Kryeministri Edi Rama këtë të premte zhvilloi një mbledhje me të gjithë kryetarët e Bashkive të Vendit. Krah Ramës ishte edhe minsitri i Financave Petrit Malaj i cili bëri me dije se janë drejt finalizimit të çmimeve të reja të transparencës.
Duke qenë se vlera e pronave është rritur me 26%, ministri shtoi se taksa e tyre ashtu sikurse dhe në vendet e tjera të Europës do të duhet që të ketë të njëjtën rëndësi.
“Ne jemi drejt finalizmit të çmimeve të reja të referencës. Vlera e pronave është rritur me 26%. Taksa e pronës është një nga taksat kryesore në të gjitha bashkitë e Evropës dhe duhet të ketë të njëjtën rëndësi edhe për bashkitë e vendit tonë. Paralelisht me taksën do të bëjmë edhe prezantimin e rivlerësimit të pronave që do të bëhet me në normë tatimore të reduktuar.
Krahas vlerës së re të pronave, qytetarët do kenë mundësi të bëjnë dhe rivlerësimin e pronave”, tha Malaj, ndërkohë që gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama tha se brenda pak ditësh do të publikohen edhe çmimet e reja të referencës për pasuritë e paluajtshme, të cilat do të përfshijnë për herë të parë edhe një diferencim të taksës mes shtëpisë së parë dhe të dytës.
Sipas kryeministrit taksa për shtëpinë e dytë, sidomos për ato në zonat bregdetare, do të jetë më e lartë.
“Punë ditësh, javësh do të dalin çmimet e reja të referencës. Çmimet e reja do të kenë dhe një element tjetër. Taksa për shtëpinë e dytë do të jetë më e madhe se sa për shtëpinë e parë. Bashkitë, sidomos ato të bregdetit do kenë një të ardhur domethënëse nga ky proces.
Pasi shumë persona në bregdet kanë shtëpitë e dyta. Nga ana tjetër duke pasur parasysh që çmimet e referencës rriten në mënyrë të konsiderueshme dhe e bëjnë jo të vogël taksën e pasurisë, që do të thotë kush do ta menaxhojë mirën taksën e pasurisë do të ketë të ardhura të mira, një gjë duhet pasur parasysh.
Në disa bashki kemi taksa lokale eksesive, gjë që nuk bën sens. Ne e kemi bërë zero taksën e biznesit të vogël por në disa bashki taksa e tavolinës, ose taksa e tabelës…ka dhe raste ekstravagante të këtyre që merren me miniera iu vënë dhe taksa lokale të çuditshme, por edhe këtu duhet pasur parasysh që të ketë një lloj sensi dhe kuptimi e gjitha.
Ministria e Financave do na japë një udhërëfyes për tu pasur parasysh në kushte kur me futjen e çmimeve të reja të referencës taksa e pronës do të rritet dhe me kushtet kur për herë të parë do fusim konceptin e shtëpisë së dytë. Të gjithë këta që kanë shtëpitë në bregdet do duhet të paguajnë më shumë”, tha Rama.
Kur pagat dhe pensionet ne Shqiperi te perafrohen me pagat ne Europe(s'po them te barazohen), atehere mund te diskutohen edhe ceshtje te tilla. Nuk behet diskutimi duke filluar nga "bishti"!
Taksat per interesin tuaj i shikoni me interes por per cmimin e tokave jeni te papergjegjshem,po ju jap nje shembull cmimi tokes tek linja hekurudhore qe kalon ne Elbasan e keni vendosur 200 leke per m2(nje ore parking makine) se sipas jush eshte toke are nderkoh atje jane bere ndertime si rruge per tek pista "Formula Uno",parking nga Bashkia Elbasan,njesi tregtare,a nuk eshte turp dhe indiferentizem ndaj pronave te popullit,rishikoni cmimin duke i dhene fuqi prapavepsuese ndryshe do ju zere haku i popullit
Po' per cmimet e ushqim eve, te frutave perimeve, bukes, a do te kete cmim referimi? Cmimet E Tyre Kane shkuar ne stratosfere. Dhe qeveria nuk nderhyn sepse cenon tregun e lire. Dakord. Po pse duhet te rivleresohen shtepine nga qeveria? A nuk eshte kjo nje nderhyrjet e cenim I tregut te lire. AQ me teper per shtepine e para. Nje pensionist I duhet Tani te bleje dy here nje shtepia, sepse na "qenka rritur vlerat e zones nga ndertim et e oligarkeve te ndertimi. Sa eshte rritur kostoja e ndertimi? Pse nuk I vihet kufi ne %te caktuar ligjerisht fitimit? Sipas kesaj llogjike qe servire, oligarku te fitoje sa te doje, kjo eshte primarie, trash ja E bythe se oligarkise. Taksa ndaj shtetit per oligarket a eshte rritur me rriten e cmimi te baneses dhe te vlere se teritorit? Jo? Atehere kjo eshte grabitje e organizuar nga shteti ndaj qytetareve. Shtepia e pare nuk eshte shtepia qejfi, por shtepia per te futur koken. Dhe nen motion "rritet vlerat E territori" grabitje qytetaret, grabitje pensionistet. Shoqeria "demokratike" e shfrytezimit te njeriu prej njeriu. Te pakten lemoshat Mos ja cenon qytetareve te thjesht.
Shk... u nenen ketij populli se hak e ka. Rritu taksat e shtepive deri sa mos te munden ti paguajne, pastaqj futu kamatvonesat per mospagim ne kohe pastaj kur te behet e pamundur pgesa sekuestoju banesa e nzirri ne rruge te madhe, por edhe ne burg kryefamiljaret nuk do ishte ide e keqe, se rriten nevojat per burgje, per drejtore burgjesh, personel, police etj se patronazhisteve po u rriten femijet duan pune atra qerrata. E kishte mire shoku Shefqet Musaraj kur thoshte :"Do bere Shqiperia det e termet, qe te vije ne vete ky djall milet"
Shtepite e dyta e te treta te tija Rama nuk i ka ne emer te vet. Rriti taxat Rama por njeheresh me rrogat, ndryshe do ta gjesh belane perpara se te mbyllesh kapitujt per BE, do ngelesh me gisht ne goje dhe....... Takso turizmin, takso miliarderet, taxo tokat djere, apartamentet e pashitura! Mos e kruaj me shtepite e dyta he per he. Po e kerkon vete permbysjen.