Nga Fatos Çoçoli
Në qershor 2018, Rinasi klasifikohej ndër aeroportet më të shtrenjtë të Evropës. Sot është aeroporti me biletat më të lira në botë
Në janar-prill 2024, Rinasi përfaqësonte aeroportin me rritjen më të shpejtë në Evropë, me mbi 200 përqind të pasagjerëve, krahasuar me vitin 2019.
Mendoj se po. Sipas Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve në Evropë dhe platformës së specializuar të të dhënave të trafikut ajror civil ndërkombëtar Cirium, në periudhën janar-prill 2024, Rinasi përfaqësonte aeroportin me rritjen më të shpejtë në Evropë, me mbi 200 përqind të pasagjerëve, krahasuar me vitin 2019.
Prania e dy kompanive me emër të botë, që fluturojnë me çmime të ulura, ka sjellë jo vetëm parkimin e përhershëm të avionëve të tyre në hangarët e Rinasit, jo vetëm rritjen e fortë të vizitorëve të huaj tek ne, por edhe vizitat e shpeshta të qytetarëve tanë jashtë vendit. Për fluturimet në Rinas dhe nga Rinasi, janë në dispozicion këtë vit mbi 14.7 milionë bileta.
Rinasi drejt 10 milionë pasagjerëve në vit
2019 3.8 milionë pasagjerë
2022 5.2 milionë pasagjerë (+22%, aeroporti i vetëm ndërkombëtar në botë me rritje mbi 100 përqind pas pandemisë)
2023 7.2 milionë pasagjerë
2024 (parashikim) 9.3 milionë pasagjerë
Po ta marrim me llogjikë të thjeshtë ekonomike, rritja e numrit të pasagjerëve sjell ulje të çmimit, pasi kemi më shumë fluks pasagjerësh. Gjithashtu, edhe qeveria ka bërë punën e saj, me uljen e taksave dhe tarifave portuale. Madje disa taksa i ka hequr fare.
Bileta më të lira për të gjithë
E gjitha kjo shkon në interesin e qytetarit, që blen bileta më të lira dhe ka mundësi të udhëtojë edhe më shpesh.
Investimet në Rinas sot janë ato të duhurat, madje të vonuara. Bumi turistik nuk i la kohë koncensionarit dhe aeroportit të bënin investimet e duhura. Investimet erdhën shpejt dhe janë të vonuara disi, por rëndësi ka që afatet të kapen. Dhe kryesorja, që këto investime të bëhen si duhet.
2018- aeroporti me i shtrenjte i Evropes
2024- aeroporti me biletat më të lira në botë
Duhen investime të reja!
Aeroporti i Rinasit po përgatitet për një terminal të ri të dytë pasagjerësh. Ndërkohë, pista e aeroportit ka pasur një degradim gjatë këtyre viteve dhe tani nuk është problem vetëm shtimi i gjatësisë së pistës.
Problem është edhe riasfaltimi i shtresës së sipërme të pistës, rrugëve lidhëse të saj, planifikimi i vendeve të reja për parkim avionësh, pasi po shtohet numri i tyre.
Koncesionari i ri kreu 100 milionë euro investime në vitet e fundit, shtoi hapësirat për pasagjerët. Mirëpo nuk duhet të harrojmë që nuk është vetëm terminali i pasagjerëve. Duhet të kemi investime themelore në apron, në vendqëndrimin e avionëve. Deri pak kohë më parë, vendqëndrimet kanë qenë 17. Tani janë bërë 21 dhe duhet të jenë minimumi 30 vendqëndrime. Aeroporti duhet të bëjë ndarje më të mirë të avionëve, që ata të vijnë, të ulen dhe të lënë radhën për avionin e radhës.
Këto investime janë tejet të domosdoshme. Shifra e 10 milionë pasagjerëve në Rinas është më se e arritshme për vitin e ardhshëm, pavarësisht se fillimisht kjo shifër ishte menduar të arrihej në vitin 2030.
Xing Rinasi dhe Vlora?
E paqartë për Rinasin është se si do të ndahet me Vlorën: sa nga këta turistë që ulen sot në Rinas do të marrë Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës? Kjo, pasi në pranverë të vitit 2025 fillon punën Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës. Ka shumë gjasa që Vlora, që në vitin e parë, të fillojë me rritje të madhe aktiviteti dhe numri pasagjerësh.
Nuk ka pse të kemi shqetësim, se mos të dy aeroportet tanë, Rinasi dhe Vlora, do të rrezikojnë të bëjnë “xing” dhe konkurrencë njeri-tjetrit.
Të dy këta aeroporte kanë karakteristika të ndryshme. Aeroporti i Rinasit është aeroport kryeqyteti. Njerezit preferojnë të zbresin në kryeqytet si, p.sh. biznesmenët, qeveritarët, delegacionet e huaja, turistët, por edhe emigrantët që kanë blerë shtëpi në Tiranë. Tirana numëron sot mbi 1 milion e gjysëm banorë, së bashku me Durrësin, Krujën dhe Elbasanin. Kjo masë pasagjerësh do t’i mbetet Tiranës.
Kurse Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës do të jetë cargo, do të jetë për fluturimet turistike. Do të ketë turistë që duan të shkojnë afër detit dhe të evitojnë rrugën e gjatë me makinë, apo mjete të tjera.
Pra, të dy aeroportet i kemi të ndarë nga njeri-tjetri. Nuk do të na përplasen.
Një tjetër pyetje ngrihet: a do të vazhdojë Rinasi të prese me dhjetëra mijëra qytetarë nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, që zgjedhin të mos fluturojnë nga Prishtina, Shkupi apo Podgorica, por nga Rinasi?
Përgjigjja është Po! Mrekullia e Rinasit edhe në këtë drejtim do të vazhdojë. Udhëtarët nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut do të jenë gjithnjë e më të shumtë, për sa çmimet janë më të lira në Rinas dhe ka një shumëllojshmëri të madhe të destinacioneve që mund të arrihen nga ky aeroport.
Pyetja e tretë që ngrihet është: edhe sa kohë do të vazhdojë mrekullia tjetër e Rinasit, me biletat më të lira në botë? Përgjigjja është e thjeshtë. Për sa kohë Shqipëria vijon të jetë atraksion turistik dhe, nga ana tjetër, nëse qeveria do të vazhdojë me këto masa lehtësuese të ndërmarra deri tani.
I dashur gazetar dhe ju lexues! Edhe pse këta çonXholët nuk merren vesh me nga fryn era... Duket që po i bon fresk dikujt në mos paguesh edhe për këtë. Në një botë ku funksionojnë rregullat e lojës dhe të qenurit në biznes për të fituar. Patjetër që PO nuk mund të jenë (fatkeqësisht) këto çmime. Aeroporti i Rinasit është një Aeroport i vogël me vetëm një, rreth 2500 m pistë. Një kooridor për taxing dhe rreth 20 vende qendrimi në Apron. Kuptojeni vetë se si i tillë është shumë i limituar... Pra për rrjedhojë me rritjen e kërkesës do të rriten edhe çmimet e shërbime, tarifat dhe për rrjedhojë edhe çmimet e biletave. Që të mbahet avantazhi konkurues. Duhen patjetër investime. Një pistë më e madhe për avionë më të rëndë e mëdhenj. Pistë tjetër si reservë ose kur e para është e zënë ose njëra ulje dhe tjetra ngritje si dhe pse jo tjetër Pistë me drejtim tjetër nga këto edhe pse kjo e kufizuar për drejtimet. Pasi Mal e kodra veri-verilindje e kodra të larta jug e jug perëndim. Por investme në Pistë/a duhen me patjetër... Zgjerimet e terminaleve, si dhe rritje të aprons ose numrin e gates. Ndryshe sapo të vij avioni i 22 1-të s'do ketë vend dhe për rrjedhojë kjo do bëj që aeroporti të rrisi çmimet dhe për qendrimet dhe strehimin e aeroplanëve përtej pikës së ngopjes dhe shkuarja e aeroportit në limite. Ndryshe prisni dhe shikoni...! (Edhe pse fatkeqësisht kjo do të çoj në rritje të çmimet të biletave, selektimin e linjave që sjellin të ardhura më shumë si dhe fitime më shumë për Çetin (që po fërkon duart)...
Hahhaahaa o mero ishalla ta kame rrit pazarin per kte shkrim. Po sa me i lire eshte Rinasi ne krahasim me aeroportet e tjera? Nga evropa ka bileta me 1 euro me 9 euro ndersa nga rinasi jane min 19 abonim. Sa jane zgjeruar hapesirat ne rinas nuk e mora vesh, eshte i njejti aeroport dhe ska ndryshuar asgje nga 2015 vetem kane sajuar ate kontrrollin e policise si dy kate, fiks arnime albaneze. Sherbimi pastaj fiks alla kastrat. Tung
Ik ore pirdhu ! Po na jep mend me teoritë e tua ti !! Njerëzit po perfitojne nga cmimet e lira , kjo ka rendesi per ta , nuk do ti lexojne carcafet e tua ketu ! Nuk ka nevoje njeri per mendte e tua ! Aeroporti do zgjerohet dhe levizja e njerezve do shtohet.
kush njerezit, se populli ESHTE NE MJERIM TOTAL? punon gje ne shtet se duket koment qe mbron liderin suprem. Aeroporti te bej cte doje, POPULLI THJESHTE ASGJE SFITON, madje sa me shume turista aq me shume humbin shqiptaret. po perfitojne thote ehaa mire, matematika jote left the chat
Mirë cari, mirë... Se këtu jemi e do folim!
Diten e premte isja ne Rinas dhe ne mesdite te gjithe punonjesit e aeroportit faljin 5 vaktet pasi shefqeti i merr ne pune sipas bindjeve fetare. Mu duk vetja si me afganistan e jo me rinas. Siguria kombetare eshte ne rrezik. Meqe ra fjala gojet e liga rhone qe mungon nje çun i. Vipit. E gjeto apo ende?
Po Aeroporti i Kukësit ore shokë të dashur, do vejë 1 milion pasagjerë këtë vit? Sepse, gjithë atë bum-bum pasagjerësh që pati, sikur e uli ai i flamosur Safet me nxjerrjen e aletit strategjik në dritë të diellit.
Patjeter qe do rriten cmimet. Aeroporti eshte i vogel, per te mos thene mjaft i vogel krahasuar me aeroportin e Beogradit qe pati te njejtin numur pasagjeresh vjet, as qe behet fjale. Hapesira te medha e te pafundme, pista, parkime veturash e avionesh, punime non stop. Ky eshte koncepti i aeroportit. Se mos o zot, na ndodh ndonje aksident. Aeroporti nuk eshte stacioni i autobuzit te Kombinatit, ku shtyhen njerezit. Aeroporti i Rinasit kerkon investime: piste e re e gjate, pra dy pista 3200 metra, riasfaltim i ekzistueses se eshte demtuar, terminal te ri dhe modern. Nuk merr dot valixhen, se vijne dy avione dhe rrotullimet e bagazheve jane nje nightmare, toruture te gjesh valixhen tende. Keto gabime te mos behen me aeroportin e Vlores, ai te behet per se mbari dhe ne te ardhmen treni elektrik per nje ore ne Tirane. Ai do te jete aeroporti me standarte ne te ardhmen. Edhe nje gje tjeter. Eshte e veshtire te parashikosh rritjen e numurit, sepse ka edhe faktore befasie e te paparashikuara: krize ekonomike rajonale e boterore, lufte (ishallah jo), probleme me fqinjet me te cilet konkurenca eshte mjaft e madhe, ndonje pandemi e mundeshme qe gurute magjistare negative Bill Gates etj. thone qe do te jete e sigurte dhe nga top, kthehesh ne fund. Ekonomia nuk dihet. Pastaj eshte edhe menaxhimi qe le shume per te deshiruar. Edhe Lenini thonte qe ekonomia ka ligje te hekurta, nuk besoj qe Kastrati Grup eshte ne kete nivel. Prandaj edhe ti Cocol me teper ke bere nje hartim, se sa ke shkruar me petkun e ekonomistit.
Kur do vij Air Albania ne Toronto?
Neser ne mengjes pa dhjer qente .
Thone vitin 2025.......nga qershori-Korriku.....pista, qe eshte duke u ndertuar, duhet te jete minimumi 3200 metra......me kismet do bohet mire
Ne aerport TIA eshte nje kaos i papare. Nuk ndodh ne asnje aeroport europian, amerikan e vend i zhvilluar te parkijen makinat ku ti teket cdo njeriu e ku te kete trotuar bosh. Madje para disa ditesh tregonte dikush qe priste nje mik italian qe e kishte lene makinen 10 min ne kembe larg nga aeroporti se as behej fnale per te gjetur parkim. Pse ore keshtu behet turizem. Mire e ka thene komentuesi me lart qe eshte ne rrezik siguria kombetare.
Ata njerez pse I nxirrni ne Piste si lopet...pa autobus...ne diell e shi...aeroport afrikan...e nese kta u Falkan nuk eshte normale....bile anti rregullave....nese si I mer ne pune per binde fetare a ka inspektoriat pune apo komisioner diskriminimi.
Aeroporti I duhet dhene perendimoreve , shqiptaret nuk administrojne
Si gjithmone lehaqenesit e blogjeve nuk mungojne te hedhin balte mbi faktet qe rendit specialisti i ekonomise dhe financave Z. Cocoli e per me teper baltoset ajo qe shqiptaret po e shohin perdite me syte tyre. Meshiroji o Zot se nuk dijne c'bejne.
O Mirel po sejcili prej tyre e ka ne ADN diskreditimin e punes se nje shqipetari tjeter......jane te cuditshem dhe fluturojne cdo vit nga Rinasi dhe prap diskriminojne......ore popull gjydyrym.......po ku i kishte pare Shqiperia me pare kaq shume turist ????????? Ne cfare endrre ???? Po ne Rinas po punohet cdo dite 24 ore ....ore njerez pa respekt e pak dhembshuri per vendin tuaj i cili qe kur eshte bere shtet si ka pas kaq shume te huaj si vizitore nga e gjithe bota..........ore e dini ju qe ne Gjermani aeroporti i Berlinit mbasi kaluan 7-vjet punime mbasi ishin harxhuar gati 30-miljard Euro prap nuk funksionon......jane vende qe kane mbi 200-vjet shtet e prap kishte nje cmenduri te papare nga financat dhe kohzgjatja e projektit........Rinasi me cmime fantastike ( isha vet ne Prill atje)......as 15 minuta nuk zgjati cekimi, kontrolli dhe policia (pashaportat) megjithese ishte plot me udhetare.......Zoti ju rujt menjet se jeni Berrllog ( sic thone ata te Kosoves).......