Një ndër sfidat më të vjetra të pronësisë në Shqipëri, ajo e regjistrimit të tokave të ndara me ligjin 7501, ka hyrë tashmë në një fazë të re zbatimi.
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka zbardhur planin teknik për përmbylljen e regjistrimit fillestar të këtyre pronave, duke përfshirë për herë të parë në mënyrë të strukturuar dhe të drejtpërdrejtë sektorin privat. Bëhet fjalë për një projekt të gjerë, që parashikon angazhimin e kompanive private të licencuara në 106 zona kadastrale të vendit. Këto subjekte do të kenë për detyrë të kryejnë të gjithë procesin e regjistrimit të pronësisë në terren, nga mbledhja e dokumentacionit deri te përgatitja e skicimeve teknike, përditësimi i hartave dhe verifikimi i të drejtave të pronësisë.
Procesi do të zhvillohet përmes disa fazave të ndërlidhura. Në fillim, kompanitë e përzgjedhura do të dalin në terren për të identifikuar pronat, për të bashkëpunuar me përfituesit e tokës dhe për të përpunuar të gjithë informacionin përkatës në përputhje me të dhënat ekzistuese në arkivat e Kadastrës.
Ato do të kryejnë një skanim të hollësishëm të dokumenteve të pronësisë – kryesisht vendimet e komisioneve të ndarjes së tokës, skicat e mëparshme dhe çdo akt plotësues – për t’i krahasuar me realitetin fizik në terren. Më pas, për çdo zonë që do të përfundojë përpunimin teknik, do të hapet një periudhë shpalljeje publike.
Gjatë kësaj kohe, qytetarët do të kenë mundësi të shqyrtojnë të dhënat e përgatitura, të bëjnë komente apo të paraqesin kundërshtime në rast se hasin parregullsi apo mospërputhje. Vetëm pasi të përmbyllet edhe kjo fazë, do të bëhet kalimi i të dhënave në regjistrin elektronik të pronësisë, duke siguruar regjistrimin zyrtar dhe ligjor të tokave përkatëse. Kjo do të lejojë qytetarët të kryejnë më pas çfarëdo transaksioni ligjor mbi pronën e tyre, si shitje, dhurim, trashëgimi apo përdorim si kolateral për kredi. Sipas të dhënave të bëra publike, regjistrimi fillestar është përmbyllur deri më tani në 2/ 784 nga 3/ 058 zonat kadastrale në vend.
Pjesa tjetër prej 274 zonash mbetet ende jashtë sistemit, ku përfshihen edhe shumë zona rurale me tokë të ndarë sipas ligjit 7501. Pikërisht për këtë arsye, për të përshpejtuar ritmet e përfundimit të regjistrimit, Kadastra ka hapur thirrjen për 106 zona që do të trajtohen nga subjekte private, përmes një forme kontraktimi të mbështetur nga buxheti i shtetit dhe asistencë nga donatorët ndërkombëtarë. Qëllimi është që deri në qershor të vitit 2026, të jenë të përfunduara 95% e zonave kadastrale, ndërsa përmbyllja e plotë në nivel kombëtar parashikohet të ndodhë brenda vitit 2028.
Përveç punës në terren, një komponent kyç i reformës mbetet digjitalizimi i dokumenteve historike dhe përditësimi i hartografisë kadastrale. Deri më tani është përfunduar skanimi i 69% të dokumenteve të pronësisë dhe i 51% të kartelave të pronave. Kjo nismë synon jo vetëm të shkurtojë kohën e procedurave, por edhe të rrisë transparencën dhe të shmangë konfliktet mbi pronësinë.
Kadastra e konsideron digjitalizimin një domosdoshmëri, jo vetëm për të modernizuar shërbimet, por edhe për të mbështetur zbatimin e një sistemi funksional pronësie, ku qytetari mund të ketë qasje të sigurt dhe të verifikuar në çdo të dhënë që i përket pasurisë së tij.
jepini zgjidhje prones se pronarit dhe jo zgjidhje te atyre qe abuzuan me ligjin vete abuzues 7501!! o ca shteti jemi turp tju vije shkon ne kadaster dhe me toke qe nga 1941 dhe me vendime gjyqi te formes se prere , te mbivendosur padrejtesisht me kete ligjin dhe fshataret qe perfituan pagretesisht ne vend qe ti coni per ndjekje penali ...do e zgjidhni problemen e tyre po turp tju vij o shtet!
Plotesisht dakort me Minushen 7501 eshte ligj anti Shqipetar. Legalizoni tokat e pronareve qe keni tallur per 35 vjet duke i munduar e rrjepur neper gjyqe kafkiane. Doni te beni sipermarrje? Mos e copezoni token! Mos e vidhni se do ju ngec ne gryke. Toka eshte e shenjte! Zgjidhje mund te gjenden dhe duhet te gjenden. Bashkimi ben fuqine. Nese qytet tona zbukurohen eshte mire per te gjithe. Duhet vepruar me zgjuarsi dhe drejtesi per te bere te miren e te gjitheve e jo te behet biznes me token. Psh kur shtetezoni ne Tirane shtepite e tiranasve te vjeter per te bere kulla: mjafton qe ato kulla te jene me te drejte siperfaqe ( dmth trualli ngelet i pronarit) ne e kemi patur ne ligjet tona te vjetera e te vyera. Ne rastin e Shqiperise do ishte nje zgjidhje shume e mire dhe atdhetare. Po ashtu dhe per tokat e xanuna ne keto vite.. le te behen sipermarrje por te paguaj qirane.. keshtu eshte e drejte dhe e ndershme. Jemi popull qe mburrej me vlera si ndershmeria dhe te qenit me karakter. Shkojme ne Europe per tu permiresuar dhe jo per te harruar vlerat autoktone. Mjaft kemi harruar dhe humbur nga thesari i popullit tone.
Sa veta njerez te ndergjegjshem dhe te zotet e Tokave si pronare dem baba dem jane vrare ! dhe nga ata te pa drejte , qe pefituan nga Ligji 7501..... Nga Ligji 7501 qe kerma krimineli e zgjodhi per te shtuar njehere e mire ne shekuj vellavrasjet shqiptari shqiptarin ! dhe Ai kerme kriminel penecilina vellai siamez Karacic penecilina sali ! akoma eshte i lire dhe mban koferenca njerezve qe ju ben shpelarjen e truve qe eshte Demokrate dhe jo Serb simbas Emisionit shqipetaret duhen Eleminuar nga njeri tjetri ne vetevete.....
Sa veta njerez te ndergjegjshem dhe te zotet e Tokave si pronare dem baba dem jane vrare ! dhe nga ata te pa drejte , qe pefituan nga Ligji 7501..... Nga Ligji 7501 qe kerma krimineli e zgjodhi per te shtuar njehere e mire ne shekuj vellavrasjet shqiptari shqiptarin ! dhe Ai kerme kriminel penecilina vellai siamez Karacic penecilina sali ! akoma eshte i lire dhe mban koferenca njerezve qe ju ben shpelarjen e truve qe eshte Demokrate dhe jo Serb simbas Emisionit shqipetaret duhen Eleminuar nga njeri tjetri ne vetevete.....