Rritja e çmimit të naftës në Shqipëri, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin në terren

4 Mars 2026, 15:22Ekonomia TEMA
Rritja e çmimit të naftës në Shqipëri, Autoriteti i

Autoriteti i Konkurrencës njofton se, mbështetur në ligjin nr. 9121/2003, ka nisur monitorimin e tregut të karburanteve me shumicë dhe me pakicë, me fokus të veçantë tek çmimet e benzinës dhe naftës në pikat e shitjes me pakicë.

Bëjmë me dije se, të gjitha ndërmarrjet që ushtrojnë veprimtarinë e tregtimit të karburanteve janë aktualisht nën monitorim nga Autoriteti i Konkurrencës. Në rast se vërehen luhatje të çmimeve që tejkalojnë masën e ndryshimeve të çmimeve në bursat ndërkombëtare, Autoriteti, në zbatim të ligjit nr. 9121/2003, do të ndërmarrë masat e nevojshme sipas kompetencave të tij.

Në praktikë, çmimet e karburanteve në tregjet ndërkombëtare përditësohen në mënyrë të vazhdueshme, duke reflektuar faktorë si oferta, kërkesa, kostot e përpunimit, si dhe zhvillime të tjera ekonomike apo gjeopolitike. Si rrjedhojë, sipas standardeve të konkurrencës së ndershme, pritet që luhatjet e çmimeve në tregun vendas të ndjekin të njëjtin drejtim dhe të jenë proporcionale me masën e ndryshimeve që regjistrohen në bursë. Çdo devijim i pajustifikuar, qoftë edhe rritje e pakoordinuar por më e shpejtë apo më e theksuar se ecuria e çmimeve ndërkombëtare, përbën tregues të mundshëm të sjelljeve jo konkurruese në treg.


Autoriteti i Konkurrencës thekson se nuk do të tolerojë luhatje të pajustifikuara të çmimeve, praktika që bien ndesh me logjikën e tregut ndërkombëtar, si dhe asnjë formë të mundshme koordinimi të çmimeve, abuzimi me pozitën dominuese apo praktikash të bashkërenduara mes operatorëve të tregut.

Me këtë proces monitorimi, Autoriteti synon të garantojë transparencë, funksionim të rregullt të tregut dhe mbrojtjen e konsumatorëve nga çmime të padrejta apo nga sjellje që cenojnë konkurrencën.

Sqarojmë se, në përputhje me misionin dhe kompetencat e përcaktuara për Autoritetin e Konkurrencës, të gjitha monitorimet dhe procedurat e mundshme hetimore kryhen vetëm në zbatim të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, pa u ndërthurur me atributet që i përkasin institucioneve të tjera ligjzbatuese në vend.

4 Komente

  1. P
    Populli

    Autoriteti nuk duhet te lejoje fare luhatje nese e ka seriozisht kontrollin, sepse sa per informacion, kompanite kane bere blerje te shumta te shtuara mbi normalen gjate kesaj kohe , me cmime te para nisjes se bombardimeve dhe kane krijuar rezerva te mjaftueshme per te mos luhatur cmimin, por kontrollet ne terren behen pikerisht per te legjitimuar rritjen, ne fund do dalin me nje raport ku do thone qe pas kontrollit rritja ose luhatja eshte brenda normes dhe ne perputhje me luhatjet ne burse.

    Përgjigjjuni
    1. ha ha ha ha haaaaa ha ha

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pirro l

        Kur ulet çmimi në burs , këtu nuk reflektohet fare…

        Përgjigjjuni
        1. x
          xhoni

          2 euro ka shkuar ne itali

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje