Ministria e Financave ka çelur këstin e pestë për kategorinë e subjekteve përfituese joparësore (trashëgimtarë), të ish-të dënuarve politikë dhe ka filluar procedurën e pagesës së këtij kësti.
Kjo procedurë bëhet në zbatim të ligjit “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist ”, të ndryshuar si dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e afateve dhe të skemës së shpërndarjes së fondeve të dëmshpërblimit për ish të dënuarit politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar.
Për trashëgimtarët e ish-të dënuarve politikë, që bëjnë pjesë në kategorinë joparësore, dokumentet që duhet të dërgojnë janë dëshmi trashëgimie ligjore për të dënuarin politik, origjinale ose kopje e njësuar e noterizuar, certifikatë vdekjeje origjinale për ish- të dënuarin politik dhe për çdo trashëgimtar të radhës së parë që nuk jeton më, certifikatë të trungut familjar origjinal si dhe numrat e llogarisë.
Personat, të cilët nuk dëmshpërblehen, për shkak të mosplotësimit të dokumenteve, gëzojnë të drejtën për të marrë këstin e kësaj pagese në fazën tjetër, por jo më vonë se tre vjet pas publikimit të emrit për herë të parë në faqen zyrtare.
Për shpërndarjen e kësteve të tjera, pagesa e këstit vijues, do të kryhet mbi bazë të dokumentacionit të dërguar më parë, kur nuk ka kontestim, nga rrethi i familjarëve ose të trashëgimtarëve, ndryshime të statusit të ish- të dënuarit politik ose të trashëgimtarëve që jetojnë, revokim të prokurës së posaçme.
Në vijim të çeljes së fondit për këstin e pestë për trashëgimtarët e ish-të dënuarve politikë, Ministria e Financave ka publikuar edhe listën e parë të dosjeve në radhë për përfitimin e këstit të pestë.
Në mbështetje të dokumentacionit të depozituar pranë Ministrisë përgjegjëse për financat, Drejtoria përgjegjëse për pagesat, në zbatim ligjit në fuqi për dëmshpërblimet e ish të dënuarve politikë, të Vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe të Udhëzimit të Ministrit të Financave, realizon shpërndarjen e pagesave të këstit të radhës, duke bërë kontrollin e dokumentacionit të depozituar për çdo dosje individuale të ish të dënuarve politikë, pranë kësaj drejtorie dhe duke ndjekur radhën e pagesave të paguara ndër vite.
Na çanë bythën megjithë të përndjekur politikë , kanë 30 vjet që vetëm pare marrin .
"Economisti????" Idiot. A di ti apo ke ndëgjuar të ndodhë në ndonjë vend të botës që një praktikë e tillë si Shteti post kumunist-diktatorial Shqiptar ti shpërdajë dëmshpërlimin për heqjen e lirisë (mbajtjen në burg për ideollogjikal anti-komunizm me 8(tetë) këste (1 këst në 8 vjet)? Ky sistem dëmshpërlimi nuk mundet të quhet as asistencë speciale, por që Shteti Shqiptar që nuk është liruar ende nga Enverizmi dictatorial ideologji e përdori një sistem të tillë sa për sy e faqe për ti treguar botës që Shteti diktatorial ka ndryshuar kur në të vërtetë mbeti po ai që ishte....
Shqiperia ,eshte vend i mallkuar nga e keqja e vet.
Pa ofenduar Te Perndjekurit e Vertete Politike ...kjo eshte tallje me popullin. Sternipat dhe stermbesat e burgaxhinjeve ...70 % hajdute dhe kriminele....te marrin fonda dhteti i mutit dhe ato qr ndertuan Shqiperine mezi jetojne me pensionin qesharak.
Ja ky eshte shteti yne merret me shperblimin e isheve te isheve pa lidhje me realitetin ndersa ata qe ndertuan hidrocentralet uzina fabrika qe bonifikuan vendin etj etj dergjen me nje pension qesharak.Ky sistem prodhon vetem padrejtesi ne trajtimin e njerezve.Pse ti jepet demshperblim nipit te nje ish te denuari
Po populli , bijte e ketyre te persekutuareve i ndertuan ? Ku ishin punet me te veshtira ne bijte e te persekutureve me biografi te” keqe “ ishim ne balle te puneve te veshtira , nuk ishin ata qe kishin tester partie ne xhep si sali krimineli dhe femijet e byrose politike apo te tjere antar partie ? Turp per ju qe numeroni therimet per kete brez qe me te vertete jane perndjekur qe nga komshit e deri tek kolektivi i punes ? Germonin biografin dhe spiunonin sado i afte te ishe donin me pa derman te ulnin koken ! Mbase sot ju duket cudi po i kemi hequr ne kurizin tone dhe pse kemi qene te ndershem dhe te ndergjegjshemsi dhe te afte ?E njejta gje eshte edhe ne kete sistem te krijuar nga Ramiz haleja dhe sali krimineli , nuk eshte nevoja te zgjatem se duhet bere roman me shume vellime !!!!
Po mua qe me Denuan Gjyshin per nje Kalim kufiri per ne Greqi me 1945 fill pas clirimit se nuk ishte dakord me ate Sistem packa se kishte dhene kontribut per clirimin e vendit dhe beri 5 vjet burg ? Dhe me bukura Greku per keta qe kalonin kufirin i fuste ne burg dhe ju kerkonte te firmosnin per Vorio-Epirin per llogari te grekut : pergjigja e gjyshit tim ishte , une kalova kufirin por nuk firmos per te shitur VATANIN ?Dhe greku keta qe nuk firmosnin per Vorio-Epirin I kthente mbrapsht ne Shqiperi ku i denonte shteti sipas gabimit dhe ligjin qe kishte krijuar ai sistem ??? Pas 90-tes sa Shqipetare kaluan kufirin ,u burgos ndonje ketu ? Ndryshuan sistemet prandaj i demshperblejne ??? Mos i fusni te gjthe ne nje thes edhe pse me kete histori Une sot jam pa pune edhe si e persekutuar nuk kam pasur asnje privilegj me perjashtim te ketij demshperblimi me qe nuk me jeton babai mi japin mua si trashegimtar , jane vec therime qe kane filluar qe nga 2009-ta e Prite kur do te perfundoj kesti i fundit ???
Ata e moren shpqerblimin qe ne fillim,duke u futur ne punera te mira.Me shkolla te nesme e morren goxha punera.Ceshte kjo.
Turp tju vije ( le qe ju ate e hani me buke) ju qe shkruani negativisht per kete shtese Ajke te Kombit. qe ndertoi Shqiperine duke lene edhe jetet e tyre neper vepra anembane vendit, ku nje pjese te ketyre nuk u jane gjetur ende sot as kockat!! Dhe diskutoni lemoshen e shtetit qe po e zvaris me vite sa dhe brezi I dyte eshte plakur!!! Ne nuk mund te shlyejme jo me kete lemoshe por me asgje jeten e tyre!! Vuajtjet dhe sakrificat e tyre mos I provofte njeri! Cdo Shqiptar I ndershem duhet te perulet me nderim para tyre.per ate qe ata menduan, ndihmuan , sakrifikuan per ditet qe ne gezojme sot. Asgje nuk i shlyen jetet e tyre .