Autoriteti i Konkurrencës, nisur nga disa informacione në media në lidhje me njoftimin e ndërmarrjeve të prodhimit dhe shitjes së bukës në qytetin e Korçës, të cilat kanë lajmëruar të gjitha pikat e shitjes se çmimi i shitjes së bukës nga 120 lekë do të jetë 150 lekë, duke reflektuar një rritje të njëkohshme me mbi 25%, ngriti menjëherë një Grup Pune për monitorimin e këtij tregu.
Në zbatim të ligjit 9121/2003 “për mbrojtjen e konkurrencës” Autoriteti në mënyrë të menjëhershme po realizon kontrolle në terren me qëllim evidentimin nëse ky njoftim do të zbatohet nga ndërmarrjet dhe, mbi të gjitha, nëse kjo sjellje është abuzive e si rrjedhim në shkelje të ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.
Ligji nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” ndalon të gjitha marrëveshjet të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshjet që caktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi.
Sjellim në vëmendje të ndërmarrjeve të tregtimit të bukës se, shkelja e ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës” përbën kundërvajtje administrative dhe sanksionohet me gjobë, në masën deri në 10 për qind të xhiros së vitit financiar paraardhës të ndërmarrjeve të përfshira në marrëveshje të paligjshme.
Ai e rrit çmimin me 25%, ky thotë sanksioni 10% të xhiros. Hallall, 15% Allah kënyq! Hallall buka, hallall kripa/ Me shëndet shokë se ika,/ Më gënjeu Amerika/ Plot me armobilla e alitrika! Po ne për këtë kishim kaq, për sistemin që lamë; "ngordhëm" për të ngrënë, atëhere, edhe pse "s'kishte," çmimet veç uleshin. Po ligj, o: çmimi i bukës sipas kostos reale plus një fitim të caktuar nga shteti, dhe, për çdo 1% rritje, tej këtyre kushteve, 95 - 98% tatim, që të çdekurajohet rritja galopante e çmimit; nuk ka nevojë për një gjobë hipokrte, që s'ndreq gjë! Buka nuk është produkt i stinës; nëse duhet medoemos rritje, pasi pëson rritje lënda e parë në tregjet botërore, rritja duhet të njoftohet të paktën tre muaj përpara, që të merren masat nga organet shtetërore, për analizën e efekteve në çmim; në të kundërt duhet të funksionojë shteti kur ka ulje të çmimit të lëndës së parë (ose të konsiderohet efekt i llogaritur). Çmimi i prodhimit të bukës nuk mund të lihet në dorë të shoqatave private. Në daç të punojnë furrat, në daç jo; taksirat, do të gatuajnë vetë njerëzit. Atëhere, furrxhinjtë, do të bëhen tregtarë dhe do të rrisin çmimin e miellit(!)