Erion Braçe tregon përse nuk e votoi ligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme: Kam qepur gojën sepse...

15 Dhjetor 2025, 17:14Ekonomia TEMA
Erion Braçe tregon përse nuk e votoi ligjin për

Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka reaguar sërish për Paketën Fiskale të miratuar në seancën e kaluar në Kuvend, duke thënë se nuk votoi një pjesë të ligjeve të saj.

Duke marrë shembull njërin prej tyre, deputeti socialist thotë se amendamenti i tij për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme nuk u pranua, duke shtuar se një procedurë e tillë për pasuritë në proces legalizimi, të legalizuara apo të paregjistruara është bërë më parë.

Për këtë ai nxorri një dokument të rivlerësimit të pasurive nga viti 2019 deri në mesin e vitit 2022. Ai shprehu kritika edhe ndaj Kadastrës, sepse sipas tij ka thënë se është punë e vështirë.

Braçe: Kam qepur gojën dhe doja të isha i qartë për qëndrimin tim në raport me Paketën Fiskale dhe transparencën me secilin prej jush. Unë nuk votova një pjesë të ligjeve. I pari ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme dhe ka një  arsye: Nuk u mor parasysh amendimi im për të përfshirë rivlerësimin e shtëpive në proces legalizimi, apo të legalizuara e të paregjistruara. Një proces që nisur prej 25 vitesh dhe është korrupsioni që e pengon.

Ka ndodhur rivlerësimi i pasurisë së paluajtshme nga 2019-2022 dhe ligji fillestar e ka përfshirë, ka qenë propozim i deputetit të asaj periudhe që ka pasur nen të posaçëm nenin 2 rivlerësimin e pasurive të paluajtshme në proces legalizimi dhe regjistrimi, është miratuar dhe bërë ligj. Më pas ka pasur dy zgjatje të afatit me ligje të tjera dhe në të dyja ka qenë përfshirë procesi i rivlerësimit në procs legalizimi pa regjistrim.

Vetëm këtë herë nuk merret parasysh se Kadastra tha se është punë e vështirë se bëjmë dot. Kush nuk bën punën duhet të ikë  sepse kjo punë është bërë përpara. Pse votova unë kundër apo pse nuk mora pjesë në votimin e kësaj gjëje pasi votuan kundër amendimin tim. Dhjetëra pallate në njësinë 5, qindra shtëpi në Selitë janë të përjashtuara tashmë nga procesi i rivlerësimit. Unë jam votuar t’ju shërbej njerëzve.

3 Komente

  1. X
    XHOGOBELLI

    O Brace ! Ti je njeri i ndershem more zoteri, por je nje " dele " midis ujqerve dhe cakenjve. Ti flet per Kadastren, por ajo eshte shembelltyra e vertete e nje shteti te korruptuar e hajdut, duke filluar me budallacken Goxhobelli, e duke vazhduar me keta maskarenjt neper zyrat vendore. Te krijohet pershtypja se jane zgjedhur me nje gare te sakte qe synonte vendosjen ne pune te pjeses me hajdute te shoqerise shqiptare.

    Përgjigjjuni
    1. p
      perlati

      O brace, mos e kruaj shume, se ishe ti dje ne pushtet dhe nuk bere asgje, e tani e kerkon nga te tjeret.

      Përgjigjjuni
      1. d
        darli

        Erion e mban mend ate kengen ,Pranvera me nje lule s,vjen????

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje