Beceti-Eurocontrol: Drejtësia belge injoron haptazi parimin e paanshmërisë

1 Nëntor 2024, 19:06Ekonomia Louis Auge

Beceti-Eurocontrol: Drejtësia belge injoron haptazi parimin e

Eureporter

Pas një çështjeje të rëndësishme arbitrazhi të ICSID-ssë mes sipërmarrësit italian Françesko Beketi dhe Republikës së Shqipërisë, Beketi u dëmshpërblye me një shumë prej 100 milionë euros. Kohët e fundit, një gjykatë belge ka vendosur që ta zbatojë këtë vendim. Problemet lindën kur një gjykatë belge procedoi pavarësisht apelimeve nga pala shqiptare në juridiksione të ndryshme dhe dorëzimit të provave thelbësore dhe të reja që e kundërshtonin vlefshmërinë e vendimit.

Eurocontrol dhe zbatimi i vendimeve mbi asete të huaja

Shqipëria është një prej 41 anëtareve të EUROCONTROL, agjencisë evropiane përgjegjëse për mbledhjen e tarifave nga kompanitë ajrore për hapësirën ajrore të vendeve anëtare. Këto tarifa u shpërndahen vendeve anëtare, përfshi këtu Shqipërinë, për të mbështetur menaxhimin e trafikut dhe për të mbrojtur sigurinë në qiej.

Më 17 tetor 2024, gjykatësi i Gjykatës së Shkallës së Parë frëngjisht-folëse të Brukselit vendosi se dëmëshpërblimi duhej të bëhej menjëherë, duke e urdhëruar Eurocontrol, që ka fonde në Shqipëri, për të transferuar asetet e ngrira te përmbaruesi i Beketit. Gjykata po ashtu vendosi se asnjë proces apeli nuk duhej ta vononte zbatimin e këtij vendimi. Tani, Beketi ka si qëllim që të konfiskojë tarifat që Eurocontrol i detyrohet Shqipërisë.

Përpjekjet e Beketit për konfiskimin e aseteve të Shqipërisë tani lidhet me fondet e Eurocontrol-it
Debati në fjalë ka lindur për shkak të vendimit për të mos marrë parasysh provat e reja për korrupsion gjatë procesit të arbitrazhit të ICSID-së, gjë që ngre dyshime në lidhje me ligjshmërinë e vendimit të dëmshpërblimit.

Sipas provave që i janë ofruar sistemit gjyqësor belg:

-Beketi ka orkestruar skema mashtruese me qëllim manipulimin e rezultatit të arbitrazhit, duke përdorur lidhje dhe praktika korruptive që vendimet të shkonin në favor të tij.

-Në çështjen e ICSID-së kundër Shqipërisë, Beketi thuhet se ka folur në mënyrë të drejtpërdrejtë me gjykatësin e caktuar të arbitrazhit, duke siguruar kështu një marrëveshje në favor të tij.

-Në një çështje tjetër arbitrazhi, thuhet se Beketi ka ndikuar në vendimin përfundimtar me anë të lidhjeve korruptive dhe me anë të kontrollit në procesin e caktimit të kryetarit të arbitrazhit.

-Avokati i Beketit në çështjen ICSID-së mbante një lidhje të ngushtë pesonale me kryetarin e gjykatës së arbitrazhit, duke i komprometuar kështu më shumë këto procedura.

-Eksperti që ofroi opinionin për dëmshpërblimin e Beketit me 100 milionë euro, e pranoi që i kishte gënjyer gjykatës, duke konfirmuar në këtë mënyrë se nuk i ishte shkaktuar një dëm.

Edhe pse procesi gjyqësor në anën belge vazhdon prej katër vjetësh, gjykata i ka refuzuar provat e sapo paraqitura pa dëgjuar deponimin apo analizuar materialet, duke cituar arsye “burokratike”, ndërkohë që ka këmbëngulur për zbatimin e dëmshpërblimit të dhënë nga ICSID-ja, pavarësisht shumës së dëmshpërblimit që arrin në 100 milionë euro.

Kjo shmangie ka ngjallur shqetësime serioze në lidhje me paanshmërinë e sistemit belg të drejtësisë dhe për mënyrën se si vendi ku ndodhet parliamenti i BE-së i trajton apelet e një Vendi Kandidat, që kërkon t’i bashkohet Unionit.

Pesha e dëshmive kërkon një hetim më të thellë të rrethanave në të cilat provat janë refuzuar. Procedurat kanë qenë mjaft të shpejta me gjykatës që kanë kërkuar zbatimin e vendimit fill pas refuzimit të apeleve, edhe pse procesi ka qenë i gjatë. Ka pasur po ashtu një ndryshim të pazakontë gjykatësish në mes të procesit, krahas pretendimeve për konflit interesi mes gjykatësve dhe avokatëve.

Apelime ende në proces e sipër? Pse duhej të nxitohej?

Shpejtësia me të cilën është marrë vendimi në Belgjikë është shqetësues, sidomos për rrethanat që lidhen me procesin e apelimit që ka të bëjë me vendimin nga ana e gjykatës Belge dhe dëmshpërblimit të ICSID-së.

Këto apelime ndërlikohen akoma më shumë nga akuzat serioze penale.

Në tetor 2024, Republika e Shqipërisë bëri një kërkesë anulimi në Gjykatën e Apelit të Parisit dhe një kërkesë për rishikimin e dëmshpërblimit të dhënë nga ICSID-ja. Krahas kësaj, Shqipëria ka dhe një çështje ekzistuese gjyqësore në Gjykatën e Lartë të Belgjikës për të vendosur që këto fonde nuk mund të konfiskohen, sepse janë mjaft thelbësore për sigurinë e Shqipërisë dhe të 41 vendeve të tjera anëtare të Eurocontrol. Menjë vendim që pritet të jepet brenda pak muajsh, lindin pyetje në lidhje me ngutjen për t’ia transferuar fondet Beketit tani, ndërkohë që ato janë të ngrira.

Shtyrja e zbatimit të vendimit derisa të gjitha procedurat ligjore dhe apelimet kundër Beketit të përfundojnë, është thelbësore. Rreziku i dëmit të pakthyeshëm ndaj Shqipërisë dhe sidomos humbja e 100 milionë eurove, që do t’i ikin fondeve që përdoren për sigurinë e aviacionet, është më i madh sesa ngutja për të zbatuar vendimin. Një ekzaminim i detajuar i apelimeve duhet të ketë përparësi, duke marrë parasysh edhe akuzat serioze për korrupsion që rëndojnë mbi Beketin.

Kjo ndërthurje rrethanash dhe veprimesh nga sistemi gjyqësor belg ngre dyshime mbi qëllimet dhe integritetin,sepse shpërfillja e provave bie ndesh me parimet e transparencës dhe llogaridhënies në proceset ligjore brenda BE-së.

Mekanizmi që ka caktuar ligjvënësi për hetimin e çështjeve që dyshohen për shkelje në sistemin e gjykatave përfshijnë institucione si Shërbimi Publik Federal i Drejtësisë, që adreson çështje që lidhen me administrimin e provave dhe drejtësinë proceduriale e po ashtu edhe Ombudsmani për Drejtësinë, që heton ankimime që kanë të bëjnë me sistemin gjyqësor dhe që ekzaminon mënyrën se si provat mund të trajtohen.

4 Komente

  1. D
    DS

    Jeni mesuar me neve ju qe na tallni edhe me vlerat qe na akordoni ne shpronesimet per interes publik. Na detyroni te paguajme 1% te vleres qe kerkojme ne gjykate dhe na mbani me vite varur. Behuni te drejte me shqiptaret dhe hapni syte me trufatoret qe avanazhohen nga korrupsioni qe gjallon ne cdo dikaster.

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qytetar shqiptar

      E hëngrëm domethënë? Edhe këta të Belgjikës të korruptuar si gjykatësit tanë?!

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pirdhni se liroheni.

        Tra la la tra la la taksapaguesit shqiptare per nje kaprico personale te Ed Bajges do t'i paguajne Becetit 100 milion euro, cfare pret SPAK perse nuk e tergheq zvarre kete hajdut dy metrosh. Boll me idiotesira qe gjykatat e vendeve te BE ku kemi 20 vjet qe u rrime pas bythe e u mbjme ere per t'u bere pjese e tyre jane me te korruptuara se ato ne Shqiperi, merruni me problemin qe e ka emrin Ed, ky eshte strumullari i kesaj gjobe te majme qe do te paguajne shqiptaret perjashto ketu Zahon, Edin dhe Linden.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Saliu

          E ka fajin Saliu që ka influencuar gjykatat belge..

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje