Belinda Balluku: Nëse qytetarët nuk duan bordin, do ishte e thjeshtë shpërndarja e tij

5 Korrik 2022, 21:40Ekonomia TEMA

Belinda Balluku: Nëse qytetarët nuk duan bordin, do ishte e

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se nëse qytetarët nuk do ta dëshironin Bordin e Transparencës, do të ishte gjëja më e thjeshtë që ky bord të shpërndahej.

Deklaratën, Balluku e dha në një intervistë për Euronews Albania, ku shtoi se qeveria u detyrua për të mbajtur bordin, për të ruajtur çmimet.

“Ne jemi detyruar që të kemi këtë bord, vetëm për të ruajtur tavanin e çmimit dhe për të mos lejuar që ky çmim të shkojë më lart. 

Nëse qytetarët nuk do ta dëshironin këtë bord, padyshim do ishte veprimi më i thjeshtë, të mblidheshim në mbledhjen e fundit dhe ta shpërndanim këtë bord pasi e ka kryer detyrën dhe ka mbajtur këtë çmim aq sa ka mundur”, tha ajo.

Sipas Ballukut, askush nuk e kënaqësinë që të jetë në këtë bord dhe të prekë tregun e lirë, por theksoi se po jetojmë jemi në kohë krizash.

3 Komente

  1. P
    Prind

    Super demagogia e Rilindjes!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Anri

      Respekt per figuren tuaj dhe qe me performancen tuaj i keni dhene kaq impakt sektorit qe drejtoni, por bordi eshte gjeja me anormale qe mund te ndodhi diku. Se pari cmimet qe ai vendos nuk kane lidhje me tregun dhe me reflektimin e burses se huaj. Se dyti kam pershtypjen qe cmimet e vendosura jane te komanduara nga ata qe kane monopolet dhe ky bord s'kja nevoje te mblidhet hic. Se treti shikoni se gjithe shtetet rreth nesh e me gjera vendosin paketa per qytataret si per mbrojtjen anticovid, humbjen e punes, por edhe paketa perkompensimin e kostos se jeteses duke filluar nga karburantet e deri ne mallrat baze. Mos e beni pis figuren tuaj te pelqyer ne publik me gjera te tilla..

      Përgjigjjuni
      1. F
        Firmat e themeluesve të PD-së 1991

        Vënde të reja pune, ku shumica janë vegël e qeverisë.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje