Presidenti "bllokon" ndryshimet në qeveri, shtyhet seanca e jashtëzakonshme parlamentare

29 Korrik 2024, 09:32Politika TEMA
Presidenti "bllokon" ndryshimet në qeveri, shtyhet seanca e

Seanca e jashtëzakonshme parlamentare që pritej të zhvillohej sot në orën 18:00, ku do të votohej kryetarja e re e Kuvendit, Elisa Spiropali dhe do të kalonin dekretet e presidentit Bajram Begaj për ministrat e rinj të qeverisë Rama, është shtyrë për ditën e nesërme.

Deputetët e PS janë njoftuar në mbledhjen e grupit se seanca do të shtyhet për nesër për shkak se presidenti ende nuk i ka dekretuar ndryshimet në qeveri.

Burime nga Presidenca bëjnë me dije se ndryshimet në qeveri janë në proces verifikimi, ndërsa kryeministri Rama u ka kërkuar deputetëve që të rrinë në gatishmëri për çdo orë kur mund të thirren.

Sakaq, ditën e djeshme kryeministri tregoi nxitim për të dorëzuar personalisht në Presidencë dekretet për ndryshimet e reja në qeveri, pak pas përfundimit të Kongresit të Partisë Socialiste.

Në Kongres, Rama njoftoi ndryshime në kupolën drejtuese të mazhorancës në Kuvend, me Elisa Spiropalin që zëvendëson Lindita Nikollën.

Lëvizjet prekën edhe qeverinë, ku më i bujshëm ishte largimi i Taulant Ballës nga detyra si ministër i Brendshëm. Ai do të zëvendësojë Spiropalin duke qenë ministri i ri i Shtetit për Parlamentin.

Ndërkohë, tre emra të rinj pa profil politik, marrin drejtimin e Financave, Mbrojtjes dhe Punëve të Brendshme.

Ndryshimet e propozuara nga Rama

Kryetar Kuvendi

Ikën Lindita Nikolla

Vjen Elisa Spiropali

Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin

Ikën Elisa Spiropali

Vjen Taulant Balla

Ministria e Brendshme

Ikën Taulant Balla

Vjen Ervin Hoxha (Ish-kreu i IKMT)

Ministria e Mbrojtjes

Ikën Niko Peleshi

Vjen Pirro Vëngu (Ish-drejtor i Portit të Durrësi)

Ministria e Financave

Ikën Ervin Mete

Vjen Petrit Malaj (Ish-drejtori i AKBN)

Nënkryetar Kuvendi

Ikën Ermonela Felaj

Vjen Bledi Çuçi

Kreu i grupit të PS
Ikën Bledi Çuçi
Vjen Niko Peleshi

14 Komente

  1. E
    E verteta dhemb....

    Citjoneziu (Bayromit): po ti mer mi,ma dhjet mua...!? Harron se une te ngrita e une te fundos..... ptuuuuu paliokaragiozi!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drini

      Beromi .e pas nje fije dinjitet ushtaraku dhe pak patriotizem nuk ja dekreton zogjt e belindes, pastruses se haleve te grekut, hajdutes se paskrupull qe eshte ceshtje ditesh kur ta perlaj spaku.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kroi Mbretit.

        Do ti vonoje pak se e kritikoi bardhoshka e pd-se nongrata.

        Përgjigjjuni
        1. E
          Emri

          Aman mos e ler pa pune Zj Fele, si fis prekuroresh qe eshte :)

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dauti

            Vetem amerikanet po bllokojne shalegjatin. Sa per Begajn...????

            Përgjigjjuni
            1. R
              RAIFI

              Tani edhe zyrtarisht Shqipëria nuk është shqiptare.Si nuk doli një forcë politika apo ndonjë grup intelektualësh me orientim pro shqiptar se paku për ta demaskuar Edi Ramën që së bashku me Salihun shitën çdo gjë shqiptare dhe sot po e bënë shtetin e pushtetin serbi e greku.Sa ua patëm marr inat pleqve kosovarë që nuk rrojnë më kur na thonin se në Shqipëri veç shqiptarë nuk ka.Po të mos kishte qenë nacionalizmi shqiptar disa vjeçar në kohë të Enverit sot në Shqipëri nuk do flitej fare shqipja.Për 34 vite afer një miljon shqiptarë në Greqi janë asimiluar,kjo murtaj tani po bastet edhe brenda Shqipërisë.

              Përgjigjjuni
              1. E
                Endri

                O Raif kari,gjysma e kosovarve jane spiune serbe

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Endri

                  O Raif kari,gjysma e kosovarve jane spiune serbe

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    P S E ?

                    Ti Raif je nje shqipfoles , por duket sheshit se nuk je shqiptar . Nje shekull jetese prane e parne me UDB - ne i ka bere efektet e veta . Nuk thote kot populli : " I mbyturi te mbyt " !

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Daullxhiu

                      Ke degjuar gjyshin ti raif, po ke te drejte! Po gjyshi jot diten mbante kapuçin e naten shkonte raportonte tek sllavko i udb.

                      Përgjigjjuni
                    2. g
                      gaspër

                      Zoti president mos dekreto këta anonim sepse janë të turpshëm....çfar nuk pret nga vapa.

                      Përgjigjjuni
                      1. Q
                        Qoftelargu

                        C’do me then anonim o drite shkurti Gasper?C’do me thene te turpshem o selvia Gasper?!!Se pari keta jane prurje te reja!Se dyti keta kane drejtuar sektore te rendesishem te ekonomise!Se treti Rama eshte Kryeminister,i ka pare e ster pare kandidaturat! Dhe se fundi nga doli Luli (Basha)qe e beri minister te jashtem,te brendshem e transporti e se fundi krytar te Bashkie ne Tirane,apo ishte nje yll i pa pare,me shkolla e kualifikime ne nivele te larta(edhe shkollen e larte nuk e ka mbaruar ne hollande) Nje ish kamarier ne Rinas,Sali Berisha e beri minister.Kurse keta qe ka vendosur Rama per ministra,jane me shkollime e pervoje te madhe ne drejtim…

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Agim

                          Qoftelarg! Bythelepires patronazhist. Keta jane viktimat e ardhshme, pas disa muajsh te Rames. Sa te vene ca firma dhe hop...nga hici erdhen, ne hic do shkojne.

                          Përgjigjjuni
                          1. D
                            Daullxhiu

                            Qendro i forte Bomo, mos dekreto hajdutin e doganave me shtetesi greke si minister mbrojtje. Eshte turp i madh o Bom.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje