Drejtoresha e përgjithshme Lorena Goxhobelli, në një tryezë partneriteti të organizuar për të diskutuar arritjet, risitë dhe sfidat e ASHK-së në këtë fazë transformimi, tha se puna për digjitalizimin po ecën me ritme shumë të mira dhe se ky proces jo vetëm lehtëson punën e përditshme të kësaj agjencie, por mbi të gjitha rrit ndjeshëm cilësinë dhe sigurinë e informacionit kadastral për çdo qytetar.
“Sot jemi më pranë se kurrë digjitalizimit të hartave kadastrale. Së bashku me UNOPS, kemi nisur punën dhe një proces që kërkon kohë, për digjitalizimin e plot të 33 mijë planshetash. Fundi i 2026 do të na gjejë me një Kadastër tërësisht digjitale”, tha Goxhobelli.
Kadastra e ka çuar së fundi në 10 numrin e shërbimeve automatike përmes teknologjisë blockchain, si dhe ka finalizuar kryerjen e pagesës direkt nëpërmjet portalit e-Albania me kartë bankare, pa qenë nevojë të paraqiteni në postë apo në sportelet e bankave.
“Digjitalizimi i të dhënave dhe përdorimi i teknologjisë blockchain na ka dhënë mundësinë që të automatizojmë një pjesë të shërbimeve tona. Në fillim të 2025 kishim 5 shërbime automatike dhe sot që flasim kemi 10 shërbime të tilla që iu ofrohen qytetarëve. Aktualisht 10 deri në 15% e shërbimeve tona ditore gjenerohen automatikisht nga sistemi. Dhe një lajm i mirë në fakt i ditëve të fundit është finalizimi i mundësisë së kryerjes së pagesës nëpërmjet e-Albania me kartë bankare. Një funksionalitet për të cilin kemi punuar intensivisht me AKSHI-n këto muajit e fundit dhe më vjen mirë që më në fund e finalizuam sepse tashmë qytetarëve nuk do t’ju duhet më që të qëndrojnë më në sportelet e bankave dhe të postës në këtë rast dhe jo më të ASHK-së dhe mund ta bëjnë pagesën aty ku bëjnë aplikimin vetëm me një klik”, u shpreh drejtoresha e Përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli.
E megjithatë tha ajo, transformimi digjital nuk do të thotë distancim nga qytetari; përkundrazi, synon thjeshtim, aksesueshmëri dhe kohë më të shkurtër trajtimi për aplikimet. Shfrytëzimi i avantazheve që krijon Inteligjenca Artificiale mbetet një tjetër objektiv ambicioz i ASHK-së përgjatë vitit 2026 theksoi Goxhobelli në vijim të fjalës së saj.
“Me përfundimin e digjitalizimit të të dhënave kadastrale mendojmë që krijohen të gjitha parakushtet për shfrytëzimin e benefiteve që sjell përdorimi i Inteligjencës Artificiale, që besojmë fort do t’u japë fort një hov të ri mënyrës se si iu shërbejmë me cilësi dhe në kohë qytetarëve”, tha Goxhobelli.
Ndërsa fokusi strategjik i këtij viti ka qenë digjitalizimi dhe regjistrimi fillestar, dy procese themelore që jo vetëm po përmirësojnë shërbimin ndaj qytetarëve, por po vendosin edhe bazat e forta për garantimin e sigurisë dhe qartësisë së të drejtave pronësore, një tregues tjetër domethënës për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës është ulja e kohës së trajtimit të aplikimeve të qytetarëve. Aktualisht, 79% e aplikimeve trajtohen brenda afateve ligjore.
Ta pranishëm në Tryezën e Partneritetit të ASHK-së ishin ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Adelajda Roka, shefja e Bashkëpunimit pranë Delegacionit të BE, Ritva Heikkinen, kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës në Shqipëri, Giulia Re dhe përfaqësues të institucioneve të tjera shqiptare dhe grupeve të interesit të lidhura me çështjet e pronësisë, shërbimit noterial, tregut të pasurive të paluajtshme etj.
Institucioni me i korruptuar ne Shqiperi
“Sot jemi më pranë se kurrë digjitalizimit të hartave kadastrale. Së bashku me UNOPS, kemi nisur punën dhe një proces që kërkon kohë, për digjitalizimin e plot të 33 mijë planshetash. Fundi i 2026 do të na gjejë me një Kadastër tërësisht digjitale”, tha Goxhobelli!!! Znj. Goxhobelli akoma nuk e ka kuptuar, qe po digjitalizon paçavuret te ashtuquajtura harta kadastrale, ne disa raste me saktesi skandaloze, jashte çdo saktësie te lejuar!!! A mund te tregoje Znj. Goxhobelli sa milionë Euro i jane dhënë Hipotekës/ Zyrës se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, që nga 1994 deri tani nga organizmat e ndryshme ndërkombëtare? Cila është gjendja e Zyrës se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme te Republikës Shqipërisë ne vitin 2025 krahasuar edhe me simotrat e veta ne Republiken e Kosovës apo Maqedonisë Veriut? 1994-2025 kemi gënjyer veten dhe vazhdojmë akoma te gënjejmë, por deri kur?
ah pika ju per sherbimet e kadastres. per cfare pagesash online e keni fjalen? vetem po te jesh klient i BKT-se mund te besh pagesa, te tjeret duhet te shkojne te pajne pagesat ne sportele bankash
Dixhitalizimi nuk nënkupton saktësin e hartave por është azhornimi i tyre në standartet e një kadastre europiane e cila tregon kufijtë realë të pronave.Si duket gabimet e hartave janë të pariparueshme dhe zgjidhja e vetme është murrosja(dixhitalizimi) i tyre.E vërteta vazhdon të mbulohet qysh kur specialistët e vërtetë u zëvëndësuan nga Mondët dhe Skënderët e Saliut që hodhën themelet e hartave me programet e tyre!
Shoku Jordan, E para, eshte thene: Znj. Goxhobelli ... po digjitalizon paçavuret te ashtuquajtura harta kadastrale, ne disa raste me saktesi skandaloze! E dyta, Dixhitalizimi as nuk nënkupton saktësinë e hartave as nuk është azhornimi i tyre në standartet e një kadastre europiane! Lexoje mire çfare kam thene, gjithashtu sakteso konceptin/ perkufizimin e "Digjitalizimit"!
Genjeshtra kalamajsh ... Nje institucion i vdekur
Mos beni 10 por tre sherbime te automatixuara dhe mjaftojne Percaktoni afatet e sherbimit se bejme pagesat dhe ka nje vit qe nuk meren vetetimet e pronesise. Mos tregoni peralla se u ngopem me luge bosh qe serviren ato hajnat e saliut dhe keto hajdutet e rames. Kam bere rilevimet e pronave , pagesat perkatese , qe nuk jane te lehta, prane kadastres Peshkopi , kane kaluar 10 muaj dhe nuk dergojne vertetimet e prones tek noteri sipas ligjit. Ka mbetur vetem ti drejtohemi gjykates dhe te presim nja 5 vjet te tjera per te zbardhur vendimin.Dhe e fundit. Nuk ma mer njeri pronen se e kam te trasheguar brez pas brezi as saliu as salica ax Rama dhe askudh tjeter. Po per te qene qytetar I regullt dhe I ndershrm I ketij vendi dua te zbatoj ligjin por shteti nuk e zbaton ate. Cfare duhet te bej , vetegjygjesi ??? 0