Katër sektorë në fokus të investitorëve, Ekspertët: Ka potencial të lartë, por klima e investimeve mbetet sfidë

24 Janar 2026, 17:00Ekonomia TEMA
Katër sektorë në fokus të investitorëve,

Shqipëria synon të bëhet një destinacion më atraktiv për investitorët në vitin 2026. Institucionet vlerësojnë se ekonomia pritet të ruajë rritje të qëndrueshme, ndërsa infrastruktura, energjia e rinovueshme, turizmi dhe teknologjia shihen si sektorë me potencial të madh për thithjen e investimeve.

“Investitori që kërkon kthim afatmesëm duhet të konsiderojë sektorët infrastrukturorë dhe të rinovueshëm. Por një vlerësim i kujdesshëm i rreziqeve administrative dhe ligjore është i domosdoshëm – klimë e mirë investimi nuk do të thotë mungesë sfidash”, shprehet Eduart Gjokutaj.

Megjithatë, sipas anketës më të fundit mbi klimën e investimeve, bizneset e konsiderojnë informalitetin, konkurrencën jo të barabartë dhe kompleksitetin e administratës si pengesa kryesore për zhvillim. Perceptimi nuk ka ndryshuar shumë gjatë viteve, duke treguar nevojën për reforma të mëtejshme.

“Njohja e sfidave të klimës së investimeve, si dhe dialogu mes shtetit dhe sektorit privat, janë çelësi për ta bërë Shqipërinë një treg konkurrues në rajon”, shprehet Eduart Gjokutaj.

Me ligjin e investimeve strategjike të zgjatur deri në fund të vitit 2026 dhe me prioritetet e qeverisë në sektorë kyç, rruga drejt një ambienti më të qëndrueshëm ekonomik duket e hapur, megjithë sfidat që mbeten për t’u adresuar.

1 Komente

  1. M
    Maro

    Nese I vestitorit do te duhej te bente nje gjyq dhe re arrinte apeli, do ti duhen 10 vjet ti vije rradha e seance se pare. Kush vjen ne keto kushte...vetem aventurine e mafioze...kjo eshte reforma e drejtesise.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje