1 mijë e 200 lekë në qytet dhe 827 lekë në fshat: Sa u rritën pensionet në 1 vit

29 Qershor 2025, 20:00Ekonomia TEMA
1 mijë e 200 lekë në qytet dhe 827 lekë në fshat: Sa u

Shqipëria numëron në total 721,398 pensionistë nga këto 604 mijë janë pleqërie urbane dhe rurale. 

Pensioni mesatar në vend sipas këtij raporti u rrit për qytetin me 1,268 lekë dhe për fshatin me 827 lekë në raport me vitin 2023, raporton A2.

Sipas përllogaritjeve 316 mijë qytetar nuk marrin pension të plotë pasi nuk kanë vitet e plota të punës, ku ndikimi më i madh jepet direkt nga mos-deklarimi i punësimit të tyre nga bizneset.

Për të marrë pension të plotë vjet një grua apo burrë duhet të kishte 38 vite e 4 muaj punë, por shifrat e ISSH-së tregojnë se periudha mesatare kontributive për pensionet e reja te vitit 2024 ishte vetëm 26.6 vite punë.

Përveç këtyre faktorëve një tjetër kërcenim për pensionet që vetëm rritet është demografia dhe emigrimi. Numri i ulët i kontribuuesve vijojnë ta mbajë skemën e pensioneve deficitare. 

2 Komente

  1. k
    kleo

    Puna e pensioneve është problem por nuk është e drejtë që si ai që ka punuar gjith jetën dhe ai që nuk ka punuar të jenë të barabartë,ata që nuk kanë punuar le tu ipet ndihmë sociale....

    Përgjigjjuni
    1. P
      Populli

      Ata qe kane paguar sigurime per vitet e plote marrin pension te kenaqshem ndersa ato qe jane siguruar ne pak vite pensioni eshte I pa mjaftueshem .por ne kete sistem kush paguan shume merr pension te mire kush paguan pak merr pak.Cdo qeveri ka punuar te mbledhe sigurime por njerezit nuk jane bindur ligjit dhe tani e vuajne me pension te ulet.Ne sistemin e kaluar shteti te jete pension ndersa me kete sistem shteti te llogarit pensionin mbi baze e pagesa qe cdo individ ka bere ne vite.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje