Çmimet e biletave të avionëve pritet të rriten në muajt e ardhshëm për shkak të asaj që ekspertët e quajnë si “ndërprerja më e madhe në historinë e tregut të energjisë”, e lidhur me problemet në furnizimin me naftë dhe gaz përmes ngushticës së Hormuzit.
Gjatë një seance dëgjimore në Komitetin e Thesarit në Parlamentin britanik, ekspertja e tregjeve të energjisë Amrita Sen, themeluese dhe drejtoreshë e analizave në kompaninë Energy Aspects, tha se situata aktuale përbën një tronditje historike për tregun global të energjisë.
Sipas saj, megjithëse rritja e çmimeve nuk është ende aq e rëndë sa gjatë pushtimit të Ukraine nga Rusia në vitin 2022, sektori më i goditur aktualisht është karburanti i avionëve.
“Është vërtet çmenduri ajo që po ndodh në tregun e karburantit për avionë,” tha Sen. Ajo shpjegoi se një pjesë e madhe e prodhimit të këtij karburanti bëhet në Lindjen e Mesme dhe në Azi, dhe për momentin është shumë e vështirë të gjenden burime alternative për të përmbushur kërkesën.
Rreziku për transportin detar në ngushticën e Hormuzit ka bërë që nafta bruto të mos kalojë normalisht, gjë që ndikon drejtpërdrejt në prodhimin e karburantit për avionë.
Si pasojë, ekspertët presin rritje të ndjeshme të çmimeve të biletave, të cilat mund të zgjasin të paktën për disa muaj.
Njerzimi po kalon tortur psikologjike,fizike, ekonomike,vuajtje nē shtēpi, nē punē, nē shoqēri, me tē afērmit dhe personat qē ndodhet.Situata e tensionuar pēr shkak tē gjeopolitikēs dhe falimentimit masif shtet, privat dhe vetjak.Do vij dita qē njeriu do gēlltis njeriun, thoshte njē guzhinjer Italian.
Thenje e ndegjuar edhe nga te moshuarit ne Gjermani , qe ndertuan Gjermnai nga e para mbas Luftes... me mund dhe djerse....! ne shume vite te dikurshme... Por ne ditet e sotem sikur po i afrojhet kesaj thenje . Mbase jemi afer fundit te Botes... fatekeqesi per te Rijnte dhe atyre femijve te ardhshem...