
Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-i përndjekuri politik Gjergj Hani do të garojnë sot përballë njëri-tjetrit për të marrë në dorë drejtimin e PD-së.
Që prej orës 08:00 të ditës së sotme ka nisur votimi për kreun e ri të PD-së.
Basha pritet të votojë rreth orës 11:00 pranë zyrave tek degës 8 në Tiranë. Ndërsa Hani do të votojë rreth orës 10:00 te zyra qendrore e PD.
Një ditë më parë, kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana u ka bërë thirrje demokratëve që të votojnë, duke theksuar se procesi është legjitim.
“Ftesa ime për të gjithë demokratët është ti bashkëngjiten procesit të votimit. Ftesa është e hapur, legale, statutore, jo vetëm për ata që janë pjesë e listave të miratuara, por ftesa është e hapur për të gjithë demokratët që disponojnë dokumentet e anëtarësimit në PD”, tha Gjana.
Aha, partine me poture me rripa nuk e mbajme dot