1.4 trilionë lekë kursime, shqiptarët kursyen më shumë pavarësisht pushimeve, frenohen kreditë

28 Gusht 2025, 16:03Ekonomia TEMA
1.4 trilionë lekë kursime, shqiptarët kursyen më shumë

Pavarësisht pushimeve të verës, shqiptarët janë treguar më dorështrënguar në shpenzimet e tyre, duke kursyer kështu më shumë para.Përveç parave nën “dyshek”, rreth 1.4 trilionë lekë para kanë kursyer shqiptarët në depozitat e tyre bankare, në rritje krahasuar me korrikun 2024.

Ndalur në lekë apo valutë, të dy treguesit kanë shënuar rritje. Në 665 miliardë lekë apo thënë ndryshe 6.8 miliardë euro janë kursimet në lekë një rritje me 11.8% krahasuar me një vit më parë.

Si rezultat dhe i ardhjes së emigrantëve por dhe prurjeve nga turizmi, janë rritur edhe kursimet në valutë në 8.26 miliardë euro me rritje 8.3% me bazë vjetore.

Nga ana tjetër kreditimi i ekonomisë u ngadalësua lehtë në muajin korrik. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia e re arriti vlerën e 28.9 miliardë lekëve, 1.3% më pak krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Ndjeshëm kredi kanë marrë individët. Me një rritje 14% kredia për individët arriti në 9.8 miliardë lekë e ndikuar kryesisht  nga interesi për të blerë pasuri të paluajtshme si dhe kredi për konsum.

Ndërsa kredia për biznese arriti në 19.1 miliardë lekë në rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

2 Komente

  1. k
    k

    Me gjithë atë prodhim industrial dhe ekonomi të fortë që ka sa të zhveftësojnë €uron, sigurisht që kanë kursime të mëdha.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Ganiu

      Shqiptaret nuk kursejne se jane budallenj, as per te krijuar pasuri, as se ka mirqenie te paarritur ndonjehere me pare ,Arsyeja qe kursejne njerezit eshte e thjeshte PASIGURIA PER JETEN.Se ti thjesht nuk e di a do te kesh pune neser, a do te paguaje dikush per pensionin tend,dhe a do te mjaftoje ai palo pension, se njerezit nuk e dine a do ti ngrefet shitesit neser te te rrise kokren e vezes si i do b...., a do te dale di kush nga qeveria qe te thote te ta rris pensioni me 300 leke por nderkohe ne heshtje te shton Tarifen e UJIT me 2000 , po ashtu te shton ,Takse per Shtepine, Sigurim te detyrueshem per Pronat,Ne se do ta shtoje Tatimin e fitimit, se jeta cdo dite sa vjen e shtrenjtohet e se inflacioni nga 2.5 shkoi 3.5, se njerezit s kane lek per ilace , e se ne Spitale nuk behen analiza por duhett ti besh me leke ne privat etje etje athere eshte e qarte qe njerezit kursejne 5 leke nga halli ne dite te mire por mendojne si per dite te zeze , se nuk ka budalllenj qe nuk dine ta bejne qejfin se JETA nje here Jetohet.E pra ne perfundim keto jane kursime gjaku dhe Jo qe ti coje goja Jarge qeverise qe te futet ne mendime si e si tu fusi njerezve doren ne xhep mqs keta na paskan kursyer me shume

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje

      Blog Tema