Harta e re e investimeve strategjike, nga majat e Korabit te Kurveleshi, qeveria shpall zonat prioritare

21 Janar 2026, 20:36Ekonomia TEMA
Harta e re e investimeve strategjike, nga majat e Korabit te Kurveleshi, qeveria

Qeveria ka miratuar hartën e re të zonave që do të gëzojnë statusin e veçantë për zhvillimin e ekonomisë malore. Përmes tre vendimeve të firmosura nga Kryeministri Edi Rama, janë përcaktuar me koordinata të sakta territoret në Dibër, Tepelenë dhe Memaliaj, ku shteti kërkon të orientojë investimet strategjike.

Sipas vendimeve, në këto zona do të lejohen tri kategori kryesore aktivitetesh: zhvillim ekonomik, industrial dhe turistik.

Pjesa më e madhe e hartës së re përqendrohet në veri të vendit. Në Bashkinë e Dibrës janë shpallur plot 16 zona zhvillimore, të cilat përfshijnë disa nga perlat natyrore të rajonit, por edhe zona me potencial bujqësor. Ndër to spikasin bjeshkët e Korabit (mbi 1100 ha), Bjeshkët e Gramës, Hinoskës dhe Zimurit; zona e Lurës dhe Lugina e Lumit Drin (rreth 970 ha); përfshirja e fshatrave karakteristikë si Rabdishti (mbi 1400 ha), i njohur për arkitekturën e gurit, si dhe zona në Selishtë e Luzni.

Fokusi te Kurveleshi dhe Memaliaj

Në jug të vendit, harta e zhvillimit përfshin sipërfaqe masive tokësore. Në Tepelenë, vëmendja kryesore është te zona e Kurveleshit (rreth 9600 ha) dhe zona e Qendër-Tepelenë, e cila kap një sipërfaqe prej mbi 19 mijë hektarësh. Këto zona pritet të shfrytëzohen kryesisht për agroturizëm dhe blegtori intensive.

Në Memaliaj, zonat prioritare përfshijnë Njësinë Administrative Buz (gati 6000 ha) dhe fshatrat e thellë si Arrëz e Madhe apo Rabie, të cilat prej vitesh vuajnë nga shpopullimi dhe mungesa e investimeve.

Çfarë do të thotë ky status?

Shpallja “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” u hap rrugë zbatimit të lehtësirave që parashikon “Paketa e Maleve”. Kjo do të thotë se bizneset që do të ndërtojnë hotele, fabrika përpunimi apo njësi agroturistike në këto koordinata specifike, pritet të përfitojnë nga skema mbështetëse, reduktim taksash ose grante, me qëllim gjallërimin e jetës ekonomike në këto territore të vështira.

Vendimet hyjnë në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe zbatimi i tyre do të monitorohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit në bashkëpunim me kadastrën.

2 Komente

  1. L
    Lloji

    Pasi e bëtë Shqiperine nje xhungel betoni tani ju ngelen edhe malet….tmerr

    Përgjigjjuni
    1. C
      Celo

      Paketa e leshit,sapo te ulet fluksi I turisteve keta te maleve do te perfundojme si kacaket do ti zene prita vizitoreve per to marre "peng",duke u kacafytur me pakten e fushave sepse nese vijne 100 turiste per 100 bujtina ok ,por nese vijne 100 per 1000 bujtina me shqiperine qe Po Zgerlaqet me ato rritjet 3-4 % qe me shumë Jane rritjet cmimesh se Sa rritjet ekonomike,me prodhimin bujqesor qe Po bie ne pikiate dhe ate industrial qe eshte katastrofe,me çfarë do te furnizohen çfarë do te sherbejne dhe kujt do ti a sherbejne.Keta qe drejtojne sot perfundimisht nuk Dine Te bejne ekonomi.Mjafton te kujtojme qe edhe kjo mender pakete I bie ne kundershti perpjekjeve per Te ashtuquajturin turizem elitar,se nuk ju hap barku milionereve te shkojne per te fjetur nje Nate me batanijet me morra te bujtinave Tona e per te ngrene turshi me gjize e ti kafshoje ndonje qen I pavaksinuar

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje