Euro ka vijuar të dobësohet ndaj Lekut, duke arritur nivelin më të ulët të dhjetë viteve të fundit.
Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, java e kaluar u mbyll me 97.22 lekë për një euro.
Kjo tendencë ka ulur vlerën e të ardhurave për qytetarët që paguhen në euro, ndërsa ka sjellë lehtësim për familjet që shlyejnë kredi në këtë valutë.
“Një prezencë e lartë e euros në vend padyshim që ka çuar në zhvlerësimin e saj dhe kemi arritur në nivelet që nuk i kemi parë më parë. Megjithatë duhet theksuar se vitin e fundit ka qenë relativisht stabël”, u shpreh eksperti i Vaka.
Vakaj rendit një sërë faktorësh që po ndikojnë në raportin mes lekut dhe euros.
“Rritja e turizmit dhe remitancat kanë qenë në nivele të larta. E kombinuar me një tkurrje të shpenzimeve qeveritare, si enti kryesor shpenzues, ka ndikuar në ulen e euros”, tha ai.
Zgjerimi i sezonit turistik po ndihmon në zbutjen e luhatjeve të forta të monedhës evropiane.
“Prezenca e turistëve në vend është shtrirë gjatë gjithë vitit. Nga të dhënat zyrtare janë tregues të drejtpërdrejtë që tregojnë numrin e lartë të turistëve dhe shpenzimeve dhe konsumit nga ana e tyre”, tha eksperti.
Rënia e euros sjell përfitime për bizneset që importojnë nga eurozona, duke ulur kostot e tyre. Po ashtu, qeveria dhe institucionet publike lehtësohen, pasi kostoja për shlyerjen e borxheve në euro ulet, duke çliruar fonde për shpenzime të tjera./rtsh.al
Dmth remitancat dhe turizmi kane ndikuar, fakti qe jemi lavatrice e parave te pista ne ndertim nuk ka ndikim? Fakti qe vetem keto dy grupet qe goditi SPAK-u ne keto ditet e fundit benin dergesa me ton te kokaines nga Amerika Latine ne Europe dhe qe pastroheshin ne Shqiperi nuk ka asnje ndikim?
Remitancat e drogës.
Faktor kryesor "Dallaveri" KÇK!