Tregtia e jashtme e Shqipërisë mbylli vitin 2025 me një raport të thellë disproporcional mes importeve dhe eksporteve. Sipas INSTAT, gjatë vitit eksportet arritën në 346 miliardë lekë, ndërsa importet në 887 miliardë lekë. Kjo do të thotë se për çdo 1 lek eksport, Shqipëria importon rreth 2.6 lekë mallra.
Në total, eksportet mbulojnë vetëm 39 për qind të importeve, duke e çuar deficitin tregtar në mbi 540 miliardë lekë. Një nga faktorët kryesorë që ndikon këtë raport është kursi i dobët i këmbimit të euros. Forcimi i lekut i bën produktet shqiptare më të shtrenjta në tregjet evropiane, ndërsa importet bëhen më të lira për tregun vendas.
Shqipëria importon kryesisht nga Italia, Kina dhe Turqia makineri, ushqime dhe materiale ndërtimi, ndërkohë që eksportet mbeten të përqendruara në pak grupe mallrash dhe tregje.
Ekspertët paralajmërojnë se nëse kursi i këmbimit mbetet në këto nivele, hendeku mes importeve dhe eksporteve pritet të mbetet i thellë edhe në muajt në vijim.
Perse habiteni, kryehajdari i qeverise e ka mendjen per te rregullur kopeshtin e haremit ndersa per te tjerat mendon zoti , a ka qeveria shqipetare ndonje studim se si bujqesia e blektoria do te vazhdoje te mbeshtese vendin apo mjfton te hyjme ne Europe si evgjite me traste ne krah, politike mjearane nga njerez injorant......Disgusting .......