Balluku i jep certifikatën kompanisë amerikane CWP, për ndërtimin e parkut 600 MW në Tropojë

12 Janar 2026, 14:01Ekonomia TEMA
Balluku i jep certifikatën kompanisë amerikane CWP, për

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, i ka dorëzuar sot certifikatën kompanisë amerikane CWP për ndërtimin e një parku energjetik me kapacitet 600 MW në Tropojë.

Gjatë takimit për prezantimin e parkut eolik në Tropojë ku e pranishme ishte dhe e ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn u dha edhe certifikata e autorizimit për realizimin e projektit. Nga ana e CWP merrnin pjesë CEO i kompanisë në fjalë për Europën si dhe përfaqësues të tjerë.

Kryeministri Edi Rama theksoi se: “Duke pasur parasysh eksperiencën e kompanisë dhe rrugëtimin e saj të suksesshëm në Europë, kam besim që do të përfitojmë dije të reja dhe një vlerë të shtuar në kulturën e punës dhe veprimit në një sektor kaq strategjik”.

Nga ana e saj, ministrja Balluku theksoi se investimi i kompanisë amerikane është një tregues i besimit të investitorëve të huaj ndaj Shqipërisë dhe politikave të ndjekura nga qeveria në sektorin e energjisë.

Vlera e investimit të projektit “Tropoja Wind Farm”, që synon të rrisë ndjeshëm prodhimin vendas të energjisë së pastër dhe të mbështesë strategjinë kombëtare të tranzicionit drejt burimeve të qëndrueshme parashikohet të jetë 1.2 miliardë euro. Parku eolik do të ndërtohet nga kompania amerikane “CWP.

“Parku eolik i Tropojës nuk është thjesht një investim energjetik, është një simbol i transformimit që po përjeton Shqipëria, një transformim drejt një ekonomie të qëndrueshme, më të fortë dhe më të hapur ndaj inovacionit. Investimet e huaja direkte janë treguesi më i qartë i besimit në stabilitetin tonë ekonomik dhe institucional. Vetëm në vitet e fundit, mbi 1,5 miliardë euro investime private janë angazhuar ose janë në proces në sektorin e energjisë, kryesisht në burime të rinovueshme si energjia diellore dhe ajo e erës”, shpjegoi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

9 Komente

  1. U
    Uncle Sam

    Hhahahhahahahhaha. Van Horn, as nuk i dha doren. Perle, perle, perle.

    Përgjigjjuni
    1. a
      armand

      Moossssss tragjedi , shpejt qeveri teknike se Von Horn s'perqafoi Ballukun.....

      Përgjigjjuni
      1. C
        Cudi me kete projekt

        Projekt qe nuk do te realizohet para vitit 2050! Cudi si ka marre pjese Van Horn, nuk e di ajo se Trump eshte kunder ketyre projektve?!

        Përgjigjjuni
      2. D
        Dire Straits !!!

        Po vula e Beles ne certifikate , pulla , dhe peshtyma e Beles qe e ngjiti pullen.. sa kushtojne ju lutem ? Qe te dime sa leke do heqim nga buka e gojes qe ta paguajme ...se ne fund populli eshte i demtuari fundor !!!.....apo eshte penduar Bela dhe do vulose falas ?...ndoshta , hajde per hajer qofte ...mbase fillim i ri !!!

        Përgjigjjuni
        1. E
          Erdogan

          A eshte publik projekti dhe kontrata ne fjale? Nese po, ku mund te gjendet? Nese jo, ne pidh te somes shkofshin qeveritaret tane!

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qytetari

            Vazhdojne e vjedhin deri ne fund. Firmos kontrata, koncesione, vidh, vidh, vidh.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Real

              Te neveritshem deri ne pafundesi. Kerkojne te hiqen te pervujtshem ndaj amerikaneve, se e dijne se nga ju vjen ngordhja.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Biku

                Ketyre I ka plasur cipa fare.Rrace shkerdhatash qe as populli I vet nuk I dhimbset.

                Përgjigjjuni
                1. z
                  zzx

                  Bravo gjigande. Le te merret SPAK me llafe kazani, ti ec perpara. Llafet i merr era, veprat e tua ngelen, por edhe po te jete e vertete per ato 50 milionet e Tunelit te llogarase, kjo nuk eshte asgje para veprave madheshtore qe po ben kjo qeveri por edhe ju si ministre e zv/KM.

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje