BSH: Çmimi i banesave u ndikua nga rritja e pagave

10 Shkurt 2024, 20:11Ekonomia TEMA
BSH: Çmimi i banesave u ndikua nga rritja e pagave

Një analizë e fundit e Bankës së Shqipërisë vëren se çmimet e banesave në Shqipëri janë rritur pa ndalim për rreth 6 vite radhazi, përpara dhe pas pandemisë.

Rezultatet paraprake kanë demonstruar se ecuria e çmimit të banesave është e lidhur me të ardhurat për frymë. Rritja e këtyre të fundit shihet si faktori më i qenësishëm për shpjegimin e rritjes së vrullshme të çmimeve në vitet e fundit.

Faktorët e tjerë përcaktues të çmimit të banesave mund të përfshijnë blerjet e jorezidentëve, huadhënien bankare, kostot e ndërtimit dhe normat e interesit. Ndryshe nga disa perceptime, qiratë dhe lëvizjet demografike paraqiten me influencë mjaft të ulët.

Këto gjetje konfirmohen edhe nga të dhënat e kreditimit. Huaja e re për blerje banesash arriti rekordin e ri prej 48.5 miliardë Lekësh vitin e shkuar, gati 2-fish më shumë se në 2019-n.

Nga ana tjetër, blerjet nga jashtë të apartamenteve kryesuan investimet e huaja për të dytin vit me radhë gjatë 2023-shit. Investimet e huaja për blerje pasurish të paluajtshme arritën në 222 milionë Euro deri në fund të Shtatorit të vitit të shkuar.

5 Komente

  1. 2
    222

    O Zot i madh fali se nuk dine jo te vjedhin po as se ça nxjerrin nga goja

    1. A
      A

      Jo jo o vampira. Ju kerkoni te perthyeni realitetin per te fshehur te verteten qe nuk e thote askush. Per te ndertuar nje pallat nje biznes do mare kredi te ju. Kredia eshte minimumi 30% fitim mga ju, pastaj i vjen rradha bleresit qe do bleje apartamentin me kredi te ju qe eshte po 30%. Pra nje bleres ne 100000 euro ndertese ble 60000 euro fitim banke dhe 40000 euro objekt real, (perfshire ketu ndertesen, pagat, taksat, fitimin e firmes etj). Pra sa me i larte cmimi aq me e pamundur blerja nga shumica e njerezve dhe si rrjedhim i drejtohen bankave. Perfundimi. Punojne gjithe jeten per nje shtepi mbi toke, per te lare banken dhe ne fund kur behet e tyre nderojne shtepi shkojne nen toke. Shikojeni edhe kete mundesi qe edhe ketu te nderhyje banka.

      1. S
        Sara

        po turp s'kane keta?!!! I paguajme nga paret tona qe te na skepin m,e te tilla genjeshtra qe s'i ha AS BUFI?

        1. A
          Adi

          me ate page mesatare qe DEKLARON shteti, 74k lek sa ishte BRUTO. dhe 90k lek NETO. nje shpi ne tirane harroje ta blesh HARROJE. max nje 50m2 ndoshta ne Fresk se dhe atje ka vajt 1200euro m2 dhe ate per 20vite min me jetu ne nje kasolle tere jetes

          1. U
            Universi shpresa ime

            Futja e valutës dhe pastrimi I paras nga monsters pushtetar ka ngritu çmimin e shpive sikur Tirana paRisi. Ju të bankave jeni kafshëria e fukarallikut. Se ska si tju kontrolloj shteti fitimet se vet shteti me taksat që mbledh ju mban juve me buk. Rast Fullani ska nevoj per koment. Bëni qef se pa ju sdo kish shtet me hajduta , ndaj nëpermjet just shteti vjedh taksapagusit.

            Lini një Përgjigje