15.5 mln euro për blerje energjie për muajin nëntor, fatura vjetore arrin në 59.3 mln euro

30 Nëntor 2024, 16:39Ekonomia TEMA
15.5 mln euro për blerje energjie për muajin nëntor, fatura

Rreth 15.5 mln euro është fatura për blerjen e energjisë gjatë muajit nëntor. Mungesa e reshjeve të shiut gjatë këtij muaji, detyroi Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare t’iu rikthehet blerjeve të energjisë.

Në total, KESH bleu rreth 100 mijë mWh energji, ndërsa çmimi me të cilin u sigurua energjia varion nga 147 -157 euro/ mWh.

Këto ishin procedurat e para për blerje energjie të zhvilluar pas 3 muajsh, që KESH nuk kryente importe çka sugjeron se deri më tani, nevojat janë plotësuar nga prodhimi në Kaskadën e Drinit.

Ndërkaq, këto shpenzime kanë rritur faturën për blerje energjie për vitin 2024, duke e çuar në gati 59.3 mln euro. Kjo shumë, është shpenzuar vetëm nga mesi i muajit qershor, kur nisën edhe importet e para, duke qenë se thuajse deri në mes të vitit nuk u krye asnjë procedurë për sigurim energjie.

Në total, gjatë vitit 2024 janë importuar mbi 458 000 mWh energji, ndërsa çmimi mesatar përllogaritet në rreth 124 euro/ mWh.

3 Komente

  1. v
    vlora.vlora

    rropt ku ti keni ku shkojne leket e shqiptareve ,ketej dhuroni energji kosoves ,ketej i shisni grekut dhe nga ana tjeter thoni qe s ka prurje shiu,aty u mbyt para 15 ditesh

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jack Daniels

      Krijoni urgjent fondin sovran te ENERGJISE dhe mblidhini leket nga shqiptaret , bejini automatikisht aksionere sipas kuotave qe do te kontribuojne dhe ndertojini ato veprat e medha energjitike qe i duhen Vendit , Mos u a jepni te drejten per centrale Fotovoltaike Francezeve ,dhe nuk ka perse Skavicen ta marrin amerikanet ,apo Norvegjezet . PO XHAXHI ENVER ku i gjente leket ?! qe beri vepra kolosale pa mare borxh nga askush per veprat e medha , e pra ato 7 miliarde euro qe ju flene ne BANKA mund te investohen ne ekonomin e energjise , por me nje dallim Leket e fitimit duhet ti shkojne me cek cdo individi apo cdo kryefamiljari qe investon kursimet aty dhe nuk ua shpije bankave hajdute qe i cojne pastaj me avion ne bankat meme ne Europe duke i perdorur parate e shqiptareve gjetiu ne per bote e duke i genjyer me ato interesat 2 apo 3 % kur duhet qe kaq eshte vetem inflacioni vjetor

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arbër

        Ti falim al-Bin Kurvit energji, se i teket të prishë furnizimin e termocentraleve me ujë per të fajësuar Serbinë, e pastaj për të luajtur "patriotin", per te larguar vëmendjen nga dështimet qeverisëse dhe vjedhjet e saj? Prandaj po i zgërdhihej Ramës në Vlorë, që ta merrte me të mirë, per ti dhënë energji, se kish bërë atë plan të fëlliqur? Gabim Shqipëria, gabim !

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje