75 mijë pensionistë nuk përfitojnë kompensim në 2026

18 Janar 2026, 20:30Ekonomia TEMA
75 mijë pensionistë nuk përfitojnë kompensim në 2026

Shumë pensionistë janë surprizuar këtë janar, teksa pensioni i tyre nuk kishte pësuar ndryshim, edhe pse qeveria njoftoi se 2026 është viti i reformës së pensioneve.

Institucionet publike kanë artikuluar vetëm masën e rritjes për kategoritë përkatëse, por vendimi i zbardhur i qeverisë parashikon kufizim dhe përjashtime.

“E-Zonë” ka mësuar se si pasojë e këtyre kufizimeve dhe tavanëve të vendosur, rreth 75 mijë pensionistë nuk përfitojë asnjë lekë nga kompensimi.

Teuta Nunaj, eksperte e ekonomisë, gjatë një interviste për “Vizion Plus” sqaroi se edhe ata që përfitojnë, nëse janë pranë tavanëve të përcaktuar, do të marrin një shumë minimaliste.

“Për pensionin e pleqërisë të plotë urban, tavani ka qenë 40 mijë lekë. Kjo do të thotë se nëse masa e pensionit kalon këtë kufi, pensionisti nuk përfiton. Por edhe nëse masa e pensionit të plotë urban është 39 mije lekë, masa e kompensimit është vetëm 1000 lekë, pra nuk përfitohet i plotë 1800 lekë sikundër parashikon vendimi. E njëjta metodologji është zbatuar edhe për pensionet urbane të pjesshme, ku tavani ishte 22 mijë lekë i përcaktuar, për pensionet rurale dhe familjare tavani ka qenë 18 mijë lekë, ndërsa për personat e invaliditetit tavani ka qenë 30 mijë lekë. Kush e ka pensionin në këto kufij masa e rritjes do të jetë minimale dhe s’duhet t’i kalojë këto tavane”,  tha Nunaj.

Sipas ekspertes kjo skemë krijon një pabarazi, pasi krijon dy grupe, ata që përfitojnë dhe ata që përjashtohen.

“Me këtë skemë që po aplikohet, unë nuk do ta quaja rritje të pensionit, madje as një bonus të ndarë në 12 muaj.  Kjo skemë quhet kompensim. Pra nuk rrit masën e pensionit, por rrit shtesat. Kjo do të thotë që këto shtesa nuk do të jenë pjesë e përllogaritjes së indeksimit”, tha Nunaj.

Nëse reforma e pensionit të vijojë me të njëjtën metodologji edhe në vitet pasuese, sërish mijëra prej pensionistëve do të mbeten të përjashtuar.

6 Komente

  1. H
    Haredini nga katundishta

    Po qy po ne po prisnim të na ritej pensioni O Rama o mashtrus je bër si mashtrusat e lagjes Je një gëlbazë

    Përgjigjjuni
    1. H
      Haka Tekizoti

      KM-ja e ka mirë, se po t'u rritë pensionin atyre u rritet mendja dhe kjo për demokracinë është shumë më e rëndë se krimi i organizuar, se vjedhjet e financave publike, se bashkëpunimi i strukturave shtetërore me hajdutët etj. etj. Kush mendon thellë edhe zgjidhjet i gjen të thella.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dallandyshja

        Kjo eshte nje padrejtesi korruptive.te punosh 50 vjet me kontribute dhe ,te arrij te barazohet me ty ai qe ka vetem 20 vjet kontribute ,padrejtesi me te madhe ska. Kjo stimulon qe te mos punojne me sigurime por ato qe duhet te derdhin ne sigurime ti mbajne vet ,eshte me mire se ne fund kur te dali ne pension do marri aq sa ai qe ka kontribuar .

        Përgjigjjuni
        1. s
          sokrat

          Here e quajne kompensim dhe here tjeter bonus. Si do qe ta quajne, se pari, prish barazine sociale dhe se dyti minon parimin e pageses se pensionit sipas kontributit. Po favorizohen ata qe nuk kane punuar asnje dite dhe ata qe kane dhene kontribut minimal. Duket se po shkojme drejt nje sistemi ku te gjithe pensionistet do te paguhen njelloj. Si gjithmone, vazhdojme te ecim ne rruge te pashkelura dhe unike. Sistem allashqiptarce!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shqiptar!

            Ajo që po ndodh është diskriminim i hapur social, i maskuar si “politikë lehtësuese”. Rreth 75 mijë pensionistë përjashtohen nga rritja e pensionit dhe nga shpërblimi i fundvitit vetëm sepse marrin mbi 40 000 lekë të reja në vit. Por ky kriter është thellësisht i padrejtë. Kush merr mbi këtë kufi nuk është i privilegjuar rastësisht: është arsimuar më shumë, ka punuar më gjatë, ka paguar më shumë kontribute, ka respektuar ligjin dhe sistemin. T’i ndëshkosh sot për këtë arsye do të thotë t’u thuash se përgjegjshmëria, puna dhe kontributi nuk vlejnë. Pensioni nuk është ndihmë sociale, por e drejtë e fituar. Trajtimi i barabartë nuk do të thotë t’i ulësh të gjithë në minimum, por të respektohet kontributi i secilit. Kjo politikë nuk krijon drejtësi sociale, por demotivim, padrejtësi dhe përçarje, duke kthyer sistemin e pensioneve nga një sistem kontributesh në një mekanizëm ndëshkues për ata që kanë dhënë më shumë. ???? Pse duhet të penalizohet ai që ka kontribuar më shumë?! Ky është thelbi i problemit.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nagrin

              Turp!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje