Shqipëria, në forumin global të transportit/ Balluku: Projekte që lidhin vende dhe rajone

28 Qershor 2025, 13:24Ekonomia TEMA
Shqipëria, në forumin global të transportit/ Balluku: Projekte

Realizimi i projekteve të përbashkëta në infrastrukturë  dhe avancimi i teknologjisë midis vendeve të rajonit kanë qenë në fokus të forumit global të transportit që u mbajt në Turqi.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e infrastrukturës  tha se në një kohë që janë shtuar tensionet gjeopolitike instrumentet e ndërlidhjes janë një element i rëndësishëm sigurie në dispozicion të ekonomisë, dhe në shërbim të qytetarëve

Zv.kryeministrja Balluku ka prezantuar në forum  projektet e ndërmarra nga Shqipëria në transport, hekurudha e porte ndërsa theksoi progresin që Shqipëria ka arritur në transport.

Forumi Global i Transportit dhe Ndërlidhjes u organizua nga  qeveria turke  dhe në të morën pjesë 70 ministra dhe akoma më shumë delegacione nga e gjithë bota.

Lini një Përgjigje