Më pak individë përdorën aplikacionet e bankave për të kryer transaksione në muajn nëntor. Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se numri i veprimeve me home banking ka pësuar një tjetër rënie të thellë në nëntor 2024, ku u regjistruan 10% më pak transaksione se në muajin paraardhës. Për këtë vit, kjo rezulton të jetë rënia më e madhe e transaksioneve të realizuara përmes internetit.
Si pasojë e rënies së numrit, edhe vlera e veprimeve raportohet më e ulët. Konkretisht, shuma totale e veprimeve bankare me home banking ka rënë me 12%. Rënia më e madhe në vlerë, sesa në numër, tregon gjithashtu se shumat e paguara përmes aplikacioneve bankare kanë qenë më të vogla në nëntor.
Në 11 muaj janë realizuar gjithsej 8.4 milionë transaksione, të cilat kapin një vlerë totale prej 2.1 miliardë lekësh.
Pavarësisht se muaji nëntor ka pasur një bilanc negativ për sa i takon numrit dhe vlerës së transaksioneve të realizuara me home banking, viti 2024 mbyllet me shifra më të larta të përdorimit të aplikacioneve bankare nga qytetarët, se viti 2023. Statistikat zyrtare tregojnë se në 11 muaj ka një tejkalim me 9.7% të numrit të transaksioneve llogaritur me 2023.
Home banking i referohet kryerjes së transaksioneve nga shtëpia përmes aplikacioneve të bankave, për të kryer transferta parash, paguar taksat, faturat e energjisë elektrike, ujit, të telefonit, gjobat e policisë, pagesat e kartës së kreditit dhe të tjera, pa qenë nevoja e paraqitjes në degët fizike të bankave.
shume keq bankat ne Shqiperi nuk punojne per klientet. Prandaj ka renie. Plus prova e gjalleses per shqipetaret ne emigrim ne Amerike dhe Kanada e vende te largeta ben te pamundur perdorimin bankar shqipetar ne online. Nuk ka vend ne bote qe te kete kete kerkese idioteske.Kur te hiqet kjo kerkese atehere do shikoni sa shume do rritet veprimtaria online. E deri atehere qe ta ndryshoni do kohe per ju keshtu do merrni noc rrokun sic dhe kryeministri juaj thote.Jeni shume mbrapa akoma.Keni nje sister bankar jo eficient per klientin.Me roje te dera degeve te Bankes Kombetare per faqe te zeze,qe ne Ameriken veriore nuk ben vaki.Ju atje i lini njerezit pas dyerve te degeve bankare si kafshet mbas hekurave si ne kohen e Enverit. I kemi eksperiencuar kur kemi vizituar Tiranen.Eshte nje tmerr te kesh nevoje te vizitosh deget e bankes kombetare.Kerkoni dhe Europe.Po nuk ndryshuat skeni gje ne vije. Nuk vazhdohet me njerez jo eficiente dhe pamend.Sistemi bankar do modernizim dhe sherbim te larte ndaj klientit.Edhe njehere hiqni proven e gjalleses nese shteti funksionon ne te kunderten me keq do vije situata.
Kam pasur eksperienca te hidhura ne marredhenjet time me bankat e nivelit te dyte me Shqiperi duke qene se banoj jashte vendit. Qe nga roja I bankes qe te nxjerr uje te zi deri sa ti japesh nje dymileksh bakshish, te sportelet deri tek kujdesi ndaj klientit sherbimi eshte me antinjerezor sa s'ka me ku vete! Mos u habisni qe keshi ne Shqiperi ben kerdine. Edhe para te ndershme te kesh bere, komisionet ne Shqiperi jane jashte cdo llogjike! Diku lexova qe nese nje kompani importon nje makineri qe kushton 10.000 euro, rreth 400 euro jane komisionet per kembim valute, dergese SWIFT, etj. Pra kush do investoj ne nje vend ku banka me leket e tua nxjerr aq para sikur tja kishe borxh? Ka disa nisma pozitive si aplikacionet POK, Pago, Epara, etj. ama jane shume te ceketa dhe nuk ke shume liri veprimi ende.