PD padit Kuvendin për bllokimin e Komisionit Hetimor të IPARD II

10 Mars 2026, 18:40Ekonomia TEMA
PD padit Kuvendin për bllokimin e Komisionit Hetimor të IPARD II

Beteja politike për kontrollin e fondeve të Bashkimit Evropian për bujqësinë ka kaluar zyrtarisht nga dyert e Parlamentit në tryezat e Gjykatës Kushtetuese. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dorëzoi ditën e sotme padinë kundër vendimit të mazhorancës, e cila refuzoi ngritjen e një Komisioni Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë dhe administrimin e fondeve të programit IPARD II.

Ky hap vjen pas një ngërçi të gjatë institucional, i cili zë fill që në muajin tetor të vitit të kaluar, kur kërkesa fillestare e demokratëve nuk gjeti dakordësinë e Konferencës së Kryetarëve dhe u rrëzua nga shumica socialiste.

Në argumentimin e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese, Partia Demokratike ka ngritur shqetësime thelbësore mbi funksionimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri. Sipas selisë blu, mohimi i një të drejte të njohur nga Kushtetuta përmes forcës së kartonëve e ka zhveshur opozitën nga funksioni i saj themelor.

Përmes një deklarate zyrtare, PD u shpreh me tone të ashpra lidhur me situatën në Kuvend:

“Rrëzimi me votë politike të mazhorancës i një të drejte kushtetuese të opozitës, e bën rolin e deputetëve të saj në Kuvend, jo thjesht të papërfillshëm, por mbi të gjitha fasadë e një normaliteti të rremë që vret çdo ditë rregullat dhe standardet minimale të parlamentarizmit demokratik.”

Tre pasojat e bllokimit, sipas opozitës

Në dosjen e dorëzuar, përfaqësuesit e opozitës theksojnë se ky bllokim ka krijuar një precedent të rrezikshëm që godet drejtpërdrejt interesin publik. PD i ka ndarë pasojat e këtij vendimi në tre shtylla kryesore: pamundësia për të ushtruar kontroll parlamentar ndaj ekzekutivit dhe keqadministrimit të mundshëm të fondeve publike dhe atyre evropiane; bllokimi i hapësirës për të diskutuar çështje me ndjeshmëri të lartë publike dhe pamundësia për të shtyrë përpara amendamente ligjore në dobi të qytetarëve; dëmtimi i sistemit të “kontrollit dhe balancës” (checks and balances) mes pushteteve, i cili është garancia e vetme për funksionimin demokratik të shtetit shqiptar.

Me dërgimin e kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese, Partia Demokratike kërkon jo vetëm ngritjen e komisionit për fondet e IPARD II—një çështje që ka ngjallur edhe reagimin e vetë institucioneve të BE-së (OLAF)—por edhe një interpretim përfundimtar që do t’i jepte fund praktikës së rrëzimit të komisioneve hetimore përmes votës së shumicës.

1 Komente

  1. J
    Jaho

    Bajram Bega (bytha) të lëvizë bythën, dhe të plotësojë vakancën që e ka po ai në dorë. Pastaj PIDHIJA, ta çojë ku të detë.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje