Çmimi i naftës prek majat në Shqipëri, Erion Braçe bën apel: Ndaleni këtë poshtërsi

10 Mars 2026, 20:45Ekonomia TEMA
Çmimi i naftës prek majat në Shqipëri, Erion Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka reaguar ashpër në lidhje me rritjen e çmimit të naftës, e cila ka arritur në 198 lekë për litër në Shqipëri, pas konflikteve ushtarakë në Lindjen e Mesme.

Braçe nuk i ka kursyer akuzat ndaj distributorëve të naftës në vendin tonë, pasi sipas tij, i kanë mbushur depot e tyre përpara se të shpërthente lufta në rajonin e Lindjes së Mesme.

Deputeti socialist ka bërë thirrje që të ndalet rritja e çmimit të naftës, të cilin e quan poshtërsi.

“Ndaleni këtë poshtërsi se po abuzohet në mënyrë skandaloze me çmimin e naftës”, thekson Braçe në videon e tij në rrjetet sociale.

Po ashtu ai i ka bërë thirrje agjencive shtetërore që kontrollojnë distributorët e naftës.

Braçe: Këto janë çmimet e naftës pasdite. 198 lekë për litër, 25 lekë rritje vetëm një një javë. Ndaleni këtë poshtërsi, se kjo është poshtërsi. I keni depot plot këto ditët e luftës. I kanë depot plot nga një periudhë e mëparshme kohore. Kanë ndërtuar një sistem ku i kanë depot plot. Kur këta mbushën depot, para 10 ditëve, 11 ditëve, jo me çmimin e sotëm të bursës, këta që kurrë nuk ulin çmime kur në bursë bie çmimi, kur dollari thyen kokën apo kur euro zhvlerësohet. Ndaleni këtë poshtërsi se po abuzohet në mënyrë skandaloze me çmimin e naftës. Bëjini një inventar dhe kontrollojeni kur i kanë mbushur depot, për të kuptuar se me këtë skemë kanë manipuluar tregun dhe kapur tregun, është në favorin e tyre.

6 Komente

  1. V
    VK

    Ik o Brace merru me pune te tjera se nuk merr vesh nga cmimi i naftes. Nese do vertet te flasesh fol per idiotin kok portokall te Amerikes dhe per kriminelin e luftes ne Izrael qe po i vene flaken botes. Cmimin e vendos bursa nderkombetare, jo ai qe shet ne shqiperi.

    Përgjigjjuni
    1. n
      nope

      o idiot ka ligj per stokun shqiperia ,braçe ka shume te drejte ...keta jane fisderra

      Përgjigjjuni
    2. Q
      Qeni qepe te haje

      Ku eshte autoriteti i kokurences po fle gjume apo po ndihmon rritjen e cmimit.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Braqja

        Dili kunder padronit tend o Brace.

        Përgjigjjuni
        1. a
          arbani

          O zotni Brace a po te degjon njeri,???Merru me punen qe te takon sepse ke 30 vjet deputet e jo te merresh me penalltite e dha apo se dha albitri.Leri emocionet e kota .. .

          Përgjigjjuni
          1. b
            ballshi

            o Brace, shko mor q* ndonje gazetare, se ky vend ka marre fund.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje