“Duhet indeksim real i pensioneve”, ekspertët: Të merret parasysh rritja e çmimeve të mallrave

25 Janar 2026, 19:32Ekonomia TEMA
“Duhet indeksim real i pensioneve”, ekspertët: Të merret

Përpos rritjes së përshkallëzuar, pensionet në Shqipëri do të indeksohen me 2.2% në muajin gusht të këtij viti.

Kjo rritje synon që vlera reale e pensioneve të mos “gërryhet” nga rritja e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve në vend.

“Për indeksimin e pensioneve duhet të merren më shumë parasysh mallrat dhe shërbimet që pensionistët konsumojnë më tepër, ndryshe nga pjesa tjetër e popullsisë. Pavarësisht indeksimit, kur dalin në treg për të blerë mallra dhe shërbime, pensionistët penalizohen, sepse ritmi i indeksimit nuk përputhet me ritmin real të rritjes së çmimeve.” – shprehet Kujtim Hoxha.

Megjithatë, edhe pse qëllimi i indeksimit është ruajtja e standardit të jetesës së pensionistëve, duhet pritur rreth gjashtë muaj deri në momentin e zbatimit të tij, kohë gjatë së cilës çmimet vijojnë të rriten.

“Indeksimi i pensioneve bëhet mbi bazën e inflacionit mesatar të një viti më parë dhe jo mbi ndryshimet mujore të çmimeve, pavarësisht statistikave që publikon INSTAT. Në këtë mënyrë, fuqia blerëse e pensionistit vijon të tkurret.” thekson eksperti Hoxha.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, grupet e mallrave që kanë shënuar rritjen më të lartë të çmimeve janë ushqimet dhe pijet joalkoolike, zëra që kanë peshë vendimtare në shportën e konsumit të moshës së tretë./vizionplus.tv

6 Komente

  1. p
    pensionisti

    Perse ta duam ritjen.Plot kemi,per te ngrene pak buk ,ndonje sallate ,gjera te lehta qe dhe te mos rendohemi shume.Kenaqesia me e madhe per ne eshte qe k/ministri jon eshte ne bordin e paqes,dhe mos ta shqetesojme me keto vogelsira.Desh harova edhe krye opozitarin ,(lexhenden),kolegun tone e kemi te siguruar me pasuri ne familje dhe pension dinjitoz.E cduam tjeter me shume?.Vazhdo gjigant zgjidh problemet e botes

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pensionisti

      Nje dite ftova KM per dreke. Ke vere ?-me tha. Po i thashe kam ruajtur nje shishe per kete dite te madhe. Eshte e vjeter nje shekull apo.?-me tha - Nje shekull mezi kemi shtetin o burre jo te kemi veren i thashe, ku ta gjej. Mire -me tha, dil nje cike nga Gysi, bej gati 33600 euro dhe thuaj nga ana ime . -33600 eurooooooooooooooooooooooo zgurdullova syte une. -C;pate, me tha . Po ku ti gjej o KM, i thashe, me duhet ta kursej komplet pensionin per 22 vite. Mbaj shenim me tha, se mund te te kape alzhemiri, me ke per dreke ne vitin 2048. -Inshallah jemi gjalle deri atehere se kemi bere edhe vaksinen , i thashe dhe po mendoja po sikur deri atehere ti rritej cmimi veres dhe te turperohem me KM ne vitin 2048?

      Përgjigjjuni
      1. R
        Replike to Pensionisti

        Bravo , pensionisti humor I bukur dhe me vend . Populli jon ka nje shprehje shume domethenese dhe i pershtatet koment it tend : Te mjeret pensioniste , BUZA. BEHAR dhe BARKU HAMBAR , bosh ....!!!!!!

        Përgjigjjuni
      2. P
        Pensionist

        Ishalla te kemi kryeminister deri ne 2048'jo vere qe do te japim 'por edhe florinj .Deri atehere nuk do pime as uje 'e as dilace 'qe ti mbledhim ato para Duhesh nderuar dhe respektuar Ia vlen.Prit te bej nje here llogarite 'se mos dal nga fjala.Sot jam 77 vjet '.Deri2048 do jem 99( çfar koiçidence) .ok U tha u ba.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Andrea

          Mir do bëni të ndryshoni indeksin e pensionit,pensionistët harxhojn vetëm ilaçe!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Selmani sarande

            Bukur shkojne punet ne shqipeti,deputet e minustra pasi regulluan veten ne fazen e pare me 4 miljon roge tani do indeksojne pensionet me 2.2% ,po nuk do harojne te indeksojne dhe rogat e tyre,keshtu ritja do jete per te gjithe .Kjo eshte barazi o te keqen vellai o rama.Mu kujtua nje thenha jote se duhet te gezohen pesdionistet sa here iten rogat se si pasoje riten kontributet e per pasoje do titim pensionet????????????????kush te ja genjyer o km

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje