tja dinë për mendimet e opinionit publik. Shkurt muhabeti televizionet në Shqipëri janë bërë.për të mos u parë më. Lëre pastaj emisionet politike që kur shikon ca palaço, njerëz të degraduar që e heqin vetem për kopetentë të vjen për të vjellë. Ajo që më çudit është si paguhen gjithë kjo lukuni njerëzish të paaftë, të degraduar deri në limit dhe nga dalin të ardhurat e televizioneve. Në TV Klan mbi 1 orë në ditë ka reklama dyshekësh që vazhdojnë prej vitesh a thua se njerëzit blejnë 2 dyshekë çdo ditë. Çfarë dreqin janë këto televizione fshatareskë që të vjen ndot të hapësh një kanal shqiptar se të bën të ndihesh keq nga niveli kaq i ulët i tyre.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. G
                                    Gjimnazisti

                                    Z.Mero! Kam vene re se pas shkrimeve te te madhit,midis te vegjelve,L. Dervishi,nuk ka vend per komente! Pse,kur per shkrimet e tjera nuk ndiqet ky rregull?!!!!!!

                                    Përgjigjjuni
                                    1. D
                                      Doarsa Kica

                                      Mjafton të shohësh Edvin Kristac Ramën që nuk la mut greku dhe serbi pa futur surratin dhe pa ju bërë portapotty. Servili histerik që na qeveris, i shiti të tëra bazat dhe dhe dekonspiroi bunkerët e fortifikuar të udhëheqjes dhe komandës ushtarake, duke dhënë mesazhin që nuk ka ndërmend të drejtojë në bunker shqiptarët në kohë qameti. Sepse shqiptarët nuk kanë nevojë të mbrohen. Janë të mbrojtur nga fryma hyjnore e NATOs. Një feld Marshall gjerman para pushkatimit në Nuremberg, i shkruante gruas letrën e fundit duke thënë; Nuk më takon mua të gjykoj Hitlerin, por historisë. Në fund të fundit iku si çdo lider i madh i këtij planeti, nën gërmadhat e Perandorisë së tij. Jau qiftë nonë Albin Baba.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. q
                                        qesh e ngjesh

                                        Udheheqesi i ekraneve, udheheqesi i Shqiperise, dhe e sheh kete te Sala ky Mero i "pavaruri" qeverise / o Mero teneqja nje pyetje te kam rixha - ai Velia burgun nga Sala a nga Rama e ka ?

                                        Përgjigjjuni
                                        1. q
                                          qesh e ngjesh

                                          Mos ma vini re se jam rrotë kari me patentë..

                                          Përgjigjjuni
                                        2. O
                                          O tempora o mores

                                          Cdo politikan ne toke desheron dhe lufton, qe median ta kete ne anen e tij, se eshte nje aparat i fuqishem per te manipuluar mendjen e turmes.Mirpo ja ku na del ish ambasadori i ps, me nje teori krejt te kundert dhe absurde dhe nuk arrin ta kuptoje rolin e medias, por qe eshte thjesht saliu, qe minon gjithcka demokratike.Sipas nanos dhe tema, qe eshte ne krah te rames, qenka kunder rames.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. M
                                            Mira USA

                                            Nuk po guxojnë Bandat Kriminele dhe Tradhëtarët e PDK-LDK-AAK-Lista Terroriste Serbe as të pranojnë humbjen e tyre dhe as të shkojnë në zgjedhje, ngase kanë urdhër nga Vuçiqi që sa më shumë të zvarritin këtë situatë kaotike! Bill Clintoni dikur u shprehë; Ne së bashku fituam luftën, ndërsa ju fitoni paqen! Ju fitoni paqen duke mos kultivuar krime e korrupsion! Ju fitoni paqen duke transformuar shoqërin tuaj në vlera të demokracisë që drejtësia godet çdo vrasës, kriminel, trafikant, të korruptuar! Ju fitoni paqen duke mos mbajtur mbetje të Rankoviqit dhe Millosheviqit në drejtësi, në gjykata, prokurori, politikë, arsimë, shkencë, kulturë..! Ju fitoni paqen duke mos ju nënshtruar lojërave të Sërbisë por çdo pozicion i juaj të përmbushet me argumente dhe dëshmi që keni më së shumti! Ju fitoni paqen kur të jeni të bashkuar të gjithë ndaj Sërbisë dhe pretendimeve të saja të padrejta! Ju që jeni munduar të realizoni planin e Millosheviqit për të coptuar Kosovën, duke krijuar 17 komuna serbe nga fshatrat shqipëtare! Dhe ju e çertifikuat dhe e rifaktorizuat Listën Terroriste Serbe prapë edhe pse kreu aktin terroristë në Kosovë!! Ju jeni hapur në shërbim të Sërbisë. Puçistët PDK-LDK-AAK të dirigjuar nga Sërbia, pasi nuk morrën votat e qytetarëve të Kosovës, po ëndërrojnë që votat e qytetarëve të Kosovës të besimit të tyre që i dhanë VV mbi 42% t'i barazojnë me nga 17% të tyre me like fallco në mediat dhe portalet e financuara dhe dirigjuara nga shërbimet sekrete serbo-ruse! Vuçiqi ka vënë si shef gjeneral të së ashtuquajturës opozitë e Kosovës nga PDK-LDK-AAK dhe këta duhet të veprojnë nën komandën e Listës Terroriste Serbe. Vuçiqi ka urdhëruar të ashtuquajturën opozitë e Kosovës nga PDK-LDK-AAK të zvarritin dhe të bllokojnë konstituimin e Qeverisë së Kosovës që të marrin kohë që të krijojnë një kaos në Kosovë nga mos funksionimi i ministrive që do drejtonin këto dikastere! Puçistët e dirigjuar nga Sërbia të kohës së Pandemisë po mendojnë se prapë qytetarët e Kosovës durojnë ndonjë Puç të ri! Rastësi apo jo strukturat e sofistikuara të shërbimeve sekrete serbe në Pejë të Kosovës?! 1.Gazmend Muhaxheri, një sherbëtorë i përkushtuar dhe besnik i kishës serbe! 2. Demo Berisha, një shërbëtor i përbetuar i Sërbisë! 3. Vëllezërit Devolli, argatët e Braça Kariqëve! 4. Xhavit Haliti, një i dyshuar për shumë vepra të kaluarës së tijë! 5. Ramiz Kelmendi, një pronar i prodhimeve serbe në Kosovë! .... Jam i bindur se tërë veprimtarët e vrarë të Rugovës, ky Luta, Gazmend Muhaxheri, Isa Mustafa...i kanë nxjerrë në prita të vrasjes nga PDK-AAK , andaj nuk guxojnë të ndahen se mund të hapet kutia e Pandorës! Ramush Kadyrovit të Radojçiqit nuk i ka ngelë gjë tjetër pos të ulurisë pak për ndonjë like fallco! Shpreson t'i merr me vete tërë ata që bashkëpunonin në laboratorët e drogës së veriut dhe ato gorankat që punonin në bordellot e Radojçiqit, sa me u duk që ka ndonjë mbështetje! Këtyre Tugjarëve të Tokave të Kosovës që ua falnin fqinjëve sllav, nga sikleti i madh nuk ju ka mbetë gjë tjetër pos të ulurijnë trishtueshëm për ndonjë like fallco në mediat dhe portalet e financuara dhe dirigjuara nga shërbimet sekrete serbo-ruse me shpresë se do mashtrojnë ndonjë qytetar të Kosovës. Tërë qytetarët e Kosovës, i madh e i vogël e kanë pa me sytë e tyre se si Bandat Kriminele të 20 e ca viteve të kaluara me institucionet e kapura nga ata vjedhën dhe rropën si hijenat votat e qytetarëve të Kosovës që kishin votuar për VV, ngase VV në mandatin që kaloi prioritet mbi prioritete kishte shtrirjen e sovranitetit të plotë të shtetsisë së Kosovës cepë më cepë territorrit të saj që këto Banda Kriminele e kishin lënë të rrezikuar në aneksime nga Sërbia! Pra, pasi ky prioritet tashmë është komplet i përfunduar tani është rradha e prioritetit tjetër që po vretë Kosovën: luftimi i krimit dhe korrupsionit në institucionet e larta të Gjygjësisë, Prokurorisë, Avokaturës, Mediave...që këta mbajnë në jetë edhe Kriminelët Politikë. Duke e ndie fundin e tyre, Kriminelët Politikë iu vërsulën votës së qytetarëve të Kosovës për të vjedhur dhe plaçkitur, për të tentuar që t'i ikin edhe ndonjë ditë Drejtësisë me të cilën një ditë me patjetër se duhen të përballen. Rroftë Albin Kurti lideri suprem i kombit shqiptar. Poshtë Ramuti.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. M
                                              Miri-USA

                                              Mira-USA Kur e mbyll perroin tend psiqik me frazen "Rroftë Albin Kurti lideri suprem i kombit shqiptar. Poshtë Ramuti" duket se cfare kallepi je, komplet trushplare i propagandes se Al-Bin neomarksistit te Vetevrerosjes.

                                              Përgjigjjuni
                                            2. @
                                              @

                                              O Mero, ishe me interesant atehere kur lepije bythen e Saliut dhe nxirrje fotot e te gjatit me tasin me makarona dhe bythes jashte ne plazhet nudiste.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. @
                                                @

                                                Mos ma vini re se jam rrotë kari me patentë.

                                                Përgjigjjuni
                                              2. V
                                                Vjollca

                                                Kosova nuk ka problem me popllin e Shqiperise. Problemin e ka me politiken proserbe te Edi Rames kunder Kosoves dhe me votuesit e partis socialiste. Jo qe nuk e ka perkrah, por Rama i ka qit sankcione Kosoves, ka shkru draftstatus me bosnjezu Kosoven, e ka qujt veriun e Kosoves toke e askujt, o bo pjese e ballkanit te hapur te fashistit Vuciq ndersa Kosoves ja ka qit tranin ne Kalimash. Rama kudo ku ju ka dhon rasti ka hanger mut kunder Kosoves dhe e ka lavdru Serbine fashiste. Me nji fjale Rama osht nji bir kurve i shitur dhe edhe te huajt kan thone se Rama osht kryeministri ma i mire i Serbise prej kohes se Pashiqit. Prandaj kuptoni o vllazen shqiptar se Kosova ka problem me Ramen dhe perkrahesit e tij e jo me ju. Edhe merrni vesh se sa ta kini Ramen dhe PS ne pushtet jeni non grata per Kosoven. Rama bashk me votuesit e PS le te shkojne ne rrot te somes ne Serbi. Nuk i don Kosova.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. P
                                                  Posi

                                                  O mero kari , je manipulues i rendomte. Nileti shikojne LAJMET kryesore ne televizionet kryesore. Ndiqi nje dite te vetme dhe do shikosh se ne krah te kujt jane.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. P
                                                    Posi

                                                    Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë I.

                                                    Përgjigjjuni
                                                  2. q
                                                    qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi

                                                    EUROSTAT deklaron - nga 2024 Shqiperia me cmimet me te shtrenjta te ushqimeve ne Europe! Kur kjo shko paralel me - Shqiperia me nivelin me te ulet te rrogave e pensioneve ne Europe - Shqiperia me korrupsionin me te larte qeverises ne Europe - Shqiperia me kerkesat per Azil me te lartat ne dyert e Europes etj, etj.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. F
                                                      Ferdi

                                                      Brilant Mero Baze Brilant. Emisioni primi I nje ish deputete ish perfaqesuese e demokrateve qe perdori mandatin per tja dredhur burrit ne sallen e Parlamentit eshte tallja me e madhe me opoziten qe ka marre cdo kohe televizive. Daljet cdo nate te te njejteve budallenje gjithe vitin , te spiuneve apo te Ambasadorit Nesho qe do perfaqesoje te perndjekurit apo te nipit Hysniut me te cilin duan te rrezojne nipin e Spiros eshte qesharaka eshte tallje she Bravo Rames, kopil…..

                                                      Përgjigjjuni

                                                      Lini një Përgjigje