Ligji që u jep të drejtën qytetarëve dhe bizneseve që të rivlerësojnë pasuritë e tyre të paluajtshme me një normë tatimore prej 5% hyn zyrtarisht në fuqi më 22 Janar.
Ndërkohë, procesi do të hapet javën e dytë të shkurtit, dhe do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2026. Rivlerësimi u jep mundësi të gjithë individëve që kanë në pronësi pasuri të paluajtshme, të rrisin vlerën e saj duke e bërë të barabartë me vlerën e tregut.
Ky proces pritet të rihapë shit-blerjen e pronave, pasi pronarët dhe agjencitë ishin në pritje të miratimit të ligjit, për të mos paguar normën tatimore në 15%.
Por, cilat janë procedura kryesore që përcaktohen në ligj dhe që t që duhet të ndjekin qytetarët për rivlerësimin?
Rivlerësimi mund të bëhet nga një ekspert i licencuar ose nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Në rast se individi vendos që të kryejë rivlerësimin me vlerën e tregut, atëherë ai zgjedh një ekspert të licencuar. Aplikimit të tij për rivlerësim të pasurisë së paluajtshme i bashkëlidh edhe aktin e vlerësimit të ekspertit.
Në këtë rast, drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës përllogarisin bazën e tatueshme dhe tatimin që duhet të paguajë individi për ta regjistruar këtë rivlerësim.
O zoti gazetar ! nese don t'iu sherbesh qytetareve, duhet te tregosh kur do te botohet ( ose, a eshte botuar ) ligji ne Fletoren Zyrtare, sepse ligjet hyjne ne fuqi 15 dite pas botimit ne fletoren zyrtare. Nese e ke kete informacion, je i lutur te na e japesh poshte shkrimit.
Çfarë ndodh nqse unë nuk e bëj këtë rivletësim ? Nqse dua ta shes shtëpinë (që nuk e kam në plan fare) time unë vlerën ja vendos vet e nuk kam nevojë të paguaj të korruptuarit e Kadastrës.As që ma ndien fare për ta.
Po me ishpronaret cfar do behet.ne nuk harrojm nuk falim vecse kerkojm te drejtenqe na përket. Por dhe dëmshpërblim per kohen e shfrytëzimit saj padrejtesisht