39 kilometra dhe 11 stacione, miratohet kredia për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës

12 Mars 2026, 13:15Ekonomia TEMA
39 kilometra dhe 11 stacione, miratohet kredia për elektrifikimin e

Qytetarët do mund të udhëtojnë me tren nga Tirana në Durrës dhe anasjellas vitin e ardhshëm.

Qeveria miratoi në mbledhjen e fundit kredinë për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë Durrës me lidhje me Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit.

Sipas procedurës së publikuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim që financon pjesën dërrmuese të projektit, elektrifikimi do të zhvillohet në dy faza: “Faza e parë përbëhet nga propozimi teknik si dhe një listë devijimesh nga kërkesat e dokumenteve të tenderit ose zgjidhje teknike alternative me arsyetimet përkatëse që përmbushin objektivat bazë të projektit. Faza e dytë përfshin propozimin teknik të përditësuar, duke përfshirë të gjitha ndryshimet e kërkuara, të regjistruara në memorandum ose të shkaktuara nga ndryshime të dokumenteve të tenderit pas dorëzimit të fazës së parë”.

Aktualisht, përveç trasesë së linjës hekurudhore, po punohet edhe për ndërtimin e stacioneve të kësaj linje hekurudhore. Hekurudha Tiranë–Durrës dhe degëzimi drejt Rinasit kanë një gjatësi prej 39 kilometrash. Trenat do të jenë elektrikë dhe do të përshkojnë distancën për 22 minuta. Në total do të ndërtohen 11 stacione përgjatë gjithë linjës.

Ky projekt fillimisht u financua me një kredi prej rreth 70 milionë eurosh nga BERZH, ndërsa në fillim të këtij viti qeveria kërkoi një shtesë prej 40 milionë eurosh për të mbyllur punimet.

Sipas qeverisë, kjo shtesë u kërkua për shkak të rritjes së çmimeve të materialeve të ndërtimit, që e kanë shtuar ndjeshëm koston, ndërkohë që një pjesë e saj do të përdoret për ndërtimin e stacioneve. 

15 Komente

  1. A
    Anna

    Keni 10 vjet dhe akoma nuk e mbaroni! Dhe mbureni me sukseset qe keni arritur ne infrastrukturen rrugore! Kur jane me financime te huaja kontrolli eshte me i ashper nga supervizoret dhe nuk fusni kollaj para ne xhepat e juaj e prandaj nuk ju interesojne te mbarojne shpejt. Me tynelin e llogarase ku i sterderdhet fondet publike mbaroi ne kohe rekord sepse i futet minimumi 50 milion euro ne theset tuaj!

    Përgjigjjuni
    1. N
      Neri

      Ore kush e di sa kushtoi ky tunet i llogaras gjithsej vec ketij 50-60 qe pervetesoi Balluku dhe Rama

      Përgjigjjuni
      1. T
        Trapajani

        Pyet Saliun me Lulin sa shkoj rruga e kombit,,vetem km e para,360 miljon,,, pastaj e mbyllen aq e kishin,,

        Përgjigjjuni
    2. D
      Demokrat prej natyre

      Dakord shumeeeee me ty Anna. Bravo.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Duka

        Hekurudhat ne Shqiperi nuk behen ose vonohen sepse jane kundra fitimeve te boseve qe shesin nafte dhe benzine per levizjen e makinave! Fitohen miliona nga vajtja ne Rinas me taksi dhe vetura!

        Përgjigjjuni
        1. s
          serxho

          30 vjet për të bërë 30 km.hekurudhë....,!!!! Ai që e mbushi në kohë rekord vëndin me hekurudha ka vdekur dhe mir ka bërë por përse u prishën dhe kush i shiti shinat për skrap....

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sali Ram (a) Berisha

            Pyet Xen Brrishen dhe shpellaret e tij.

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kaso Kasemi

              Jo mo të kish rrojtur dhe ca , që të shonim në të sëmës të gjithë , ah nuk shkulet fara e komunizmit jooooo

              Përgjigjjuni
              1. C
                Ceceni maloqeri,,

                Kaso,ti ne te semes ke shkuar me kohë,,qe kur e morì Saliu,por nuk e kupton qe ke shkuar per lesh me kohë,,,

                Përgjigjjuni
              2. C
                Ceceni maloqeri,,

                Pyet bac Saliun,,se ku shkuan edhe fabrikat dhe ndërmarrjet,hidrocentralet,nafta,,atlet,floriri,,,,baca i di këto pune

                Përgjigjjuni
              3. L
                Luani

                11 stacione x5 minuta ndales ne stacion gjthsejt 55 minuta Do te thote Tirane Durres nje ore e gjysem Tamam shpejtesi breshke

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Trapajani

                  Ti per sa e ben me makine autobuz apo furgon,,me trafikun e durresit dhe tiranes,,,3 ore

                  Përgjigjjuni
                2. P
                  Permeti

                  Ka 20 vjet dhe do dhe 20 vite te tjra

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gnt

                    Hekurudhë me një linjë !!! Prapë duhet pritur treni që vjen përballë për t'u nisur. Por rruga është me tre korsi ama!

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Ismet hoxha

                      Jemi I vetmi shtet ne bote pa hekurudhe ,hekurudha liron trafikun dhe pastron ambient

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje