Shqipëria importon naftë nga një sërë vendesh, nga të cilët Arabia Saudite rezulton partneri me peshën më të madhe të furnizimit.
Nga ky shtet, në muajin maj vendi ynë importoi 40% të totalit, ndjekur nga Egjipti dhe Algjeria me 12 dhe 11% të sasisë.
Tregtia ka ndryshuar në raport me vitet e kaluara, për shkak të zhvillimeve në lindjen e mesme, dhe partnerë si India, Omani e Greqia e Italia kanë reduktuar importet.
Të dhënat e tregtisë për muajin maj, tregojnë se fqinjët tanë, që tradicionalisht kanë qenë ndër furnizuesit e qëndrueshëm, kanë parë një ulje të ndjeshme të peshës së tyre.
Greqia ka rënë nga 14% në 4%, ndërsa Italia nga 5.5% në 1.2%. Ndërkohë, Kroacia dhe Rumania janë shfaqur si furnizues më të rëndësishëm këtë vit, me përkatësisht 5.5% dhe 3.8% të totalit.
Çfarë është kjo shqipe e çalë: Arabia Saudite bëhet IMPORTUESI më i madh, apo EKSPORTUESI më i madh? Nëse Arabia Saudite bëhet importues, Shqipërisë i bie të jetë eksportues.
eeee o edhe ti akoma nuk u mesove me gazeten paçavure te Meros. Ketu perdoret OpenAI per perkdhim dhe botim artikujsh. Pastaj cu be? Si import e si eksport, aty aty jane. Sa u permbahesh detajeve edhe ti. Remdesi ka qe u mbush vendi ne gazete me nje artikull te ri
Arabia Saudite eshte EKS-portues, jo IM-portues. Gazetar mavria, hap fjalorin se po vazhdove keshtu, do te kthejme ne klase te trete fillore.
“Arabia Saudite është portuesi .. “ mbase do ishte më mirë. Le të vrasë mendjen Lexie si nëse është importues apo eksportues. Kështu edhe gazetari del faqebardhë.
Ore qe ne importojm naften e dim qe kur hyri hajduteria ne sistem Por dua te di kjo nafta jon ku shkon Kujt ja fali pasurin kombetare kjo mender demokracia jone
Besoj se Sauditët po Importojnë naftën Shqiptare që del nga Pusy i Shpiragut, me të cilin plotësojnë 40% të nevojave të tyre
or taj eshte importues apo eksportues Arabia Saudite, keta kalamajte e gazetes i keni fare pa shkolle
Nuk ka me shqiptare qe flasin apo shkruajne shqip, sidomos "gazetare"
Wow...Paska filluar nga puna Shpiragu...Ka plasur nafta dhe po ia shesim Arabise Saudite meqenuk ka nafte mjaftueshem...E tha Rama dhee beri. Po qe te eksportonte nafte ne Arabi kjo e kalon imagjinaten time.