
Ulja e çmimit të energjisë elektrike për familjarët që harxhojnë deri në 700 kw/h në muaj ka ndezur diskutim të gjerë në publik dhe mes ekspertësh.Skema e përfitimit duhet të ishte më gjithëpërfshirëse referuar profesorit Selami Xhepa, teksa ekonomisti Eduart Gjokutaj vlerëson se është një model i praktikuar nga vendet fqinje.
“Nuk është një reformë e mirëfilltë tarifore, reformë do të ishte po të shikonim të gjithë zinxhirin e tarifimit të përfshirë: të gjithë operatorët jo vetëm konsumatorët familjarë, pra prodhuesit, sipërmarrësit”, u shpreh për Top Channel Xhepa.
“Është një masë që përdoret edhe në vende të tjera pasi vetë çmimi i energjisë shfryhet nëpërmjet subvencioneve edhe në vende të Ballkanit që kanë një treg të paliberalizuar ende, është ndryshe me tregjet e Europës Perëndimore ku çmimi ndjek bursën dhe natyrisht e aty në raste të caktuara përdoret për shtresat vulnerable përdoren elemente të tillë të uljes së çmimit apo të subvencioneve më së shumti”, tha Gjokutaj.
1 lek më pak për kw, shihet herë si ndihmë për abonentët familjarë e herë si e pamjaftueshme.
“Ndihma më e madhe është për shtresat që kanë më pak të ardhura, apo për ata në pension e që janë edhe afër kufirit të minimumit jetik. Përtej asaj që kanë qasje sociale për të ndihmuar e për shfryrë koston e përditshme të jetesës, duhen përdorur forma të tjera që të jenë të përhershme”, tha Gjokutaj.
“Diskutimi që është ngjallur në publik nuk e meriton këtë vëmendje se ulja është modeste edhe përfitimi është modest edhe sidomos për shtresat në nevojë. Një familje pensionistësh nuk shpenzon më shumë se 400 kë/h në muaj e gjithë përfitimi do ishte 4 mijë lek të vjetra”, tha Xhepa.
Transparenca mbi financat e OSHEE-së dhe përmirësimit të të ardhurave; baza që solli vendimmarrjen e Entit rregullator të energjisë për uljen e çmimit për këtë kategori konsumatorësh, do të ishte e nevojshme sipas specialistëve për të analizuar sasinë tavan të vendosur dhe masën e përfitimit.
“Duhet të dimë më shumë informacion për të qënë të besueshëm nëse ulja me 1% është e mjaftueshme, realiste apo kishte hapësira për ta ulur më shumë apo nëse planet e investimeve të koorporatës; sepse tarifa nuk duhet të mbulojë vetëm se sa kushton energjia që prodhohet por duhet të jetë e tillë që ti mundësojë koorporatës dhe investime për të modernizuar sistemin në afatin e gjatë”, tha Xhepa.
“Të dhënat e publikuara për dy tre vitet e fundit tregojnë se OSHEE ka një bilanc pozitiv, pra rezulton me fitim. Por nqs hapim një diapazon natyrshëm humbjet janë të thella të mëparshme. Diversifikimi i burimeve, në momentin kur s’ke hidro të mos varesh nga importi por të prodhosh nga dielli, era apo nga burime gjeotermale; kjo ndikon dhe mund të themi që vendimi është marr në kushtet e mbyllura e s’mund ta komentojmë është pak apo shumë; se vetë kompania aq e ka konsideruar”, tha Gjokutaj.
Top Channel
Ka nje problem te rendesishem: Qytetaret jane ne te drejten e tyre te kerkojne cmime me te ulura. Po keshtu qeveria eshte ne te drejten e vet te menaxhimit te buxhetit qe disponon. Por ka debate , vemendje e terheqje te dy aneshme. Kurse me veremliun non grata qe ha mut duke rrefyer perralla, nuk mund te ekzistoje debati.
Vendimi, sikur vetëm për kufizimin e konsumit, me stimul uljen e çmimit me 10%, është një logjikë ekonomike e pranueshme. Energjia në përgjithësi, nga ç'do burim prodhimi konsiderohet një e mirë materiale të rëndësisë strategjike edhe më fushën e ekonomisë; aq më i rëndësishëm kur prodhohet nga burime të rinovueshme si: uji, era, dhe djelli. Nëse ajo mungon, ose sasia që prodhohet nuk mjafton për të plotësuar nevojat e vendit, kompania energjetike e shpërndarjes EE, që mbulon këto nevoja, do t'i duhet të dalë në treg ndërkombëtar, ku gjithsesi çmimi i blerjes është shumë më i lartë se ai i prodhuar në vend, e aq më shumë do t'i duhet valutë e huaj që, në kuadër kombëtar, do të dalë nga vendi ynë; kjo nuk është një shumë e vogël, por mjaft e ndjeshme në ekonomi. Pra kemi një bilanc blerje nga sistemi energji e prodhuar në vend apo blerje energji (për diferencë pamjaftueshmërie) nga importi. Nëse do të kishim efekte pozitive nga kursimi me kushtin, që sugjerohet, atëhere efektet monetare do të qenë të ndjeshme. Aq më shumë, në kushtet e krijimit të tepricat tek prodhuesi vendas, (në rrethana të pandryshueshme), do të sillte shtim të mundësive për eksporte apo këmbime në periudhë mungese (për shkaqe të rritjeve jo të zakonshme të konsumit. Nëse do të arrihej të zgjerohej ky koncept për të gjithë përdoruesit, pa përjashtim, do të qe edhe më e frutëshme, pasi ekonomia ka përdorues më të fuqishëm se familjarët. Psh. Nëse tek një konsumator jo familiar konsumohet më shumë, apo më pak se mesatarja 12 mujore, ulet apo rritet çmimi: janar-dhjetor - paraardhës, për janarin pasardhës, shkurt-janar - paraardhës, shkurtin pasardhës; mars-shkurt etj. Por, sikurse preket me të drejtë në material, blerja e energjisë është vetëm një nga elementët e çmimit; për të përmirësuar në përgjithësi efektet pozitive është përpjekja e vazhdueshme e uljes së humbjeve (teknike) në rrjetat e transmetimit e në transformatorët. Kjo realizohet duke llogaritur saktë amortizimit e aseteve, që zënë një peshë specifike të konsiderueshme në kostot e shpërndarjes, e që kthehen në fonde gjatë procesit të qarkullimit, dmth arkëtimit të energjisë; nga kjo sigurohen të ardhura të mjaftueshme për meremetimet e mëdha dhe përmirësimet e cilësisë të furnizimit, duke mos i mbajtur sytë nga burime të jashtme, që rrisin kostot, për rrjedhojë dhe përballimin normal të çmimeve reale. Ky është një vështrim i përgjithshëm, më shumë teorik, në mungesë të treguesve real llogaritës, por, gjithsesi, dihet që treguesit kryesor (ka dhe plot të tjerë) më këtë lloj dege janë 4: humbjet në rrjet (niveli %), kostot reale (lekë/kwh), faturimrimet (kwh dhe lekë) dhe arkëtimet (lekë dhe niveli i arkëtimeve).